Silvinjo dhe Gjimshiti live konference, para Serbisë – Sporti im
Skip to content
error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!
Silvinjo dhe Gjimshiti live konference, para Serbisë – Sporti im
Skip to content
error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!

Napoli, kampion i Italisë, ka mbërritur në Vatikan për një audiencë private me Papa Leoni XIV. Dy autobusë të bardhë hynë nga “Porta del Perugino”, pasi skuadra kishte mbërritur në Romë me tren në orën 10:00. Conte dhe lojtarët e tij u pritën nga Ati i Shenjtë, i cili u shpreh: “Ndoshta nuk donit të duartrokisnit, sepse shtypi thotë që unë jam tifoz i Romës, por jeni të mirëpritur. Jo gjithçka që thotë shtypi është e vërtetë…”
Më pas Papa mbajti një fjalim për titullin kampion dhe shpirtin e skuadrës: “Fitorja e kampionatit është një arritje që vjen në fund të një rruge të gjatë, ku më shumë se sa një shpërthim i vetëm apo paraqitja e jashtëzakonshme e një kampioni, rëndësi ka puna ekipore. Kampionatin e fiton ekipi. Me ekip nënkuptoj si lojtarët, trajnerin me të gjithë stafin, por edhe shoqërinë sportive. Prandaj, jam i lumtur që ju mirëpres sot, për të vënë në pah këtë aspekt të suksesit tuaj, që për mua është më i rëndësishmi”.
Papa vazhdoi më tej: “Fatkeqësisht, kur sporti bëhet biznes, rrezikon të humbasë vlerat që e bëjnë atë edukativ. Madje, mund të bëhet edhe anti-edukativ. Duhet të kemi kujdes për këtë, sidomos kur kemi të bëjmë me adoleshentë. Iu bëj thirrje prindërve dhe drejtuesve sportivë: duhet pasur kujdes ndaj cilësisë morale të përvojës sportive në nivel konkurrues, sepse aty është në lojë rritja njerëzore e të rinjve. Mendoj se u kuptuam dhe nuk ka nevojë për shumë fjalë”.

Pas pak Çmimi i Madh i Francës, Kuartararo ‘Pole’ në shtëpi – Sporti im
Skip to content
Vazhdo leximin
error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!

1 Maj 2025
13:39
Telesport
Takimi me trofeun nr.100 në karrierë është shtyrë sërish për tenistin serb Novak Djokovic. Ish-numri 1 në botë ka vendosur të mos luajë në turneun Masters 1000 të Romës, që nis pas disa ditësh.
Duket se fituesi i 24 grand slam nuk është ende në formë, cka e kanë konfirmuar rezultatet e fundit. Eliminimi që në start në turneun tjetër Masters, atë të Madrid, bënë që ai të shohë me dyshim të ardhmen.
“Shpresoj që të vij vitin tjetër këtu, por nuk e di nëse do të jem si lojtar apo si tifoz”, tha serbi pas eliminimit nga Madridi. Deklaratë që lë të mendosh se ai mund të tërhiqet nga sporti në fund të sezonit.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se në këto momente kritike, kur Narkoqeveria ka dëmtuar jetën e të rinjve shqiptarë, sporti mbetet shpëtimi më i madh për ta dhe për shoqërinë.
Ai ka kritikuar qeverinë aktuale për injorimin dhe përçmimin e sportit, duke theksuar se mijëra të rinj, veçanërisht nga familjet e thjeshta, nuk kanë mundësi të ushtrojnë sport pasi mungojnë terrenet e duhura dhe mundësitë financiare.
Meta premtoi se, pas fitore plebishitare të 11 Majit, sporti do të kalojë një transformim madhështor dhe ai do të jetë mbështetësi dhe promovuesi më i fortë i tij në qeverisjen e ardhshme të opozitës.
Ai e mbylli mesazhin duke kërkuar mbështetje për Koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe për Ilir Metën, duke theksuar se ai do të mbajë gjithmonë fjalën e dhënë.
Postimi i plotë:
Në këto momente kaq kritike, kur Narkoqeveria ka toksikuar jetën e të rinjve shqiptarë me drogë dhe vese, sporti është dhe mbetet shpëtimi më i madh për ta dhe për gjithë shoqërine.
Aktualisht, ushtrimi i sportit për mijra të rinj të familjeve të thjeshta është absolutisht i pamundur, sepse mungojnë terrenet sportive pa pagesë dhe Qeveria e përbuz dhe përçmon sportin.
Si ish-sportist, kam bërë gjithçka për të mbështetur e ndihmuar zhvillimin e sportit.
Si Kryeministër, megjithëse në kohë tepër të vështira dhe me buxhet të kufizuar, kam bërë të pamundurën për sportin.
Meta ka qenë i pari Kryeministër që mbështeti financiarisht Kombëtaren e Futbollit dhe i pari Kryeministër që pajisi futbollistët e Kombëtares me pasaporta diplomatike.
Meta investoi për palestra dhe infrastrukturë sportive.
Meta vendosi standartet më të larta të shpërblimeve për sportistët që fitonin tituj sportivë Ndërkombëtarë dhe ngrinin flamurin e Shqipërisë.
Me fitoren plebishitare të 11 Majit, do bëjmë një transformim madhështor të sportit dhe unë ju jap fjalën se do të jem mbështetësi dhe promovuesi më i fortë i sportit në qeverisjen e ardhshme të opozitës dhe ju të gjithë e dini që unë fjalën e dhënë e mbaj me cdo kusht.
[✅️] [🗳] VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
[✅️] [🗳] VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

