Tag: sportin

  • Ligji për Sportin, Zhupa “thumbon” socialistët: Keni marrë konsultime dhe ekspertizë vetëm nga Fidel Ylli

    Ligji për Sportin, Zhupa “thumbon” socialistët: Keni marrë konsultime dhe ekspertizë vetëm nga Fidel Ylli

    Në seancën plenare të sotme, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ngriti kritika të forta ndaj projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për Sportin’”, duke e cilësuar si një përpjekje për të thelluar ndërhyrjen e shtetit në sportin shqiptar dhe për të kontrolluar strukturat sportive përmes fondacioneve e federatave.
    Zhupa argumentoi se projektligji bie ndesh me parimet e Kartës Olimpike dhe i jep rol të padrejtë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), veçanërisht në organizimin e aktiviteteve jashtëprocesit mësimor në bashkëpunim me institucionet arsimore.

    “Në nenin 3, KOKSH merr një rol zyrtar në aktivitetet sportive jashtë orarit të mësimit, duke cenuar kompetencat ekzistuese të federatave të sportit shkollor dhe universitar,” tha Zhupa.
    Ajo shtoi se projektligji zgjeron përkufizimin e “organizata sportive” duke përfshirë edhe fondacione të krijuara nga institucione publike, të financuara me fonde shtetërore. Zhupa e krahasoi këtë me modelin e centralizuar të kohës së komunizmit: “Po riktheni modelin e ndërmarrjeve me ekipet e veta. Sportin do ta bëni bashkë, ti zonja ministre dhe Fideli.”
    Një tjetër shqetësim i theksuar ishte mungesa e transparencës në financimet publike. “Në nenin 6 parashikohet financim direkt nga buxheti për organizata si KOKSH dhe fondacione të tjera sportive të ndërtuara nga vetë qeveria, pa kritere të qarta dhe pa transparencë. Është ndarje me standarde të dyfishta – të nënës dhe të njerkës.”
    Zhupa e përmbylli me një akuzë direkte ndaj kreut të KOKSH, Fidel Ylli, për përfshirje të drejtpërdrejtë në hartimin e ligjit: “Me zë dhe figurë, në Komisionin e Edukimit, Ylli e pranoi se e ka bërë vetë ligjin. Pra, është një akt i centralizuar, pa konsultim publik real.”

  • Ligji i ri për sportin, Duka kritika Ministrisë së Arsimit dhe Sportit: Synon të krijojë një arbitrazh sportiv klientelist

    Ligji i ri për sportin, Duka kritika Ministrisë së Arsimit dhe Sportit: Synon të krijojë një arbitrazh sportiv klientelist

    Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të FSHF, Presidenti Armand Duka shprehu pakënaqësinë e tij për ligin për sportin dhe i bëri thirrje Ministres së Arsimit dhe Sportit, Manastirliu të mos votohet një ligj që synon krijimin e një abritrazhi sportiv klientelist dhe të bashkëpunohet me të gjitha federatat dhe grupet e interesit për të prodhuar një paketë ligjore që do t’i shërbejë zhvillimit të sportit.
    “Në Komisionin Parlamentar, është propozuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, ndryshimi i ligjit për sportin. Pa mirëkuptimin e asnjë të interesuari për sportin dhe me kundërshtimin e argumentuar nga ekspertët tanë. Ai synon të krijojë një arbitrazh sportiv klientelist, aspak të pavarur dhe jo profesional.
    Në emër të organizatës më të madhe sportive në vend, i bëj thirrje për reflektim MAS-së, Komisionit Parlamentar dhe Parlamentit, që mos ta votojë atë ligj. Por të bashkëpunojmë me të gjitha federatat sportive, grupet e interesit dhe të prodhojmë një paketë ligjore që do t’i shërbejë zhvillimit të sportit”, – tha Duka gjatë fjalës së tij në Asamble.
    Sakaq, në pikën e fundit të rendit të ditës, anëtarët e Asamblesë së FSHF votuan pro për pezullimin pa afat të gjitha marrëdhënieve juridike të FSHF me KOKSH, deri në momentin kur: – Gjendja e ligjshmërisë të rikthehet; – Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të zbatohet plotësisht dhe – KOKSH të veprojë në përputhje me statutin e vet dhe normat ndërkombëtare të vetëqeverisjes së sportit.

