Tag: spitalit

  • Përfunduan me makinë në kanal, nisën me urgjencë drejt spitalit të Vlorës dy persona

    Përfunduan me makinë në kanal, nisën me urgjencë drejt spitalit të Vlorës dy persona

    Rreth orës 15:10 ne aksin rrugor Kuç-Vlorë në vendin e quajtur “Gjorm” mjeti tip Volsëagen me drejtues shtetasin Merko Tushi rreth 50 vjeç dhe pasagjer Dorjan Tushi 33 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka përfunduare në kanal.
    Dyshohet se për shkak te lagështirës në rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasoje ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin kullues të rrugës.
    Të dy personat u nisën me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Vlorë.
     
  • Humbën kontrollin e mjetit dhe përfunduan në kanal, nisen me urgjencë drejt spitalit të Vlorës dy persona

    Humbën kontrollin e mjetit dhe përfunduan në kanal, nisen me urgjencë drejt spitalit të Vlorës dy persona

    Rreth orës 15:10 ne aksin rrugor Kuç-Vlore në vendin e quajtur “Gjorm” mjeti tip Volswagen me drejtues shtetasin Merko Tushi rreth 50 vjeç dhe pasagjer Dorjan Tushi 33 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka përfunduare në kanal.

    Dyshohet se për shkak te lagështirës ne rruge drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasoje ka dalë nga rruga duke përfunduar ne kanalin kullues te rrugës.
    Te dy personat u nisen me urgjence me ambulance drejtë Spitalit Rajonal Vlore.

    Top Channel

  • “Pse e nxorrën në atë gjendje?” Nëna i ndërroi jetë sapo doli nga spitali, djali akuzon mjekët, policia nis hetimet

    “Pse e nxorrën në atë gjendje?” Nëna i ndërroi jetë sapo doli nga spitali, djali akuzon mjekët, policia nis hetimet

    djali i 49-vjeçares

    KORÇË- Policia e Korçës ka nisur hetimet pas vdekjes së një 49-vjeçarje një ditë më parë në këtë qytet, pasi familjarët e saj kanë kanë kallëzuar Spitalin Rajonal për neglizhencë gjatë trajtimit mjekësor.  
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi familjarët e shtetases G. N., 49 vjeçe, që humbi jetën në Spitalin Rajonal Korçë, më datë 16.11.2025, kanë kallëzuar për neglizhencë gjatë trajtimit mjekësor. Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”, njoftoi policia. 

    49-vjeçarja Gentiana Nano u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës tre ditë më parë pasi kishte shfaqur probleme në frymëmarrje. Pas trajtimit në shërbimin e urgjencës ajo u dërgua në shtëpi, megjithatë sipas familjarëve ajo sërish nuk ishte mirë. Një ditë më parë, i biri dhe bashkëshorti e gjetën 49-vjeçaren të pajetë në dhomë. Ka qenë djalë i viktimës, Erdiol Nano, ai që bëri publik lajmin, teksa ka hedhur akuza kundrejt mjekëve të spitalit të Korçës. Sipas tij, mjekët e spitalit nuk kanë treguar kujdesin e nevojshëm për nënën e tij, madje e kanë nxjerrë nga spitali edhe pse 49-vjeçarja nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore./ZËRI

  • Nga rimbursimi i barnave e deri te transformimi i spitaleve! 108.8 mld lekë për shëndetësinë

    Nga rimbursimi i barnave e deri te transformimi i spitaleve! 108.8 mld lekë për shëndetësinë

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka folur sot, 17 nëntor, në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, për projekt-buxhetin e vitit 2026 dhe çdo lloj financimi të parashikuar deri në 2028-ën. 

    67.3 miliard lekë, tha ajo, do të shkojnë për skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. 

    “Në vitin 2026, shëndetësia do të hyjë në një etapë të re zhvillimi me buxhetin më të madh, prej 108.8 miliardë lekësh ose 12.3% të buxhetit të shtetit dhe 3.9% të prodhimit të brendshëm bruto.” 

