Tag: sportit

  • Sherr i madh te Pallati i Sportit, vajzat kapen për flokësh, ja arsyeja (Video)

    Sherr i madh te Pallati i Sportit, vajzat kapen për flokësh, ja arsyeja (Video)

    Pamje shqetësuese kanë ardhur nga qyteti i Durrësit, ku disa vajza adoleshente janë përfshirë në një konflikt fizik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë rrethrrotullimit te Pallati i Sportit.
    Në videon e publikuar nga JOQ Albania, vajzat shihen teksa kapen për flokësh dhe godasin njëra-tjetrën. Një burrë dhe një grua tentuan t’i ndajnë, por sherri vijoi pavarësisht ndërhyrjes së tyre.
    Sipas një qytetareje që ka denoncuar rastin, sherri ka ndodhur për motive xhelozie dhe dyshohet se shkak është bërë një djalë. Vajzat e përfshira, sipas saj, nuk janë më shumë se 16-vjeçare.

    “Vajzat janë vetëm 16-vjeçe dhe janë zënë mbrëmë në Durrës te Pallati i Sportit. Ishin 3 kundër 1, për një djalë. Një burrë dhe një grua u futën për t’i ndarë, ndërsa të tjerët vetëm qeshnin dhe shikonin. Gjenerata po degjeneron çdo ditë e më shumë”, – shkruan qytetarja.

  • Mbyllet rrjeti më i madh pirat i sportit online: Streameast bie pas operacionit të policisë egjiptiane

    Mbyllet rrjeti më i madh pirat i sportit online: Streameast bie pas operacionit të policisë egjiptiane

    Autoritetet egjiptiane, në bashkëpunim me grupin ndërkombëtar kundër piraterisë ACE (Alliance for Creativity and Entertainment), kanë mbyllur platformën më të madhe të transmetimeve sportive ilegale në botë, Streameast. Ky rrjet, i cili operonte përmes mbi 80 domenesh të ndryshme, kishte regjistruar më shumë se 1.6 miliardë vizita vetëm gjatë vitit të fundit, duke ofruar transmetime të paligjshme të ndeshjeve nga liga të mëdha si NFL, NBA dhe Premier League.

    Sipas raportimeve, dy persona u arrestuan në qytetin El-Sheikh Zaid, pranë Kajros, nën akuzën për shkelje të të drejtave të autorit. Gjatë aksionit, policia konfiskoi kompjuterë dhe telefona, ndërsa hetimet zbuluan edhe lidhje me një kompani guaskë në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila dyshohet se përdorej për pastrim parash nga të ardhurat e reklamave, me vlerë rreth 4.9 milionë paundë britanikë që prej vitit 2010, si dhe shuma të tjera në kriptomonedha.

    “Kjo është një fitore e madhe në luftën kundër piraterisë dixhitale,” deklaroi Charles Rivkin, kreu i ACE dhe i Motion Picture Association. “Me këtë aksion kemi mbrojtur interesat e ligave sportive, kompanive të argëtimit dhe tifozëve në mbarë botën.”

    Sipas ACE, trafiku kryesor i Streameast vinte nga SHBA, Kanadaja, Britania e Madhe, Filipinet dhe Gjermania. Tashmë, të gjitha faqet e rrjetit ridrejtojnë përdoruesit në faqen zyrtare të ACE, “Watch Legally”.

    Lajmi është përshëndetur nga transmetues të mëdhenj si DAZN dhe BeIN Sports, të cilët theksuan se pirateria dëmton rëndë vlerën e të drejtave televizive dhe të gjithë ekosistemin e sportit. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se sa kohë çmimet e abonimeve mbeten të larta dhe të shpërndara në shumë platforma, shumë tifozë, sidomos gjenerata e re më e lidhur me teknologjinë, do të vazhdojnë të kërkojnë alternativa ilegale.

