Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident rrugor në Klinë të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Pejës, i cili konfirmon se të lënduarit po marrin trajtimin e duhur mjekësor
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete. Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Ngjarja e rëndë po ashtu u konfirmua dhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai shtoi se janë përplasur një autoveturë dhe një autobus, mëngjesin e kësaj të enjteje.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në terren dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tag: spitali
-

Aksident në Kosovë, një i vdekur dhe pesë të lënduar
-

Greqi/ I riu shqiptar arratiset nga spitali i burgut
Një 28-vjeçar shqiptar ka arritur t’i shpëtojë rojeve dhe të arratiset nga spitali i burgut në Kostur të Greqisë, duke vënë në alarm autoritetet vendase.
I riu po trajtohej në klinikën kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm, nën vëzhgim dhe me shoqërim policor, por arriti të zhdukej në rrethana ende të paqarta.
Sipas mediave greke, Prokuroria është informuar për incidentin dhe pritet të lëshohet urdhër për publikimin e identitetit dhe fotos së të arratisurit.
Aktualisht policia dhe forcat speciale janë hedhur në kërkim të tij, ndërsa janë përforcuar patrullat policore dhe ushtarake përgjatë kufirit. Rrethanat e arratisjes janë nën hetim, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar shqetësim në komunitetin vendas. -

E rëndë, dy foshnja në Itali humbin jetën pasi u infektuan nga detergjenti i spitalit
Dy foshnja të lindura para kohe në Spitalin San Maurizio në Bolzano humbën jetën javën e kaluar, pasi u prekën nga një infeksion serioz. Foshnjat lindën me peshë nën një kilogram dhe u infektuan me bakterin Serratia marcescens, i cili mund të jetë i rrezikshëm për personat me imunitet të dobët.
Autoritetet shëndetësore thonë se infeksioni lidhet me një detergjent për larjen e enëve, i përdorur nga spitali dhe që u tërhoq menjëherë nga tregu. Spitali përkohësisht nuk do të pranojë foshnja të parakohshme me rrezik të lartë.
Prokuroria e Bolzanos ka urdhëruar autopsinë e foshnjave për të parë nëse vdekjet mund të lidhen me neglizhencë, çka mund të çojë në ndjekje penale. -

Arratisja spektakolare nga spitali i burgut grek, ky është 28-vjeçari shqiptar që ka ngritur autoritetet në ‘këmbë’
Policia greke ka publikuar fotografinë e 28-vjeçarit i cili që u arratis nga spitali i burgut sot.
Sipas informacioneve ai ishte arrestuar së fundmi për vepra penale sipas ligjit, posedim të drogës dhe mosbindje, ndërsa hetimi paraprak që është në vazhdim zbuloi se ndaj tij pritej një vendim nga Gjykata e Apelit të Selanikut.
Ai ishte dënuar me 12 vjet burg dhe një gjobë prej -50,000- eurosh, për shkelje të ligjit për drogën, si dhe një vendim të Këshillit të Apelit të Selanikut, që urdhëronte arrestimin e tij për shkelje të ligjit për drogën.Top Channel
-

Arratiset nga spitali i burgosuri shqiptar, 28-vjeçari ikën para syve të gardianëve! Blindohet kufiri grek
PAMJE NGA VENDNGJARJA
GREQI-Një i burgosur shqiptar 28 vjeç është arratisur sot nga spitali i Kosturit në Greqi, ku ishte shtruar në repartin kirurgjikal të Spitalit të Përgjithshëm të këtij qyteti.
28-vjeçari, i cili ishte shtruar në klinikën kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm të Kosturit, u arratis në rrethana të paqarta, edhe pse mbahej nën vëzhgim nga gardianët.
Autoritetet dyshojnë se 28-vjeçari mund të ketë pasur ndihmë nga jashtë për të realizuar arratisjen. Prokuroria është informuar për incidentin dhe pritet një urdhër për të publikuar detajet dhe foton e 28-vjeçarit të arratisur. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore të Kosturit, duke pasur parasysh se zona ndodhet pranë kufirit me Shqipërinë. /ZËRI -

Rama nxjerr pamjet: Spitali i Lezhës do të rilindë me hapësira dinjitoze dhe kushte bashkëkohore shërbimi
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga spitali i Lezhës.
“Kantieri i Rilindjes së Spitalit të Lezhës, ku shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze, aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi”, shprehet kryeministri Rama. -

