Tag: stabilitetin

  • “Nëse çështja cënon stabilitetin e vendit si do veproje?”, Përgjigjet Musabelliu

    “Nëse çështja cënon stabilitetin e vendit si do veproje?”, Përgjigjet Musabelliu

    Doloreza Musabelliu është e dyta në radhë që po prezanton platformën e saj në garë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.
    Pyetja: Po flitet për Republikën e Prokurorëve, si do të vepronit nëse një çështje do të prekonte stabilitetin e vendit? Nëse do të kishit një çështje që do të preknte stabilitetin e vendit dhe do t’ju kërkonin ta rishikonit pa u ndikuar, a do të mendonit për stabilitetin e vendit apo do të vazhdonit me akuzën?
    Musabelliu: Unë do të kontaktoja prokurorin e çështjes. Do ta informoja dhe do ta këshilloja vetëm të zbatonte ligjin dhe Kushtetutën. Nuk do të merresha fare me pjesën se çfarë mund të prishë ajo çështje. Unë do të shqyrtoja vetëm ligjin dhe Kushtetutën.

  • Partizani gjen stabilitet/ Tremb skuadrat kryesuese

    Partizani gjen stabilitet/ Tremb skuadrat kryesuese

    Pas atij starti tejet të dobët me trajnerin Mlladen Milinkoviç në stol, Partizani duket se ka gjetur stabilitetin javët e fundit. Trajneri i ri, Oltijon Kërnaja, po e transformon skuadrën e kuqe, që nuk humbet prej katër javësh.
    Në dy ndeshjet e fundit Partizani është ndeshur me Vllazninë dhe Elbasanin, dy skuadrat që kryesojnë renditjen e Abissnet Superiore. Në të dyja këto ndeshje ka barazuar dhe ka luajtur si i barabartë, madje në ndonjë moment më mirë se kundërshtari. Duket qartë se të kuqtë kanë gjetur stabilitetin e munguar në lojë dhe rezultate, duke rritur shanset për pjesëmarrjen e mundshme në “Final 4”.
    Partizani ka vështirësi për të gjetur golin, ashtu si gjithë skuadrat e tjera të kampionatit, por tashmë nuk pëson më aq lehtë dhe krijon më shumë raste. Po të llogariten këtu edhe dëmtimet e shumta që kanë kryeqytetasit, kuptohet që ata kanë kualitet në grup për të qenë kompetitivë në garë.
    Ndeshja e radhës për ekipin e drejtuar nga trajneri Kërnaja është me Bylisin në kryeqytet dhe pastaj vjen derbi me Tiranën. Dy ndeshje që shihen si një mundësi shumë e mirë për të ngjitur shkallët e tabelës së renditjes.

  • Aleatët perëndimor kundër planit amerikan për paqen Rusi-Ukrainë: Jemi ende larg rezultatit pozitiv

    Aleatët perëndimor kundër planit amerikan për paqen Rusi-Ukrainë: Jemi ende larg rezultatit pozitiv

    Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë kundërshtuar publikisht planin e propozuar për një marrëveshje paqeje, duke theksuar se ai mund të lërë Ukrainën të ekspozuar ndaj sulmeve.

    Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar gjatë samitit të G20 në Afrikën e Jugut, udhëheqësit e disa vendeve të rëndësishme kanë kërkuar përmirësime në propozim për të siguruar stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë e Ukrainës dhe Evropës.
    Deklarata, e firmosur nga liderë të vendeve si Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japonia, dhe të tjera, thekson se propozimi mund të dëmtojë sigurinë e Ukrainës dhe të cenojë stabilitetin e rajonit.
    Ata kanë theksuar se plani përmban elementë “thelbësorë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, por kërkon “punë shtesë”, përfshirë shqetësime mbi ndryshimet kufitare dhe kufizimet në kapacitetin ushtarak të Ukrainës.
    Presidenti francez, Emmanuel Macron, theksoi se çdo plan paqeje duhet të sigurojë sigurinë e të gjithë Evropës dhe nuk mund të jetë një “propozim amerikan”.
    Ndërkohë, kancelari gjerman, Friedrich Merz, theksoi se “jemi ende mjaft larg një rezultati të mirë për të gjithë” dhe nënvizoi nevojën për një konsensus të gjerë që të përmbushë interesat e Ukrainës dhe të sigurojë stabilitetin e kontinentit.
    Kundërshtimet nga aleatët perëndimorë janë të fokusuar në dy aspekte kryesore: rreziku i cenimit të integritetit territorial të Ukrainës dhe kufizimet në mundësitë ushtarake të saj, që mund të dobësojnë aftësinë e saj për të mbrojtur veten.