  • FOTOT- Miratohet projekti i ri, stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla

    FOTOT- Miratohet projekti i ri, stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla

    pamje nga projekti

    VLORË-Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi me 30 vota pro dhe vetëm 4 vota të opozitës kundër projektin për rijetëzimin e kompleksit sportiv “Flamurtari”, pallatit të sportit dhe hapësirave urbane përreth. 
    Stadiumi i Vlorës do të ketë 10 kulla, mes të cilave edhe një ndërtesë me 40 kate. Kujtojmë se Qeveria shqiptare i ka hapur rrugë ndërtimit të stadiumit të ri që në vitin 2023, ku fituese e projektit u shpall studioja belge XDGA. Varianti fillestar i studios belge XDGA përmbante vetëm 4 kulla me lartësi 50 metër secila në kompleksin sportiv. Por varianti i ri, i ndryshuar parashikon 10 kulla mes të cilave dhe një më lartësi 40 kate. 

    Në dokumentat e tenderit, Korporata e Investimeve thotë se gara do të fillojë me kriterin dysheme, sipas të cilit shteti duhet të përfitojë të paktën 45 për qind të sipërfaqes totale ndërtimore të projektit. Stadiumi, pallati i sportit dhe pishina kalojnë nën administrimin e Korporatës së Investimeve, e cila do të zbatojë PPP-ne. Konkretisht fituesi i tenderit do të ndërtojë një stadium me 12 mijë vende, pallatin e sportit 6 mijë metër katrorë dhe një pishinë olimpike, të cilat i kalojnë shtetit.
    Në këmbim privati do të ketë të drejtën të ndërtojë 140 mijë metër katrorë kulla për banim, zyra dhe hotele. Sipas dokumentave të procedurës, i gjithë projekti pritet të kushtojë rreth 170 milionë euro.

    900 0 1755596893xprojekti i ri 629

    900 0 1755596984xprojekti i ri 2 520

    900 0 1755596902xprojekti i vjeter 721

  • Mitrovica dhe Gjakova po marrin stadiume të reja moderne

    Mitrovica dhe Gjakova po marrin stadiume të reja moderne

    Punimet për ndërtimin e stadiumeve të reja në Mitrovicë dhe Gjakovë po zhvillohen me ritëm të shpejtë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se projektet po ecin sipas planit, duke sjellë kushte moderne për sportistët dhe tifozët. Këto investime synojnë të rrisin cilësinë e organizimit të ndeshjeve dhe aktiviteteve sportive, si dhe të nxisin zhvillimin e sportit në nivel lokal dhe kombëtar.

    Stadiumet e reja pritet të jenë jo vetëm qendra të futbollit, por edhe hapësira multifunksionale për evente të ndryshme komunitare./KultPlus.com

  • Mitrovica dhe Gjakova po bëhen me stadiume të reja moderne

    Mitrovica dhe Gjakova po bëhen me stadiume të reja moderne

    Punimet për ndërtimin e stadiumeve të reja në Mitrovicë dhe Gjakovë po zhvillohen me ritëm të shpejtë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se projektet po ecin sipas planit, duke sjellë kushte moderne për sportistët dhe tifozët. Këto investime synojnë të rrisin cilësinë e organizimit të ndeshjeve dhe aktiviteteve sportive, si dhe të nxisin zhvillimin e sportit në nivel lokal dhe kombëtar.

    Stadiumet e reja pritet të jenë jo vetëm qendra të futbollit, por edhe hapësira multifunksionale për evente të ndryshme komunitare./KultPlus.com

