Tag: spitalit

  • Plagosje me armë zjarri në Durrës, qëllohet 31-vjeçari

    Plagosje me armë zjarri në Durrës, qëllohet 31-vjeçari

    FOTO ILUSTRUESE

    DURRËS-Një plagosje me armë zjarri është raportuar pasditen e sotme në Durrës. Bëhet me dije se një i ri, 33-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit të Durrësit për mjekim pasi ka marrë një plagë me armë zjarri në këmbë. I plagosuri ende nuk ka treguar se kush e ka qëlluar apo për vendndodhjen e ngjarjes.
    Njoftimi i policisë:
    Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
    Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • Sali Berisha “ushtar” i Sorosit, ja pazaret e tij me manjatin, nga fondacioni “Besa”, Spitali Amerikan, te…

    Sali Berisha “ushtar” i Sorosit, ja pazaret e tij me manjatin, nga fondacioni “Besa”, Spitali Amerikan, te…

    Ish-kryeministri Sali Berisha prej kohësh ka nisur një fushatë sulmesh kundër George Soros, duke e bërë përgjegjësin kryesor të vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për përfshirjen e tij dhe të familjes biologjike në listën e zezë për korrupsion të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar dhe pengim të drejtësisë. Berisha e akuzon Sorosin si armik të shqiptarëve dhe se ka kapur reformën në drejtësi në Shqipëri. Gazeta “SOT” ka nxjerrë së fundmi artikuj që vërtetojnë se Berisha po e përdor Sorosin si armik imagjinar dhe alibi për të zbutur pasojat e goditjes që ka marrë SPAK dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, relativizuar vulën që u vendosi DASH si familje e korruptuar dhe për të justifikuar vijimin e kontrollit të Partisë Demokratike.
    Çfarë ka ndodhur
    Fondacioni Soros për herë të parë në Shqipëri është regjistruar në vitin 1992 fill pas rënies së regjimit komunist. I pari i cili tentoi të lidhet me miliarderin, ishte Sali Berisha. Në vitin 1993, një vit pas ardhjes së parë në pushtet, me anë të një letër posaçërisht për Soros, atë kohë pak i njohur në Shqipëri, Berisha  i drejtohej miliarderit si një mik personal madje duke e ftuar të vizitonte vendin. Falenderimi ishte për 120 ton letër që Soros kishte dërguar në ndihmë të ngritjes së shtypit shqiptar, që sipas Berishës, ishte dhe “çelësi” i fitores së PD në zgjedhjet e 22 marsit 1992. Berisha dhe Soros u takuan gjatë periudhës 1997-1998, kur doktori ishte President ose sapo kishte dalë në opozitë.
    Kohët kaluan, dhe me riardhjen në pushtet të Berishës, ata sërish u takuan. Në Forumin e Davos në vitin 2008, Berisha si kryeministër udhëzoi zyrën e shtypit kryeministrore të nxjerrin foton e tij me Soros dhe dy rreshta për takimin. Në njoftimin e Kryeministrisë të janarit 2008, thuhet se: “Gjatë vizitës së tij në Davos të Zvicrës, Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me mikun e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve George Soros, një financier dhe filantropist i njohur botërisht. Gjatë bisedës me z. Soros, Kryeministri Berisha ka folur në lidhje me progresin e reformave në Shqipëri. Ai gjithashtu ka bërë një panoramë të arritjeve në fushat e arsimit, kulturës, shëndetësisë etj”.
    Dhuratat që mori Soros nga Berisha në 2008
    Pas këtij takimi, Soros nuk mori vetëm komplimente, mori edhe një sërë dhuratash konkrete nga Sali Berisha. Në vitin 2008, qeveria e Berishës i hapi rrugën hyrjes së rrjetit financiar të George Soros në tregun e shëndetësisë shqiptare, përmes blerjes së Spitalit Amerikan nga një kompani e lidhur drejtpërdrejt me të duke treguar se është një nga njerëzit që ka fuqizuar manjatin me investime dhe koncensione. Ky ishte momenti kur spitali më i madh privat në vend kaloi nën kontrollin e një strukture ndërkombëtare, duke vendosur themelet e një ndikimi që do të zgjaste për vite.  Spitali Amerikan, i hapur fillimisht në vitin 2006 nga një grup investitorësh turq e cila ishte futur ne treg nëpërmjet njeriut më të afërt të Berishës, kaloi nën kontroll amerikan në vitin 2008.
