Deklarata e Igli Tares për Santiago Gimenezin ka shkaktuar çudi në familjen e këtij të fundit. Drejtori sportiv shqiptar u shpreh pak ditë më parë se ishte në bisedime për një shkëmbim mes sulmuesit meksikan dhe Dovbyk-ut. Këto fjalë kanë befasuar Santiagon dhe të atin e tij. Në një intervistë për “Claro Sports”, babai i Gimenezit ka treguar se nuk po arrinin ta kuptonin situatën e krijuar. Christian Gimenezi çuditet me faktin se një klub si Milani shpenzoi 40 milionë euro për sulmuesin meksikan dhe më pak muaj më pas po shqyrtonte mundësinë e largimit. Ai nënvijëzon se në këtë vendim mund të ketë ndikuar fakti se Tare dhe Allegri kanë ardhur rishtazi dhe nuk e kanë njohur mirë potencialin e Santiago Gimenezit.
“Ishte një natë e keqe. Nuk fjeta, isha gjithmonë i informuar për atë që po ndodhte dhe në komunikim të vazhdueshëm me klubin. Pasi dëgjova fjalët e drejtorit sportiv të Milanit, ishte e vështirë. Afati i transferimeve po mbyllej, kështu që duhej të isha i vetëdijshëm për atë që po ndodhte. Ishte gjithçka shumë e çuditshme. Nuk patëm kohë të kuptonim nëse ishte e vërtetë që klubi nuk do ta merrte në konsideratë për ligën. Është viti i Kupës së Botës dhe nëse Santi nuk do të kishte pasur mundësinë të luftonte për një vend titullari, do të kishte qenë e ndërlikuar. Por në fund, morëm një vendim të mirë. Nuk e di nëse e morën më pas apo nëse ishin tashmë të vetëdijshëm për këtë. Jemi të lumtur që Santi është ende te Milani.
Në një moment të caktuar, ata dyshuan në aftësitë e tij dhe në dy karakteristikat e tij, sepse si trajneri, ashtu edhe drejtori sportiv janë të rinj. Ata do ta njohin atë duke e stërvitur dhe duke punuar me të. Tare dhe Allegri folën me Santiagon. Gjithçka më dukej e çuditshme, sepse ai filloi (nga minuta e parë) dy nga tre ndeshje dhe një miqësore. Tani ka pak paqe me ekipin kombëtar, pastaj ai do të kthehet në Milano dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Mendoj se e gjithë kjo do të ndihmojë në nxjerrjen e bishës brenda tij”, ka thënë Christian Gimenezi./Sport Ekspres/
Tag: sportiv
-

“U bëra keq nga deklarata e Tares”, babai i Gimenezit: Ishte e çuditshme, donin të shisnin një lojtar titullar
-

Nuk e lejuan të bënte merkato, drejtori sportiv i Bayern pritet të japë dorëheqjen
2 Shtator 2025
16:10
Telesport
Drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl, ka vendosur të japë dorëheqjen.
Fillimisht ai ka marrë disa ditë pushim për të reflektuar pas merkatos, por mediat gjermane parashikojnë se ai e ka ndarë mendjen.
Eberl ndihet i pafuqishëm në Mynih. Ai ishte tepër i limituar në merkato dhe nuk dëshiron të marrë përgjegjësi për problemet e Bayern. Duket se Eberl nuk parashikon një sezon të mirë për skuadrën. -

Prishtina mirëpret edicionin e 5-të të Festivalit të Filmit Sportiv
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë të ditur se më 16 dhe 17 shtator 2025 do të mbahet edicioni i pestë i Festivalit të Filmit Sportiv Prishtina 2025.
Festivali do të sjellë në kryeqytet një përzgjedhje filmash dhe dokumentarësh nga fusha e sportit, të cilët do të shfaqen në kinema, duke e kthyer Prishtinën për dy ditë në qendër të kinematografisë sportive.
Pas thirrjes së hapur në korrik, KOK ka dërguar disa dokumentarë në Federatën Ndërkombëtare të Kinematografisë Televizive Sportive (FICTS), me të cilët ka aplikuar për çmime ndërkombëtare. Këta filma tashmë janë të kualifikuar edhe për shfaqje në festivalin vendor.
Për dokumentarët premierë, festivali ofron mundësi të veçantë prezantimi, ndërsa afati i fundit për aplikime është 10 shtator 2025.
Ky aktivitet pritet të tërheqë kineastë, sportistë dhe dashamirë të artit nga Kosova e më gjerë, duke forcuar rolin e sportit si frymëzim në kinematografi./KultPlus.com
-