Një nga objektivat e pushtetit vendor, krahas të tjerave, është edhe masivizimi dhe rritja e cilësisë në sport. Atje ku buxheti ka qenë i qenësishëm dhe ku organizimi ka ardhur nga profesionistë rezultatet kanë qenë më të mira. Natyrisht, diferencën në rang vendi e bën Tirana, e cila ka numrin më të madh të sportistëve por edhe infrastrukturën më të plotë e më cilësore për zhvillimin e sportit. Por brenda qarkut Tiranë, Kamza, bashkia e saj, ka mundur të japë një tjetër shembull pozitiv se si mund të zhvillohet e avancojë sporti. Janë mbi 600 sportistë të regjistruar e angazhuar në veprimtari sportive në këtë bashki dhe rezultatet kanë qenë gjithnjë në rritje, aq sa sot sportistët dhe klubet sportive të Kamzës po rivalizojnë fort me bashkinë e Tiranës. Për të mësuar më shumë për situatën e sportit në Kamzë dhe projektet madhore të kësaj periudhe, Gazeta “SOT”, intervistoi shefin e sektorit të sportit në bashkinë e Kamzës, Luftar Kurti, i cili me modesti dhe brenda kostumit të zyrtarit pasqyroi arritjet, projektet e mëdha që synohen të realizohen, por edhe shtroi nevojën që Kamza të kishte një pallat sporti të ngjashëm me “Asllan Rusin” në Tiranë.
– Cila është korniza e sportit aktualisht në bashkinë e Kamzës?
– Sektori që drejtoj menaxhon veprimtaritë sportive në rang të bashkisë Kamzë, duke hartuar politikën vendore për të pasur sa më shumë të rinj e të reja që ushtrojnë sportin, por njëherësh për të pasur në vijimësi rritje të rezultateve, pra rritje të cilësisë sportive. Ne si bashki kemi një numër të konsiderueshëm disiplinash sportive, qofshin këto në sporte kolektive apo individuale. Kemi basketboll, peshëngritje, boks, kikboks, karate, taekundo, futboll për moshat etj. Qëllimi ynë është që të përfaqësohemi me çdo disiplinë sportive dhe mund të them se kemi një progres nga viti në vit, si në numër sportistësh ashtu dhe në cilësinë sportive brenda bashkisë, por edhe krahasuar me bashkitë e tjera të vendit.
– Sa sportistë keni të regjistruar në dosjet tuaja të sportit e sa prej tyre trajtohen nga bashkia?
– Nëse përfshijmë numrin total të sportistëve në të gjitha disiplinat janë mbi 600 sportistë në total. Por nga këta trajtohen me mbështetje financiare klubet dhe individët që bëjnë diferencë në cilësi edhe në rang kombëtar. Pra trajtohen kryesisht ekipet që luajnë në ligat elitare sportive si basketbolli etj, ose individë që arrijnë në nivel kampionësh në garat kombëtare.
– A jeni të kënaqur me gjendjen, me rezultatet e sportit në Kamzë, sidomos e krahasuar kjo me bashkitë e tjera?
– Jemi të kënaqur, natyrisht. E përsëris, kemi progres në sasi e në cilësi. Unë mund të them hapur që sporti në Kamzë lulëzon. Këtu po përmend angazhimin në projektin e madh të KOKSH-it, me 48 ekipe sportive në shkolla, ku jemi të angazhuar në volejboll, basketboll etj. Mos harrojmë që në këtë projekt të madh kombëtar sportiv, marrin pjesë 12 mijë nxënës në rang vendi. Aktiviteti ka shumë rëndësi, pasi nga sporti në shkollë dhe përfshirja e shkollave, do të seleksionohen elementët më të mirë të së ardhmes, që angazhohen më tej në shoqatat e klubet sportive. Seleksionimi në shkollë është një hap i rëndësishëm për të pasur sport cilësor e të qëndrueshëm në objektiva. Angazhimi ynë në këtë projekt është në nivel qarku dhe kombëtar, ndaj e kemi vlerësuar seriozisht.
– Cilat janë projektet më madhore të këtij viti që do të marrin angazhimin tuaj si bashki?
– Janë disa projekte, jemi të përqendruar për të bërë më të mirën. Projekti i ekipeve sportive në shkolla është një prej tyre, por ai është projekt afatgjatë, si krijimi i ekipeve të taekundosë, boksit, karatesë etj. Këtu në Kamzë ne zhvillojmë kupën rinore “Sfida”, aktivitet që e organizon drejtpërdrejt bashkia jonë. Në këtë aktivitet zhvillohen shahu, pingpongu, volejbolli, basketbolli etj. Ajo që vlen të theksohet e që më jep kënaqësi është se në këto veprimtari nuk ka vetëm meshkuj, por edhe vajza, duke dëshmuar për angazhim dhe rritje cilësie në të dy gjinitë. Mos harrojmë që kemi edhe atletikën, “mbretëreshën” e sporteve, ku në kuadër të saj organizojmë “Maratonën e Kamzës”. E kemi bërë vitin e kaluar, do ta bëjmë edhe këtë vit, pasi ka goxha pjesëmarrje nga rajoni. Kjo punë kolosale me sportin në Kamzë vjen, njëherësh falë mbështetjes së kryetarit të Bashkisë së Kamzës, z.Rakip Suli, një mbështetje e fuqishme dhe e pakushtëzuar, por edhe falë investimeve të bëra gjatë këtyre viteve në ndërtimin dhe rindërtimin e palestrave të reja dhe ambienteve sportive, të cilat kanë mundësuar zhvillimin normal të aktiviteteve sportive.
– Është folur shumë dy vitet e fundit për një rivalitet edhe në sport midis bashkisë së Kamzës dhe bashkisë së Tiranës. Sa e ndjeni këtë rivalitet?
– Shiko, sa i takon buxhetit dhe larmishmërisë sportive nuk mund të krahasohemi, pasi Tirana në këtë drejtim bën diferencë të madhe jo vetëm me ne por edhe me bashkitë e tjera të mëdha. Por ne kemi dëshmuar këto vite që mund ta rivalizojmë Tiranën në cilësi sportive. Sidomos me sportin në shkollë, ku mund të them pa frikë që jemi më mirë ne. Kështu, në kuadër të aktiviteteve në rang qarku, ne si Kamza nxorëm 5 kampionë, Tirana nxori 2 e Vora 1. Kjo tregon shumë në aspektin e cilësisë.
– Infrastruktura është një tjetër element që ndikon në cilësinë sportive. Cila është infrastruktura sportive e Kamzës sot? A i përmbush ajo nevojat që ka komuniteti?
– Vitet e fundit ka pasur një intensifikim të investimeve në infrastrukturën sportive dhe sot, sektori jonë i sportit në Bashkinë e Kamzës, ka në fondin e vet dhe në përdorim 16 palestra sportive, prej të cilave dy palestra janë të standardeve olimpike. Konkretisht, palestra “Halit Coka” dhe palestra “Hillari Klinton”. Stadiumi i futbollit është ai që ishte, e përdoret nga grupmoshat tona të futbollit. Sa i takon projekteve të së ardhmes, mund të them që ne si bashki do të bëjmë një impiant të ri futbolli në Valias, me fushë të re dhe me 2500 ulëse. Ky impiant do të jetë me standardet e nevojshme dhe do të plotësojë nevojën e komunitetit. Jemi optimistë që gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur dhe si staf e si bashki në tërësi jemi plotësisht të motivuar për t’i përmbushur këto objektiva. Por, krejt në fund, më duhet të them se ne si bashki kemi nevojë për një investim strategjik për sportin në Kamzë. Ne na duhet një pallat sporti, një impiant i ngjashëm me “Asllan Rusin”, i cili do të përmbushte njëherësh nevojat për shumë ekipe e individë. Pjesa tjetër e infrastrukturës sportive në Kamzë është e mirë dhe krejtësisht në funksion.
Intervistoi: Adriatik BALLA