  • Ankimohet tenderi 2.5 milionë euro i FSHZH për Pallatin e Sportit në Korçë

    Ankimohet tenderi 2.5 milionë euro i FSHZH për Pallatin e Sportit në Korçë

    Tenderi për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Tama Nikolla” në Korçë me fond limit 250 milionë lekë apo 2.5 milionë euro prokuruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përfunduar së fundmi në Komisionin e Prokurimit Publik i ankimuar nga një subjekt për fazën e vlerësimit.Procedura e hapur në maj dhe mbyllur në qershor ka në objekt “Investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit: “Rikonstruksion objekti ekzistues i pallatit të sportit “Tamara Nikolla”.Ankimi nuk shoqërohet ende me shkresën publike të tij por sipas klasifikimit kundërshtimi duket se lidhet me procesin e vlerësimit. Ky i fundit nxori fitues bashkimin e operatorëve XHENGO SHPK dhe ERGI shpk me një ofertë 193 milionë lekë ndërkohë që ankimuesi është LIS Konstuksion. Në procedurë sipas njoftimit paraprak të fituesit në sistemin e APP rezulton të kenë qenë pjesëmarrës të paktën 22 operatorë.Çfarë parashikon projektiProjekti i FSHZH sipas relacionit arkitektonik parashikon ndërhyje në pallatin e sportit për ta sjellë atë në nivele të përshtatshme ku mund të luhen jo vetëm të nivelit kombëtar por rajonal.“Rikonstruksion objekti ekzistues i Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla”, shtesë një kat mbi objektin ekzistues, Korçë, ka për qëllimRikonstruksionin e ndërtesës duke ruajtur volumin e objektit të pallatit të sportit, dhe elementëve arkitektonikë të fasadës që e dallojnë për tipologjinë dhe kohën kur është ndërtuar dhe synon përmirësimin e qëndrueshmërisë së objektit ekzistues.Riorganizim dhe shtim i ambienteve me qëllim funksionimin e një skeme optimale për përmirësimin e standardeve FIBA, FIVB, që objekti do të ofrojë.Përmirësimin e kushteve teknike bazuar mbi standarde kombëtare dhe ndërkombëtare duke ju referuar normativave të kërkuara nga FIBA dhe FIVB, si pajisjet, instalimet dhe cdo gjë që lidhet me përmirësimin e komoditetit termik, akustik, sigurinë ndaj zjarrit etj.Ky objekt nuk do të shërbej vetëm për ndeshje kombëtare por dhe për ndeshje në nivel Ballkani./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Bota e sportit në zi/ Pak orë pas ndeshjes, ndërron jetë boksieri i njohur

    Bota e sportit në zi/ Pak orë pas ndeshjes, ndërron jetë boksieri i njohur

    Bota e boksit është në zi pas lajmit tronditës për ndarjen nga jeta të boksierit meksikan Pedro Antonio “Tony” Rodriguez, vetëm pak orë pas përfundimit të ndeshjes së tij të fundit në Phoenix, Arizona.
    37-vjeçari kishte humbur me vendim unanim pas gjashtë raundesh ndaj talentit të pamposhtur 21-vjeçar Phillip Vela, në një event të organizuar nga Del Sol Boxing Promotions.
    Pas përballjes, Rodriguez ishte kthyer në hotel dhe kishte planifikuar të dilte për darkë. Por tragjikisht, ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit të nesërmen në mëngjes nga stafi. Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë, ndërsa policia ka nisur hetimet.
    Gruaja e tij, e cila kishte komunikuar me të përmes një video-thirrjeje pas ndeshjes, deklaroi: “Më tha se do të blinte darkë dhe do të kthehej. Nuk e di çfarë ndodhi më pas…”
    Kundërshtari i tij, Phillip Vela, reagoi me pikëllim në rrjetet sociale: “Jam thellësisht i pikëlluar. U prehtë i qetë, kampion.”
    Edhe organizatorët e ngjarjes shprehën dhimbjen për humbjen e papritur: “Familja e boksit Del Sol është e tronditur. Zemrat tona janë me të afërmit e tij.”
    Ky incident tragjik ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen mbi rreziqet e sportit të boksit dhe rëndësinë e monitorimit të shëndetit të sportistëve pas përballjeve të vështira në ring.

  • Rrëfimi i Armand Dukës, nga ligji i sportit te Kombëtarja, mund të ndryshohet edhe skema e Final Four

    Rrëfimi i Armand Dukës, nga ligji i sportit te Kombëtarja, mund të ndryshohet edhe skema e Final Four

