Tag: sport

  • 3 super përforcimet që Barcelona synon për verën e vitit 2026

    3 super përforcimet që Barcelona synon për verën e vitit 2026

    7 Tetor 2025

    19:33

    Telesport

    Barcelona ka filluar që tani të mendojë dhe të veprojë për merkaton e vitit të ardhshëm, me qëllim për të përmirësuar sa më shumë skuadrën aktuale. “SPORT” raporton se Barcelona do të bëjë të paktën 3 përforcime: Një qendërmbrojtës, një mbrojtës anësor dhe dhe një qendërsulmues.
    Drejtuesit e Barcelonës po ndjekin dy emra përsa i përket qendërmbrojtësit që po kërkojnë: Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund, 25 vjeç) dhe Gonçalo Inácio (Sporting Lisbon, 24 vjeç).
    Përsa i përket mbrojtësit anësor, ideja është të rekrutohet një specialist që mund të jetë vendimtar me vrapimet e tij në krahë. “Balde dhe Koundé janë lojtarë të nivelit të lartë, por trajneri gjerman beson se skuadra ka një dobësi atje krahasuar me klubet e tjera elitare evropiane”, shpjegon “SPORT”.
    Përsa i përket qendërsulmuesit, dëshira e madhe është Julian Alvarez, për të cilin Atletico Madrid kërkon mbi 150 milionë euro. Emra të tjerë interesantë janë Serhou Guirassy, Lautaro Martinez dhe sulmuesi i ri premtues, Karl Etta Eyong.

  • “Ndërtimet pa leje, sport kombëtar”/ Rama ironi me Berishën: 7 vite ‘non grata’ për ata që punojnë në shtet e…

    “Ndërtimet pa leje, sport kombëtar”/ Rama ironi me Berishën: 7 vite ‘non grata’ për ata që punojnë në shtet e…

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar që çdo punonjës i shtetit që kapet me ndërtime pa leje, nuk do të lejohet më të punojë në shtet për 7 vite.
    Në një konferencë nga Kryeministria, Rama nuk ka kursyer ironitë edhe me kreun e PD Sali Berisha, për të cilin tha se në kohën kur ishte Kryeministër e deklaronte Bathoren si mrekullinë e 8-të të botës, pasi ishte ndërtuar i gjithi pa leje.
    Edi Rama:
    “Sporti i ndërtimeve pa leje është zhvilluar se sport kombëtar, është nxitur dhe nga lart, ishte dikush para meje që Bathoren e quante mrekullinë e 8-të të botës sepse e quante i vetmi qytet në botë i ndërtuar i gjithi pa leje.
    Globi nuk ka 7 mrekulli për 8. Edhe punonjësit e shtetit janë marrë me ndërtime pa leje. Në rast se kjo konstatohet, do të ndalohet të punojë në shtet për 7 vite që nga momenti që do t’i njoftohet masa”.

  • Rrëfehet “pa dorashka” medalistja olimpike, tashmë yll në “OnlyFans”: Isha e sek*ualizuar në sport…

    Rrëfehet “pa dorashka” medalistja olimpike, tashmë yll në “OnlyFans”: Isha e sek*ualizuar në sport…

    3 Tetor 2025

    10:42

    Alfred Lleshi

    Alysha Newman, atletja kanadeze dhe fituese e një medaljeje olimpike në Paris, ka pozuar për një set fotografik me revistën “Maxim”. Përveç karrierës në atletikë, ajo është edhe një nga yjet e platformës “OnlyFans”.
    “Kur isha e vogël më thanë se duhej të zgjidhja; të bëhesha atlete ose modele. Nuk e kuptoja pse nuk mund t’i bëja të dyja. Për një kohë të gjatë i besova dhe zgjodha atletikën. Ia dhashë gjithë zemrën dhe shpirtin tim”, – rrëfeu Newman, e para femër kanadeze që ka fituar një medalje olimpike në kërcim me shkop.

    Ajo pranoi se medalja ishte kurorëzim i punës së madhe: “Magjia e vërtetë ishte ndjesia se po kaloja formën më të mirë, po jepja gjithçka. Pastaj, në podium, ndjeva krenarinë e të qenurit kanadeze. Ishte një mësim përulësie”.
    Objektivi i saj më i madh është që gjenerata e ardhshme të ketë shanse reale për të ndjekur ëndrrat: “Asnjë atlet i ardhshëm nuk duhet të mbetet pas për shkak të kushteve familjare apo financiare”. Mbi vendimin e saj për t’i hyrë botës së “OnlyFans”, shtoi: “Në sport më seksualizonin, pavarësisht se çfarë vishja. Duke hapur ‘OnlyFans’, doja të isha pjesë e diçkaje që mund ta kontrolloja vetë”.

