Tag: spitale

  • Rama prezanton Evis Salën si ministren e re të Shëndetësisë: Do fusim Inteligjencën Artificiale në spitale!

    Rama prezanton Evis Salën si ministren e re të Shëndetësisë: Do fusim Inteligjencën Artificiale në spitale!

    Edi Rama dhe Evis Sala

    QSUT- Në ambientet e qendrës spitalore Nënë Tereza në Tiranë, kryeministri Rama ka preznatuar ministren e re të Shëndetësisë, Evis Sala e cila “ia merr stafetën” ish-ministres Albana Koçiu.
    Gjatë prezantimit të ministres së re Rama foli për ndryshimet e mëdha që synon qeveria të bëjë në sistetimin shëndetësor, ku e vendosi fokusin tek implementimi i Inteligjencës Artificiale edhe në këtë sektor. Ai u shpreh se Shqipëria do të bashkëpunojë me një ndë kompanitë më të njohura në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë. Ndërkohë që theksoi se duhet të hapet një spital të ri në Fier për të përballuar kërkesa të larta gjatë sezonit veror.  
    “Duam të shkojmë me hapjen e një spitali të ri në Fier dhe ndërtimin e një spitali ekselence që të ofrojë dhe shërbime dhe të jetë në gjendje të përballojë kërkesa shumë të larta sidomos gjatë sezonit veror. Po ashtu jemi në diskutime për të lidhur partneritet strategjik me kompanitë më të mirënjohura në shërbim të shëndetësisë…që deri tani ka Mbretëria e Bashkuar. Të gjitha këto do të jenë në fokusin e ministrisë së re. Po ashtu janë dy shtylla me rëndësi mbi të cilat do të mbështetemi, nga njëra anë krijimi i ekselencave, dhe përparësia e Inteligjencës Artificiale në sistemin tonë shëndetësor,” tha Rama.
    Në fjalën e saj të parë si ministre e Shëndetësisë, znj Sala ajo u ndal tek largimi i mjekëve nga vendi duke theksuar se kjo duhet që të ndalohet duke ofruar kompesim të barabartë.  Gjithashtu edhe tek riburmismi i barnave onkologjikë, duke thënë kjo është një sfidë e saj personale që do ta realizojë. 
    “Për mua sot është një ditë shumë emocionuese. Në planin personal rikthehem në një vend ku ka studiuar. Megjithëse nuk e njoh, mund të kisha humbur, ndryshimet janë thelbësore. Është më mirë nga ana strukturore se sa në spitale ku kam punuar. Kur e shef sa mirë është ana e strukturës së spitale. Është një sfidë e madhe, por ata që më e njohin e dinë që kam dëshirë për të përballuar sfida. Megjithatë sfidat i kam përballuar gjithmonë me skuadër, se suksesi i njeriut varet nga suksesi i skuadrës që krijon. Duhen bërë shumë ndryshime. Duhet njohur ajo punë që është bërë. Në qoftë se çalon menaxhimi, atëherë performanca e shërbimit çalon. Ajo që dua të fokusoj punën time, mendoj që është e rëndësishme zgjidhja sa më parë e rimbursimit të barnave onkologjike. E palejueshme për ne që barbat onkologjike nuk janë plotësisht të rimbursueshme. Kjo është një sfidë edhe e imja. Është e bëshme. Do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të mirë. Kam një pasion të veçantë për ristrukturimin dhe mësimdhënien e brezit të ri. Suksesi i një drejtuesi është ekipi që krijon, brezat që lë nga mbrapa. Asnjë gjë nuk bëhet vetëm, këtij oqeani të madh i jemi futur të gjithë bashkë dhe asgjë nuk është e pamundur”, tha ministrja e Shëndetësisë.