Bindet nga projekti sportiv, Milan harron Boniface dhe gjen sulmuesin e ri
25 Gusht 2025
19:20
Telesport
Milan duket se ka harruar përfundimisht Victor Boniface, i cili shfaqi probleme në testet mjekësore dhe ka gjetur sulmuesin e ri. Conrad Harder i Sporting Lisbon do të jetë qendërsulmuesi i ri i kuqezinjve, pasi palët kanë rënë dakord për transferimin për 27 milionë euro.
“Football Italia” raporton se të dy klubet kishin shtrënguar duart për marrëveshjen dy ditë më parë, por që nga ai moment kuqezinjtë kanë punuar për të bindur sulmuesin për projektin sportiv.
Tani kanë mbetur vetëm disa detaje të fundit burokratike, por shumë shpejt sulmuesi i ri danez pritet të udhëtojë drejt Milanos për të kryer testet mjekësore dhe për të hedhur firmën mbi kontratë.
Edhe pse dëshira e Max Allegrit është Dusan Vlahovic, drejtuesit e Milanit kanë zgjedhur të transferojnë Conrad Harder. Megjithatë, ka ende një javë kohë nga mbyllja e afatit të merkatos dhe dëshira e Allegri-t mund të bëhet realitet… -

“Unë nuk do kisha pranuar të isha drejtor sportiv te Bayern”
25 Gusht 2025
16:14
Telesport
Legjenda e Bayern, Hermann Gerland, i cili ka punuar për dekada në role të ndryshme në klub, ka dhënë larg e larg një kritikë për drejtuesit e klubit.
Ai ka mbështetur drejtorin sportiv Max Eberl, duke u shprehur se nuk do të kishte dashur kurrë të ishte në vendin e tij.
“Max Eberl po punon mirë, me aq sa janë mundësitë. I kërkohet të rinovojë kontratat me Musiala-Davies, por gjithashtu të ulë sa më shumë pagat. Nuk do ta kisha pranuar si detyrë”.
“Hoeness? Po, ai fut hundët. Gjithmonë ka ndodhur kështu. Kur shkon te Bayern, e kupton se Hoeness do të vijë një ditë dhe do të heqë dikë nga puna”. -

