50 sportistë, mes tyre futbollistë, trajnerë, boksierë e lojtarë kriketi, kanë nënshkruar një letër, duke kërkuar nga UEFA përjashtimin e Izraelit nga garat ndërkombëtare, për shkak të “genocidit në Gaza”. Ndër ta janë Anwar El Ghazi, Cheick Doucouré (Crystal Palace), Hakim Ziyech, Sam Morsy, trajneri Nigel Pearson, kriketisti Moeen Ali dhe boksieri Zak Chelli.
Në dokumentin e siguruar nga “The Athletic”, sportistët theksojnë: “Sporti nuk mund të qëndrojë në heshtje kur nga soji ynë dhe civilë, përfshirë fëmijë, po vriten masivisht në Gaza”. Letra nderon edhe futbollistin palestinez Suleiman al-Obeid, i njohur si “Pelé palestinez”, i vrarë nga ushtria izraelite teksa priste ndihma humanitare. Mohamed Salah reagoi: “A mund të na thoni si, ku dhe pse vdiq?”
Ky apel kërkon që UEFA ta pezullojë menjëherë Izraelin derisa të respektojë ligjin ndërkombëtar: “Sporti nuk mund të jetë neutral ndaj padrejtësive. Heshtja do të thotë të pranosh se disa jetojnë më pak”. Edhe ekspertë të OKB-së, mes tyre Francesca Albanese, i bënë thirrje FIFA-s dhe UEFA-s për përjashtimin e Izraelit, duke kujtuar precedentët me Rusinë, pas pushtimit të Ukrainës. Fansat e Galatasaray shpalosën pankarta pro Palestinës në ndeshjen kundër Liverpool-it.
Tag: sportistë
-

“UEFA ta pezullojë Izraelin”; Pogba dhe 49 sportistë të tjerë i bëjnë apel publik Ceferinit
-

Mbahet maratona e notit në Pogradec, marrin pjesë mbi 100 sportistë
Për të pestin vit radhazi, Pogradeci organizoi Maratonën e Notit “Agron Ruvina” në nder të notarit rekordmen.
Pjesë e këtij kompeticioni u bënë më shumë se 100 sportistë të moshave dhe qyteteve të ndryshme të cilët garuan në dy disiplina, 300 m stil i lirë dhe në garën 2 km për profesionistët.
Për ata që e kanë njohur Agron Ruvinën një organizim i tillë iu rikthen emocione të mëdha, për vetë faktin se Ruvina ishte prej atyre notarëve të cilin jo vetëm duhet ta admiroje por edhe ta kishe mik. Për kohën që ai notoi vendosi disa rekorde noti.
Maratona e notit mblodhi sportistë të moshave të ndryshme të rinj dhe veteranë nga Tirana, Shkodra, Saranda, Pogradeci, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Në garën stil i lirë për 14-vjeçarët vendin e parë e mori pogradecarja Lizi Gusho, gara 2 km për profesionistë u fitua nga durrsaku Devi Shtaro, ndërsa gara e veteranëve u fitua nga pogradecarja Ana Angjellari. -

Edicioni i katërt “Enkelanës”, 600 sportistë nga vende të ndryshme marrin pjesë në maratonë
Pogradeci mirëpriti edicionin e katërt të maratonës Enkelana, një aktivitet sportiv ndërkombëtar që këtë vit mblodhi mbi 600 sportistë nga 40 vende të botës, duke shënuar një tjetër sukses në promovimin e qytetit dhe turizmit sportiv.
Gara u zhvillua në dy disiplina: 21 kilometra Lin–Pogradec dhe 11.5 kilometra Pogradec–Tushemisht, duke përfshirë itinerare piktoreske buzë liqenit dhe natyrës së pasur të zonës. Në garën kryesore triumfuan atletët nga Ukraina, Bogdan Semenovych për meshkuj dhe Natalya Semenovych, bashkëshortja e tij, për femra.
“Nuk ishte e lehtë, ishte një garë e vështirë, kjo edhe për shkak të temperaturave të larta. Unë isha i lodhur sepse dje kam bërë një garë, sot përsëri dhe nesër do të vrapoj. Është çështje pasioni. Është hera ime e dytë në Pogradec, jam kënaqur shumë. Nuk është se vrapova i vetëm, sepse edhe të tjerët ishin goxha mirë, por eksperienca fiton.”“Është hera ime e parë në maratonën e Pogradecit. Më pëlqeu atmosfera festive këtu, ishte më tepër se një garë. Më pëlqeu shumë fakti që ju na trajtoni si miq sesa garues.”
Në këtë maratonë morën pjesë edhe shumë shqiptarë nga diaspora, si dhe atletë nga Kosova, të cilët udhëtuan enkas për të garuar në Pogradec.
Një risi e këtij edicioni ishte përfshirja e garave për grupmoshat 40, 50 dhe 60 vjeç, duke dhënë një mesazh të fortë se sporti nuk njeh moshë dhe se gara është për të gjithë. Maratona Enkelana vazhdon të jetë jo vetëm një aktivitet sportiv, por edhe një festë që lidh kulturën, natyrën dhe jetën aktive në qytetin buzë liqenit.
/vizionplus.tv