Tag: spitalit

  • Përndoqi kreun e Spitalit Dibër, Gjykata lë në arrest shtëpie ish-drejtoreshën Irini Shehu

    Përndoqi kreun e Spitalit Dibër, Gjykata lë në arrest shtëpie ish-drejtoreshën Irini Shehu

    Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për Irini Shehun, ish-drejtoreshën e Spitalit Rajonal të Dibrës dhe njëkohësisht kryetare e Këshillit Bashkiak në këtë rreth. Vendimi vjen pas arrestimit të saj në flagrancë më 23 prill, i cilësuar nga gjykata si i ligjshëm, ndonëse masa u zbut për shkak të rrethanave të hetimit dhe faktorëve të tjerë të vlerësuar nga trupa gjykuese.
    Prokurori Urim Kalia kërkoi të njëjtën masë sigurie mbi bazën e Neni 121 i Kodit Penal, që lidhet me veprën penale të “përndjekjes”, ndërkohë që avokati mbrojtës argumentoi se arrestimi ishte i paligjshëm dhe kërkoi zëvendësimin me masën më të lehtë të “detyrimit për paraqitje”.
    Gjyqtarja Megi Muhaj, pas një seance me dyer të mbyllura më 25 prill, vendosi ta nxjerrë Shehun nga paraburgimi, duke e vendosur nën arrest shtëpie.
    Irini Shehu akuzohet se ka përndjekur dhe kërcënuar disa nga ish-vartësit e saj në spital, përfshirë drejtorin aktual Rruzhdi Deda dhe kryeinfermiere Shpresa Biçi. Kjo e fundit ka depozituar kallëzim në polici për kërcënime me SMS dhe telefonata, ndërsa ngjarjet pasojnë një incident të rëndë të ndodhur më 11 shkurt, ku Shehu goditi me një objekt metalik shefin e financës, Shaban Uklala, pas një debati verbal.
    Pavarësisht shkarkimit nga posti i drejtoreshës, Shehu dyshohet se ka vijuar të ushtrojë presion dhe ngacmime ndaj punonjësve të spitalit, duke përshkallëzuar situatën në disa raste.

  • U arrestua për fyerje dhe kërcënime ndaj disa personave, gjykata jep masën për ish-drejtoreshën e spitalit Dibër

    U arrestua për fyerje dhe kërcënime ndaj disa personave, gjykata jep masën për ish-drejtoreshën e spitalit Dibër

    Vetëm dy muaj pas shkarkimit nga detyra, ish-drejtoresha e Spitalit të Peshkopisë, Irini Shehu u vu në pranga nga policia, ndërsa dyshohet se ka kërcënuar e përndjekur disa persona.

    Sot Gjykata e Dibrës ka dhënë masën arrest shtëpie për 44-vjeçaren.
    Sipas uniformave blu të Dibrës, ish-drejtoresha ka përndjekur drejtorin aktual të Spitalit të Peshkopisë, Rruzhdi Deda, që e zëvendësoi në këtë detyrë pas shkarkimit të saj, për shkak se goditi me mjete metalike shefin e Financës të spitalit, Shaban Uklala.
    Pas ngjarjes, gjykata urdhëroi që 44-vjeçarja të mos ushtrojë më detyrën si mjeke pranë spitalit, urdhër që është thyer këtë të mërkurë nga ish-drejtoresha, e cila ka shkuar në ambientet e Spitalit Rajonal të Peshkopisë dhe ka debatuar me punonjësit.
    Kanë qenë pikërisht këta të fundit, që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në ambientet e spitalit, duke prangosur 44-vjeçaren.
    Pas shkarkimit nga detyra për dhunën e ushtruar ndaj punonjësit Uklala, ish-drejtoresha Shehu, e cila hetohej në gjendje të lirë, ishte denoncuar edhe nga punonjës të tjerë të spitalit për fyerje dhe kërcënime me mesazhe dhe thirrje telefonike.
     
    Top Channel

  • U denoncua nga punonjësit për përndjekje dhe dhunë, gjykata lë në “arrest shtëpie” ish-drejtoreshën e spitalit në Dibër

    U denoncua nga punonjësit për përndjekje dhe dhunë, gjykata lë në “arrest shtëpie” ish-drejtoreshën e spitalit në Dibër

    Ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu është lënë sot në arrest shtëpie.
    Ndalimi i Irini Shehut u krye pas kallëzimeve të njëpasnjëshme nga stafi i Spitalit Rajonal të Dibrës, duke marrë indicie fillimisht nga përplasja që ajo pati me shefin e financës, Shaban Uklala, të cilin e goditi me sende të forta në ambientet e spitalit.
    37-vjeçari Shaban Uklala beri kallëzim ndaj saj në Policinë e Dibrës, duke u pasuar nga shumë kallëzime të tjera te punonjësve të tjerë të spitalit.
     