    Top Channel

  • Vendimi i GJKKO ndaj Zv.kryeministres Balluku/ Çupi: Drejtësia po cenon stabilitetin politik të vendit

    Vendimi i GJKKO ndaj Zv.kryeministres Balluku/ Çupi: Drejtësia po cenon stabilitetin politik të vendit

    Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Tirana Live” në ABC News komentoi hetimet për tunelin e Llogarasë dhe vendimin e GJKKO për dy masat e sigurisë ndaj zëvendëskryeministres Belinda Ballukut. 
    Çupi tha se vendimi i GJKKO mund të rrezohet nesër sepse për fat të mirë, sipas tij, ekzistojnë nivele të tjera të sistemit të drejtësisë. Gjatë fjalës së tij Çupi theksoi se me këtë vendim po rrezikohen destabiliteti i vendit. 
    Më tej ai foli dhe për dy pole brenda sistemit të drejtësisë. Duke marrë shkas nga hetimet e fundit të “21 Janarit”, Çupi tha se “krimi shtetëror i Berishës” po hetohet krejt ndryshe nga sa duhet, nga ana tjetër kemi hetimet për tunelin e Llogarësë, që  sipas tij është një akt pa dëme materiale. 
    “Çfarë ka në drejtësi, ka gladiatorë? Nëse njëra palë godet një krim, tjetra do të falsifikojë një krim. Sapo Berisha u paraqit në SPAK për vrasjen më të madhe të shekullit, dy ditë më vonë tha do ju godasim zëvendëskryeministren. Unë shikoj një akt pa dëm ekonomik. Po godasin mbi stabilitetin e vendit, nesër mund të pezullojnë kryeministrin. Jemi para një rreziku të madh, përpara një zemërimi shtetëror. Do të ndodhë siç ndodhi në Rumani. 
    T’i prishësh stabilitetin njeriut, kjo nuk është drejtësi. Nëse kërkojnë të prishin këtë gjendje, njerëzit do të shkojnë në gjendjen e para 20 viteve. E drejta nuk jepet dhe nuk merret në grup. Kanë goditur qeverinë, mazhorancës, të drejtën e votës, kanë goditur qeverinë në grup. Nuk mund të godasësh një qeveri, kreun e një shteti. Shikojnë një ndarje te drejtësi, shikoj dy ushtri. 
    Vendimi për Ballukun mund të rrëzohet nesër, sepse për fat të mirë ka disa shkallë gjykate. Problemi është që ka dy palë që njëra është më e fortë se tjetra. Njëra palë mbron krimin, pala tjetër ndodhet në një kusht tjetër. Nëse vazhdon kështu, ndodhemi në një kolaps qeverie”, tha Frrok Çupi. 

  • Vance: Presioni i vazhdueshëm i SHBA-së është i nevojshëm për të siguruar stabilitetin në Gaza

    Vance: Presioni i vazhdueshëm i SHBA-së është i nevojshëm për të siguruar stabilitetin në Gaza

    “Një presion i vazhdueshëm i SHBA-së do të jetë i nevojshëm për të siguruar stabilitetin e enklavës palestineze në të ardhmen”, tha zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance.
    Në një intervistë me NBC News, Vance tha se ishte e pamundur të dihej saktësisht se kur do të liroheshin pengjet.
    “Por ne kemi shpresa të mëdha, prandaj presidenti Trump do të shkojë atje për të mirëpritur pengjet në fillim të kësaj jave”, shtoi ai.