200 milionë euro fitime, si Igli Tare po bën ‘jackpot’ në merkato për Milanin
Milani nuk shet, vetëm blen. Kjo ishte ideja e Silvio Berlusconit që në fillim, në mesin e viteve ’80, kur vetë u fut me forcë në sistemin e futbollit. Dhe i qëndroi besnik kësaj motoje, duke shitur vetëm Ricardo Kaka, por edhe atëherë kur karriera e tij ishte në zbritje dhe ndjesia ishte se epoka e madhe kishte mbaruar.
Yonghong Li shpenzoi, por nuk shiti. Ende nuk dihet mirë me çfarë parash, por kjo është histori tjetër. Më pas erdhi “Elliott”, që vendosi të investojë, të shlyejë borxhet dhe të krijojë një klub të shëndetshëm financiarisht. Kështu, çdo vit pati shitje të rëndësishme, ose pothuajse. Në 10 vitet e fundit u ndoq një politikë kursimi te kuqezinjtë, edhe kur erdhi Covid-19 dhe shitjet ishin shumë të pakta: 5.1 milionë euro në sezonin 2021-2022; 11.1 milionë euro në 2022-2023.
Drejtori sportiv, Igli Tare, është pra shitësi i madh i parë i Milanit në këto 40 vite. Deri tani janë 200 milionë euro, duke llogaritur edhe bonuset, çka e bën qartësisht “tregtarin më të mirë” kuqezi në këtë aspekt. Edhe pa përfshirë Reijnders, drejtori sportiv shqiptar do të ishte sërish mbi vendin e dytë në renditjen historike. Largimet e Okafor për 21 milionë dhe Thiaw për 35 milionë ndikojnë relativisht pak në formacionin titullar. Sigurisht, për Theo mund të bëhej më shumë, por me një vit nga skadenca e kontratës, marrja e 25 milionëve është gjithsesi fitim i arsyeshëm.
“Jackpot Tare”
Siç raporton “Corriere dello Sport”, që nga momenti kur firmosi për Milanin më 26 maj, ish-drejtori i Lazios nuk është ndalur për asnjë sekondë, duke riformuar skuadrën kuqezi dhe madje zgjidhur disa transferime të vështira.
Njeriu i ri i merkatos së “Djallit” ka bërë një revolucion të plotë: nga emërimi i Massimiliano Allegrit te shtatë afrimet e zyrtarizuara deri më tani, ndërkohë që pritet raundi i fundit i merkatos së verës.
Pikërisht në merkaton dalëse (shitjet dhe huazimet) është vënë më së shumti re ndikimi i drejtorit sportiv shqiptar, i cili ka arritur të shesë lojtarë për shuma të paimagjinueshme.
Mjafton të thuhet se Milani shiti Malick Thiaw te Newcastle për rreth 40 milionë euro (me bonuset e përfshira), shumë mbi vlerën e tij reale të merkatos (duke marrë parasysh edhe kontratën 2-vjeçare që i mbetej), duke gjeneruar një “plusvalencë” (fitim) gjigante.
Përveç shitjes me profil të lartë të Tijjani Reijnders, shqiptari gjeti zgjidhje edhe për emra si Camarda, Bondo, Terracciano, Liberali, Pobega, Colombo dhe shumë lojtarë të tjerë që kishin nevojë të luanin diku tjetër.
Shitja përfundimtare e Emerson Royal te Flamengo për 10 milionë euro ishte një marrëveshje e shkëlqyer. Tashmë duket se do të marrë mbi 21 milionë euro, me bonuset e përfshira, nga Leeds United për Noah Okafor, një tjetër “plusvalencë” e madhe.
Shuma e siguruar tashmë, duke përfshirë huazimet me pagesë, është 165.5 milionë euro, që me bonuset dhe klauzolat e blerjeve mund të arrijë në 200 milionë euro (madje 220 milionë me shitjen e Okafor). Para të freskëta, që kanë vendosur rregull në financat kuqezi.
Drejtori i ri sportiv është dashur gjithashtu të merret me çështjet e komplikuara të Theo Hernandez dhe Mike Maignan. I pari u shit tek Al-Hilal i Simone Inzaghit për 25 milionë euro, duke zgjidhur kështu një problem të brendshëm, që nuk mund të shtyhej më. Me pak fjalë, ai ka qenë i jashtëzakonshëm në sektorin e shitjeve.
Shifrat e shitjeve te Milani (në milionë euro):
2025-26 → 200 milionë euro
2024-25 → 51.3
2023-24 → 71.4
2022-23 → 11.1
2021-22 → 5.1
2020-21 → 51.7
2019-20 → 59.2
2018-19 → 88.1
2017-18 → 39.7 -