    Kujtojmë se në asamblenë e fundit të Partisë Socialiste, Rama i besoi Evis Salës drejtimin e Shëndetësisë, duke treguar edhe CV-në e pasur dhe kontributin e saj në këtë sektor./ZËRI

  • Greqia shkurton kohën e pritjes për kujdesin emergjent duke përdorur kode QR dhe byzylykë për t’i dhënë përparësi pacientëve

    Greqia shkurton kohën e pritjes për kujdesin emergjent duke përdorur kode QR dhe byzylykë për t’i dhënë përparësi pacientëve

    Greqia ka ndërmarrë një hap përpara në menaxhimin e shërbimeve urgjente spitalore duke zbatuar një sistem inovativ elektronik për gjurmimin e pacientëve me anë të byzylykëve me kod QR. Ky program, tashmë i implementuar në 10 spitale publike, ka sjellë ulje të ndjeshme të kohës së pritjes për pacientët në dhomat e urgjencës. Zyrtarët e shëndetësisë deklarojnë se përmes këtij sistemi është rritur ndjeshëm efikasiteti dhe rendi në shërbim, ndërsa pacientët informohen në kohë reale për pozicionin e tyre në radhë dhe parashikimin e kohës së pritjes.

    Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Adonis Georgiades, spitalet ku është vendosur sistemi karakterizohen nga më shumë qetësi dhe organizim, duke qenë se pacientët kanë informacion të saktë për rrjedhën e shërbimit. Në Spitalin e Përgjithshëm Evangelismos në Athinë, që ishte i pari që e zbatoi sistemin në muajin maj, koha mesatare e pritjes ka rënë nga nëntë në pak më shumë se pesë orë. Ndërkohë, Spitali i Fëmijëve Aghia Sophia ka arritur kohën më të ulët të pritjes – më pak se dy orë.

    Në total, mbi 44,000 pacientë janë trajtuar në 10 spitalet e përfshira në këtë projekt nga mesi i majit deri në mesin e korrikut, ndërsa kohëzgjatja mesatare e shërbimit llogaritet rreth katër orë. Fushat me pritjen më të shkurtër përfshijnë radiologjinë me vetëm 15 minuta, ndjekur nga kirurgjia dhe kardiologjia me rreth një orë, dhe patologjia me më pak se dy orë.

    Autoritetet synojnë që deri në fund të shtatorit sistemi të zgjerohet në 24 spitale, dhe deri në shkurt të vitit 2026 të implementohet në 100 spitale në mbarë vendin. Nga muaji nëntor, programi do të përfshijë edhe një platformë dixhitale për të gjurmuar kohët e pritjes në të gjitha dhomat e urgjencës në kohë reale.

    Megjithatë, autoritetet pranojnë se sfidat mbeten: rreth 30% e pacientëve që kanë përdorur këtë sistem nuk do të kishin nevojë për kujdes urgjent nëse sistemi i kujdesit parësor do të funksiononte siç duhet. Sipas të dhënave, afro 17,000 pacientë që morën byzylykë në kuadër të programit nuk do të duhej të shkonin fare në spital.

  • Egla Ceno prek me mesazhin emocional për familjarët që përballen me sfida në spitale

    Egla Ceno prek me mesazhin emocional për familjarët që përballen me sfida në spitale

    Egla Ceno ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjete sociale, duke reflektuar mbi dhimbjen dhe forcën e atyre që qëndrojnë pranë të dashurve të tyre në spitale. Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP 3” thekson se shpeshherë ka dhoma spitalesh që mbushen me më shumë lutje se sa kohë.
    “Një përqafim të gjithë atyre familjarëve që po u drithërohet shpirti te koka e krevatit të njeriut të dashur,” shkruan Egla, duke shtuar se nuk jetojmë për ditët e lehta, por për mënyrën si përballemi me ato të vështirat.
    Mesazhi i saj është një thirrje për forcë dhe shpresë: “Jeta, edhe kur na rrëzon, ka mënyrën e saj për të na rikthyer edhe më të fortë.”

