Tag: sportiv

  • Milani rikthehet tek Igli Tare, risin bisedimet mes palëve, shqiptari do të sillte edhe sulmuesin gjerman

    Milani rikthehet tek Igli Tare, risin bisedimet mes palëve, shqiptari do të sillte edhe sulmuesin gjerman

    Emërimi i drejtorit të ri sportiv vazhdon të jetë kryefjala e ditës në ambientin milanist.
    Kuqezinjtë janë të angazhuar që ta zgjidhin sa më shpejt këtë çështje në mënyrë që projekti i Milanit të sezonit të ri të nisë në avancë, dhe në verë.
    Duke parë dështimin spektakolar në këtë edicion, presidenca  e skuadrës së njohur italiane nuk dëshiron më surpriza qoftë sa i takon zgjedhjes së trajnerit të ri ashtu edhe merkatos së lojtarëve.

    Për momentin zgjedhja e parë e Milanit është Igli Tare.
    Shqiptari është rikthyer të jetë kandidati kryesor, pasi ditët e fundit kishte fituar terren drejtori sportiv aktual i Atalantës, D’amiko.
    Mirëpo mediat italiane, veçanërisht La Gazeta Delo Sport raporton se administratori i Milanit Furlani ka rinisur kontaktet me Igli Taren.
    Në horizont, veç kontakteve telefonike është një tjetër takim i gjatë mes palëve.
    Furlani i ka marrë vetë frenat në dorë të zgjedhjes së drejtorit sportiv.
    Pasi e takoi Taren në Romë pak ditë më parë ku dëgjoi projektin e tij sportiv, tani Furlani do ta ritakojë ish-drejtorin e Lacios për të kuptuar në detaj planin e tij për Milanin e ri.
    Mediat italiane këmbëngulin se Tare ka tre objektiva për stolin.
    Mak Alegri, Antonio Konte ose De Xerbi. Ndërsa për merkaton objektivi numër një i Tares do të ishte sulmuesi i kombëtares gjermane që ka shpërthyer këtë sezon tek Mainx, Jonathan Burkardt, 25 vjeç./vizionplus.tv

  • “Tërhiq e mos e këput”…., takim i ri mes Furlanit dhe Tares për drejtorin sportiv të Milanit

    “Tërhiq e mos e këput”…., takim i ri mes Furlanit dhe Tares për drejtorin sportiv të Milanit

    Në këto ditë të Pashkëve, siç shkruan sot “Gazzetta dello Sport”, Milani dhe Igli Tare kanë pasur kontakte të reja telefonike. Sipas të përditshmes prestigjioze sportive italiane, së shpejti pritet të zhvillohet një takim i dytë mes palëve pas atij të javës së kaluar në Romë, ku administratori i deleguar i kuqezinjve, Giorgio Furlani, ishte takuar me ish-drejtorin sportiv të Lazios.
    Në takimin e parë, me karakter njohës, është folur për programet, idetë dhe filozofinë e punës në grup. Takimi ka zgjatur rreth 4 orë dhe, sipas raportimit, është prekur gjithashtu edhe çështja e pankinës kuqezi për sezonin e ardhshëm, megjithëse pa hyrë në detaje të thella.
    Synimi i Milanit është ta mbyllë çështjen e emërimit të drejtorit të ri sportiv brenda dy javëve të para të majit, ndaj takimi i ardhshëm me Taren pritet të jetë vendimtar: ose do të ndodhë një përshëndetje miqësore, ose një shtrëngim duarsh për të zyrtarizuar bashkëpunimin.
    Në javët e fundit, vetë Furlani ka folur për televizionet mbi këtë çështje, duke bërë të qartë kriteret që do të udhëheqin zgjedhjen e njeriut të ri që do t’i bashkohet strukturës kuqezi: “Para disa ditësh e kam komentuar këtë temë, duke thënë se ende nuk ishte marrë asnjë vendim.
    Edhe sot jemi në një pikë të ngjashme, nuk ka asnjë risi, asnjë zgjedhje. Jemi të përqendruar në gjetjen e dikujt që do të sjellë gjëra të mira për Milanin, duam personin e duhur në rolin e duhur. Identikiti? Dikush që të na bëjë të fitojmë”.