  • Ligji i ri për sportin dhe “ngrirja” me KOKSH, Armand Duka e thotë hapur para Manastirliut

    Ligji i ri për sportin dhe “ngrirja” me KOKSH, Armand Duka e thotë hapur para Manastirliut

    Në ditën e sotme është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e FSHF, atje ku presidenti Armand Duka ka shprehur pakënaqësinë e tij për ligjin e sportit. Ai i ka bërë thirrje Ministres së Arsimit dhe Sportit, Manastirliut që të mos votohet një ligj që synon krijimin e arbitrazhit sportiv klientelist, por të ketë një bashkëpunim me federatat dhe gruept e interesit në mënyrë që të prodhohet një ligj sporti që do t’i shërbejë në të vërtetë zhvillimit të sportit shqiptar.
    “Në Komisionin Parlamentar, është propozuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, ndryshimi i ligjit për sportin. Pa mirëkuptimin e asnjë të interesuari për sportin dhe me kundërshtimin e argumentuar nga ekspertët tanë. Ai synon të krijojë një arbitrazh sportiv klientelist, aspak të pavarur dhe jo profesional.Në emër të organizatës më të madhe sportive në vend, i bëj thirrje për reflektim MAS-së, Komisionit Parlamentar dhe Parlamentit, që mos ta votojë atë ligj. Por të bashkëpunojmë me të gjitha federatat sportive, grupet e interesit dhe të prodhojmë një paketë ligjore që do t’i shërbejë zhvillimit të sportit!”, tha Duka gjatë fjalës së tij në Asamble.
    Ndërkohë një tjetër situatë që ka marrë shumë vëmendje është fakti se anëtarët e Asamblesë së FSHF kanë votuar pro për pezullimit pa afat të gjitha marrëdhënieve mes FSHF dhe KOKSH. FSHF kërkon të zbatohet plotësisht vendimi i gjykatës së arbitrazhit sportiv të Lozanës dhe të mos anashkalohet për përfitimet personale të disa individëve. Një vendim ky që i dha të drejtë FSHF dhe rrëzoi asamblenë e jashtëzakonshme të krijuar nga KOKSH që mori vendime shumë të rëndësishme dhe ku padrejtësisht u la jashtë edhe FSHF, Federata më e madhe sportive në vend. Një ngrirje marrëdhënies mes FSHF dhe KOKSH që duket se do të zgjasë derisa:
    – Gjendja e ligjshmërisë të rikthehet;– Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të zbatohet plotësisht; dhe– KOKSH të veprojë në përputhje me statutin e vet dhe normat ndërkombëtare të vetëqeverisjes së sportit.