  • Abuzoi për dekada me qindra pacientë, shumica nën 15 vjeç: Jepet dënimi për ish-kirurgun

    Abuzoi për dekada me qindra pacientë, shumica nën 15 vjeç: Jepet dënimi për ish-kirurgun

    Gjykata franceze ka dhënë verdiktin për një ndër rastet më shokuese! Ish-kirurgu francez, Joël Le Scouarnec, sot 74 vjeç, është dënuar me 20 vjet burg, për abuzim seksual të qindra pacientëve, shumë prej tyre nën moshën 15 vjeç. Me dënimin e tij, përfundoi edhe gjyqi më i madh për abuzimin ndaj fëmijëve në historinë e Francës.

    Joël Le Scouarnec punoi si kirurg gastrointestinal në spitale publike dhe private në perëndim të Francës. Gjatë karrierës së tij, ai shpesh operoi fëmijë që vuanin nga apandesiti.

    Gjatë gjyqit tremujor në Vannes, ai u akuzua për 111 përdhunime dhe 189 sulme seksuale në periudhën 1989-2014 në spitale të ndryshme. Shumë nga fëmijët që ai abuzoi ishin nën anestezi ose sapo ishin zgjuar pas operacioneve. Disa u abuzuan në shtretërit e tyre në spital. Mosha mesatare e viktimave ishte 11 vjeç.

    Le Scouarnec më në fund pranoi të gjitha akuzat në gjykatë, duke thënë në deklaratën e fundit:
    “Nuk po kërkoj mëshirë nga gjykata.”

    Gjatë gjyqit ai tha: “Unë isha një kirurg që përfitoi nga statusi për të sulmuar fëmijët, nuk e mohoj këtë.”

    Vlerësimet psikologjike treguan se ai vazhdon të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm.

    Vetë avokati i Le Scouarnec, Maxime Tessier, i tha gjykatës: “Ai është plotësisht fajtor.”

    Tessier shtoi se bota mjekësore dhe politikanët francezë duhet të nxjerrin mësime nga “dështimi i madh i sistemit shëndetësor”, që nuk e ndaloi Le Scouarnec gjatë dekadave të abuzimeve.

    Le Scouarnec u raportua tek autoritetet franceze nga FBI në vitin 2004 pasi shihte imazhe të abuzimit ndaj fëmijëve në dark web. Në vitin 2005, ai u dënua në një gjykatë franceze për zotërim të materialeve të abuzimit ndaj fëmijëve dhe u dënua me 4 vjet burg me kusht, por gjykata nuk vendosi që ai të mos punonte më me fëmijë.

    Ai vazhdoi të merrte poste prestigjioze në spitale në të gjithë Francën deri kur doli në pension, në vitin 2017 dhe abuzoi sistematikisht me fëmijët që u nënshtroheshin operacioneve që ai kryente.

    Grupet e viktimave dhe aktivistët për mbrojtjen e fëmijëve thanë se gjyqi solli në pah dështime serioze nga shteti dhe zyrtarët. Ata kërkuan një vlerësim të plotë nga qeveria për mënyrën se si kirurgu mundi të vazhdonte të punonte dhe të abuzonte për kaq gjatë. Dënimi me 20 vite burg është maksimumi që Le Scouarnec mund të marrë për përdhunim të rënduar. Në Francë, dënimet nuk grumbullohen, ndryshe nga SHBA ku Le Scouarnec do të ishte dënuar me 2,000 vite burg, sipas prokurorit të shtetit, Stéphane Kellenberger.

    Le Scouarnec ndodhet tashmë në burg pasi u dënua në dhjetor 2020 me 15 vite për përdhunim dhe abuzim seksual ndaj 4 fëmijëve. Kellenberger tha se pritet një tjetër gjyq pasi zyra e prokurorisë hapi një hetim për të gjetur më shumë viktima që nuk përfshihen në çështjen aktuale.

    “Ti ishe djalli dhe ndonjëherë djalli vishet me mantelin e bardhë,” i tha Kellenberger ish-kirurgut.