Kush është autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq? Pamjet kur shoqërohet nga spitali në komisariat
Ky është momenti kur Enedio Guri, autori i vrasjes se 14-vjeçarit, Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit ka dalë nga spitali i shoqëruar nga policia.
Autori, i cili ka pësuar dëmtime të lehta gjatë përplasjes, është shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa do vijohet me marrrjen në pyetje nga autoritetet.
Ngjarja tragjike ndodhi ditën e sotme në ambientet e jashtme të një lokali, ku viktima dhe autori kishin shkuar për të sqaruar një konflikt të mëparshëm mes tyre.
Debati i tyre përfundoi me përplasje fizike, ku viktima humbi jetën nga goditjet me thikë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes. -

Zjarret në Greqi detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras (Video)
Spitali i Fëmijëve ”Karamandanio” në qytetin grek të Patras u evakuua për shkak të një zjarri në rajon, tha sot ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis.
“Për arsye të qarta parandaluese dhe ndërsa nuk ka kërcënim të menjëhershëm, kam vendosur që të evakuojmë Spitalin e Fëmijëve ‘Karamandanio’ të Akaisë duke ndjekur udhëzimet e Mbrojtjes Civile”, tha Georgiadis në një postim.
Përveç spitalit të fëmijëve, banorët e azilit të pleqve ”Konstantopoulio” po evakuoheshin gjithashtu për shkak të zjarrit.
Automjetet e ambulancave të shërbimit të urgjencës mjekësore (EKAV) janë pothuajse atje dhe do të marrin tetë pacientë, ndërsa katër të tjerë, që mund të ecin vetë, do të vendosen përkohësisht në Spitalin e Përgjithshëm Universitar në Rio. Nuk ka arsye për shqetësim dhe i gjithë operacioni do të kryhet në mënyrë të rregullt dhe të sigurt”, shtoi ai.
-

Ministrja Koçiu: Spitali i Vlorës, pikë kyçe sigurie për pushuesit
Spitali Rajonal i Vlorës ofron shërbim dhe kujdes mjekësor jo vetëm për qytetarët vlonjatë, por edhe për pushuesit vendas dhe turistët e huaj që zgjedhin këtë qytet për të kaluar pushimet verore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se Vlora është vendi ku takohet historia me mikpritjen, ndërsa spitali është një pikë kyçe sigurie për pushuesit, në gatishmëri 24/7 për çdo rast urgjent, me një ekip të përkushtuar dhe shërbim cilësor.
Sipas Koçiut që nga 1 qershori, mbi 5,800 qytetarë kanë marrë ndihmë mjekësore, mes tyre edhe 360 turistë të huaj, të cilët kanë gjetur kujdes profesional dhe njerëzor. ”Kujdes shëndetësor në zemër të turizmit, për pushime të sigurta dhe pa shqetësime”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale. Një prej mjekeve të këtij spitali, pohon se në mesin e sezonit turistik janë paraqitur 2 600 pacientë, nga të cilët 200 pacientë të huaj, jo rezident në Shqipëri.“Javën e fundit janë shtuar rastet e gastroenteriteve dhe rastet virale. Kemi edhe rastet e të sëmurëve kronikë, situata e të cilëve ka precipituar nga temperaturat e larta. Kemi një shtim të hospitalizimit të rasteve neurologjike, në patologji te të sëmurët kronikë dhe në infektiv”, u shpreh ajo. Mjekja shtoi se ka një koordinim shumë të mirë me urgjencën lëvizëse 127 për raste e paraqitura të asfiksisë, djegieve, mbytjeve në det, traumave dhe aksidenteve.
“Javën e fundit të korrikut është shtuar numri i vizitave ditore, numri i të cilave ka shkuar deri në 150, nga këto 50-60 raste kanë qenë gastroenterite, gjendje febrile, tonsilite akute të cilat paraqiten me diarre, temperaturë, dobësi trupore, raste që janë menaxhuar më së miri nga stafi i pranim urgjencës”, vijoi mjekja, ndërsa këshilloi qytetarët që të mos ekspozohen gjatë në temperatura të lart dhe të ndjekin një regjim ushqimor të mirë dhe të shëndetshëm.