    Hulumtime  tregojnë se blerësi i Spitalit Amerikan në 2008 ishte kompania BedminsterCapitalManagement LLC, e cila është në pronësi të George Soros. Kjo është konfirmuar si në dokumentet e regjistrit tregtar ashtu edhe nga vetë stafi drejtues i spitalit. Menjëherë pas kësaj blerjeje, Ronald O. Drake – Kryetar i Bordit të BedminsterCapital dhe njëherazi ish-drejtor i investimeve strategjike në Soros Fund Management – u emërua anëtar i bordit drejtues të Spitalit Amerikan. Kjo lëvizje faktikisht vulosi kontrollin e rrjetit Soros mbi spitalin (Bedminster dhe Soros Fund Management janë të dyja nën ombrellën e biznesit të Soros). Dokumenti i mëposhtëm tregon emërimin e Ronald O. Drake në bordin e Spitalit Amerikan në 2008, duke konfirmuar lidhjen direkte me strukturat investuese të Soros.
    Blerja e Spitalit Amerikan nga Soros u mundësua nëpërmjet një skeme financimi interesant. Overseas Private Investment Corporation (OPIC) – agjenci qeveritare amerikane që jep kredi të buta për nxitjen e investimeve jashtë vendit – i akordoi kompanisë së Soros rreth 200 milion dollarë kredi të butë në vitin 2008. Nga këto fonde, 37.6 milion dollarë u përdorën për të blerë aksionet kontrolluese të Spitalit Amerikan. Me fjalë të tjera, Soros arriti të marrë në pronësi këtë aset strategjik në shëndetësi pa shpenzuar kapitalin e vet, por duke shfrytëzuar një financim me kushte lehtësuese nga qeveria e SHBA. Pas marrjes së Spitalit Amerikan nga duart e Soros, rrjeti spitalor u zgjerua ndjeshëm, deri në Kosovë dhe u bënë investime të mëdha në pajisje moderne. Spitali u konsolidua si ofruesi kryesor privat i shërbimeve mjekësore terciare në Shqipëri.
    Nga Spitali tek Fondi “Besa”
    E njëjta frymë “bashkëpunimi” mes Berishës dhe Sorosit u reflektua edhe në sektorin financiar. Në të njëjtin vit, 2008, Berisha i dha Sorosit mundësinë të shndërronte Fondacionin “Besa” – të themeluar prej tij vite më parë, në një shoqëri aksionare, duke e kthyer nga organizatë jofitimprurëse në një instrument të fuqishëm financiar. Kujtojmë se Fondacioni “Besa” u krijua në vitin 1998 nga George Soros, me qëllim dhënien e kredive të vogla për zhvillimin urban, dhe kishte filluar aktivitetin në maj 1999 me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 207, datë 28.04.1999. Qeveria shqiptare e asaj kohe i kishte transferuar 309,864,911.50 lekë (rreth 3 milionë dollarë) nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pra nga paratë publike, për ta kapitalizuar fondin e Sorosit. Në vitet në vijim, “Besa” mori edhe një kredi 7 milionë euro nga Agjencia Spanjolle për Bashkëpunim Ndërkombëtar, gjithashtu përmes garancisë së qeverisë shqiptare.
    Por piku erdhi në qershor 2008, kur Bordi i Fondit “Besa” dhe themeluesi OSF-A (Open Society Foundation Albania) vendosën që institucioni të transformohej në shoqëri aksionare – Fondi “Besa” sh.a.. Në këtë proces hyri në lojë edhe qeveria shqiptare, përmes ministrit të Financave të asaj kohe Ridvan Bode, i cili ra dakord që të gjitha detyrimet dhe të drejtat e Fondacionit “Besa” ndaj shtetit shqiptar të kalonin te Fondi “Besa” sh.a. Ky ishte një akt i paprecedent në historinë ekonomike të vendit, pasi për herë të parë një fondacion jofitimprurës kalonte pasuritë, të drejtat dhe borxhet e tij te një kompani private, duke u transformuar në një strukturë tërësisht tregtare. Borxhet dhe detyrimet e trashëguara nga Fondi “Besa” u shlyen me para të taksapaguesve shqiptarë, ndërsa fitimet kaluan në duart e rrjetit të Sorosit, që tashmë kishte konsoliduar në 2008 jo vetëm ndikimin e tij në sistemin shëndetësor me Spitalin Amerikan, por edhe në sistemin financiar me Fondi “Besa” sh.a.