Napoli humbi Lukakun prej dëmtimit të rëndë, mjeku i njohur sportiv bën prognozën e riaftësimit
18 Gusht 2025
14:11
Alfred Lleshi
Lajme të këqija për Napolin, që do të duhet të bëjë pa Romelu Lukakun për një kohë të gjatë. Sulmuesi belg u dëmtua në miqësoren kundër Olympiacos dhe boshllëku i lënë mund ta detyrojë klubin “axurr” të rikthehet në merkato.
Për të kuptuar më mirë gjendjen, “Tuttomercatoweb” kontaktoi Marcello Manzuoli, ish-mjek sportiv te Fiorentina dhe Empoli. Ai tha: “Duket se rikuperimi do të jetë i gjatë. Varet ku është dëmtimi. Në pjesën e poshtme shërohet më shpejt, ndërsa në pjesën e sipërme, pranë kockës, është shumë më problematik, sepse mund të ketë edhe shkolitje”.
Sipas tij, përmendja e një konsultimi kirurgjik tregon seriozitetin e problemit, edhe pse operacionet e muskujve janë shumë të rralla në futboll: “Unë nuk kam parë pothuajse kurrë të riparohet kirurgjikisht muskuli. Zakonisht ndiqet terapia konservative. Kjo do të thotë të paktën 40-60 ditë para se Lukaku të rikthehet me grupin”.
Në përfundim, Manzuoli nënvizoi se “koha e rikuperimit varet nga shkalla e dëmtimit, por komunikata e klubit të Napolit lë të kuptohet për një problem serioz”.
Lukaku, dëmtimi rezulton shokues. Këputje në kofshën e majtë, po vlerësohet ndërhyrja kirurgjikale -

Igli Tare tregohet fenomen tek Milani, në vetëm një muaj merkato nxjerr klubin me 150 mln euro fitime
Adriatik BALLA
Përvoja e tij në krye të Lacios, përvojë që shkon në 15 vjet, tregoi se Igli Tare është bërë mjeshtër i menaxhimit të klubeve në rolin e drejtorit sportiv. Këtë talent ai e tregoi menjëherë në krye të Milanit, duke bërë lëvizje në treg që i kanë sjellë klubit një bilanc përfitimesh të jashtëzakonshme në një kohë vetëm prej disa javaësh. Janë vetë mediat italiane që shkruajnë se Tare ka shitur lojtarë, në dukje nuk shkonin më shumë se 10 mln euro, deri në 30-40 e madje deri në 50 mln euro. Nga ana tjetër, ka blerë lojtarë me përvojë si Modriç apo të rinj të fortë si Jashari që kanë potencial të madh për të mbajtur një skuadër cilësore në garën e titullit në Serie A italiane.
Situata e lëvizjeve
“Klubi i Milanit ka regjistruar fitimet më të larta nga shitjet e lojtarëve në historinë e klubit, duke arritur shifrën rekord prej 150 mln euro këtë verë”, raporton “Transfermarkt”. Suksesi i klubit në merkato i atribuohet pjesërisht drejtorit sportiv Igli Tare, i cili po tregon eksperiencën dhe strategjinë e tij të menaxhimit të lojtarëve. Tare, i njohur për aftësinë e tij në identifikimin dhe menaxhimin e talenteve, duket se po paguan frytet e punës me një sezon transferimesh shumë fitimprurës për klubin italian. Ky rekord nënvizon rëndësinë e një drejtori sportiv me përvojë, në një kohë kur tregu i futbollit kërkon menaxhim të kujdesshëm të burimeve financiare dhe talenteve. Me këto ritme, Tare është duke i dhënë Milanit jo vetëm lojtarët e duhur për të përballuar sezonin e ri, por edhe fitime afatgjata klubit për të qenë në top-pretendime për trofe, si dhe fitime të majme për financuesit e klubit.
Bilancet kur drejtonte Lacion
Por cili ishte menaxhimi i Igli Tares, në aspektin ekonomik, por edhe sportiv, gjatë katërmbëdhjetë viteve të tij si drejtor sportiv i Lacios? Nga pikëpamja e fushës, gjatë kohës së tij si drejtor i bardhekaltërve, Lacio fitoi Kupën e Italisë tre herë dhe Superkupën e Italisë tre herë, duke luajtur një herë në Champions League dhe dhjetë herë të tjera në Europa League. Duke parë aspektin ekonomik, fitimet kapitale shpesh e kanë karakterizuar menaxhimin e tij, edhe nëse ato nuk kanë arritur shifra të mëdha. Nën drejtimin e Tares si drejtor sportiv, Lacio në fakt ka gjeneruar mbi 231 milionë euro në fitime kapitale (të cilat arrijnë pothuajse 270 milionë duke marrë parasysh shitjen e Milinkoviç-Saviç, e cila ndodhi disa javë pas lamtumirës së tij me klubin), me një mesatare vjetore prej 16.5 milionë eurosh. Fitimet kapitale përfaqësonin afërsisht 13% të xhiros së Lacios në katërmbëdhjetë vitet e menaxhimit të Tares, me një maksimum prej 33% në 2017-18, kur shitjet (duke përfshirë Keita Balde, Lukas Biglia dhe Uesli Hoedt) gjeneruan mbi 63 milionë në fitime kapitale, duke kontribuar në një fitim neto rekord prej 37.3 milionë eurosh. Nga pikëpamja e blerjeve, megjithatë, Lacio nuk ka shkëlqyer kurrë për shpenzime të çmendura, përkundrazi, por ka ruajtur një ekuilibër negativ midis blerjeve dhe shitjeve. -