    44-vjeçarja Irini Shehu u shkarkua nga detyra si drejtuese e Spitalit Rajonal të Dibrës disa javë më parë dhe teksa po hetohej në gjendje të lirë, punonjës të tjerë të spitalit e kanë denoncuar atë për fyerje dhe kërcënime.
    Policia njoftoi se nisi nje tjetër procedim ndaj Shehut më 22 prill 2025, pasi dyshohet se ka kërcënuar përmes telefonatave dhe mesazheve një 48-vjeçare.
     
    Të enjten më 23 prill, Irini Shehu është paraqitur në Spitalin e Dibrës, ndonëse e kishte të ndaluar dhe mësohet se ka pasur sërish përplasje me punonjës të spitalit.
     
    Nisur nga këto kallëzime, Prokuroria urdhëroi arrestimin e Irini Shehut, por kjo e fundit është përpjekur t’i shmanget përgjegjësisë ligjore, duke qëndruar në një nga dhomat e spitalit, me pretendimin se ishte sëmurë. Gjatë qëndrimit të saj në spital u monitorua nga Policia e Shtetit, ndërsa e ka konsideruar urdhërarrestin të paligjshëm dhe të pabazuar në prova.

  • U arrestua për përndjekje të drejtorit të spitalit të Dibrës, Gjykata lë në arrest shtëpie Irini Shehun

    U arrestua për përndjekje të drejtorit të spitalit të Dibrës, Gjykata lë në arrest shtëpie Irini Shehun

    Ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu është lënë sot në arrest shtëpie.

    Ndalimi i Irini Shehut u krye pas kallëzimeve të njëpasnjëshme nga stafi i Spitalit Rajonal të Dibrës, duke marrë indicie fillimisht nga përplasja që ajo pati me shefin e financës, Shaban Uklala, të cilin e goditi me sende të forta në ambientet e spitalit.

    37-vjeçari Shaban Uklala beri kallëzim ndaj saj në Policinë e Dibrës, duke u pasuar nga shumë kallëzime të tjera te punonjësve të tjerë të spitalit.

    44-vjeçarja Irini Shehu u shkarkua nga detyra si drejtuese e Spitalit Rajonal të Dibrës disa javë më parë dhe teksa po hetohej në gjendje të lirë, punonjës të tjerë të spitalit e kanë denoncuar atë për fyerje dhe kërcënime.

    Policia njoftoi se nisi nje tjetër procedim ndaj Shehut më 22 prill 2025, pasi dyshohet se ka kërcënuar përmes telefonatave dhe mesazheve një 48-vjeçare.

    Të enjten më 23 prill, Irini Shehu është paraqitur në Spitalin e Dibrës, ndonëse e kishte të ndaluar dhe mësohet se ka pasur sërish përplasje me punonjës të spitalit.

    Nisur nga këto kallëzime, Prokuroria urdhëroi arrestimin e Irini Shehut, por kjo e fundit është përpjekur t’i shmanget përgjegjësisë ligjore, duke qëndruar në një nga dhomat e spitalit, me pretendimin se ishte sëmurë. Gjatë qëndrimit të saj në spital u monitorua nga Policia e Shtetit, ndërsa e ka konsideruar urdhërarrestin të paligjshëm dhe të pabazuar në prova.

  • Akuzohet për përndjekje, policia arreston ish-drejtoreshën e Spitalit të Dibrës

    Akuzohet për përndjekje, policia arreston ish-drejtoreshën e Spitalit të Dibrës

    Ish-drejtoresha e Spitalit të Dibrës, Irini Shehu është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin Rruzhdi Deda.Ajo do të hetohet për veprën penale “Përndjekja”.
    Raportohet se ajo përndiqte drejtorin aktual të këtij spitali, Rruzhdi Deda, i cili e pasoi atë në detyrë pasi u shkarkua pas një akti të dhunshëm që ajo kreu ndaj financierit të kësaj qendre spitalore.Kjo ngjarja e fundit ndodhi në Shkurt të këtij viti, kur ajo goditi me send të fortë financierin dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për plagosje të lehtë me dashje.
    Pas rrahjes së shefit të financës Shaban Uklala, gjykata kishte vendosur që ish-drejtoresha të mos i afrohej institucionit më shumë se 300 metra. Përgjatë kësaj kohe ajo ka qenë nën mbikqyrje policore.
    Njoftimi i Policisë:
    Dibër
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasen I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin R.D.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Përndjekja”.

  • Dyshohet se ka fyer dhe kërcënuar disa persona, arrestohet ish-drejtoresha e spitalit Dibër

    Dyshohet se ka fyer dhe kërcënuar disa persona, arrestohet ish-drejtoresha e spitalit Dibër

    Një incident është shënuar pasditen e sotme në spitalin Rajonal të Peshkopisë ku është arrestuar ish-drejtoresha e këtij spitali Irini Shehu.

    Ajo u shkarkua nga detyra para dy muajve pasi goditi shefin e financës Shaban Uklalën me mjete metalike ku dhe u shoqërua në polici dhe ju dha masa për të mos ushtrojë detyrën si mjeke pranë këtij spitali.
    Ndërkohë gjatë ditës së sotme duke thyer urdhrin e gjykatës ish drejtoresha Shehu ka shkuar në ambientet e spitalit ku dhe ka debatuar me një nga punonjësit e spitali, ku ky i fundit ka njoftuar policinë të cilët e kanë prangosur brenda ambienteve të spitalit ku dhe e kanë mbajtur në mbikëqyrje në një nga dhomat e spitalit në prani edhe të mjekëve dhe më pas është shoqëruar në drejtorinë e policisë Dibër.