    Ndryshimet Kushtetuese në 2008 me bekimin e Soros
    Ndryshimet kushtetuese të 21 prillit 2008, që shënuan bashkimin politik më të errët mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, nuk ishin thjesht një marrëveshje mes dy rivalëve të pushtetit. Ato u realizuan nën hijen dhe bekimin e Soros, që siç po e shohim dhe sot prej dekadash ka ushtruar dhe po ushtron ndikim të thellë në jetën politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Në atë kohë, Soros ishte jo vetëm i pranishëm përmes Fondacionit të tij “Shoqëria e Hapur”, por edhe përmes investimeve të drejtpërdrejta që kishin marrë dritën jeshile nga vetë Berisha, ndërsa Rama ishte figura e preferuar dhe e sponsorizuar e rrjeteve progresiste që Fondacioni Soros mbështeste në Ballkan. Pra, në prapaskenën e asaj që u paraqit si një “pakt kombëtar për reformimin e sistemit politik”, qëndronte në fakt një bashkëkoordinim interesash ku të dy liderët, Berisha dhe Rama, gëzonin njësoj “bekimin” e Sorosit dhe strukturave të tij ndërkombëtare.
    Mesnatën e 21 prillit 2008, Berisha kryeministër e kryetar i PD dhe Rama kryebashkiak i Tiranës e kryetar i PS, bënë një pazar privat për ndryshimin e Nenit 68 të Kushtetutës, duke krijuar sundimin personal në parti, parlament e qeveri. Berisha e Edi Rama, miq, ortakë e bashkëpunëtorë të hapur e të maskuar, në shumë fshehje, mbrojtje e amnisti krimesh dhe aferash korruptive të njëri-tjetrit, sajuan seancë të posaçme parlamentare, për të caktuar në Kushtetutë, që deputetët, nuk duhet t’i zgjedhë populli, por vetëm kryetarët e partive me listë dhe këtë krim anti-parlamentar, deputetë-lolot e PD-PS e votuan për 6 minuta. Bëhet fjalë, për Ligjin Nr. 9904, datë 21.04.2008, miratuar nga Bamir Topi, me Dekret Nr. 5700, datë 06.05.2008, me të cilin prej vitesh, deputetët nuk propozohen, nuk miratohen e nuk përzgjidhen nga populli, por nga Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Metaj, Monika Kryemadhi, dhe kryetarët e partive, që marrin pjesë në zgjedhje. Ky pazar anti-kushtetues i ka kthyer partitë, shtetin, qeverinë, presidencën e parlamentin, në “kulla” private e pazare hajdutësh dhe shpella krimi. E veçanta e pazarit Berisha-Rama, është hipokrizia e Edi Ramës ndaj krimeve monstruoze e ç’njerëzore të Sali Berishës, që provohet nga fakti, se Rama e ka pranuar, firmosur e votuar këtë ligj famëkeq, në datën 21 prill 2008, vetëm 36 ditë, pas tragjedisë së Gërdecit me 26 viktima, të vrarë në biznesin kriminal shtetëror të familjes “Berisha”.
    Projekti i ri për 2026
    Pas 17 vitesh nga pazari i errët i 2008-s, që u bë me bekimin e Sorosit dhe shkatërroi votën e lirë në Shqipëri, Edi Rama dhe Sali Berisha po rikthehen sërish në të njëjtën skenë, këtë herë me një projekt të ri kushtetues që synon të çimentojë pushtetin e tyre. Në thelb, “projekti për 2026” është kopja moderne e marrëveshjes së vjetër, e ridizenjuar në kushte të reja politike e diplomatike, ku të dy liderët ndihen të kërcënuar nga drejtësia dhe kërkojnë të shpëtojnë me anë të ndryshimeve kushtetuese. Sali Berisha, edhe pse i shpallur “non grata” dhe në proces gjyqësor nga SPAK, e ka pranuar publikisht se përfaqësuesit e tij janë duke negociuar me Partinë Socialiste për një reformë të re kushtetuese. Nga ana tjetër, Edi Rama e hodhi publikisht idenë më 10 shtator në Asamblenë e PS-së, duke shtruar bazën për një sistem të ri pushteti ku demokracia do të ekzistojë vetëm në letër. Në këtë skenar, Berisha dhe Rama jo vetëm që përsërisin historinë e 2008-s, por e thellojnë atë në një formë më të sofistikuar të kontrollit politik. Burime tregojnë se “projekti 2026” po shihet me simpati në disa qarqe të majta globaliste, të lidhura me fondacionet që dikur “bekuan” edhe marrëveshjen e parë mes dy liderëve.
     