  • Moggi sulmon Gravina: Mendon më shumë për veten se për sportin që përfaqëson

    Moggi sulmon Gravina: Mendon më shumë për veten se për sportin që përfaqëson

    Në faqet e gazetës “Libero” mund të lexohet një editorial i firmosur nga ish-drejtuesi i Juventusit, Luciano Moggi, në lidhje me krizën e kombëtares italiane: “Tani po kalojmë në situata qesharake, duke e lënë Spallettin në pankinë kundër Moldavisë, edhe pse ishte ‘verbalisht i shkarkuar’. Po të mos ishte vetë trajneri që e zbuloi këtë gjë, nuk do të kishte asnjë komunikim zyrtar.
    Duhet të pyesim pse të paktën nuk ia ngarkoi Buffon-it detyrën e vështirë të komunikimit. Mbetet e vështirë të kuptohet se cili është roli real i Gigi në gjirin e FIGC, përveçse të tregojë fytyrën e tij prej kampioni të së kaluarës.
    Shumë pak për situatën ku ndodhet futbolli italian sot, ndoshta ai nuk duhet t’iu nënshtrohet këtyre ‘uljeve në detyrë’. Jemi përballë një situate prej amatorësh të papërgatitur. Të shkarkosh një trajner pa pasur zëvendësuesin më duket komedi, ku fatkeqësisht aktori kryesor i këtij spektakli është vetë njeriu që është zgjedhur për të drejtuar anijen, Gabriele Gravina.
    Mjaftoi refuzimi i Ranierit për të hapur një gropë rreth emrit të trajnerit të ri, aq sa tani do të detyrohen të zgjedhin jo më të mirin, por thjesht atë që është i lirë në treg. Dhe të mendosh që deri më 2006 trajnerët bënin gjithçka për të kandiduar për pankinën e kombëtares italiane, nuk ndodhte kurrë që lojtarët të refuzonin ftesat, siç bëri Acerbi.
    Mungon qartë besimi tek ai që drejton, pra Gravina. Në futbollin e tij, shumica e klubeve zbresin në fushë me 10, ndonjëherë edhe me 11 të huaj, duke penguar rritjen e të rinjve tanë, që duhet të ishin baza e kombëtares.
    Do të mjaftonte një masë sportive për të kufizuar efektet e ‘dekretit të rritjes’, pa cënuar qarkullimin e lirë, duke lejuar çdo ekip të përdorte maksimumi 5 të huaj në garat zyrtare ose, nëse preferoni, të detyronte aktivizimin e të paktën 6 lojtarëve italianë.
    Gravina mund të thuhet se nuk ka ditur t’i japë një alternativë të denjë futbollit italian, sepse në momentin e zgjedhjes ishte i vetmi kandidat i mundshëm. Faji, pra, është edhe i sistemit që nuk ka prodhuar asgjë më të mirë.
    Nga ana tjetër, dihej që Gravina kishte më shumë interes për promovimin personal sesa për sportin që përfaqëson, i prirur për të bërë karrierë politike personale, siç e tregoi edhe ngjitja e tij si zv.president i UEFA-s pranë Ceferin-it.
    Nga ana tjetër, që në vitin 2006, dr.Giraudo e kishte dhënë paralajmërimin e tij, kur Serie A ishte ende kampionati më i mirë në botë dhe kombëtarja fitonte Kupën e Botës: ‘Ne po largohemi, do të shihni çfarë do të vijë pas nesh’. Tani po i shohin, por shumë bëjnë sikur nuk shohin asgjë”.

  • Vizioni për sportin/ Rama: Stadiume të reja për Vlorën, Korçën dhe Durrësin. Transformim i Pallatit të Sportit

    Vizioni për sportin/ Rama: Stadiume të reja për Vlorën, Korçën dhe Durrësin. Transformim i Pallatit të Sportit

    Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të mërkurë vizionin për sportin në Shqipërinë 2030, duke u ndalur tek investimet strategjike në këtë sektor, si dhe mbështetjen për sportin dhe nxitjen e një kulture të re sportive në vend. Duke folur mbi infrastrukturën sportive, Rama tha se ka ende nevojë për të bërë shumë akoma, ndërkohë që u ndal te projektet e stadiumeve të reja.
    ”Për stadiumet kemi çuar para 3 projekte të reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit, që tani janë në fazën e garave për partnerin privat”, tha Rama. Kryeministri informoi se të gjitha këto projekte do të zhvillohen si stadiumi kombëtar me partneritet publik-privat. Po ashtu Rama informoi se ka mbaruar edhe konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi”, i cili po ashtu do të zhvillohet me partneritet privat.

    Rama bëri të ditur se ka filluar edhe procesi për Pallatin e Sportit, që duhet të transformohet në Pallat Sporti që të jetë në gjendje të mikpresë edhe finale të nivelit më të lartë ndërkombëtar nga pikëpamja e kapacitetit.
    ”Atletika është sport kyç, ku shpresoj shumë që të gjejmë një mënyrë që të mbështesim federatën të atletikës që të hyjë në shkolla. Edhe në fund jam shumë i lehtësuar që ne e kemi zgjidhur problemin e kampionëve, ku nuk kemi më kampion që enden rrugëve.
    Kemi ndërtuar sistemin e gradave, në Forcat tona të Armatosura që i vlerëson kampionët dhe ju jep një prespektivë jete të qartë dhe i kthen në asete që i shërbejnë sportit dhe i shërbejnë vendit.
    Është shumë e qartë që buxheti për komitetin, që ka marrë një pozicion shumë të nderuar përtej për pritshmërive, është i pamjaftueshëm. Kështu ne vitin e ardhshëm do ta fillojmë me një rritje të buxhetit të komitetit. Edhe mendoj që ka ardhur koha që të ulemi me seriozitet që të mbyllim ligjin e sponsorizimeve”.