    Presidenti Armand Duka ishte i ftuar në emisionin “Sport News” në News 24, me moderatoren Trevisa Tufa. Kreu i FSHF-së bëri një përmbledhje të këtij edicioni futbollistik, nga kombëtarja, te kampionati shqiptar, organizimi i kampionatit të Europianit U-17. Presidenti Duka komentoi edhe ndryshimet në ligjin e sportit të miratuara së fundmi pa asnjë konsultë me grupet e interesit sportive. Ai foli edhe për ëndrrën “Botëror 2026” si edhe skemën “Final 4”.
    – President, dukesh i qetë, në formë, ishte ky një vit pozitiv? A fitoi shumë të ardhura FSHF?
    – Unë mendoj se kjo është diçka pozitive, çdo vit rritet niveli i të ardhurave, rritet niveli i futbollit dhe rrjedhimisht ka edhe më shumë biznes.
    – Sfida më e madhe, të paktën për organizimin mendoj se ishte ndeshja me Serbinë. A patët frikë për një moment se mund të ndodhë diçka? Ose çfarë do veçoje?
    – Nëse do ta vlerësoja nga 1-10, do i jepja notën 7, të suksesshme në përgjithësi, nga pikëpamja organizative. Impenjimi ka qenë maksimal. Impenjimi ka qenë maksimal nga Policia e Shtetit dhe të gjitha institucionet shqiptare për ta pasur sa më mirë. Thashë, 70% është realizuar mirë.
    – Besoj se edhe këtu keni fituar shumë si Federatë. Të ardhura financiare, por dhe një imazh i mirë në UEFA dhe FIFA. Megjithatë duket sikur po humbasim tifozët President. Si do ta zgjidhni këtë pjesë, shortin me biletat apo edhe çmimet e biletave…
    – Padyshim që do ketë njerëz të kënaqur dhe të pakënaqur. Rëndësi ka që të gjithë të kenë shanse të barabarta për të qenë në stadium. Çmimet janë çështje tregu, nëse tregu i pranon, kërkesa është e madhe. Ne jemi organizatë sportive. Për të qenë burrë i mirë, mund “t’i bëjmë biletat pa lek”, por ky ekipi jonë nuk jeton dot pa lekë. Ekipi nuk ka të ardhura dhe nuk kontribon askush, as qeveria shqiptare. Ne marrim zero lek nga të gjithë. Të vetmet burime që tentojmë të bëjmë diçka dhe kemi bërë rezultate pozitive, ku kemi marrë pjesë edhe dy herë në Europian, është që të kemi të ardhurat nga biletat, të drejtat televizive dhe nga sponsorat, të cilët i kemi 100-fishuar. Për të qenë populist, do doja që të ishin me zero lek. Sot nuk dimë një mënyrë më të mirë sesa kjo, për të bërë shpërndarjen në mënyrë të paanshme. E di që kjo disa i lëndon, e di që ka grupe që kanë mbështetur kombëtaren gjithmonë, që duan të kenë privilegje dhe të drejtën prioritare për të qenë në stadium, por tashmë kjo do të vazhdojë kështu.
    – Një tjetër event i rëndësishëm dhe historik, ishte EURO 2025 për U-17. Cili ishte urimi më pikant? Çfarë ju thanë shokët nga UEFA, të premtuan ndonjë organizim tjetër?
    – Ishte lajm i mirë, kishim një lloj emocioni apo pasigurie, nëse ne ne vërtetë dimë ta organizojmë. Rezultoi një kampionat i organizuar shumë mirë. Ajo që më kënaq më shumë janë faleminderimet e ekipeve pjesëmarrëse në Europian. Pjesëmarrja ishte e kënaqshme. Numri mesatar i tifozëve ishte 4700 spektatorë, një shifër jo rekord, por vendi i dytë pas Gjermanisë në 2018. Ishte vërtetë një organizim i mirë, një test për një organizim tjetër. Tani jemi në një botë tjetër dhe formati i organizimit për U-21 është tjetër në 2027.
    – Me çfarë note do e vlerësonit këtë sezon të kampionatit shqiptar? A jeni i kënaqur?
