Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër rrugor Fier- Ballsh, pranë fshatit Plyk.
Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë dy udhëtarë janë lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Tag: spitalit
-

Aksident në Fier-Ballsh, disa të plagosur transportohen drejt spitalit
-

Aksident i rëndë/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Bulqizë, plagosen dy persona, transportohen drejt spitalit
Një aksident rrugorë është shënuar mesditën e sotme në Bulqizë në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Siç shihet edhe nga pamjet njëra nga makinat ka përfunduar jashtë rrugës. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe ambulanca, të cilët kanë dhënë ndihmën e parë, ku dhe janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës për mjekim.
Sipas policisë dhe grupit hetimorë po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të të aksidentit. -

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Bulqizë, plagosen dy persona, transportohen drejt spitalit
Një aksident rrugorë është shënuar mesditën e sotme në Bulqizë në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Siç shihet edhe nga pamjet njëra nga makinat ka përfunduar jashtë rrugës.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe ambulanca, të cilët kanë dhënë ndihmën e parë, ku dhe janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës për mjekim.
Sipas policisë dhe grupit hetimorë po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të të aksidentit.Top Channel
-

Vdekja e 15 vjeçarit, Spitali i Durrësit: Nuk na ikën dritat gjatë operacionit, kishim gjenerator
Spitali i Durrësit ka reaguar pas vdekjen të 15-vjeçarit. Spitali teksa i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës, thekson se i mituri mbërriti në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Po ashtu në njoftim thuhet se ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedurat emergjente dhe kanë bërë më së miri punën e tyre. Reagimi i Spitalit erdhi pas disa pretendimeve në media se gjatë operacionit për pacientin në fjalë, në ambientet e spitalit kanë ikur dritat, diçka që sipas Spitalit është e pavërtetë.
Deklarata për mediat e spitalit:Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B, i cili humbi jetën informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik. Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik.
Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë: Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë.
Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme. Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh. Spitali Rajonal Durrës është i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor dhe bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e ngjarjes.
-

Dhunimi i të riut në Lezhë, zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit nga Spitali i Traumës
Një person është dhunuar rëndë mbrëmjen e sotme në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, ku personi në fjale është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët.
Ai ka deklaruar nga Spitali i Traumës, aty ku po merr mjekim, se nuk i ka identifikuar autorët pasi ka qenë errësirë, teksa ata kanë përdorur shkop bejsbolli.
I plagosuri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që çuan në dhunimin e shtetasit.
gijotina.com/ -

Dhunohet rëndë një person, u godit me sende të forta! Dërgohet te Trauma
Një person është dhunuar rëndë në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti, në aksin rrugor Lezhë-Rrilë, ku personi është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët.
I plagosuri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar.
Policia e Shtetit ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që çuan në dhunimin e shtetasit. -

Lezhë/ Sulmohet një person, e nxjerrin nga makina dhe e godasin, përfundon tek Trauma
Një person është dhunuar rëndë mbrëmjen e së martës në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, ku personi ne fjale është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët.
I plagosuri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që çuan në dhunimin e shtetasit.
gijotina.com/ -

Lezhë, dhunohet rëndë një shtetas/ Disa persona e godasin me sende të forta pasi e nxjerrin nga mjeti. Dërgohet te Trauma
Një person është dhunuar rëndë mbrëmjen e kësaj të marte në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pikë karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, ku një i ri rreth te 30-tave është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët.
I plagosuri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që çuan në dhunimin e shtetasit. -