     
     
     

  • Fatura dore, ilaçe të skaduara dhe shmangie tatimesh, sekuestrohen pasuritë e spitalit privat

    Fatura dore, ilaçe të skaduara dhe shmangie tatimesh, sekuestrohen pasuritë e spitalit privat

    Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e spitalit privat International Medicare shpk e Sante Plus.
    Administratorët dhe drejtuesit e këtij spitali akuzohen për fshehje të të ardhurave, mos pagim taksash dhe përdorja e medikamenteve të skaduara.
    Hetimet ndaj këtij spitali nisën pas një kallëzimi të bërë nga një shtetas portugez i cili deklaroi në prokurori se kishte paguar mbi 5200 euro në këtë spital për të marrë 3 shërbime, por që në fakt nuk kishte marrë asnjë prej tyre, pasi mjekët ishin larguar, ndërkohë që as paratë nuk i ishin kthyer pas.
    Pas hetimeve të mëtejshme, hetuesit zbuluan se ky spital operonte me mandate dore dhe gjatë kontrollit u gjetën 1 milionë euro fatura jo tatimore, të padeklaruara, ndërsa dyshohet se si mjekë punonin persona kryesisht shtetas turq, të palicensuar si mjekë në Republikën e Shqipërisë.
    Portugezi ka deklaruar se pagesat i kishte bërë dorazi tek një punonjëse e klinikës, e quajtur Xhuana Liko, e cila i ishte prezantuar si drejtoreshë e spitalit.
    Por, gjatë hetimeve, Liko ka pohuar se nuk ka qenë asnjëherë drejtoreshë, por vetëm një recepsioniste, e cila vepronte sipas udhëzimeve të pronarëve të vërtetë të klinikës, shtetasi turk Bilal Kara dhe Geriana Arapi. Ata sot ndodhen jashtë Shqipërisë, përkatësisht në Turqi dhe Maqedoninë e Veriut dhe të shpallur në kërkim nga policia.
    Me marrjen e denoncimit, hetuesit ushtruan kontroll në ambientet e spitalit privat, ku ka gjetur një sërë shkeljesh të rënda që rrezikonin drejtpërdrejt shëndetin e pacientëve. Mes tyre u zbuluan medikamente të skaduara dhe preparate të ndaluara për përdorim, të cilat mbaheshin në ambientet e klinikës. Pagesa të kryera dorazi, pa asnjë dokumentacion financiar apo përmes sistemit bankar dhe me punësim në të zezë.
    Skandali zgjerohet edhe më shumë, kur kuzhinieri i spitalit, Edmond Zaja, emërohet administrator zyrtar i klinikës, pavarësisht se ai nuk kishte asnjë përgatitje apo njohuri në menaxhimin e shërbimeve mjekësore. Zaja, 62 vjeç dhe i arrestuar nga blutë, ishte punësuar fillimisht për të përgatitur ushqimin e pacientëve, por më pas ishte detyruar të firmoste si administrator i klinikës.
    Hetimet u thelluan edhe më tej pas dëshmisë së një mjeku turk i cili deklaroi se vinte rregullisht dy herë në muaj për të kryer ndërhyrje kirurgjikale estetike në këtë klinikë. Sipas tij, kishte realizuar mbi 20 operacione, të gjitha pa u regjistruar ligjërisht, duke shkelur haptazi ligjin shqiptar për shërbimet shëndetësore dhe mjekësinë estetike. (A2 Televizion)