  • Llatja: Projekte madhore për zhvillimin e Elbasanit, nga shkollat dhe rrugët, te kompleksi i ri sportiv dhe bypass-i

    Llatja: Projekte madhore për zhvillimin e Elbasanit, nga shkollat dhe rrugët, te kompleksi i ri sportiv dhe bypass-i

    Gjatë një takimi me banorët e Rajonit Nr. 2 në Elbasan, kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, ka prezantuar disa nga projektet më të rëndësishme që janë duke u zbatuar apo do të nisin së shpejti në qytet. Ai vuri në dukje se investimet po prekin të gjitha fushat, nga infrastruktura rrugore dhe arsimi, te hapësirat sportive dhe zhvillimi urban.“Rajoni Nr. 2 ka qenë në fokusin tonë me një sërë investimesh, që nga rikonstruksioni i shkollës ‘Onufri’ e deri te përgatitjet për projektin e shkollës ‘Vasil Kamami’. Po përgatisim gjithashtu projekte të reja për shkollat dhe kopshtet në të gjithë Elbasanin,” u shpreh Llatja.
    Në fushën e infrastrukturës, ai theksoi se shumë prej rrugëve dhe shesheve të pallateve në lagjet “Çlirimi” dhe “Shën Koll” janë rikualifikuar, ndërsa theksoi edhe rëndësinë e investimeve në fasadat termike të pallateve të ndërtuara në vitet ’70 dhe ’80, si një mënyrë për të kursyer energji dhe të ardhura për familjet.Një nga projektet më të mëdha që pritet të nisë është ndërtimi i një kompleksi të madh sportiv në Rajonin Nr. 2, në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes. Kompleksi do të jetë i dedikuar për fëmijët dhe të rinjtë, duke krijuar hapësira të reja për rekreacion dhe sport.“Do të jetë një nga qendrat më të mëdha sportive që kemi pasur ndonjëherë në Elbasan, ku fëmijët do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre në kushte moderne,” u shpreh kryebashkiaku.

    Sikundër prezantoi edhe një tjetër lajm të mirë për arsimin në Elbasan ku krahas gjithë punës së bërë në këto vite për edukimim do të ndërtohen edhe 12 shkolla të reja, për t’i dhënë më shumë mundësi dhe dije fëmijëve tanë, me kushte më të mira dhe arsim cilësor.Mes projekteve strategjike për qytetin, Llatja përmendi edhe bypass-in e Elbasanit, i cili pritet të nisë së shpejti dhe që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe qarkullimin në qytet. Po ashtu, në fokus janë projektet për zonën e Kalasë, e cila po shndërrohet në një qendër të rëndësishme turistike, dhe auto-moto parku, një tjetër investim që synon zhvillimin ekonomik dhe të turizmit sportiv.Një tjetër zonë në transformim është ish-Kombinati i Drurit, që tashmë po kthehet në një zonë të lirë industriale ku çdo ditë po hapen biznese të reja dhe vende të reja pune.Gjithashtu, po vijon puna për përmirësimin e infrastrukturës së ujit të pijshëm dhe urbanizimin e zonave informale, ndërsa kryetari Llatja nënvizoi se për realizimin e këtyre projekteve kërkohet një bashkëpunim i ngushtë me institucionet qendrore.

  • Milani në “pole-position” për Ricci, negociatat do të intensifikohen me Taren drejtor sportiv

    Milani në “pole-position” për Ricci, negociatat do të intensifikohen me Taren drejtor sportiv

    Milani është në pozicionin më të favorshëm për të siguruar shërbimet e Samuele Ricci. Klubi kuqezi është përmendur prej muajsh si opsioni më serioz për mesfushorin e Torinos, teksa tani interesimi është duke u rritur gjithnjë e më shumë.
    Që në janar, Milani kishte tentuar të hapte bisedimet për të, por pa sukses. Torino e mbylli derën menjëherë, duke mos pranuar ta shesë lojtarin në mes të sezonit. U ra dakord që gjithçka të shtyhej për pranverë/verë.
    Me Igli Taren gjithnjë e më pranë emërimit si drejtor sportiv i ri i Milanit, disa efekte domino mund të ndodhin gjatë rrugës, pavarësisht se kush do të jetë trajneri i ardhshëm. Geoffrey Moncada, që pritet të jetë krahu i djathtë i Tares, e ndjek Riccin prej muajsh dhe kjo është një zgjedhje mbi të gjitha e klubit, jo e varur nga preferencat e trajnerit.
    Milani kërkon prej kohësh një “regjisor” loje, gjithashtu synon të rrisë numrin e lojtarëve italianë në skuadër. Kjo për çështje të listës së UEFA-s dhe jo vetëm. Megjithatë, presidenti i Torinos, Urbano Cairo, e vlerëson Riccin mes 35 dhe 40 milionë euro, nuk pranon të negociojë për më pak.
    Kjo do të thotë se do të ketë negociata të gjata e të vështira, duke marrë parasysh se burime pranë Milanit flasin për një vlerësim ekonomik më të ulët. Mbetet për t’u parë gjithashtu se cilat dhe sa klube të tjera do të tentojnë të hyjnë në garë për mesfushorin italian, thekson “Tuttosport”.