  • Rama prezanton vizionin për sportin në Shqipëri 2030: Erdhi koha të diskutojmë ligjin e sponsorizimit!

    Rama prezanton vizionin për sportin në Shqipëri 2030: Erdhi koha të diskutojmë ligjin e sponsorizimit!

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim në parkun e Komitetit Olimpik, ku prezantoi vizionin e Partisë Socialiste për sportin për “Shqipërinë 2030”.Në fjalën e tij, kryesocialisti u shpreh se ka ardhur koha për të mbyllur edhe ligjin e sponsorizimeve.
    Pjesë nga fjala e Ramës:“Ne jemi shumë të lehtësuar që kemi zgjidhur problemin e kampionëve. Sot nuk ka më kampionë që enden rrugëve.
    Është shumë e qartë që tanimë, buxheti për Komitetin Olimpik, që ka marrë një pozicion të nderuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, është i pamjaftueshëm, siç është për federatat e shumësportit. Me siguri do e nisim vitin e ardhshëm me rritjen e buxhetit të Komitetit Olimpik.
    Mendoj se ka ardhur koha të ulemi dhe ta diskutojmë me seriozitet ligjin e sponsorizimeve. Nuk ka qenë e lehtë, por sot është e mundur. Nëse sot ne kemi një shembull që s’mund të imagjinohej disa vite më parë, të fëmijëve që mësojnë të luajnë në skuadër në një nga shkollat më të famshme siç është ajo e Manchester City-t, shumë shpejt do të kemi të gjithë infrastrukturën e akademisë dhe shkollës në Durrës, ku ashtu siç e kemi biseduar me pronarët dhe drejtuesit teknikë të Manchester City-t, do të krijojmë një destinacion rajonal për talentet e futbollit.
    Po punojmë të krijojmë akademinë e tenisit në Durrës, të Rafa Nadalit. Kemi nisur diskutimet me NBA për akademinë e tyre. Ata duan ta bëjnë një akademi në rajon dhe i pëlqen ta vendosin në Shqipëri. Durrësin do e bëjmë një destinacion të një kompleksi me akademi sportive.”

  • “Shqiptarët janë më të civilizuar, e ndajnë sportin nga politika”, Duka: Uroj që Serbia të ketë nxjerrë mësime nga ndeshja e parë

    “Shqiptarët janë më të civilizuar, e ndajnë sportin nga politika”, Duka: Uroj që Serbia të ketë nxjerrë mësime nga ndeshja e parë

