Milorad Dodik
SARAJEVË- ‘Interpol Sarajeva’ ka lëshuar një fletëarrest ndërkombëtar për Milorad Dodik dhe Nenad Stevandiç. Të gjitha shtetet anëtare të Interpolit e kanë marrë këtë njoftim, por këto urdhërarreste nuk janë ende të vlefshme derisa të miratohen nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit.
Milorad Dodik kishte planifikuar të merrte pjesë në Konferencën kundër Antisemitizmit në Jerusalem, Izrael, më 26 dhe 27 mars, sipas njoftimeve të mëparshme. Largimi i Dodikut shkaktoi reagim të Policisë Kufitare në Bosnjë-Hercegovinë, pasi me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviç nisi një hetim mbi mënyrën se si ai e ka kaluar kufirin shtetëror.
Gjykata e BeH urdhëroi paraburgimin dhe lëshoi një urdhër arresti për Dodikun, si dhe për kryeministrin e Republikës Srpska, Radovan Vishkoviç dhe kryetarin e Parlamentit të entitetit, Nenad Stevandiç. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”. Urdhri nënkupton që çdo oficer policie në vend që i ndeshet duhet t’i arrestojë menjëherë.
Presidenti i Republikës Srpska u dënua më 26 shkurt me 1 vit burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar detyrën e presidenti për 6 vjet, pasi refuzoi të zbatonte direktivat e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt. Vendimi nuk është përfundimtar dhe Dodik mund ta apelojë atë. Dodik akuzohet për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshme dy ligje jokushtetuese të Republikës Srpska, të cilat më parë ishin shfuqizuar nga Përfaqësuesi i Lartë.
Bëhet fjalë për ligjet mbi moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës, dhe moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në territorin e Republika Srpskas. Llukiç akuzohej për publikimin e këtyre ligjeve dhe dekreteve në Gazetën Zyrtare të Republikës Srpska./ZËRI