  • OBSH: 15 mijë pacientë në Gaza kanë nevojë urgjente për evakuim mjekësor

    OBSH: 15 mijë pacientë në Gaza kanë nevojë urgjente për evakuim mjekësor

    Në pavionet e spitalit “Nasser” në Gaza, jeta vazhdon të endet mes dhimbjes dhe shpresës.
    Në dy shtretër të ndryshëm, qëndrojnë dy fëmijë 10-vjeçarë, njëri i qëlluar nga plumbat izraelitë dhe i paralizuar nga qafa e poshtë, tjetri me një tumor në tru. Të dy janë pjesë e rreth 15 mijë pacientëve që, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kanë nevojë urgjente për evakuim mjekësor jashtë Gazës.
    Ola Abu Said ledhaton flokët e djalit të saj, Amar.
    Familja thotë se ai u plagos ndërsa ndodhej në tendën e tyre në jug të Gazës, kur një plumb e goditi në qafë. “Tani plumbi qëndron mes dy rruazave të shtyllës kurrizore”, thotë ajo me zë të ulët.
    “Mjekët na thanë se çdo ndërhyrje është e rrezikshme, mund t’i shkaktojë vdekje, hemorragji cerebrale apo paralizë të plotë. Ai ka nevojë për një operacion në një vend të pajisur mirë.” Por Gaza sot është gjithçka tjetër, veçse një vend i pajisur mirë. Pas 2 vitesh lufte, spitalet janë kthyer në rrënoja.
    Në një dhomë tjetër, Shahd al-Jadd qëndron pranë të vëllait të saj 10-vjeçar, Ahmedit. Ai ka një tumor në tru. “Kur situata u përkeqësua, dilte në rrugë e shiste ujë për të na ndihmuar”, thotë ajo.
    “Një ditë fytyra iu drodh, e më pas krahu i djathtë i pushoi. Tani mezi flet.”
    Shahd, dikur studente, lutet që të vëllai të mund të dalë jashtë Gazës për t’u operuar.
    “Ne humbëm babanë, shtëpinë dhe ëndrrat. S’mund ta humbasim edhe atë. Armëpushimi na dha pak shpresë, ndoshta 1% që Ahmedi të mund të kurohet.”
    Më 10 tetor, me nisjen e armëpushimit të brishtë, OBSH organizoi konvoin e parë mjekësor për evakuimin e 41 pacientëve dhe 145 familjarëve drejt Jordanisë, përmes pikës kufitare Kerem Shalom në Izrael.
    Agjencia e OKB-së kërkon që numri i evakuimeve të rritet ndjeshëm, pasi mijëra të plagosur e të sëmurë presin çdo ditë. Por kufiri me Egjiptin, në Rafah, vijon të qëndrojë i mbyllur nga Izraeli, derisa, siç thonë autoritetet izraelite, Hamas të përmbushë detyrimet e marrëveshjes së armëpushimit, duke kthyer trupat e pengjeve të vrarë. Izraeli e mori nën kontroll këtë zonë në maj të vitit 2024 dhe që atëherë nuk ka lejuar kalime.
    Në një konferencë shtypi, drejtori i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se masa më e ndjeshme do të ishte lejimi i trajtimit të pacientëve të Gazës në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor, siç ndodhte para luftës. Edhe BE dhe mbi 20 shtete, përfshirë Britaninë, kanë ofruar ndihmë financiare e staf mjekësor për të mundësuar këtë.
    “Ne mund të trajtojmë mbi 50 pacientë në ditë me kimioterapi dhe rrezatim”, shpjegon Dr. Fadi Atrash, drejtues i spitalit “Augusta Victoria” në malin e Ullinjve, Jeruzalem. “Kemi të dhëna mjekësore për shumë prej tyre, flasim të njëjtën gjuhë dhe ndajmë të njëjtën kulturë. Ky do të ishte trajtimi më i afërt dhe më efikas.”
    Por autoritetet izraelite refuzojnë.
    Trupat e mbrojtjes (Cogat) thonë për BBC se vendimi është politik dhe i takon qeverisë. Pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023, Izraeli përmendi arsye sigurie për moslejimin e pacientëve palestinezë të kalonin në territore të tjera, sidomos pasi pika kufitare në Erez u godit gjatë sulmeve.
    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, vetëm deri në gusht 2025 kanë vdekur 740 persona, përfshirë gati 140 fëmijë, ndërsa prisnin në listën e evakuuimit.
    Drejtori i pediatrisë në spitalin “Nasser”, Dr. Ahmed al-Farra, shprehet i dëshpëruar:
    Është ndjesia më e rëndë për një mjek, ta diagnostikosh një fëmijë, por të mos kesh as testet, as trajtimet e nevojshme. Çdo ditë humbasim jetë për shkak të mungesës së pajisjeve.
    Në oborrin e spitalit, dhimbja përsëritet.
    Vetëm këtë javë, u varros Saadi Abu Taha, 8 vjeç, që vdiq nga kanceri në zorrë. Një ditë më pas, Zain Tafesh, 3 vjeç, dhe Luay Dweik, 8 vjeç, humbën jetën nga hepatiti.
    Armëpushimi mund të ketë sjellë heshtje nga armët, por jo paqe për ata që luftojnë mes jetës e vdekjes në shtretërit e spitaleve të Gazës.