    Shqipëria dhe Serbia do të përballen sërish më njera-tjetrën, këtë herë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Armand Duka është besimplotë për një organizim pa inidente në sfidën e 7 qershorit. Kreu i FSHF-së ka deklaruar për emisionin “Favorit” në “T7” se shqiptarët dinë ta ndajnë sportin nga politka dhe se janë më të qytetëruar në shkallët e stadiumit. Ai shpresoj që Serbia të ketë nxjerrë mësime nga ndeshje e vitit 2014 në Beograd dhe që gjithçka të shkojë në mënyrën e duhur.
    “Ne kemi një eksperiencë me organizimin e ndeshjes ndaj Serbisë. Padyshim që kemi pasur masa të shtuara sigurie. Por kemi përfunduar me sukses organizmin e saj, pa incidente të mëdha. Ka patur faktikisht një goditje me gur të autobusit të futbollistëve serb në hyrje të Tiranës dhe ky ka qenë incidenti i vetëm. Mirë do të ishte që të mos ndodhte edhe ai. Jam shumë i bindur që ne përsëri do ta organizojmë mirë. Kam besim në eksperiencën organizatore, kam besim te ata që do të vijnë në shkallët e stadiumit.
    Më duket vërtetë që ne jemi më të civilizuar dhe dimë ta ndajmë sportin nga politika. Dimë t’i mbajmë emocionet sportive në sport. Ndihma reale që mund t’i japin skuadrës është që ta ndihmojmë atë sportivisht, ta përjetojmë si një ndeshje futbolli. Fitorja jonë është që të fitojmë rezultatin në fushë, të fitojmë 3 pikët dhe të ecim përpara. Kam besim edhe te policia e shtetit shqiptar, që do të na ndihmojë për ta organizuar shumë mirë.
    Ndërsa në Serbi eksperiencat janë negative. Duket sikur ata kanë shumë më shumë huliganizëm. Ne nuk kemi huliganizëm. Ata janë më pak të organizuar se ne, qoftë edhe nga pikëpamja e sigurisë shtetërore. Uroj të kenë nxjerrë mësime nga ndeshja e kaluar dhe të bëjnë çdo gjë mirë. Shumë e rëndësishme është që edhe të ndërgjegjësohen, qoftë edhe futbollistët serbë, qoftë edhe mbështetësit, që kjo është një ndeshje futbolli dhe ta interpretojnë si një ndeshje futbolli dhe si një festë sportive”, është shprehur Armand Duka./Sport Ekspres/

  • Fëmijët e Sarandës pedaluan për sportin dhe mjedisin në Ditën Ndërkombëtare të Shumësporteve

    Fëmijët e Sarandës pedaluan për sportin dhe mjedisin në Ditën Ndërkombëtare të Shumësporteve

    Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shumësporteve, Bashkia Sarandë organizoi një aktivitet simbolik me pjesëmarrjen e fëmijëve të qytetit, të cilët pedaluan në mënyrë festive, duke promovuar njëkohësisht vlerat e aktivitetit fizik dhe ndërgjegjësimin ekologjik.
    Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Çaçi, u shpreh se kjo nismë tashmë është kthyer në një traditë të bukur që bashkon sportin me mesazhin për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. “Fëmijët sollën entuziazëm dhe frymë pozitive, duke na kujtuar rëndësinë e lëvizjes dhe kujdesit për ambientin,” shkruajti ai në rrjetet sociale.
    Aktiviteti u zhvillua në disa rrugë të qytetit, ku fëmijët, të shoqëruar nga mësues dhe prindër, pedaluan me biçikleta, duke dhënë një shembull frymëzues për të gjithë qytetarët.

  • Berisha prezanton programin e PD-së për sportin: Do të dyfishojmë buxhetin! Ligji do t’i japë përgjigje të rreptë edhe pazareve për shitje dhe blerje të ndeshjeve!

    Berisha prezanton programin e PD-së për sportin: Do të dyfishojmë buxhetin! Ligji do t’i japë përgjigje të rreptë edhe pazareve për shitje dhe blerje të ndeshjeve!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar pasditen e sotme programin e PD-së për sportin.Në fjalën e tij, kryedemokrati u shpreh se sporti duhet të bëhet një element kapital i edukimit të të rinjve shqiptarë, ndërsa garantoi mbështetje të plotë dhe dyfishim të buxhetit për sportin.
    Berisha po ashtu tha se me ligjin për sportet do garantohen burimet financiare, por po ashtu do ti jepet edhe një përgjigje e rreptë shitjeve dhe blerjeve të ndeshjeve.Pjesë nga fjala e Berishës:
    “Me këtë program garantohet një riorganizim, një transformim tërësor i infrastrukturës ligjore, organizative të këtij sektori jashtëzakonisht të rëndësishëm për një vend dhe një shoqëri, siç është sporti.
    Në programin që ka hartuar departamenti i sportit, strategjia e sportit kombëtar është një strategji me të cilën së pari sporti çlirohet nga mafia qeveritare, e cila në çdo diktaturë është një pseudoaleat i sportit.
    Kur them unë këtë, vjen nga ana e dheut pse është vëllai i kryeministrit, merr klubin dhe vendos pabarazi absolute me klubet e tjera. Për meritën e vetme se mafia qeveritare përfaqësohet me vëllain e kryeministrit.
    Sporti do të ketë ligjin e vet, në të cilin do garantohen me ligj të gjitha burimet financiare transparente, të pastërta. Të gjitha investimet, sponsorizimet e sektorit privat dhe shtetëror me inkurajim të madh nëpërmjet të ligjit të sponsorizimit, të angazhimit të biznesit në mbështetje. Krahas kësaj, buxheti për sportin do të dyfishohet.
    Shanset e barabarta në raport me shtetin të klubeve, janë të domosdoshme për një garë të ndershme, fisnike të tyre brenda vendit dhe jashtë.
    Mafia qeveritare në sport është problematike edhe në pazaret që bëhen pas perdeve në ato që quhen shitje dhe blerje. Ligji do u japë përgjigjen më të rreptë”.