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Sarandë, Ina Zhupa, ka zhvilluar një takim me sportistët e qytetit, ku ka prezantuar programin e PD-së për zhvillimin e sportit. Ajo u ndal te problematikat që përballen sportistët dhe premtoi mbështetje të drejtpërdrejtë për ta.
Zhupa theksoi se sporti do të ketë një ligj të posaçëm, i cili do të sigurojë burime financiare të qarta dhe transparente, ndërsa përfshiu edhe angazhimin e biznesit përmes ligjit të sponsorizimit.
“Sporti do të ketë ligjin e vet, në të cilin do garantohen me ligj të gjitha burimet financiare transparente, të pastërta. Ligji i sponsorizimit do realizojë angazhimin e biznesit në mbështetje të sportit.”
Ajo premtoi gjithashtu dyfishim të buxhetit për sportin, investime në infrastrukturë, kushte moderne stërvitjeje dhe ndërtimin e një pallati sporti për Sarandën, bashkë me investime në pishina.
“Saranda do ketë pallatin e saj të sportit, investohet për pishina. Stimulohen talentet e reja dhe mbështeten dhe shpërblehen.”
Zhupa e mbylli fjalën me një mesazh që lidh sportin me zhvillimin e shoqërisë:
“Sporti edukon, sporti largon nga veset, sporti ndikon në shëndet cilësor, sporti socializon, sporti të bën edhe kampion. Shqipëria Madhështore nuk mund të jetë kurrë e tillë pa një sport madhështor. Kampionët janë njësha dhe duan vetëm njëshin.”