  • FOTO / 6 metra nën tokë! Brenda spitalit sekret që trajton ushtarët ukrainas të plagosur nga dronët rusë

    FOTO / 6 metra nën tokë! Brenda spitalit sekret që trajton ushtarët ukrainas të plagosur nga dronët rusë

    Midis shkurreve të dendura, fshihet hyrja e një spitali të pazakontë. Një tunel i pjerrët prej druri zbret në një sallë pritjeje të ndriçuar mirë. Brenda ndodhet një njësi kirurgjikale e pajisur me shtretër, monitorë kardiakë dhe respiratorë. Raftet janë të mbushura me pajisje mjekësore, ilaçe dhe rroba të pastra për të plagosurit. Në dhomën e stafit, ku ndodhen një makinë larëse dhe një ibrik elektrik, mjekët ndjekin në ekran lëvizjet e dronëve rusë që enden në qiell. Ky është spitali sekret nëntokësor i Ukrainës.
    Ai u hap në muajin gusht dhe është i dyti i këtij lloji, i vendosur në lindje të vendit, pranë vijës së frontit dhe qytetit të Pokrovskut, në rajonin e Donetskut.

    “Ndodhemi gjashtë metra nën tokë. Është mënyra më e sigurt për të ndihmuar ushtarët tanë të plagosur dhe për të mbrojtur stafin mjekësor”, tha kirurgu i spitalit, major Oleksandr Holovashçenko.
    Kjo qendër stabilizimi trajton 30 deri në 40 pacientë çdo ditë. Gjendjet e tyre janë të ndryshme: disa kanë plagë të rënda në këmbë që kërkojnë amputim, të tjerë kanë dëmtime tëbarkut, ndërsa disa mund të ecin vetë. Sipas mjekëve, pothuajse të gjithë janë viktima të dronëve rusë të tipit FPV (First-Person Vieë), që hedhin granata me saktësi vdekjeprurëse.

    “Nëntëdhjetë për qind e rasteve tona janë nga dronët FPV. Rrallë shohim plagë nga armët e zjarrit. Kjo është një epokë e re lufte epoka e dromëve”, shpjegon kirurgu.
    Një pasdite javën e kaluar, tre ushtarë u sollën në spital. Më i lehti prej tyre, 28-vjeçari Artem Dvorski, tregoi se një shpërthim droni i kishte bërë një vrimë të vogël në këmbë.
    “Lufta është e tmerrshme. Njeriu pranë meje, Vasili, u vra. Ra në tokë dhe rusët hodhën një tjetër granatë mbi të. Fshati është shkatërruar tërësisht. Dronë dhe trupa kudo tanët dhe të tyre”, tha ai.

    Njësia e Dvorskyt kishte kaluar 43 ditë në një pyll pranë Pokrovskut, zonë që Rusia përpiqet ta pushtojë që prej vitit të kaluar. Ushqimi dhe uji mbërrinin vetëm me kuadro (dronë transportues). Pasi u plagos, ai eci për tre orë rreth pesë kilometra derisa arriti te një automjet i blinduar që e dërgoi në spital. Aty iu kontrolluan shenjat jetësore dhe, pas trajtimit, mori rroba të reja civile: një bluzë dhe xhinse të çelëta.

    Një tjetër pacient, Pavlo Filipçuk, 38 vjeç, u plagos nga një shpërthim droni dhe pësoi tronditje të trurit.
    “Isha në një strehë. Papritur gjithçka u errësua. Nuk ndieja asgjë. Mendoj se pata fat që mbeta gjallë”, tregoi ai.Filipçuku, ndërtues që punonte në Lituani, ishte kthyer në Ukrainë për t’u bashkuar me ushtrinë pak ditë para pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022. Ushtari i tretë, Taras Mikolajçuk, ishte goditur në shpinë nga copëza predhe. Mjekët ia pastruan plagën dhe, i mbështjellë me një batanije alumini, ai telefonoi motrën.
    “Më kapi një copë mortaje, por jam mirë. Më duhet disa muaj të shërohem dhe pastaj do të kthehem në repart. Dikush duhet ta mbrojë vendin tonë”, tha ai.
    Që prej vitit 2022, Rusia ka sulmuar në mënyrë të përsëritur spitale, klinika, maternitetet dhe autoambulanca. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, 261 punonjës shëndetësorë janë vrarë në gati 2,000 sulme të tilla.