Asllani ishte nën vëzhgim, drejtori sportiv i klubit të Serisë A ishte në stadium për ta ndjekur nga afër
Kristjan Asllani është shumë pranë largimit nga Interi. Mesfushori shqiptar nuk është pjesë e projektit të zikaltërve dhe tashmë po shqyrton ofertat që kanë mbërritur në tryezën e tij. Ndër ekipet e interesuara për shërbimet e tij është edhe Bolonja.
Sipas Nikolo Shirës, drejtori sportiv i kuqebluve ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit për të ndjekur nga afër miqësoren Monca-Inter. Sartori ishte në tribunë me qëllimin për të ndjekur nga afët Kristjan Asllanin dhe Espositon. Mesfushori shqiptar ishte titullar në këtë takim dhe luajti deri në minutën e 87./Sport Ekspres/ -

U gjet pa ndjenja nga organizatorët në mes të eventit sportiv, ndërron jetë pas 4 ditësh në spital sportisti italian
Sportisti italian, Mattia Debertolis ka ndërruar jetë pasi u rrëzua gjatë Lojërave Botërore në Kinë javën e kaluar.
29-vjeçari u gjet pa ndjenja nga organizatorët gjatë një eventi sportiv të premten e kaluar në Chengdu.
Italiani vdiq të martën, katër ditë pasi u gjet pa ndjenja nga organizatorët.
“Pavarësisht se mori kujdes të menjëhershëm mjekësor nga ekspertë në një nga institucionet kryesore mjekësore të Kinës, ai ndërroi jetë”, thanë organizatorët e Lojërave Botërore në një deklaratë.
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Orientimit (IOF), Tom Hollowell, tha se “nuk ishte në gjendje të përshkruante në mënyrë adekuate thellësinë e paimagjinueshme të trishtimit në këtë humbje tragjike”.
Shkaku i vdekjes së Debertolis është ende i panjohur.
Lojërat Botërore janë një eveniment i larmishëm sportiv që mbahet çdo katër vjet për sporte që nuk janë të listuara në Lojërat Olimpike.
Debertolis po merrte pjesë në finalen e garës së distancës së mesme për meshkuj, e cila u zhvillua në temperatura mbi 30 gradë, kur ai u rrëzua.
Orientimi është një sport në natyrë në të cilin pjesëmarrësit duhet të lundrojnë midis pikave të kontrollit të pashënuara duke përdorur një hartë.
Ai kombinon aktivitetin fizik me leximin e hartës dhe zgjidhjen e problemeve.
Italiani ishte një nga 12 atletët e listuar si “Nuk e përfunduan garën” në rezultatet zyrtare.
Ai ishte pjesë e ekipit kombëtar italian dhe përfundoi i pesti në finalen e Kupës së Botës 2022.
Debertolis, i cili ishte i kualifikuar si inxhinier civil, banonte në Suedi dhe po studionte për doktoraturë në një universitet në Stokholm.
Organizatorët e Lojërave Botërore thanë se do të “vazhdojnë të mbështesin familjen e Debertolis dhe komunitetin e orientimit në çdo mënyrë të mundshme”.Top Channel