    – Për mua kampionati shqiptar është i organizuar në mënyrë perfekte. Si pak kampionate në rajon, transmetohet 100% live në televizior. Një kampionat që arbitrohet 100% me sistem VAR. Ka patur numër të shtuar spektatorësh. Ka një garë mes klubeve, baraspeshë mes klubeve shumë më të mirë dhe të paparashikueshëm. Do ta vlerësoja vërtetë si një kampionat pozitiv. Ka krijuar dhe të ardhuara më shumë. Ka hapa pozitivë. Nga pikëpamja sportive, çdo vit është edhe më i mirë, dhe besoj se dhhe në kompeticionet europiane do ketë hapa pozitivë. Niveli i konkurrencës me sportet e tjera është i mirë sepse nuk kemi një sport tjetër konkurrent. Ne konkurrojmë me televizionet.  Sepse në Shqipëri shihen të gjitha kampionatet e tjera europiane, Italia, Gjermania, Anglia. Dhe ndeshjet luhen në të njëjtat ditë, por do të mundohemi të bëjmë një kalendar të tillë që mos të kemi përplasje me ndeshje të forta europiane. Të promovojmë dhe organizojmë më mirë. Dhe jam i sigurt që në kampionatin e ardhshëm do të kemi 20% më shumë tifozë në stadium.
    – President, më duket sikur keni humbur ndeshjen më të rëndësishme, atë me KOKSH, u miratuan ndryshimet që propozoi Fidel Ylli. Pra, parlamenti votoi KOKSH-in, jo ju. A ju shqetëson ky fakt?
    – Më shqetëson fakti sesi përgatitet një ligji, fakti sesi më pas miratohet dhe në fund të fundit u bë ligj. Pa asnjë konsultë me asnjë grup interesi sportiv, pa përfaqësuar asnjë interes të një organizate sportive, por thjesht të një individi. Nuk e di çfarë urgjence kishte që në këto ditë të nxehta, kush e kishte kërkuar këtë emergjencë përveç pretendentit për president të KOKSH, që të miratohet tani, në këto ditë vere. Një nga argumentat që i kam dhënë Ministres së Arsimit ka qenë që, Shqipëria, ne pretendojmë dhe urojmë që do të shkojmë në Europë. Dhe për të shkuar në Europë duhet të përafrojmë legjislacionin me legjislacionin në Europë. Pse duhet të bëjmë një urgjencë për të bërë një ndryshim ligjor, është ndryshuar shumë herë, sa herë i ndryshojnë interesat njerëzve që kanë influencë politike. Do jemi rrugës për në Europë, ta konsultojnë ligjin me partnerët europianë ku do të shkojmë, me UEFA dhe FIFA, me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, le të bëjmë një ligj që i shërben sportit. Nuk na kanë dëgjuar, por kjo nuk do të thotë që do të qëndrojmë duarkryq. Do të bëjmë përpjekjet tona juridike, publike për ta ndryshuar dhe për të bërë gjëra që i shërbejnë sportit.
    – Mendoni se ka diçka që fshihet në këtë nxitim…
    – Nuk na shqetëson interesi i institucionit tonë. Ligji parashikon që t’i japë të drejtë Komitetit Olimpik të drejtën e organizimit të aktiviteteve. Një gjë që ky ligj tashmë ndryshon sjelljen e mëparshme. Me ligj, federatë quhesh kur shteti të jep të drejtë për të organizuar një aktivitet. Shteti ka të drejtë që të ta heqë këtë të drejtë. Tani ka krijuar një organizatë paralele, ku Komiteti Olimpik ka të drejtën të organizojë. Po të dojë Komiteti Olimpik nesër organizon kampion mundje, çiklizmi, futbolli dhe çfarëdo. Ligji ka edhe krijimin e gjykatës së arbitrazhit sportiv, ku palët në konflikt do jenë sportistë, klube, Federata dhe vetë Komiteti Olimpik. Këta të fundit do caktojnë arbitrat, me pretendimin e ministrave që Fideli nuk i vendos të këqinj arbitrat. Le të shpresojmë.
    – A ka diçka personale mes jush dhe z.Fidel Yllit? Se me duket sikur ju bashkon vetëm ligji për bastet online?