  • Tirana dhe Vllaznia e donin për pankinën, klubi ndan përfundimisht rrugët me trajnerin

    Tirana dhe Vllaznia e donin për pankinën, klubi ndan përfundimisht rrugët me trajnerin

    Ardian Nuhiu është zyrtarisht pa skuadër. Klubi i Gjilanit ka njoftuar vendimin për trajnerin, që më parë ka qenë edhe në radarin e Vllaznisë dhe Tiranës.
    Gjilani po rezulton një zhgënjim deri tani. Pas 7 javësh ka vetëm 7 pikë të grumbulluara.

    Nuhiu
    Njoftimi i Gjilanit:
    “Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional, në mënyrë të dyanshme është mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Ardian Nuhiu.
    Klubi e falënderon trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Sport Club Gjilani. Puna dhe profesionalizmi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara nga të gjithë ne. Sport Club Gjilani i uron trajnerit Nuhiut shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional. Klubi do të njoftojë së shpejti opinionin publik për hapat e mëtejmë në lidhje me stafin teknik dhe drejtimin e skuadrës”.
    © BalkanWeb

  • Super e mërkura e Champions

    Super e mërkura e Champions

    Mbrëmja e sotme do të jetë një natë magjike për futbollin evropian, pa hezitim mund t’i referohemi si “Super e Mërkura Champions”, me 4 përplasje të mëdhenjsh që premtojnë spektakël, emocione dhe dramë në fushën e blertë. Një natë nga ato që bëjnë bashkë tifozët që jetojnë për këto momente. Një natë kampionësh, të cilët jua sjell më afër vetëm Tring, platforma sportive më e madhe në Shqipëri.

     

    Në Tring Sport 1, nga mitiku “Anfield”, Liverpool përballet me Atletico Madrid, në një duel që mund të jetë përkufizimi i saktë i togfjalëshit “luftë taktike”. Slot kundër Simeones në një përballje filozofish, ku intensiteti dhe nervi do të jenë në çdo centimetër të fushës.

    Në Tring Sport 2, drejtpërdrejt nga Mynihu, Bayern pret Chelsea. Me yjet në superformë dhe një “Allianz Arena” që do të digjet nga atmosfera, bavarezët tentojnë dominimin, por “Blutë” e Londrës, ambiciozë më shumë se kurrë, vijnë të motivuar për fitore.

    Ndërkohë, në Tring Sport 3, drejtpërdrejt nga Amsterdami, një përballje klasike e futbollit kontinental, për kënaqësinë e të gjithë tifozëve zikaltër, Ajax përballë Interit. Holandezët teknikë përballë italianëve të papërmbajtshëm.

    Në Tring Sport 4, direkt nga Parisi, PSG, kampione e Evropës, sfidon Atalantën, një nga skuadrat më të guximshme që ka prodhuar futbolli italian në vitet e fundit. Francezët, me një repart sulmues të frikshëm, duan të vendosin qartë statusin e tyre si pretendentë kryesorë, por Atalanta vjen për të surprizuar.
    Katër arena legjendare, katër duele gjigantësh, një mbrëmje e vetme…
    Një spektakël që vetëm Liga e Kampionëve dhe Tring Sport mund ta ofrojnë.

    Futbolli evropian po shkruan një tjetër faqe të paharrueshme në historinë e vet dhe ti duhet të jesh pa asnjë dyshim aty ku luhet loja e vërtetë, në Tring Sport.
    Abonohu duke nisur nga 11900 lekë dhe rreshtohu me kampionët!
    Dhe mos harro, motoja është vetëm 1: Sportifikohu… Me Tring, sigurisht!  

  • Futbolli i yjeve ‘zbret’ në Tring Sport

    Futbolli i yjeve ‘zbret’ në Tring Sport

    Është koha për superduelet evropiane
    Është koha për spektakël në Serie A, është koha për Superderbin e Italisë. Mitiku Juventus – Inter “i vë flakën” Torinos dhe fundjavës në TRING SPORT.