Kandidatja e Partisë Socialiste për Qarkun e Korçës, Vinjola Rota, ka shpërndarë një mesazh të qartë dhe frymëzues në rrjetet sociale, duke vënë theksin te rëndësia e sportit si themel i një shoqërie të shëndetshme. Në postimin e saj, Rota ndalet te roli i sportit në edukimin e fëmijëve dhe ndërtimin e karakterit të tyre, duke e lidhur këtë çështje edhe me përkushtimin personal të familjes së saj ndaj zhvillimit të brezave të rinj. Ajo bën thirrje për një investim të përbashkët në të ardhmen përmes sportit dhe edukimit, duke e konsideruar këtë si një prioritet për një Korçë më aktive dhe më të shëndetshme.
“Sporti është zemra e një shoqërie të shëndetshme! Në Korçë, sporti nuk është vetëm aktivitet fizik, por një mënyrë për të ndërtuar karakterin, disiplinën dhe bashkëpunimin tek fëmijët tanë. Si nënë dhe si kandidate për deputete e Partisë Socialiste, jam krenare që familja ime është e përkushtuar ndaj sportit, duke kontribuar në zhvillimin e brezave të rinj. Le të investojmë së bashku në të ardhmen e fëmijëve tanë përmes sportit dhe edukimit! #KorçaAktive #SportiPërTëGjithë #FamiljaDheSporti #PSKorçë #EdukimiPërmesSportit”, shkruan Rota.

Një lajm i hidhur ka prekur ditën e sotme botën e futbollit dhe të arbitrimit të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për ish-arbitrin dhe vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Mentor Sopjanin që është ndarë nga jeta.
Në moshën 54-vjeçare, Sopjani nuk arriti dot të mposhtë sëmundjen e rëndë që e kishte prekur prej kohësh.
Sopjani luftoi për një kohë të gjatë me kancerin, për të mbyllur sytë përgjithmonë në Itali.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar pasditen e sotme programin e PD-së për sportin.Në fjalën e tij, kryedemokrati u shpreh se sporti duhet të bëhet një element kapital i edukimit të të rinjve shqiptarë, ndërsa garantoi mbështetje të plotë dhe dyfishim të buxhetit për sportin.
Berisha po ashtu tha se me ligjin për sportet do garantohen burimet financiare, por po ashtu do ti jepet edhe një përgjigje e rreptë shitjeve dhe blerjeve të ndeshjeve.Pjesë nga fjala e Berishës:
“Me këtë program garantohet një riorganizim, një transformim tërësor i infrastrukturës ligjore, organizative të këtij sektori jashtëzakonisht të rëndësishëm për një vend dhe një shoqëri, siç është sporti.
Në programin që ka hartuar departamenti i sportit, strategjia e sportit kombëtar është një strategji me të cilën së pari sporti çlirohet nga mafia qeveritare, e cila në çdo diktaturë është një pseudoaleat i sportit.
Kur them unë këtë, vjen nga ana e dheut pse është vëllai i kryeministrit, merr klubin dhe vendos pabarazi absolute me klubet e tjera. Për meritën e vetme se mafia qeveritare përfaqësohet me vëllain e kryeministrit.
Sporti do të ketë ligjin e vet, në të cilin do garantohen me ligj të gjitha burimet financiare transparente, të pastërta. Të gjitha investimet, sponsorizimet e sektorit privat dhe shtetëror me inkurajim të madh nëpërmjet të ligjit të sponsorizimit, të angazhimit të biznesit në mbështetje. Krahas kësaj, buxheti për sportin do të dyfishohet.
Shanset e barabarta në raport me shtetin të klubeve, janë të domosdoshme për një garë të ndershme, fisnike të tyre brenda vendit dhe jashtë.
Mafia qeveritare në sport është problematike edhe në pazaret që bëhen pas perdeve në ato që quhen shitje dhe blerje. Ligji do u japë përgjigjen më të rreptë”.