Gjatë fjalës së saj në Konferencën e 19-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali theksoi rolin e Shqipërisë si një shtet stabil dhe faktor paqeje në rajon.
Në këtë konferencë, ajo deklaroi se Shqipëria është gjithnjë e më pranë Bashkimit Europian, falë përkushtimit të të gjitha forcave politike ndaj rrugës së integrimit.
“Sot, shqiptarët masivisht duan Bashkimin Europian. Është një dëshirë dhe një vizion i përbashkët që ka bashkuar të gjitha partitë politike në Shqipëri – në të shkuarën, në të tashmen dhe do të mbetet i tillë edhe në të ardhmen,” u shpreh Spiropali.
Ajo vuri në dukje se vendi po unifikon politikat e tij me ato të BE-së dhe është gati për të hapur negociatat në të gjitha grup-kapitujt. Sipas saj, Shqipëria është tashmë një shembull i fqinjësisë së mirë, i bashkëpunimit rajonal dhe i kontributit për stabilitetin në Ballkan.
Tag: stabilitetin
-

Spiropali: Shqipëria vend që afrohet përditë me BE, shembull për stabilitetin
-

Libani i bën thirrje Hamasit që të mos ndërmarrë operacione që rrezikojnë stabilitetin e vendin
Këshilli Suprem i Mbrojtjes i Libanit njoftoi të premten se ka paralajmëruar zyrtarisht lëvizjen palestineze Hamas të mos kryejë operacione që mund të rrezikojnë sigurinë ose sovranitetin e vendit.
Ky paralajmërim vjen në një kohë tensionesh të shtuara dhe presioni ndërkombëtar për çarmatimin e grupeve të armatosura që veprojnë jashtë kontrollit shtetëror.
Njoftimi u bë publik nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit, Mohammed al-Mustafa, i cili tha se këshilli do t’i propozojë kabinetit një sërë vendimesh, përfshirë ndalimin e Hamasit nga përdorimi i territorit libanez për veprime që mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare. “Kjo është një çështje thelbësore për stabilitetin e vendit,” theksoi al-Mustafa.
Pas luftës së vitit të kaluar midis Izraelit dhe Hezbollahut – një aleat i Hamasit – një nga kushtet e armëpushimit ishte çarmatosja e të gjitha grupeve të armatosura në territorin libanez dhe çmontimi i infrastrukturës ushtarake të paautorizuar. Kjo kërkesë, e mbështetur nga SHBA ka ushtruar presion të vazhdueshëm mbi autoritetet libaneze.
Hamasi ka një prani të gjatë në Liban, veçanërisht në kampet e refugjatëve palestinezë ku autoriteti i forcave libaneze është i kufizuar. Në tetor të vitit 2023, pas sulmit të Hamasit në Izrael, luftëtarët e kësaj lëvizjeje, së bashku me Hezbollahun, nisën raketa drejt Izraelit nga jugu i Libanit, duke rritur frikën për përfshirje më të gjerë rajonale.
Lëvizja e fundit e Këshillit Suprem shihet si një përpjekje për të ruajtur qëndrueshmërinë e brendshme dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në kufirin jugor të vendit. Syri.net-Protothema