FOTO/ Shoqata ”Korabi” i dhuron spitalit në Laç një inkubator për të porsalindurit dhe pajisje kirurgjikale
Një akt bamirësie është bërë nga shoqata ”Korabi”, ku spitalit të qytetit të Laçit u dhuruan një inkubator për të porsalindurit si dhe pajisje të tjera kirurgjikale për ndërhyrje urgjente, gjatë një ceremonie që u zhvillua të martën e shkuar datë 25 nëntor 2025.
Kjo është herë e pestë që kjo shoqatë dhuron pajisje të tilla për spitalet në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Shoqata “Korabi” është krijuar në Bolonjë në vitin 2022 dhe përbëhet nga sipërmarrës e profesionistë shqiptarë dhe arbëreshë.Drejtuesit e shoqatës u pritën nga kryetarja e bashkisë Laç, Majlinda Cara, dhe drejtoresha e spitalit, znj. Edlira Lleshi. Kryetarja e bashkisë falënderoi “Korabin” për këtë gjest bujar duke nënvizuar faktin se një pajisje e tillë i mungonte spitalit dhe se prej ditës së sotme, nënat e reja do të ndihen më të qeta për kushtet, në momentet kur lindin fëmijët.
Në emër të shoqatës, Presidenti i saj, Astrit Poti falënderoi kryetaren për pritjen e ngrohtë dhe u shpreh se qëllimi kryesor i shoqatës “Korabi” është të ndërmarrë akte bamirësie, kudo ku ka nevojë, qoftë në Shqipëri, por edhe në komunitetet arbëreshe në Itali, me një përkujdesje të shtuar ndaj nevojave të fëmijëve.
-

Plagosja e të miturit në Durrës, reagon spitali: Plagë në zemër dhe stomak, 15-vjeçari i intubuar në gjendje kritike!
mjeku kirurg i spitalit te durresit
DURRËS- Një 15-vjeçar është plagosur rëndë me thikë nga një bashkëmoshatarë gjatë një sherri për motive të dobëta. I mituri ka mbërritur në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit në gjendje kritike, me plagë të shumta penetruese. Ndërkohë, Spitali i Durrësit ka reaguar, duke dhënë më shumë detaje për gjendjen e të miturit, teksa bën me dije se 15-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi kishte plagë në zemër dhe stomak. Sipas njoftimit të spitalit, fatmirësisht ai është në gjendje të stabilizuar, por ende është në reanimacion.
“Një 15-vjeçar mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike, me plagë të shumta penetruese dhe organe të dëmtuara nga mjeti prerës. Zemra kishte dy çarje nga 2 cm me tamponadë kardiake, ndërsa në regjionin e corpus ventrikuli u konstatua një çarje 3 cm në stomak. Gjendje kufi. U fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik. Reagim i shpejtë, i pastër, pa humbur asnjë minutë. Mirënjohje për kirurgët F. Shini dhe E. Demiraj, si dhe për anestezistin A. Banushi, që e çuan rastin drejt suksesit me profesionalizëm dhe qetësi operative. Pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar”, njofton spitali.
Gjithashtu, ka reaguar edhe mjeku kirurg i spitalit, Fitim Shini, i cili bën me dije se situata mbetet kritike. Sipas kirurgut, i mituri ka 4 plagë në gjoks, njëra prej tyre i ka prekur zemrën, ndërsa thotë se duhet orët në vijim janë vendimtare për gjendjen e 15 vjeçarit.
“Për momentin pacienti ndodhet në reanimacion, i intubuar, dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresoj që në 24/48 orët e ardhshme gjendja të stabilizohet dhe të dalë nga reanimacioni. Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 plagë në rajonin e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte në zonën e zemrës dhe ka shkaktuar gjendjen e rënduar. Aktualisht ka marrë 3 flakone gjak dhe për momentin gjendja vazhdon të jetë e rëndë në reanimacion. Shpresojmë që në orët në vijim situata të përmirësohet.”, tha kirurgu Fitim Shini.Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme 25 nëntor, ku një 14-vjeçar në debat e sipër ka plagosur me thikë një 15-vjeçar, duke i shkaktuar plagë të rënda. Autori i mitur është arrestuar, ndërsa i plagosuri vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Konflikti dyshohet se ka nisur fillimisht në rrjetet sociale mes adoleshentëve dhe më pas kanë lënë takim me njëri-tjetrin me pretendimin për t’u sqaruar. Dy të miturit kanë shkuar në vendin e takimit bashkë me shokë të tjerë dhe pas debateve me tone të ashpra janë përleshur fizikisht mes tyre, si dhe kanë përdorur sende të forta, deri në përdorimin e thikës./ZËRI