    Donald Trump niset nga Uashingtoni këtë pasdite sipas orës lokale për të vizituar fillimisht Tel Avivin.
    Sipas kushteve të marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit, 48 pengjet (20 të gjallë dhe 28 trupa)  që kanë mbetur në Gaza pritet t’i dorëzohen Izraelit para mesditës të së hënës.
    J.D. Vance konfirmoi se “presion i vazhdueshëm” nga SHBA-të do të jetë i nevojshëm për të siguruar stabilitetin në Gaza.
    Zëvendëspresidenti siguroi se 200 ushtarët amerikanë që do të jenë të pranishëm në zonë “do të monitorojnë kushtet e armëpushimit”.
    Pas Tel Avivit, Donald Trump do të udhëtojë për në Egjipt ku do të kryesojë, së bashku me homologun e tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, një “samit paqeje” në Sharm el-Sheikh, në prani të udhëheqësve nga më shumë se 20 vende dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.
    Asnjë përfaqësues i qeverisë izraelite ose i Hamasit nuk do të marrë pjesë në nënshkrimin e një “dokumenti që do t’i japë fund luftës në Rripin e Gazës”./vizionplus.tv

  • Ministri i jashtëm i BiH optimist: Vendet mike mbështesin fuqimisht stabilitetin, kriza është gati të zgjidhet

    Ministri i jashtëm i BiH optimist: Vendet mike mbështesin fuqimisht stabilitetin, kriza është gati të zgjidhet

    Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković, tha të martën se ka marrë garanci nga përfaqësuesit e vendeve më të rëndësishme që janë miq të vendit të tij, përfshirë SHBA-në, se do të mbështesin stabilitetin dhe sigurinë e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe vlerësoi se kriza e shkaktuar nga Milorad Dodik është gati të shpërbëhet. Konakoviç u tha gazetarëve në Sarajevë pas kthimit nga Nju Jorku, ku mori pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke deklaruar se situata në BiH, pavarësisht krizave të tjera në të gjithë botën, mbetet e rëndësishme për vendet me ndikim. “Partnerët tanë strategjikë e dinë shumë mirë se çfarë po ndodh në Bosnjë dhe Hercegovinë”, tha Konaković, duke pohuar se ky është rasti edhe me administratën aktuale amerikane dhe se mbështetja për mbijetesën dhe stabilitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës është e padiskutueshme.
    Ai theksoi se ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë ata me të cilët foli të sigurohej stabiliteti dhe siguria e BiH-së dhe paqja e fituar me mund. Kjo vlen edhe për vlerësimin e përgjithshëm se mandati i misionit ushtarak të Bashkimit Evropian në BiH duhet të zgjatet. Konakoviç thotë se ka plane të hollësishme për një zëvendësim të mundshëm nëse ka pengesa kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendos për zgjatjen e misionit në fund të tetorit dhe kur ekziston mundësia që Rusia ta vërë veton ndaj tij. “Ka plane për të kompensuar mungesën e misionit Althea”, tha ai. Konakoviç theksoi se është e qartë për të gjithë se kriza aktuale në BiH, të cilën ai e quajti “më e thella ndonjëherë”, u shkaktua nga ish-Presidenti i Republika Srpska Milorad Dodik, dhe mohimi i tij i vendimeve gjyqësore në të gjithë botën merret gjithashtu seriozisht.