    Tring2
    Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të shumëpritura të sezonit, ndeshja e rivalitetit të përjetshëm mes dy kryeqendrave italiane, ndeshja që ndez tifozerinë e zjarrtë. Bashkë me Milan – Bologna, Fiorentina – Napoli, apo klasikun plot histori Bayern – Hamburg në Bundesligën gjermane do të jenë në qendër të maratonës sportive të kësaj fundjave sensacionale në TRING, platformën sportive më të madhe në Shqipëri.
    Tring3
    Ndërkohë, me javën e parë të Fazës së Ligës në Champions, rikthehet futbolli i yjeve dhe mesjava ofron super duelet evropiane.
    Tring4
    E marta sjell një përballje epike, “Zonja e Vjetër” e Italisë pret në shtëpi Dortmundin gjithmonë në sulm, ndërkohë që e mërkura sjell dy supersfida në dy skena emblematike të futbollit, në “Munchen Arena” kampionët bavarezë presin befasuesit londinezë, teksa në “Anfield” Reds-at legjendarë sfidojnë Atleticon e Simeones.
    Tring5
    Të enjten, në të tretën mbrëmje elektrizuese Champions këtë start sezoni, në Etihad, City i Guardiolës pret Napolin e Contes, në një ndeshje që premton ritëm e intensitet. Emocione, gola, dramë, pasion që pushton botën… Kjo është arena e madhështisë absolute.
    Tring6
    Liga e Kampionëve, kampionati italian dhe ai gjerman, 3 superligat “magnet” për të gjithë tifozët shqiptarë, për herë të parë në Shqipëri brenda një pakete sportive, janë në qendër të propozimit ekskluziv që Tring Sport ofron.
    Tring7
    Një maratonë transmetimesh sportive në çdo ditë të javës dhe një paketë e përshtatshme për çdo tifoz apo familje. Sidomos nëse bëheni edhe ju protagonistë, duke përfituar nga oferta e momentit duke nisur nga 11900 lekë për abonimet 12-mujore në aplikacionin Tring.
    Bëhu edhe ti pjesë e lojës dhe Sportifikohu… Me Tring, sigurisht!
    Tring8
    ()

  • Futbolli i yjeve “zbret” në Tring Sport! Është koha për superduelet evropiane

    Futbolli i yjeve “zbret” në Tring Sport! Është koha për superduelet evropiane

    Është koha për spektakël në Serie A, është koha për Superderbin e Italisë. Mitiku Juventus-Inter “i vë flakën” Torinos dhe fundjavës në TRING SPORT.

    Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të shumëpritura të sezonit, ndeshja e rivalitetit të përjetshëm mes dy kryeqendrave italiane, ndeshja që ndez tifozerinë e zjarrtë.

    Bashkë me Milan – Bologna, Fiorentina – Napoli, apo klasikun plot histori Bayern – Hamburg në Bundesligën gjermane do të jenë në qendër të maratonës sportive të kësaj fundjave sensacionale në TRING, platformën sportive më të madhe në Shqipëri.

    Ndërkohë, me javën e parë të Fazës së Ligës në Champions, rikthehet futbolli i yjeve dhe mesjava ofron super duelet evropiane.

    E marta sjell një përballje epike, “Zonja e Vjetër” e Italisë pret në shtëpi Dortmundin gjithmonë në sulm, ndërkohë që e mërkura sjell dy supersfida në dy skena emblematike të futbollit, në “Munchen Arena” kampionët bavarezë presin befasuesit londinezë, teksa në “Anfield” Reds-at legjendarë sfidojnë Atleticon e Simeones.

    Të enjten, në të tretën mbrëmje elektrizuese Champions këtë start sezoni, në Etihad, City i Guardiolës pret Napolin e Contes, në një ndeshje që premton ritëm e intensitet. Emocione, gola, dramë, pasion që pushton botën… Kjo është arena e madhështisë absolute.

    Liga e Kampionëve, kampionati italian dhe ai gjerman, 3 superligat “magnet” për të gjithë tifozët shqiptarë, për herë të parë në Shqipëri brenda një pakete sportive, janë në qendër të propozimit ekskluziv që Tring Sport ofron.

    Një maratonë transmetimesh sportive në çdo ditë të javës dhe një paketë e përshtatshme për çdo tifoz apo familje. Sidomos nëse bëheni edhe ju protagonistë, duke përfituar nga oferta e momentit duke nisur nga 11900 lekë për abonimet 12-mujore në aplikacionin Tring.
    Bëhu edhe ti pjesë e lojës dhe Sportifikohu… Me Tring, sigurisht!

  • Festivali i futbollit/ Luis Figo, Aljosha Asanoviç e Jahmir Hyka vlerësojnë eventin dhe punën e FSHF

    Festivali i futbollit/ Luis Figo, Aljosha Asanoviç e Jahmir Hyka vlerësojnë eventin dhe punën e FSHF

    Kjo e enjte ishte ndryshe për Federatën e Futbollit, pasi në selinë e saj zbarkuan emra të mëdhenj të futbollit europian. Përkrah Presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të federatave europiane dhe ambasadorë të UEFA-s në kuadër të festivalit të futbollit për fëmijë, pjesë e programit “Futbolli në Shkolla”.

    Aktiviteti u shoqërua edhe me zhvillimin e një ndeshjeje futbolli ku morën pjesë Presidenti Čeferin, Luís Figo, Aljoša Asanović, trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, dy zëvendës-trajnerët Zabaleta dhe Doriva, Jahmir Hyka dhe fëmijët nga shkollat lokale.