  • Pogoni: S’do bëjmë kinezërira si PS! Brenda 6 muajve amendim ligjit për sportin dhe sponsorizimin!

    Pogoni: S’do bëjmë kinezërira si PS! Brenda 6 muajve amendim ligjit për sportin dhe sponsorizimin!

    Pogoni: S’do bëjmë kinezërira si PS! Brenda 6 muajve amendim ligjit për sportin dhe sponsorizimin!

    Partia Demokratike ka shpalosur pasditen e kësaj të mërkurë programin e saj për Sportin. Në fjalën e tij, drejtuesi i Departamentit të Sportit në PD, Artan Pogoni u shpreh se ri-dimensionimi i sportit nuk kërkon ‘kinezërira’, teksa iu referua mazhorancës në pushtet, porse theksoi se brenda 6 muajve, PD do të amendojë ligjin për sportin dhe ligjin për sponsorizimin.

    Pogoni ngriti shqetësimin, se Shqipëroa është i vetmi vend në Evropë që nuk ka një strategji kombëtare për sportin, ndërsa shembullin më të mirë shtoi ai, mund ta gjejmë në rajon, në vende të tilla si Kosova dhe Mali i Zi.

    “Për herë të parë kemi rënë dakord që sporti të vetëqeveriset, të dalë më vete. Do vendosë një kod të ri financimi, drejtimi dhe vetëfinancimi, Vizioni i PD për sportin, për një Shqipëri aktive synon të shfrytëzojë sportin për të mirën e përbashkët, duke investuar në disiplina të ndryshme të sportit. Duke ri-demensionuar vlerat e sportit.

    Sporti ka si qëllim, jemi i vetmi vend në Evropë që s’kemi strategji kombëtare, ndërsa vende të rajonit, Kosova , Mali i Zi, e kanë ndërtuar një plan afatgjatë për sportin. Politikat zhvillimore, produkt i aktorëvë gjithëpërfshirës. Në ndihmë të këtij procesi brenda 6 muajve, do analizohet situata në vend. Do ngrihen grupe pune, strategji evropiane të sportit, si vend kandidat që jemi dhe ne, do thërrasim ekspertë.

    Ne s’do të bëjmë kinezërira, siç shpikin këta sot, por ne do të implimentojmë kartën evropiane të sporti për t’u bërë pjesë e BE edhe përmes sportit. Në fokus do jenë sportet tradicionale, që ngrenë lart flamurin shqiptar.

    Brenda 6 mujorit të parë do të amendojmë ligjin sportin dhe ligjin për sponsoirizmin, duke përshtatur ligjin evropian për sportin, dhe duke marrë si shembull ligjin e sponsorizimeve të Kosovës, që është më i përshtatshmi për t’u implementuar.

    Qeverisja aktuale që propagadon se bën namin në sport, 1.6 mln euro ka për sportin, subvencionohet. Premtimi i PD do të arrijë që në buxhetin e parë të shkojë në 1% të nivelit të buxhetit të shtetit. 2% e buxhetit të bashkive të shkojë për sportin dhe aktivitetet sportive. Ngritja e agjencisë kombëtare e sportit në varësi të kryeministrit dhe KM”, u shpreh Pogoni.