    Këta sektorë i cilësoi prioritet për qeverinë. 

    “Kemi një rritje prej 4.2% të buxhetit. Gjatë dekadës së fundit Shqipëria ka pasur përmirësime të dukshme, sot ne jemi me jetëgjatësinë më të lartë në Ballkanin Perëndimor, 79 vjeç, krahasuar me 75 të mesatares së Ballkanit Perëndimor dhe shumë afër nivelit të Bashkimit Evropian, 81 vjeç”, deklaroi Sala. 

    “Mortaliteti i fëmijëve nën 5 vjeç ka rënë ndjeshëm nga 20 për 1 mijë lindje në vitin 2005, në 9 për 1 mijë lindje në vitin 2023. Për të njëjtën periudhë, mortaliteti i nënave gjatë lindjes është përgjysmuar përafërsisht nga 12 në 7 për 100 mijë lindje”, shtoi më tej. 

    Duke u ndalur te infrastruktura shëndetësore, theksoi se “është zgjeruar skema e sigurimeve shoqërore, është trajnuar stafi, janë përmirësuar shërbimet e specializuara dhe janë rritur pagat”. 

    Megjithatë, vuri theksin te një sërë sfidash. 

    “Po përballemi me një popullatë ku mosha mesatare vjen duke u rritur, kemi një rritje të sëmundjeve kronike, si ajo e zemrës, tumorale, të mushkërive dhe Alzheimer. Duhet një reformim i sistemit shëndetësor nga ana teknologjike për t’ju përgjigjur nevojave.” 

    Sipas ministres Sala, në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm është përfshirë efekti i rritjes së pagave që në janar, duke unifikuar llogaritjen e vjetërsisë në punë me një përqindje të diferencuar nga 1 deri në 30 vite punë si dhe indeksimin e pagave me 2.5%. 

    “Efekti financiar për këtë politikë është 2.4 miliard lekë për 4600 mjekë e farmacistë si dhe 14 200 teknikë të shkencave mjekësore e laborantë në sistemin shëndetësor. Prej vitit 2019, qeveria ka alokuar rreth 12.4 miliard lekë për rritjen e pagave në shëndetësi.” 

    Tha se në projekt-buxhetin 2026 është përfshirë rimbursimi i të gjitha barnave antitumorale për të sëmurët që trajtohen në Spitalin Onkologjik, duke shtuar 1.5 miliard lekë më shumë për barnat. 

    Do të financohen programet, si më poshtë: 

    -Shërbime të kujdesit parësor, 7.6 milion vizita në vlerën 2.3 miliard lekë 

    – Mbulimin universal për kontrollin bazë mjekësor, check-up, për grupmoshën 35-70 vjeç, me një vlerë 69 milion lekë 

    – Rimbursimi i fishave për matjen e diabetit për të moshuarit mbi 65 vjeç si dhe personat me aftësi të kufizuara, 166 milionë lekë financim 

    – Rimbursimi i barnave me shtesë prej 900 milion lekësh 

    – 500 milion lekë për barnat onkologjike për rreth 400 mijë pacientë 

    -Programi i shërbimit të kujdesit spitalor: Rikonstruksion i gjirit për 350 pacientë me 70 milion lekë financim, procedura e transplantit të kornesë për 50 pacientë, ofrimi i gjithë barnave onologjike në një vlerës shtesë në buxhetin për barnat me 1 miliard lekë, të përfshirë te shërbimi shëndetësor 

    – Do të vijojë financimi në pesë spitale terciare, 11 spitale rajonale dhe Spitalin Memorial të Fierit, 27 spitale bashkiake, me vlerë 27.9 miliard lekë 

    – 1394 pacientë do të trajtohen me dializë, me vlerë financimi 2.6 miliard lekë 

    – 11 930 pacientë do të trajtohen me paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë me një vlerë financimi 1.4 miliard lekë që do trajtohen te “Nënë Tereza” dhe “Shefqet Ndroqi” 