    – Nuk ka asgjë personale, përveç koncepteve të ndryshme për organizimin e KOKSH. Për ligjin e basteve e kemi dhënë qëndrimin tonë, që mund të ketë përkuar me qëndrimin e të tjerëve. Edhe sot që flasim dhe para se të propozonim që kjo të ligjërohej, bastet kanë ekzistuar dhe ekzistojnë. Ne kemi thënë që përderisa ky aktivitet zhvillohet në të zezë, le ta kthejmë në të bardhë dhe le të ketë një benefit futbolli. Nuk ka ndonjë koordinim me askënd tjetër. Bastet janë aktive. Sporti nuk po merr lekë. Që mos të luhej fare, unë do të isha i lumtur sepse bastet janë drama sociale për shumë njerëz e familje.
    – Keni qenë shumë pranë kryeministrit Rama këtë periudhë, ishit së bashku në Mynih, në finalen e Champions League. Nuk e diskutuat me Ramën këtë pjesë, për ligjin e sportit? A e gëzon sot që flasim FSHF mbështetjen e qeverisë?
    – Nuk kam diskutuar me kryeministrin për ligjin. Kemi shijuar ndeshjen. Edhe gjatë kësaj periudhe, nuk e di nëse do jetë i informuar apo jo dhe nëse e kupton sesa dëm i bën sportit. Nuk besoj se qëndrimi jonë parimor sipas nesh për të mirën e sportit, cënon marrëdhëniet e Federarës me qeverinë. Ne na intereson partneriteti dhe e kemi pasur atë në organizime, investime dhe do vazhdojmë ta kemi.
    – Ironi e fatit apo jo, por nuk i votoi këto ndryshime Erjon Braçe, një nga zërat e fuqishëm kundër jush…
    – Nuk e di arsyen dhe nuk e di nëse ka votuar. Nëse ka kuptuar ndonjë gjë, ky është zhvillim pozitiv.
    – Në fakt pati disa fërkime me Ministrinë e Arsimit, edhe përpara se këto ndryshime të votoheshin, gjatë Asamblesë. Ju i kërkuat të mbani premtimet. A rrezikon që këto përplasje, nëse do e quajmë kështu, në mos realizimin e Euro2027 për U-21, apo edhe ndonjë aktivitet tjetër?
    – Asgjë personale, asgjë individuale. Ministria e Arsimt na kishte premtuar 20% të atij buxheti, nga rreth 4 milionë euro të shpenzuara për përimirësimin e infrastrukturës sportive, Ministria kishte premtuar që do na mbështeste me 1.1 milionë euro, të cilin akoma nuk e ka realizuar. Na pret një kampionat tjetër që është akoma më i vështirë. Nëse kemi kohë deri në shtator që kemi takimin e parë organizator, ne do i themi që do kemi mundësi apo jo që ta organizojmë.
    – President tani ndodhemi tek një pjesë shumë e rëndësishme e Federatës. Jemi tek muzeu, ku ka shumë trofe. Por, çfarë i mungon këtij muzeu? Cila është dëshira juaj si drejtues të shtoni këtu? Çfarë arritje?
    – Ka shumë gjëra që mendoj që duhet të arrijmë apo që duhet të përmirësohemi. Për të pasur më shumë njerëzish që luajnë futboll, duhet të punojmë shumë më shumë me trajnimin, me përgatitjen e të gjithë specialistëve që përgatisin futbollistë. Duhet të promovojmë më mirë dhe duhet të përmirësojmë infrastrukturën. Unë nuk ëndërroj thjesht një kampionat botëror, por e shikoj si një motiv për futbollistët dhe për të parë sa më shumë fusha të gjelbërta me fëmijë.
    – Më shuani një kuriozitet, mes dy Evropiane që shkuam, cilin do zgjidhje? Kush ishte më i bukuri për ju?
    – 2016-ta është historik sepse për herë të parë marrim pjesë. Ishte shumë i bukur, fatkeqësisht vetëm 3 ndeshje. Akoma më i bukur Gjermania 2024, në të gjitha këndvështrimet, qoftë sportivisht, qoftë mbështetja e publikut. Vërtetë është një kampionat, një turne që më ka pëlqyer. Ekipi jonë m’u duk i barabartë me të tjerat, pavarësisht se morëm më pak pikë se në 2016. Përballë kishim disa skuadra shumë të mira.
    – Këtu kanë ardhur Infantino, Ceferin dhe të tjerë presidentë të federatave europiane. Cili është plani juaj?