    Top Channel

  • Ka kërcënuar disa persona? Shoqërohet në komisariat ish-drejtoresha e spitalit Dibër

    Ka kërcënuar disa persona? Shoqërohet në komisariat ish-drejtoresha e spitalit Dibër

    Këtë mbrëmje është shoqëruar në komisariatin e policisë Irini Shehu, ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal të Dibrës. Shehu u shkarkua nga detyra pak javë pasi goditi shefin e financës, Shaban Uklala, i cili e denoncoi atë në polici.
    Pas këtij episodi teksa Shehu hetohej në gjendje të lirë, ndërkohë që dyshohet se së fundmi ka kërcënuar drejtorin aktual të spitalit Rruzhdi Deda i cili e ka zëvendësuar pas shkarkimit. Ajo dyshohet se është përfshirë edhe në të tjera situata gjatë kohës që ka ushtruar këtë detyrë.

    Ajo dhunoi me sende të forta shefin e Financës së spitalit, Shaban Uklala, ditën e martë 11 shkurt, të cilit i shkaktoi plagë në ballë me kapëse letrash. Ndërsa më pas, ajo degradoi edhe në fjalor banal e gjuhë kërcënuese, kur njëri person, pjesë e stafit të spitalit i dërgoi mesazh kritikues për dhunën e ushtruar ndaj ekonomistit.

  • Arrestohet ish-drejtoresha e Spitalit të Dibrës, përndoqi pasuesin e saj

    Arrestohet ish-drejtoresha e Spitalit të Dibrës, përndoqi pasuesin e saj

    Ish-drejtoresha e Spitalit të Dibrës, Irini Shehu, është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin Rruzhdi Deda.
    Ajo do të hetohet për veprën penale “Përndjekja”.

    Raportohet se ajo përndiqte drejtorin aktual të këtij spitali, Rruzhdi Deda, i cili e pasoi atë në detyrë pasi u shkarkua pas një akti të dhunshëm që ajo kreu ndaj financierit të kësaj qendre spitalore.

    Kjo ngjarja e fundit ndodhi në Shkurt të këtij viti, kur ajo goditi me send të fortë shefin e finances, Shaban Uklala dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për plagosje të lehtë me dashje.

    Pas rrahjes së këtij të fundit, gjykata kishte vendosur që ish-drejtoresha të mos i afrohej institucionit më shumë se 300 metra. Përgjatë kësaj kohe ajo ka qenë nën mbikqyrje policore.

    Njoftimi i Policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasen I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin R.D.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Përndjekja”.

  • Dyshohet se ka fyer dhe kërcënuar disa persona, shoqërohet në komisariat ish-drejtoresha e spitalit Dibër

    Dyshohet se ka fyer dhe kërcënuar disa persona, shoqërohet në komisariat ish-drejtoresha e spitalit Dibër

    Është shoqëruar në komisariatin e policisë Irini Shehu, ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal të Dibrës.

    Shehu u shkarkua nga detyra pak javë pasi goditi shefin e financës, Shaban Uklala, i cili e denoncoi atë në polici.
    Pas këtij episodi teksa Shehu hetohej në gjendje të lirë, të tjerë punonjës të spitalit e kanë denoncuar atë për fyerje dhe kërcënime.
    Ky nuk është skandali i vetëm i saj, ndërsa dyshohet se është përfshirë edhe në të tjera situata gjatë kohës që ka ushtruar këtë detyrë.
    Si fillim, ajo dhunoi me sende të forta  shefin e Financës së spitalit, Shaban Uklala, ditën e martë 11 shkurt, të cilit i shkaktoi plagë në ballë me kapëse letrash.
    Ndërsa më pas, ajo degradoi edhe në fjalor banal e gjuhë kërcënuese, kur njëri person, pjesë e stafit të spitalit i dërgoi mesazh kritikues për dhunën e ushtruar ndaj ekonomistit.

    Top Channel

  • Arrestohet ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër/ Përndiqte drejtorin aktual të spitalit, kryetar i Partisë Socialiste

    Arrestohet ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër/ Përndiqte drejtorin aktual të spitalit, kryetar i Partisë Socialiste

    Ish drejtoresha e spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu, e cila u shkarkua nga kjo detyrë pak javë më parë është arrestuar pasditen e sotme.

    Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e Irini Shehut, pasi ka përndjekur drejtorin aktual të Spitalit Rajonal Dibër, Rruzhdi Deda që e pasoi në detyrë, ky i fundit është kryetar i Partisë Socialiste. 

    Këtë të enjte, Shehu është paraqitur tek spitali, gjë të cilën e kishte të ndaluar. Mësohet se edhe gjatë ditës së sotme ka patur përplasje me punonjës të spitalit.

    Njoftimi i policisë/ Dibër