    – 22 pacientë me transplant renal (të veshkës), me financim 23 milion lekë 

    – 5 150 pacientë do të trajtohen me paketën e kataraktit me vlerë financimi 112 milion lekë 

    – 5.3 milion ekzaminime financuar me rreth 2 mld lekë 

    – 1 250 analiza për sindromën Down, me vlerë financimi 6 milion lekë 

    Programi i Shëndetit Publik – vaksinat për rreth 180 mijë fëmijë me një vlerë financimi prej 270 milion lekë, vaksinat e gripit sezonal për rreth 280 mijë persona me vlerë financimi prej 159 milion lekë 

    Programi kombëtar i depistimit – 5 mijë gra të depistuara për kancerin e gjirit me vlerë financimi prej 13 milion lekë, 12 mijë gra të depistuara për kancerin e qafës së mitrës, me vlerë financimi 26.9 milion lekë 

    Programi i Përkujdesit Social, financim me 7.3 miliard lekë për 57 mijë familje dhe 4 mijë individë në skemën e ndihmës ekonomike 

    – 94 mijë persona me aftësi të kufizuara dhe kujdestarë do të financohen me 15.3 miliard lekë 

    – Bonusi i bebes, me vlerë financimi 2.3 miliard lekë 

    – 8 300 gra me 3 fëmijë të cilave u paguhen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore me një vlerë financimi prej 850 milion lekë 

    – 95 shërbime të financuara me fond social dhe 150 persona të kategorive në nevojë që do të punësohen në ndërmarrjet sociale me vlerë financimi prej 480 milion lekë 

    Po rikonstruksionet? (2026-2028) 

    Rikonstruksioni i Urgjencës në Spitalin e Durrësit 

    Rikonstruksioni i godinës së Spitalit Psikiatrik në QSUT 

    Rikonstruksioni i Spitalit të Tropojës dhe i godinës qendrore të Spitalit të Matit 

    Rikonstruksion i maternitetit numër 1 në Tiranë, i godinës qendrore të spitalit rajonal në Gjirokastër, i godinës qendrore të spitalit Pogradec, i disa pavioneve të spitalit Berat, i godinës qendrore të spitalit Lushnje, i godinës së maternitetit në spitalin e Shkodrës dhe atë të Fierit. 

    Theksoi po ashtu se do të ndërtohet godina e re e spitalit rajonal Korçë dhe se do të blihen pajisje mjekësore në vlerën 1.1 miliard lekë (në total). 

  • Si u ble Spitali Amerikan nga Soros dhe si po e shpërblen sot Evis Sala shefin e mamasë me zgjatjen e koncesionit të…

    Si u ble Spitali Amerikan nga Soros dhe si po e shpërblen sot Evis Sala shefin e mamasë me zgjatjen e koncesionit të…