    Spitali nëntokësor është ndërtuar nga katër bunkerë çeliku, të mbuluar me trarë druri, dheu dhe rërë, deri në nivelin e tokës. Struktura mund t’i rezistojë goditjeve të drejtpërdrejta nga artileria 152 mm dhe shpërthimeve me tre ngarkesa TNT prej 8 kg secila. Projekti është financuar nga kompania ukrainase e çelikut dhe mineraleve Metinvest, e cila planifikon të ndërtojë gjithsej 20 njësi të tilla.
    Ish-ministri i Mbrojtjes dhe kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, e ka cilësuar këtë nismë si “vendimtare për shpëtimin e jetëve të ushtarëve tanë dhe mbështetjen e mbrojtësve në vijën e frontit”. Metinvest e ka përshkruar projektin si “më ambiciozin dhe më sfiduesin që nga pushtimi rus”.
    Holovashçenko rrëfen se shumë të plagosur presin me orë ose ditë për t’u evakuuar për shkak të rrezikut nga dronët.

    “Dy pacientë kritikë mbërritën në orën 3 të mëngjesit. Njërin prej tyre e operova menjëherë, duke kryer amputim të dyfishtë. Kishte qëndruar aq gjatë me turniket, sa nuk kishte rrugë tjetër”, thotë ai.“Në mjekësi prej 20 vitesh, kam mësuar të përqendrohem është e vetmja mënyrë për ta përballuar.”
    Pas trajtimit, ushtarët u ngarkuan në një ambulancë të fshehur nën një shkurre për t’u dërguar në qytetin e Dnipros, ku do të vazhdojnë mjekimin. Brenda spitalit, mjekët bënë një pushim të shkurtër. Macja e kuqe e spitalit, Vasilevs, u shfaq te hyrja për të pritur pacientët e radhës.
    “Jemi hapur 24 orë në ditë”, tha kirurgu Holovashçenko. “Nuk ndalet kurrë.”

  • Ish-deputetja e PD-së u emërua drejtoreshë e Spitalit në Elbasan, Berisha: Shkelmoi besimin e qytetarëve

    Ish-deputetja e PD-së u emërua drejtoreshë e Spitalit në Elbasan, Berisha: Shkelmoi besimin e qytetarëve

    zheni gjergji-sali berisha

    TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar emërimin e ish-deputetes së PD-së, Zheni Gjergji, në krye të Spitalit Rajonal të Elbasanit. Një lëvizje që habiti jo pak shqiptarët, të cilën Berisha e cilëson si tradhti ndaj qytetarëve demokratë. Sipas Berishës, ish-deputetja ka kaluar në partinë e krimit, duke shkelmuar besimin e atyre që i dhanë votën. Berisha thekson se çdo individ që shkelmon mbi këtë besim, është automatikisht i përjashtuar nga kjo forcë politike. 
    “Nuk është kjo një raport i këtyre individëve me Sali Berishën, por me ata që i kanë votuar e mbështetur. Një gjë mund të them se për Berishën të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe mbështetje janë automatikisht jashtë kësaj force politike sepse 99.9% të atyre që i kanë mbështetur ndërkohë janë të papunë në kushtë të vështira por nuk ikën. U kanë shërbyer këtyre shumë pak, 3-4 veta gjithsej kështu që bëjnë një vendim, kalojnë në partinë e krimit, të saj që i përkasin dhe vetëm kaq. Ky është komenti jo vetëm për atë por për të gjithë ata, 3-4 janë gjithsej në Shqipëri mund të ketë edhe më shumë.”, tha Berisha.