  • S&P rikonfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”, turizmi do të vijojë të mbetet shtyllë kryesore e rritjes

    S&P rikonfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”, turizmi do të vijojë të mbetet shtyllë kryesore e rritjes

    Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings”, në raportin e saj më të fundit të publikuar më 19 Shtator 2025, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke konfirmuar gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”. Ky vlerësim pasqyron besimin e fortë të agjencisë për stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë përballë sfidave globale. Agjencia thekson se disiplina fiskale e Shqipërisë dhe rezervat valutore të forta mbështesin stabilitetin makroekonomik të vendit. S&P vlerëson se perspektivat e rritjes ekonomike mbeten rezistente, të mbështetura nga investimet private dhe procesi i anëtarësimit në BE. Në aspektin e rritjes ekonomike, S&P parashikon një zgjerim të PBB-së reale me rreth 3.6% në vitin 2025, të nxitur nga shpenzimet e qëndrueshme të familjeve që mbështeten nga rritja e pagave reale. Turizmi do të vazhdojë të mbetet një shtyllë kyçe e rritjes, megjithëse kontributi i tij relativ do të moderohet me maturimin e sektorit.
    Për periudhën 2026-2028, agjencia parashikon që rritja e PBB-së të jetë mesatarisht 3.5% në vit. Në aspektin e financave publike, S&P vlerëson politikën e kujdesshme fiskale që pritet të ndjekë qeveria pas zgjedhjeve parlamentare. Agjencia parashikon që deficiti i qeverisë së përgjithshme të jetë mesatarisht rreth 2% e PBB-së deri në vitin 2028, duke mbajtur borxhin publik të qëndrueshëm dhe në një trajektore graduale rënëse në rreth 51% të PBB-së në vitin 2028. Kjo qasje e matur fiskale, së bashku me rritjen ekonomike, do të sigurojë stabilitetin e financave publike. Një zhvillim pozitiv i theksuar nga S&P është përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku aktualisht janë hapur 24 nga 33 kapitujt e negociatave, duke përfshirë edhe klasterin e Konkurrencës dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse. Komisioni Evropian ka aprovuar gjithashtu 920 milionë euro financim potencial për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor prej 6 miliardë eurosh.
     

  • Mediat gjermane: Vuçiq është kërcënim për stabilitetin në Ballkan

    Mediat gjermane: Vuçiq është kërcënim për stabilitetin në Ballkan

    Mediat gjermane i kanë kushtuar hapësirë të gjerë situatës politike dhe ekonomike në Serbi, duke e analizuar paketën e re të masave ekonomike të presidentit Aleksander Vuçiç, qëndrimin e Brukselit ndaj protestave studentore dhe ndikimin e nacionalizmit në shoqëri, raporton Deutsche Welle.

    Gazeta “Die Presse” e cilëson paketën e Vuçiçit si “masa të mrekullueshme” populiste që kanë efekt afatshkurtër, ku për gjashtë muaj do të ulen çmimet e rreth 3.000 produkteve, duke hyrë në fuqi nga 1 shtatori.

    Sipas “Rheinpfalz”, Komisioni Evropian prej muajsh reagon “ritualisht dhe joefikas” ndaj zhvillimeve në Serbi, duke mos ushtruar presion real ndaj Beogradit, pasi vendi shihet si faktor kyç për stabilitetin në Ballkan.

    Ndërkohë, Bashkimi Evropian dhe Gjermania vazhdojnë të japin fonde milionëshe, por besimi i qytetarëve serbë te perspektiva evropiane po bie.

    Raporti thekson gjithashtu se Serbia po bëhet gjithnjë e më e varur nga Rusia dhe Kina, ndërsa Vuçiç e sheh Perëndimin më shumë si partner ekonomik, e jo si model të demokracisë institucionale.

    Dy skenarë për të ardhmen

    Në një intervistë për “Der Spiegel”, politologu Vedran Xhihiq deklaron se Serbia ndodhet në një moment kyç: ose do të shkohet drejt zgjedhjeve të reja, ose ekziston rreziku i përshkallëzimit të dhunës.

    Ai thekson se vala e protestave është e larmishme nga e majta deri tek nacionalistët ndërsa nacionalizmi prej dekadash e ka formësuar shoqërinë serbe.