    Dënimi i tij në vitin 2005 nuk u raportua automatikisht në spitalet ku ai punoi. Ai u punësua në disa spitale rajonale që vareshin nga ekspertiza e tij për të qëndruar hapur.

    Në një rast, Le Scouarnec i kishte treguar Michèle Cals, ish-drejtoreshës së spitalit “Jonzac” në Francën perëndimore për dënimin e tij të vitit 2005, duke thënë se kishte parë imazhe abuzimi ndaj fëmijëve vetëm sepse ishte ndarë nga gruaja. Cals nuk mori asnjë paralajmërim për të mos u punësuar, ndaj vijoi sërish aktivitetin. “Na duheshin kirurgë,” i tha ajo gjykatës.

    Cals tha se dënimi i vitit 2005 nuk ia ndalonte të ishte pranë të miturve. Ajo pranoi se “nuk hulumtoi mjaftueshëm” dhe e cilësoi si një “dështim” nga ana e saj dhe e eprorëve.

    Joël Belloc, kreu i Urdhrit të Mjekëve në Charente-Maritime, ku Le Scouarnec e përfundoi karrierën, u pyet nëse mund të kishte vepruar ndryshe. Ai tha: “Me mendje të kthjellët, është e qartë që po.” Ai shtoi se “perceptimet ishin ndryshe” në atë kohë.

    Rreth 20 viktima të Le Scouarnec dhe të afërmit e tyre protestuan jashtë gjykatës më herët këtë muaj për atë që e quajtën “heshtja e botës politike”. Ata kërkuan ngritjen e një komisioni qeveritar për të adresuar mësimet nga rasti Le Scouarnec dhe për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla. Grupi deklaroi: “Jemi të tronditur që gjyqi i shekullit nuk po shihet si një pikë kthese nga qeveria dhe nga publiku i gjerë.”

    Manon Lemoine, tani 36 vjeç, një nga viktimat që Le Scouarnec pranoi ta kishte përdhunuar kur ajo ishte 11 vjeç, tha: “Po përpiqen ta paraqesin si një monstër, por kjo është monstra që shoqëria krijoi dhe e lejoi të vazhdonte rrugën e vet”.

  • “Në spitale ndodhin krime kundër njerëzve, mësuesit janë të diskriminuar”/ Berisha tregon programin për shëndetësinë dhe arsimin: Asnjë pagë nën 1500 euro

    “Në spitale ndodhin krime kundër njerëzve, mësuesit janë të diskriminuar”/ Berisha tregon programin për shëndetësinë dhe arsimin: Asnjë pagë nën 1500 euro

    Sali Berisha: Në 100 ditët e para, do të realizojmë atë ndryshim që nuk e ka menduar njeriu. Do vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist, për çdo njeri me ndihmë ekonomike, për çdo të papunë, për çdo jetim që ka një prind, për çdo student me bursë. Ne garantojmë për këta qytetarë 6.3 euro në ditë, pak mbetet, por mjerim nuk është.
    Shqipëria do të adoptojë listën e ilaçeve të Italisë. Dy shërbime thelb për çdo komb, arsimi dhe shëndetësia kanë degraduar në mënyrën më të papranueshme. Janë rrokulisur deri në shpartallim. Sistemi i shëndetësisë është jashtëzakonisht problematik, ku të sëmurët rëndë në spitale i merr sëmundja se nuk kanë ilaçe për mjekim. Një sistem ku një i sëmurë duhet të presë muaj të tërë për të bërë skanerin. Një sistem ku mjekimi është gjysmak ose ai që nuk duhet. Ju keni ndjekur dramën e tmerrshme që zhvillohet në spitalin onkologjik. Në asnjë vend nuk ndodh ajo. 3 muaj më parë, Rama deklaroi se atje po ndodhin krime kundër njerëzit. Po, është krim kur të sëmurin e mban dhe nuk i jep ilaçe që luftojnë sëmundjen. Por Rama nga ajo ditë deri më sot nuk mori asnjë masë të vetme, sepse ai është autori i atij krimi. Ne do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe garantoj çdo shqiptar se nuk do të shitet kurrë ilaç cilësie tjetër se në ato që shiten në të paktën dy vende të BE. Kurrë nuk do të mungojnë ilaçet jetike. Do të dyfishohet rrogat e mjekëve dhe infermierëve.
    Edhe shkolla është zhytur në kaos, mësuesit janë të diskriminuar nga portali ‘një mësues për partinë’. Ne zotohemi para jush që mësuesit t’i vendosim në piedestal. Nuk do të ketë rrogë minimale nën 1500 euro.