    Pas ndeshjes, në një prononcim për mediat, Luis Figo, ambasador i UEFA-s dhe një nga legjendat më të mëdha të futbollit europian u shpreh i lumtur për praninë e tij sot në Tiranë.

    “Që nga hera e fundit që kam qenë këtu, shoh një ndryshim të madh. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Sa herë vij, ndjej një mbështetje të madhe nga të gjithë ata që e duan futbollin.

    Legjenda portugeze vlerësoi sportistët e rinj shqiptarë, duke i këshilluar që të gjejnë balancën mes edukimit dhe sportit në jetë.

    “Janë shumë të rinj, por mendoj se, ashtu si në çdo vend tjetër, gjëja më e rëndësishme është të gjesh balancën mes edukimit dhe sportit. Nëse studion dhe i kushton kohë mësimeve, ndërkohë që luan edhe sport, veçanërisht futboll, është edhe më mirë.

    Mendoj se gjëja më e rëndësishme, jo vetëm në sport por edhe në jetë është pasioni për atë që bën. Nuk ka rëndësi nëse është sport apo një fushë tjetër e jetës. Duhet të punosh fort dhe të ndjekësh ëndrrat e tua. Me këto dy përbërës, besoj se është shumë më e lehtë të arrish qëllimet”./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • Festivali i futbollit: Luis Figo dhe Jahmir Hyka dhurojnë spektakël

    Festivali i futbollit: Luis Figo dhe Jahmir Hyka dhurojnë spektakël

    Kjo e enjte ishte ndryshe për Federatën e Futbollit, pasi në selinë e saj zbarkuan emra të mëdhenj të futbollit europian. Përkrah Presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të federatave europiane dhe ambasadorë të UEFA-s në kuadër të festivalit të futbollit për fëmijë, pjesë e programit “Futbolli në Shkolla”.
    Aktiviteti u shoqërua edhe me zhvillimin e një ndeshjeje futbolli ku morën pjesë Presidenti Čeferin, Luís Figo, Aljoša Asanović, trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, dy zëvendës-trajnerët Zabaleta dhe Doriva, Jahmir Hyka dhe fëmijët nga shkollat lokale.
    Pas ndeshjes, në një prononcim për mediat, Luis Figo, ambasador i UEFA-s dhe një nga legjendat më të mëdha të futbollit europian u shpreh i lumtur për praninë e tij sot në Tiranë.
    “Që nga hera e fundit që kam qenë këtu, shoh një ndryshim të madh. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Sa herë vij, ndjej një mbështetje të madhe nga të gjithë ata që e duan futbollin.
    Legjenda portugeze vlerësoi sportistët e rinj shqiptarë, duke i këshilluar që të gjejnë balancën mes edukimit dhe sportit në jetë.
    “Janë shumë të rinj, por mendoj se, ashtu si në çdo vend tjetër, gjëja më e rëndësishme është të gjesh balancën mes edukimit dhe sportit. Nëse studion dhe i kushton kohë mësimeve, ndërkohë që luan edhe sport, veçanërisht futboll, është edhe më mirë.
    Mendoj se gjëja më e rëndësishme, jo vetëm në sport por edhe në jetë është pasioni për atë që bën. Nuk ka rëndësi nëse është sport apo një fushë tjetër e jetës. Duhet të punosh fort dhe të ndjekësh ëndrrat e tua. Me këto dy përbërës, besoj se është shumë më e lehtë të arrish qëllimet”.

  • Është i etur për sukses te Juventusi, Zhegrova refuzon pushimet dhe shfaqet në stërvitje

    Është i etur për sukses te Juventusi, Zhegrova refuzon pushimet dhe shfaqet në stërvitje

    Edon Zhegrova po bën realitet ëndrrën e tij. Lojtari shqiptar firmosi pak ditë më parë me Juventusin dhe tani do të provojë të mbajë mbi supe një fanellë të rëndë si ajo e bardhezinjve. Anësori nga Kosova është i etur për sukses në këtë aventurë të re, çka po e dëshmon së fundmi me stërvitjen e tij.
    Zhegrova është rikthyer nga një dëmtim i vështirë dhe po përgatitet maksimalisht për të gjetur formën e tij më të mirë. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, lojtari shqiptar ka refuzuar 4 ditët e pushimit të caktuara nga trajneri Tudor. Zhegrova është shfaqur në qendrën stërvitore të Juventusit, duke zgjedhur të pushojë vetëm të dielën. Ai është i motivuar për të lënë gjurmën e tij te bardhezinjtë, prandaj po stërvitet në mënyrë të palodhur për të qenë 100% gati për fillimin e kampionatit pas ndeshjeve të Kombëtareve./Sport Ekspres/