    Për të ardhmen e lëvizjes, sipas tij, duhet të hapen edhe temat e vështira si Kosova, gjenocidi në Srebrenicë dhe përballja me të kaluarën.

    Si shenjë pozitive, ai përmend solidaritetin e shfaqur në Novi Pazar midis serbëve ortodoksë dhe boshnjakëve myslimanë një mundësi për një “pamje tjetër të Serbisë”.

  • “Emergjente, tejkalimi i ngërçit”/ Situata politike, flet analisti: Kosova përpara kolapsit

    “Emergjente, tejkalimi i ngërçit”/ Situata politike, flet analisti: Kosova përpara kolapsit

    Analisti Burim Ramadani bëri një analizë të plotë të situatë politike aktuale në Kosovë me datën e re të caktuar për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kuvendit. Sipas tij, nëse vijohet me këto ritme Kosova është përpara një kolapsi qoftë institucional, por edhe në aspektin financiar dhe të sigurisë.
    “Është një mundësi e keqe e daljes nga ngërçi, po vazhdon të mbetet e paparashikuara me lëvizjet dhe qëndrimet politike. Nga reagimi i mbrëmshëm, qëndrimi i VV ndaj gjykimit të Gjykatës Kushtetuese ka qenë negative duke e quajtur vendim arbitrat që dëmton demokracinë.
    Përtej qëndrimeve politike dhe interesave partiake, Kosova e ka të domosdoshme tejkalimin e ngërçit dhe nuk ka të bëjë me pengesë ligjore, por është bllokadë politike. Sinjal i keq për mundësinë e daljes nga ngërçi politik.
    Kjo po e çon Kosovën para një kolaps dhe në aspektin institucional dhe atë financiar dhe të sigurisë.”
    Më tej, Ramadani komentoi edhe Gjykatën Kushteuese për të cilën 7 gjyqtarët kanë në dorë ‘fatin’ e çështjeve të rëndësishme dhe nëse një prej tyre mungon, Gjykata nuk trajton asnjë çëhstje. Kjo sipas Ramadanit rrezikon më tepër stabilitetin institucional.
    “Gjykata kushtetuese e ka numrin 9 në gyqtarë, momentalisht edhe për shkak të dështimeve ka vetëm 7 gjyqtar. GJK nuk trajton asnjë rast nëse nuk marrin pjesë 7 gjyqtarë, Kosova në këtë kuptim varet prej së cilit gjyqtar. Kjo e rrezikon edhe më tepër stabilitetin institucional sesaa ngritja
    Konteksti që ësthë bërë është i gabuar dhe rrezikon stabilitetin institucional.”