    Ish-deputetja e PD-së Zheni Gjergji njoftoi dje se kishte pranuar emërimin si drejtoreshë e Spitalit Rajonal ‘Dr. Xhaferr Kongoli’ në Elbasan. Në njoftimin e saj, Gjergji theksoi se nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional./ZËRI

  • Ish-deputetja e PD e emëruar Drejtoreshë Spitali, zbulohen lidhjet familjare të Zheni Gjergji me PS-në

    Ish-deputetja e PD e emëruar Drejtoreshë Spitali, zbulohen lidhjet familjare të Zheni Gjergji me PS-në

    Ish- deputetja e Partisë Demokratike dhe ish-kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvend, Zheni Gjergji është emëruar Drejtoreshë e Spitalit në Elbasan.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjekja në rrjetin e saj social Facebook ku shprehet se nuk ishte nje zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
    Por duket se përveç një vendimi profesional dhe njerëzor ish deputetes së PD-së i kanë bërë “qokën” familjarë të saj të ngushtë në radhët e deputetëve të PS-së në Elbasan.
    Teksa ndarja e posteve të drejtorëve rajonalë ka marrë të gjithë vëmendjen paszgjedhore në qarqe, dhe karakterizohet nga një “luftë” e brendshme, duket se shumë e thjeshtë ishte zgjedhja e zonjës Gjergji në krye të Spitalit Rajonal të Elbasanit.
    Në këtë mënyrë drejtuesi politik i socialistëve në Elbasan, Arbjan Mazniku ka preferuar një doktoreshe demokrate, ndërkohë që në listën e kandidatëve të PS-së për deputetë, gjenden dy doktorë të cilët ende nuk janë punësuar.
    Bëhet fjalë për mjeken dermatologe Desantila Tahiraj dhe mjekun Florenc Spaho. Të dy nuk mundën të dalin nga lista e hapur e Partisë Socialiste në 11 Maj.
    Emërimi i zonjës Gjergji në drejtimin e Spitalit Rajonal të Elbasanit është deri tani emërimi i vetëm i drejtorëve rajonalë në këtë qark teksa ende priten lëvizjet e radhës.
    Posti i Drejtorit të Spitalit Rajonal të Elbasanit mbeti vakant pasi Agron Gaxho u zgjodh deputet.
    Po ashtu mbetet i komanduar drejtori i Kadastrës në po këtë qark, post të cilin deri para 11 majit e mbante Adi Qose i cili gjithashtu u zgjodh deputet.
    Me vendimin për t’u emëruar Drejtoreshë e Spitalit, ish deputetja demokrate dhe ish- kryetare e Komisionit të Shëndetësisë ku i ka bërë oponencën ministrave socialistë, duket se nuk është menduar dy herë për ti thënë “po” ofertës për të drejtuar një tjetër institucion shëndetësor, këtë herë duke e marrë postin me firmën e socialistëve.

    Top Channel

  • Ish-deputetja e PD emërohet drejtoreshë e spitalit të Elbasanit: Kam qenë dhe mbetem mjeke

    Ish-deputetja e PD emërohet drejtoreshë e spitalit të Elbasanit: Kam qenë dhe mbetem mjeke

    Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji është emëruar drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” në Elbasan.
    Lajmin e bëri të ditur vetë Gjergji në rrjetet sociale, ndërsa theksoi se “kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor”.
    “Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua”, u shpreh ajo.
    Gjergji theksoi se Elbasani është vendi ku është rritur dhe ku ka ndërtuar identitetin e saj profesional.
    “Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri. Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike”, u shpreh Gjergji.
    Ndërsa falënderon për besimin, ajo siguron për angazhim çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor.

  • Blerja e radhes/ Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji, emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit

    Blerja e radhes/ Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji, emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit

    Blerja e radhes/ Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji, emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit
    Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Bebi Gjergji është emëruar Drejtoreshë e Spitalit në Elbasan.
    Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjekja, e cila thotë se nuk ishte nje zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
    Gjergji thekson se pavarësisht angazhimit të saj të mëparshëm politik, në radhë të parë thotë se “është mjeke”.
    “Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri. Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike”, shkruan në Facebook Zheni Bebi Gjergji.
    Zheni Bebi Gjergji
    Të nderuar miq,
    Të nderuar qytetarë të Elbasanit,
    Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan.
    Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
    Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.
    Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua.
    Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.
    Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike.
    Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor.

  • Ish- deputetja e PD- së kalon “ylberin politik”, pranon të emërohet drejtore e spitalit rajonal…

    Ish- deputetja e PD- së kalon “ylberin politik”, pranon të emërohet drejtore e spitalit rajonal…

    Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji është emëruar drejtoreshë e Spitalit Rajonal ‘Dr. Xhaferr Kongoli’ në Elbasan. Ndërsa bën me dije detyrën e re dhe largimin nga Partia Demokratike, Gjergji shkruan se kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional.
    “Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan. Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor. Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.
    Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua. Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.
    Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike. Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor”, shkruan Zheni Gjergji.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!