  • Costacurta “bekon” Igli Taren si drejtor sportiv të Milanit: E njeh futbollit si pak të tjerë

    Costacurta “bekon” Igli Taren si drejtor sportiv të Milanit: E njeh futbollit si pak të tjerë

    16 Prill 2025

    11:52

    Alfred Lleshi

    Igli Tare është favorit për të marrë postin e drejtorit sportiv te Milani. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Alessandro Costacurta e ka komentuar pozitivisht këtë mundësi: “Ai ka treguar se e di shumë mirë si bëhet kjo punë, por të gjitha kandidaturat e përmendura për drejtor të Milanit janë absolutisht të përshtatshëm. Përtej se kush do të zgjidhet, ajo që ka rëndësi është që klubi ka vendosur të veprojë siç duhet, me njerëz që mund ta ndihmojnë atë sektor”.
    A i nevojitet një drejtor sportiv grupit aktual?Për të folur me skuadrën është tashmë Ibra, që njeh në perfeksion dinamikat e brendshme. Sidoqoftë, Milani ka nevojë për një figurë drejtuese më të gjerë. Edhe Maldini, në fillim bëri ndonjë gabim, por Paolo di të mësojë me shpejtësi befasuese. Dhe po kthehem te Tare, është një njohës i futbollit si shumë pak të tjerë.
    A do t’ju pëlqente Allegri si trajner i ardhshëm i Milanit?Skuadra aktuale do t’i shkonte perfekt. Max është një garanci, nëse Milani do që të kthehet menjëherë në ‘top 4’. Njëkohësisht, e pranoj se nuk jam i dashuruar pas mënyrës së tij të lojës. Unë jam tifoz i një trajneri ofensiv, që komandon në gjysmën e fushës së kundërshtarit. Kjo është ajo që tifozët e Milanit duhet të kenë gjithmonë, sidomos tani nevojitet të kthehet entuziazmi. Pastaj, loja e bukur është pjesë e historisë së Milanit. Do të doja që më në fund kjo qasje loje të rikthehej te kuqezinjtë, sepse vitet e fundit është parë shumë pak.

  • Igli Tare drejt Milanit/ Takimi me Furlanin përfundon pozitivisht, ja kur pritet vendimi

    Igli Tare drejt Milanit/ Takimi me Furlanin përfundon pozitivisht, ja kur pritet vendimi

    Një takim prezantues mes CEO-së së AC Milan, Giorgio Furlani, dhe Igli Tares është zhvilluar sot në Romë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në drejtim të emërimit të ish-drejtorit sportiv të Lacios si pjesë e projektit të ri të “kuqezinjve”.
    Takimi ishte i rëndësishëm, por jo vendimtar, pasi palët nuk diskutuan ende për detaje kontraktuale. Bisedimet do të vazhdojnë dhe pritet që në ditët në vijim të zhvillohen takime të reja, përfshirë edhe një tjetër me pronarin Gerry Cardinale, i cili tashmë e ka takuar Taren në Londër gjatë muajit shkurt.
    Burime pranë klubit italian bëjnë me dije se pasi të zhvillohet biseda finale me Cardinalen, pritet që Tare të zyrtarizohet si drejtori i ri sportiv i Milanit – një pozicion strategjik për të ndërtuar të ardhmen e klubit 7 herë kampion të Europës.