    Plani im është që të ndihmoj sa më shumë Federatën. Nëse do ta bëj këtë, jam shumë i lumtur. Nuk aspiroj për diçka më shumë.
    – Ishit në SHBA së fundmi për Botërorin e Klubeve, po në 2026 do të shkojmë në Amerikë, a besoni më?
    – Nuk e kam konsideruar asnjëherë si një objektiv i lehtë. Nuk është e lehtë, por asnjëherë e pamundur. Në kushtet ku jemi, gjërat janë vështirësuar, por nuk janë mbyllur. Kemi 4 takime që duhet t’i konsderojmë finale. Me një rezultat pozitiv në Serbi, na rihapet mundësia për një Play-Off. Mbetet një objektiv i vështirë, jo vetëm për tani, por edhe për të ardhmen. Por ne duhet ta synojmë. Ekipi ynë meriton ta synojë sepse kemi ekip me prespektivë.
    – I besuat sërish Sylvinho-s. Çfarë ju bindi?
    – Sylvinho është njeri i përkushtuar, një njeri që ka kontribuar. Ideale nuk ka, ideale është vetëm zoti.
    – Pyetja e fundit, në lidhje me të ardhmen. Pse vendoset të vijoni me FINAL4? Pse i besoni shifrave të FIFA-s, nuk keni në plan për të ndryshuar?
    – Në hapat e para të tij, Final Four ka prodhuar mirë, ka patur më shumë interes, ka prodhuar më shumë emocion dhe të ardhura. Nëse duhet të mbetet i tillë dhe ne jemi në këtë lloj diskutimi me anëtarët në garë, me klubet e futbollit dhe me ekspertët, nëse duhet të jetë i njëjtë, duke rrëzuar pikët e 4 ekipeve të para, apo duke ruajtur pikët e mbledhura gjatë kampionatit, apo përgjysmuar, këtë do ta vendosim brenda një afati 10-ditor bashkë me ekipet pjesëmarrëse.
    – Ku i bën pushimet presidenti i FSHF-s, brenda apo jashtë Shqipërisë?
    – I bëj në përgjithësi në Shqipëri, në det.
    – Në plazhe unë shoh gjyshër që mbajnë nipërit dhe prindërit bëjnë plazh. Po ju z.Duka bëni pjesë te kjo kategori?
    – Kam shumë dëshirë që t’i kem me vete, këtë vit nuk e kam fatin, se mami i vet nuk na le.
    – Me kaq shumë angazhime, keni kohë për familje? Si arrin të gjenin balancat, duket sikur jetoni mes Londrës dhe Shqipërisë?
    – Mendoj se e menaxhoj mjaftueshëm mirë, për të qenë 60% familjar i mirë.
     –  Ku e shihni veten në të ardhmen?
    – Pasi të mbaroj detyrën e Federatës, uroj që të kem pastaj, jo pushim, sepse vetë jeta ime nuk më lejon që të kem kohë të lirë, merrem me biznes.
    – Në Shqipëri njerëzit meren me thashetheme. Psh cili ka qenë thashethemi më absurd për ju?
    – Dëgjoj sa të duash, rreth meje, në lidhje me biznesin, futbollin.
    – Kur i lexoni komentet online që thonë “Duka s’ka për të ikur kurrë”, a qeshni apo mërziteni?
    – Në fakt, marrëdhënien me veten time e shikoj në dy botë. Njerëz në rrjete sociale që çfarë nuk thonë, njerëz që takoj në rrugë dhe ambiente sportive që kanë vlerësim pozitiv. Nuk e di se kush është e vërteta.
    – A është më e vështirë të menaxhosh një ndeshje të rëndësishme të Shqipërisë apo një darkë me drejtues politikë në të njëjtën tavolinë?
    – Ajo që është shumë e vështirë është që të menaxhosh emocionet e nivelit të lartë.
     – Sa e vështirë është të thuash “jo” në pozicionin që keni? Dhe a e përdorni shpesh atë fjalë në takime zyrtare?
    – Detyrimisht e them.
    – Nëse një ditë do të linit punën dhe do kishit kohë të lirë, çfarë do bënit të parën? Apo do zhdukeshit?
    – Në asnjë kohë nuk do zhdukem për sa kohë të kem mundësi të jem aktiv. E thashë, nëse nuk do jem aktiv në futboll, do jem në biznes. Pse jo dhe në ndonjë fushë tjetër.