    Spitali Amerikan u ble nga George Soros në 2008 me fonde të buta, duke marrë kështu kontrollin mbi një prej institucioneve më të mëdha private shëndetësore në vend. Sot, Evis Sala, e lidhur familjarisht me Fondacionin Soros përmes nënës së saj, Valdete Salës, dyshohet se po përgatitet të firmosë vazhdimin e koncesionit të hemodializës për këtë spital. Faktet që do të rendisim më poshtë tregojnë se këtu nuk kemi të bëjmë thjesht një histori biznesi. Kemi një arkitekturë të tërë pushteti, të ndërtuar me durim për gati dy dekada, ku politika, kapitali ndërkombëtar dhe oligarkia vendase bashkohen në një pikë për të kontrolluar shëndetësinë publike shqiptare. Spitali Amerikan nuk është thjesht spitali më i madh privat në vend. Është simboli i mënyrës sesi u krijua dhe u konsolidua një strukturë paralele pushteti.
    Çfarë po ndodh?
    Evis Sala, e emëruar në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, është hallka e fundit e këtij zinxhiri të gjatë ndikimi, ku ndërthuren lidhjet e vjetra familjare, sponsorizimet akademike dhe kontrolli mbi miliarda euro të buxhetit të shëndetësisë. Ndërkohë që SPAK-heton aferën e hemodializës, qeveria  me firmën e Salës dyshohet se po përgatitet t’i dhurojë Spitalit Amerikan edhe pesë vite të tjera koncesion, edhe 25 milionë euro nga taksat e qytetarëve. Në këtë panoramë, emri i Evis Salës nuk është rastësi. Nëna e saj, Valdete Sala, ka drejtuar Fondacionin Soros në Shqipëri për 13 vite, dhe ka qenë figurë kyçe në rrjetet ku u promovua politikisht Edi Rama.
    Gjithashtu, njohja e Edi Ramës me shefen e Soros nuk është njohje thjesht personale. Valdete Sala ka qenë mikeshë e familjes Rama, Kristaqit me të cilin e lidhte aktiviteti gjatë periudhës së diktaturës, Valdete Sala ka pasur një rol të rëndësishëm në organizmat rinore të diktaturës komuniste. Ajo shërbeu si Sekretare e Komitetit Qendror të Lëvizjes Rinore Komuniste (RKS), organi kryesor rinor i Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH), ndërkohë që Kristaqi ishte i lidhur fort me këto struktura. Pastaj vjen rreshti i dytë i marrëdhënieve. Evis Sala bëhet rektore e universitetit WBU në Tiranë, pronë 90% e Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan, përfitues i koncesionit të hemodializës dhe laboratorëve, nën hetim të SPAK.
    Si nisi historia?
    Historia fillon para gati dy dekadash. Spitali Amerikan, i hapur fillimisht në vitin 2006 nga një grup investitorësh turq e cila ishte futur ne treg nëpërmjet njeriut më të afërt të Berishës, kaloi nën kontroll amerikan në vitin 2008. Hulumtime tregojnë se blerësi i Spitalit Amerikan në 2008 ishte kompania BedminsterCapitalManagement LLC, e cila është në pronësi të George Soros. Kjo është konfirmuar si në dokumentet e regjistrit tregtar ashtu edhe nga vetë stafi drejtues i spitalit. Menjëherë pas kësaj blerjeje, Ronald O. Drake – Kryetar i Bordit të BedminsterCapital dhe njëherazi ish-drejtor i investimeve strategjike në Soros Fund Management – u emërua anëtar i bordit drejtues të Spitalit Amerikan. Kjo lëvizje faktikisht vulosi kontrollin e rrjetit Soros mbi spitalin (Bedminster dhe Soros Fund Management janë të dyja nën ombrellën e biznesit të Soros). Dokumentet tregojnë emërimin e Ronald O. Drake në bordin e Spitalit Amerikan në 2008, duke konfirmuar lidhjen direkte me strukturat investuese të Soros.
    Skema
    Blerja e Spitalit Amerikan nga Soros u mundësua nëpërmjet një skeme financimi interesant. Overseas Private Investment Corporation (OPIC) – agjenci qeveritare amerikane që jep kredi të buta për nxitjen e investimeve jashtë vendit – i akordoi kompanisë së Soros rreth 200 milion dollarë kredi të butë në vitin 2008. Nga këto fonde, 37.6 milion dollarë u përdorën për të blerë aksionet kontrolluese të Spitalit Amerikan. Me fjalë të tjera, Soros arriti të marrë në pronësi këtë aset strategjik në shëndetësi pa shpenzuar kapitalin e vet, por duke shfrytëzuar një financim me kushte lehtësuese nga qeveria e SHBA. Pas marrjes së Spitalit Amerikan nga duart e Soros, rrjeti spitalor u zgjerua ndjeshëm, deri në Kosovë dhe u bënë investime të mëdha në pajisje moderne. Spitali u konsolidua si ofruesi kryesor privat i shërbimeve mjekësore terciare në Shqipëri. Përfshirja e Soros në shëndetësinë shqiptare nuk u kufizua vetëm te pronësia e spitaleve, por shtrihet edhe tek politikat publike për këtë sektor.
    Rama vazhdon “ta qerasë” me koncesionin e hemodializës
    Sipas dokumenteve, pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës në 2013, Fondacioni Soros asistoi qeverinë në hartimin e një plani reformash ekonomike, ku u përfshinë edhe ndryshime në sektorin e shëndetësisë. Një objektiv i rëndësishëm ishte futja e modelit të koncesioneve publike në shëndetësi (Partneritet Publik-Privat). Pikërisht, fondacioni hartoi projektin për koncesionimin e disa shërbimeve mjekësore publike. Spitali Amerikan, si rrjeti më i madh privat (në pronësi të Soros), rezultoi përfitues i koncesionit të shërbimit të hemodializës. Kjo do të thotë se institucionet e Soros fillimisht ndihmuan në modelimin e politikave që hapnin rrugën për partneritete privatë, dhe më pas vetë kompania e tij private (Spitali Amerikan) fitoi të drejtën e ofrimit të atyre shërbimeve me fonde publike.  Këto lidhje, datime dhe vendimmarrje nuk janë rastësi në një sektor ku qarkullojnë qindra milionë euro dhe ku politika ndërthuret me interesat privatë. Në këtë fazë, rruga e vetme për të ndarë supozimin nga fakti mbetet transparenca institucionale dhe hetimi i plotë.