  • LAJM I FUNDIT/ Është shumë pranë zyrtarizimit si drejtori sportiv i Milanit, reagimi i fundit vjen nga Igli Tare

    LAJM I FUNDIT/ Është shumë pranë zyrtarizimit si drejtori sportiv i Milanit, reagimi i fundit vjen nga Igli Tare

    Igli Tare është shumë pranë zyrtarizimit si drejtori sportiv i Milanit. Pritet që gjithçka të marrë fund në ditët në vijim, por shqiptari tani ka kaluar në objektivin kryesor të kuqezinjëve. Më parë ishte Paratici figura kryesore dhe D’Amico, megjithatë tani vijmë në momentin që Tare është më afër se kurrë.
    Sipas mediave italiane, në 48 orët e ardhshme do të ketë një takim që do të vulos përfundimisht fatin e Tares te Milani. Pra drejtuesit e Milanit do të bëjnë takimin e fundit me shqiptarin. Ndërkohë në një prononcim të shkurtër të Tare për Radio Dukagjinin në lidhje me këto zhvillime, Tare ka thënë: “Akoma jo”. Pra drejtori sportiv nuk ka mohuar asgjë duke konfirmuar edhe njëherë tjetër se ky takim do të ndodh në vijmësi atje ku do të merret me shumë gjasa edhe vendimi përfundimtar për të vazhduar me të në rolin e drejtorit sportiv. /Sport Ekspres/

  • E rëndë, ndërron jetë komentatori sportiv Sopjani

    E rëndë, ndërron jetë komentatori sportiv Sopjani

    Ish-gjyqtari i njohur i futbollit shqiptar, komentatori sportiv i Radio Tiranës por dhe vëzhgues pranë FSHF-së, Mentor Sopjani mesohet se sot ka ndërruar jetë.

    Sopjani, ishte shumë i ri, 53 vjeç, duke lënë këtë ‘botë’ në kulmin e jetës vitale e profesionale.

    Prej disa javësh ai po kurohej në Itali derisa në betejë me një sëmundje të rëndë nuk arriti t’i mbizotërojë.

    Sportiim.al i dërgon ngushëllimet më të ndjera familjes së tij.

    Vazhdo leximin

  • “Nëse keni diçka më godisni me…”, triumfi me 3 gola ndaj Dinamos, Tefik Osmani i revoltuar

    “Nëse keni diçka më godisni me…”, triumfi me 3 gola ndaj Dinamos, Tefik Osmani i revoltuar

    Drejtori sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani është shfaqur i revoltuar, pas triumfit 3-0 që skuadra shkodrane arriti në shtëpi ndaj Dinamos. Në një prononcim të dhënë për mediat, u shpreh se skuadra është brenda objektivit, duke i mëshuar faktit që puna e tij tregon gjithçka. Korçari kërkon që në qoftë se ka pakënaqësira në ambientin sportiv shkodran të bazohen në faktet dhe jo të flasin pa fakte.
    “Kemi arritur një nga objektivat qe te jemi ne “Final-Four”. Puna ime tregon gjithçka. Në momentin që nuk bëj mirë di ta marr çantën.
    Ekipi sot është brenda objektivit, me thoni çfarë duhet te beje tjetër një drejtor sportiv për të ndërtuar një skuadër? Nëse keni diçka më godisni me fakte, jo pa fakte”, u shpreh ndër të tjera Osmani.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • A do të jetë drejtor sportiv i Milanit? Igli Tare buzëqesh dhe e nis punën duke folur për trajnerin e Interit: Nuk është ende një nga më të mirët

    A do të jetë drejtor sportiv i Milanit? Igli Tare buzëqesh dhe e nis punën duke folur për trajnerin e Interit: Nuk është ende një nga më të mirët

    Igli Tare ka folur në mediat italiane sa i përket zërave që e dërgojnë si drejtor sportiv i Milanit. Shqiptari është kthyer si një prej favoritëve për ta marrë këtë post pasi ra pista e Paraticit. Gjithashtu kur është pyetur në lidhje me këtë temë, Tare ka buzëqeshur dhe ka shmangur detajet, duke konfirmuar bisedat që po kryhen dhe shanset reale që ekzistojnë. Nga ana tjetër, “puna ka filluar” teksa Tare tha se trajneri i Interit, Inzaghi, nuk është ende një prej më të mirëve.
    “Milani? Nuk mund të them asgjë (qesh). Kanë një skuadër të mirë dhe mund të konkurrojnë për Skudeton. Trajnerët më të mirë në Itali? Allegri dhe Conte. Napoli ka një ekip që nuk është mjaftueshëm i mirë për Skudeton, por janë aty. Pika e fortë është Konte, fenomen. Ndërkohë Simeone Inzaghi është i destinuar për sukses, ia kam thënë me kohë Lotitos kur ishte te Lacio. Ka ende rrugë për të që të bëhet një nga më të mirët”, tha Tare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/