  • Duka analizon futbollin shqiptar dhe ligjin e sportit: Cenon pavarësinë e federatave, do kërkojmë ndryshimin e tij

    Duka analizon futbollin shqiptar dhe ligjin e sportit: Cenon pavarësinë e federatave, do kërkojmë ndryshimin e tij

    – Në asnjë kohë nuk do zhdukem për sa kohë të kem mundësi të jem aktiv. E thashë, nëse nuk do jem aktiv në futboll, do jem në biznes. Pse jo dhe në ndonjë fushë tjetër./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • Presidenti i Komitetit Olimpik Kinez vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë, firmoset memorandumi i bashkëpunimit

    Presidenti i Komitetit Olimpik Kinez vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë, firmoset memorandumi i bashkëpunimit

    Me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, ka mbërritur në Tiranë për një vizitë pune Presidenti i Komitetit Olimpik të Kinës dhe njëherësh Ministër i Sportit, Gao Zhidan. Në një ceremomi të veçantë, presidenti Gao Zhidan është pritur në zyrat e KOKSH nga presidenti Fidel Ylli, zv/Presidenti Erlind Pëllumbi, Sekretari i Përgjithshëm Gerti Shima, zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, Rektori i Universitetit të Sporteve Agron Kasa, Drejtoresha e Akademisë Olimpike, Enkelejda Caushi dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.
    Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, në fjalën e tij ka vlerësuar miqësinë mes 2 popujve ndër vite dhe kontributin e ndërsjellë në disa fusha të jetës dhe cilësoi këtë vizitë si një moment historik, për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në sport. Presidenti Gao Zhidan është shprehur i impresionuar nga pritja që i është bërë në Tiranë dhe theksoi se miqësia mes Kinës dhe Shqipërisë është shumë e rëndësishme dhe bashkëpunimi mes dy Komiteteve Olimpike do të vijojë të forcohet edhe më tej.

    Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, z. Fidel Ylli dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kinez, z. Gao Zhidan, kanë firmosur një Memorandum bashkëpunimi, me qëllim çuarjen më tej të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit sportiv, si dhe promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe miqësisë tradicionale midis dy vendeve dhe dy Komiteteve Olimpike.
    Përmes këtij Memorandumi do të inkurajohet shkëmbimi i eksperiencave të profesionistëve të sportit, në disiplina të ndryshme, trajnime, shkëmbime eksperiencash në administrim sportiv, si edhe një vëmendje e shtuar në shkencë dhe mjekësinë sportive, që do të realizohet përmes Universiteteve të Sportit të të dy vendeve.
    Presidenti Fidel Ylli e cilësoi firmosjen e këtij Memorandumi një moment historik për sportin shqiptar dhe se ndihma që do të ofrojë Kina, si një superfuqi botërore, do të jetë shumë e vlefshme për federata dhe disiplina të ndryshme sportive.
    Presidenti Gao Zhidan e vlerësoi përpjeket e Komitetit Olimpik Shqiptar për të bashkëpunuar me Kinën dhe se Komiteti Olimpik Kinez e konsideron Komitetin Olimpik Shqiptar një partner të rëndësishëm.
    Në agjendën e vizitës 2 ditore në Tiranë, Presidenti i Komitetit Olimpik Kinez dhe Ministër i Sportit, Gao Zhidan ka zhvilluar një takim në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Shoqëruar nga Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, Sekretari i Përgjithshëm z. Gerti Shima, delegacioni kinez është takuar me Ministren Ogerta Manastirliu, ku është diskutuar për Memorandumin e Bashkëpunimit mes dy Komiteteve Olimpike dhe investimet e bëra në sport.
    Një vëmendje e veçantë gjatë bisedës i është kushtuar edhe mbështetjes që Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po i bën Projektit të Ekipeve Sportive në Shkolla, si një investim i rëndësishëm për të ardhmen e sportit shqiptar.
    ()