  • Qytetet më të mira për të jetuar në botë, Vjena bie sërish nga froni

    Qytetet më të mira për të jetuar në botë, Vjena bie sërish nga froni

    Është zyrtare. Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë.Pas tre vitesh radhazi në krye të listës vjetore të përpiluar nga Economist Intelligence Unit (EIU), kryeqyteti austriak është lënë pas nga Kopenhaga.Kryeqyteti i Danimarkës ka zënë vendin e parë në renditjen e qyteteve më të mirë për të jetuar në botë për vitin 2025.EIU, renditi 173 qytete në mbarë botën duke u bazuar në disa faktorë, përfshirë kujdesin shëndetësor, arsimin, stabilitetin, infrastrukturën dhe mjedisin.Kopenhagën triumfoi pasi mori vlerësime “të përkryera” për stabilitetin, arsimin dhe infrastrukturën, ndërsa Vjena u rendit e dyta bashkë me qytetin zviceran, Zyrih.Melburni i Australisë ruajti vendin e katërt, ndërsa Gjeneva e Zvicrës u rendit e pesta në listë.Menjëherë jashtë pesëshes së parë, Sydney në Australi shënoi përparim të dukshëm duke u ngjitur nga vendi i shtatë në të gjashtin. Ndërkohë, qyteti japonez Osaka dhe Auckland i Zelandës së Re ndajnë vendin e shtatë.Në vendin e nëntë renditet Adelaide, duke e bërë atë qytetin e tretë australian në top 10-shen globale. Lista mbyllet me Vancouverin e Kanadasë në vendin e dhjetë.Rënie të vlerësimeve për disa qyteteRaporti gjithashtu vëren se një numër qytetesh kanë pësuar rënie në vlerësim, ndikuar nga faktorë si trazirat sociale, tensionet politike apo sfidat në sektorin e shëndetësisë dhe infrastrukturës. Këto lëvizje reflektojnë ndryshimet dinamike në cilësinë e jetës urbane në një botë në transformim të vazhdueshëm.Pse e humbi Vjena vendin e parë këtë vit?Edhe pse Vjena ruajti rezultate të larta në shumicën e kategorive, ajo pësoi një rënie të ndjeshme në vlerësimin për stabilitetin – faktor ky që ndikoi drejtpërdrejt në humbjen e vendit të parë. Në të kundërt, Kopenhaga mori vlerësime të larta dhe të qëndrueshme në të gjitha kategoritë.Sipas raportit, rënia e “fortë dhe e papritur” në pikët e Vjenës për stabilitetin i atribuohet ngjarjeve të fundit, përfshirë një kërcënim me bombë gjatë një koncerti të Taylor Sëift verën e kaluar, që çoi në anulimin e aktivitetit.“Jetueshmëria globale ka mbetur e pandryshuar gjatë vitit të kaluar dhe, njësoj si në vitin 2024, vlerësimet për stabilitetin janë ulur në nivel global,” deklaroi Barsali Bhattacharyya, drejtoreshë e sektorit të industrisë pranë EIU.Rënie të ndjeshme edhe për qytete të tjera Vjena nuk ishte qyteti i vetëm që pësoi rënie në një kategori ku më parë kishte shkëlqyer. Calgary, që në vitin 2024 renditej në vendin e pestë, këtë vit ka dalë jashtë listës së top 10-shes, duke rënë në vendin e 18-të. Arsyeja? Vlerësimi më i ulët për kujdesin shëndetësor, një problem që preku edhe tre qytete të tjera kanadeze.Toronto gjithashtu humbi pozita në renditje, duke zbritur nga vendi i 12-të në të 16-in, pikërisht për të njëjtin shkak.“Kjo pasqyron realitetin e listave të gjata të pritjes për kontroll mjekësor,” u shpreh për CNN Travel Barsali Bhattacharyya nga EIU.“Ka një mungesë të stafit në qendrat mjekësore dhe spitale.”Raporti i EIU tregon se edhe qytetet me një reputacion të konsoliduar për cilësinë e jetesës mund të goditen nga sfida të papritura strukturore – veçanërisht në sektorët kritikë si shëndetësia.Në Mbretërinë e Bashkuar, qytetet si Londra, Mançesteri dhe Edinburgu kanë rënë ndjeshëm në renditje për shkak të uljes së pikëve në kategorinë e stabilitetit.Kjo rënie vjen pas një periudhe trazirash dhe pasigurie në vitin e kaluar, të nxitura nga një fushatë dezinformuese kundër emigrantëve, pas një sulmi me thikë në Southport, në veri të Anglisë.Në listën e këtij viti, Londra ra nga vendi i 45-të në të 54-in, Mançesteri nga i 43-ti në të 52-in, dhe Edinburgu nga i 59-ti në të 64-in.EIU thekson se, njësoj si në vitin 2024, stabiliteti ka qenë kategoria që ka njohur përkeqësim në mbarë botën. Krizat politike, tensionet shoqërore dhe incidentet e dhunshme po ushtrojnë ndikim të drejtpërdrejtë në perceptimin dhe realitetin e jetueshmërisë urbane./CNN Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.