    Top Channel

  • “Situatë çnjerëzore në spitale”, Berisha: Do dyfishojmë rrogat e mjekëve dhe infermierëve

    “Situatë çnjerëzore në spitale”, Berisha: Do dyfishojmë rrogat e mjekëve dhe infermierëve

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha shfrytëzoi një takim me studentët e mjekësisë për të shpjeguar vizionin e tij për kujdesin shëndetësor.
    Premtimi i parë i Berishës për këtë sektor është dyfishimi i buxhetit dhe hapja e një fakulteti të dytë mjekësie për të luftuar largimin e bluzave të bardha.
    “Kështu që ne zotohemi të dyfishojmë rrogat për mjekët dhe infermierët. Çfarë bëri Hungaria kur ra Covid-i? Çoi rrogat e mjekëve të vet të afërta me gjermanët, se po iknin në Gjermani ata”, tha Berisha.

    Berisha premtoi një politikë të re në raport me barnat.
    “Importojmë vetëm ilaçe që shiten në dy vende të BE, pra që janë të miratuara nga enti evropian ose amerikan i medikamenteve”, tha kreu i Pd.
    Berisha akuzoi rivalin politik Rama se dështoi të mbajë premtimin për shëndetësi falas.
    “U premtua shëndetësi falas. A e dini ju se INSTAT, që kontrollohet nga qeveria, njoftoi një javë më parë se shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujdesin shëndetësor nga xhepi i tyre”, tha Berisha.
    Sipas Berishës situata në spitale sot është alarmante.
    “Situata në spitale është çnjerëzore. Është në terrenin e krimeve kundër njerëzimit. Pse është kjo? Sepse të sëmurët në spitalet tona vdesin nga mungesa e ilaçeve për të mjekuar sëmundjet e tyre të rënda”, shtoi kreu i opozitës.
    Gjatë takimit me studentët Berisha premtoi anulimin e ligjit që detyron ata që përfundojnë fakultetin e mjekësisë të punojnë në Shqipëri për një periudhë të caktuar kohe./vizionplus.tv

  • “Paga mesatare në sektorin publik është 1000 euro”/ Rama- komentuesve: Taksat tuaja janë në 53 spitale dhe 430 shkolla

    “Paga mesatare në sektorin publik është 1000 euro”/ Rama- komentuesve: Taksat tuaja janë në 53 spitale dhe 430 shkolla

    Deklarata e Kryeministrit Edi Rama thekson se arritjet e shtetit shqiptar janë të dukshme në çdo fushë dhe janë të lidhura drejtpërdrejt me taksat që paguhen nga qytetarët. Ai përmend se taksat kanë kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët, duke përfshirë rritjen e pagave të sektorëve të ndryshëm si arsimi, shëndetësia dhe ushtria. Gjithashtu, Rama nënvizon investimet në infrastrukturë, si ndërtimi i spitaleve, shkollave, qendrave shëndetësore dhe rinovimin e qyteteve, duke theksuar se Shqipëria është në rrugën e zhvillimit dhe atraksionit për turizmin, një sektor ky që pritet të sjellë 12 milionë turistë në vit.
    “Taksat e tua janë kudo ku mund të hedhësh sytë, në pagat e rritura të shqiptarëve. Sot paga mesatare në sektorin publik, është 1000 euro. Është një rritje shumë, shumë domethënëse. Janë pagat e mësuesve, mjekëve, infermierëve, ushtarakëve. Taksat janë në 53 spitale të reja, të rindërtuara nga themeli, ose 10 prej tyre të bëra nga e para, që nuk ekzistonin. Taksat janë në 430 shkolla të reja, të rindërtuara nga e para, taksat janë në 400 e kusur qendra shëndetësore dhe ambulanca. Ka plot akoma, që mund të të them. Taksat janë, po t’i hedhgësh vështrim Shqipërisë, në trupin e një Shqipërie që pret 12 milionë turistë të vit. Deri dje nuk bëje dot një fotografi në një qytet të Shqipërisë, se ishte tmerr”, tha Rama.