  • Si shatërvan, shpërthen rrjeti i ujësjellësit në Elbasan pranë spitalit rajonal

    Si shatërvan, shpërthen rrjeti i ujësjellësit në Elbasan pranë spitalit rajonal

    PAMJE NGA NGJARJA

    ELBASAN- Gjatë pasdites në qytetin e Elbasanit pranë rrethrrotullimit të spitalit rajonal ka shpërthyer një pjesë e rrjetit të ri të ujësjellësit.
    Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, vihet re prurja e madhe e ujit e cila ka dalë në sipërfaqe me presion të lartë, duke krijuar një pamje që ngjante me një shatërvan në mes të rrugës. Ngjarja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve, ndërsa punonjësit e ujësjellësit kanë mbërritur në vend për të ndërhyrë dhe për të riparuar defektin.
    Shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një problem teknik në linjën e re të ujësjellësit që po vihet në funksion në këtë zonë. Pritet që defekti të ndikojë përkohësisht në furnizimin me ujë të një pjese të qytetit./ZËRI

  • Aksident i rëndë në Shkodër, të plagosurit dërgohen drejt spitalit

    Aksident i rëndë në Shkodër, të plagosurit dërgohen drejt spitalit

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Koplik-Hani i Hotit, ku janë përplasur dy mjete.
    Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë nxjerrë nga mjetet dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
    Shkaku i aksidentit dhe gjendja e tyre aktuale po hetohet nga autoritetet përkatëse.

  • Nuk ofronte shërbimet mjekësore në spitalin publik për përfitime në sektorin privat, nisin hetimet për mjekun në Fier

    Nuk ofronte shërbimet mjekësore në spitalin publik për përfitime në sektorin privat, nisin hetimet për mjekun në Fier

    Ka nisur hetimi për një mjek në Fier, pasi nuk ofronte shërbimet mjekësore në spitalin publik për përfitime monetare në spitalet private.

    Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se “dyshohej se gjatë orarit të punës, teksa ai duhet të shërbente pranë spitalit publik, largohet nga vendi i punës gjatë orarit të punës, duke mos ofruar shërbimet mjekësore pranë spitalit Publik. Gjatë orarit të punës mjeku ofron shërbime pranë spitalit privat “A” dhe klinikës private “I M”, të cilët ndodhen në afërsi të spitalit”.
    Njoftimi i Prokurorisë Fier:
    Nuk ofronte shërbimet mjekësore në spitalin publik për përfitime monetare në spitale private, Prokuroria Fier procedon mjekun për 2 vepra penale
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, regjistroi procedimin penal nr. 929, datë 01.07.2025, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 248 dhe 259 i K. PenPenal. Ky procedim u regjistrua mbështetur në informacionet paraprake se, shtetasi G.T, i cili ushtronte detyrën si mjek imazherist pranë Spitalit Rajonal Fier, ishte përfshirë në veprimtari korruptive, me pacient që marrin shërbimin pranë këtij spitali.
    Po kështu, dyshohej se gjatë orarit të punës, teksa ai duhet të shërbente pranë spitalit publik, largohet nga vendi i punës gjatë orarit të punës, duke mos ofruar shërbimet mjekësore pranë spitalit Publik. Gjatë orarit të punës mjeku ofron shërbime pranë spitalit privat “A” dhe klinikës private “I M”, të cilët ndodhen në afërsi të spitalit.
    Pas regjistrimit të procedimit penal, në dinamikë të veprimeve proaktive-hetimore, është autorizuar kryerja e vëzhgimeve në vende publike si dhe kryerja e veprimeve simuluese me qëllim evidentimin e faktit penal objekt hetimi. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore të vëzhgimit dhe kryerjes së veprimeve simuluese është arritur të dokumentohet veprimtaria korruptive dhe janë konstatuar elemente të veprës penale “shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 dhe 259 pg.1 i Kodit Penal. Veprimet korruptive në formën e marrjes së një përftimi të parregullt janë dokumentuar mbi bazën e veprimeve simuluese të autorizuar nga prokuroria në dy episode. Konkretisht atë të datës 29.10.2025 dhe datës 31.10.2025. Po kështu, veprimtaria e tij në mospërmbushje të rregullt të detyrës është dokumentuar nga raportet e vëzhgimit dhe veprimet e tjera simuluese të dokumentuar në procesverbalet dhe raportet e vëzhgimit.
    Pas këtyre veprimeve hetimore disa mujore me medota speciale të hetimit dhe dokumentimit të episodeve të marrjes së vlerave monetare në formën e përfitimit të parregullt është bërë kapja flagrancë personin nën hetim G. T. Këtij shtetasi i është kryer kontroll personal dhe i banesës, ku gjatë kontrollit personal janë gjetur dhe kartëmonedhat të cilat ishin dhënë gjatë kryerjes se veprimit simulues të autorizuar nga Prokuroria. Shumat monetare që ju gjetën gjatë kontrollit personal të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës ishin në vlerën 27.800 lekë (njëzet e shtatë mijë e tetëqind).Me tej, ndaj shtetasit nën hetim G.T, në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll i banesës. Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur vlera të konsiderueshme monetare në valutë dhe lekë. Më konkretisht janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës:
    – 39,155 euro;– 1,857.000 lekë,;– 2370 Paud;– 75 dollarë; dhe– 10 franga.
    Nga ana e Prokurorisë pas arrestimit të këtij shtetasi si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 248 dhe 259 pg.1, i K. Penal, u kërkua caktimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin e datës 03.11.2025 vendosi vleftësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimit i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale.

    Top Channel

  • Nuk ofronte shërbimet mjekësore në spitalin publik për përfitime në sektori privat, nisin hetimet për mjekun në Fier

    Nuk ofronte shërbimet mjekësore në spitalin publik për përfitime në sektori privat, nisin hetimet për mjekun në Fier

  • Plagosje me armë zjarri në Durrës

    Plagosje me armë zjarri në Durrës

    Plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në Durrës.
    Sipas burimeve nga policia, një 31-vjeçar është plagosur në këmbë dhe më pas është paraqitur vetë në urgjencën e spitalit të Durrësit.
    I riu nuk ka pranuar të tregojë vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe as personin me të cilin është konfliktuar. Mjekët e spitalit bëjnë me dije se 33-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    NJOFTIMI:

    Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
    Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
    /vizionplus.tv