  • Alimehmeti nxjerr blof kandidatin e PS për deputet: Nuk kemi 53 por 43 spitale

    Alimehmeti nxjerr blof kandidatin e PS për deputet: Nuk kemi 53 por 43 spitale

    Kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Ilir Alimehmeti ka nxjerrë blof Etjen Xhafajn kandidatin për deputet të Partisë Socialiste lidhur me numrin e spitaleve në vend.
    Gjatë fjalës së tij në një emision televiziv, Xhafaj tha se aktualisht janë 53 spitale në vend, 10 prej tyre të reja fare. Alimehmeti ndërhyri dhe tha se në vend që prej 2021 janë vetëm 43 spitale në vend.

    Etjen Xhafaj: Janë 53 spitale, nga të cilat 10 janë të reja fare.
    Ilir Alimehmeti: Sa spitale të lutem? Në vitin 2016 42 spitale, në vitin 2017 42 spitale, në vitin 2018 42 spitale, në vitin 2019 42 spitale, në vitin 2020 42 spitale, në vitin 2021 43 spitale. Përfshirë spitali Memorial i Fierit. Në vitin 2022, 2023, 2024 edhe sot po 43 spitale. I keni në të dhënat e INSTAT. Mund t’i kërkoni edhe në Google.

     

  • Qeveria i jep spitalit Memorial të Fierit autonomi financiare

    Qeveria i jep spitalit Memorial të Fierit autonomi financiare

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë Spitalit Memorial të Fierit kartën e autonomisë financiare, duke e çuar këtë spital në një fazë të re të menaxhimit të burimeve financiare. Po ashtu, gjatë një ceremonie, pesë spitale të tjera të vendit morën kartën e autonomisë menaxheriale.Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për të vlerësuar performancën e spitaleve dhe për të shpërblyer ato sipas rezultateve të arritura. Ai shpjegoi se ky model i ri mundëson që shpërblimi financiar të jetë më i drejtpërdrejtë dhe të bazohet në performancën e punonjësve, ku ata mund të marrin më shumë sesa tavani i kategorisë së tyre, në varësi të rezultateteve.“Kjo do të thotë se dhe shpërblimi financiar nga një shpërblim i barabartë sipas kategorive, kthehet në shpërblim ku sipas performancës, dikush mund të marrë më shumë sesa tavani i kategorisë së vet, ose dikush mbetet te tavani i kategorisë së vet”, u shpreh Rama.Kryeministri njoftoi gjithashtu se autonomia menaxheriale, e cila është testuar me sukses për një vit në Spitalin Memorial të Fierit, do të aplikohet në pesë spitale të tjera të vendit. Autonomia financiare, sipas tij, do të përfshijë edhe pesë spitale të tjera pas një viti, duke e shtrirë kështu këtë model menaxherial edhe në pjesën tjetër të sistemit spitalor.Gjatë këtij takimi, gjashtë spitale të tjera, përfshirë Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Maternitetin “Koço Gliozheni”, Spitalin Rajonal të Korçës, Spitalin Rajonal të Elbasanit, Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe Spitalin Universitar të Traumës, morën gjithashtu kartën e autonomisë menaxheriale. Kartat u dorëzuan nga vetë kryeministri Rama, që vlerësoi përpjekjet dhe angazhimin e stafit të këtyre spitaleve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend.