Tag: spital

  • Skena horrori në Nju Jork! Një burrë i panjohur sulmon disa fëmijë me hanxhar, 1 viktimë dhe 6 të plagosur rëndë

    Skena horrori në Nju Jork! Një burrë i panjohur sulmon disa fëmijë me hanxhar, 1 viktimë dhe 6 të plagosur rëndë

    Skena horror u shpalosën në qytetin e Nju Jorkut sot, teksa një burrë për arsye ende të panjohura, sulmoi një grup fëmijësh të vegjël të mbledhur në vendngjarje me një hanxhar.

    1 person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë nga sulmi, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë, ndërsa fotot nga vendi i ngjarjes që janë publikuar tregojnë një grua të mbuluar me gjak duke u dërguar me urgjencë në spital e mbuluar me çarçaf.
    Me plagë të rënda në spital u dërguan edhe një burrë dhe dy fëmijë. Mësohet se njëri prej fëmijëve është në gjendje kritike.
    Efektivët e policisë të mbërritur në vendngjarje kanë qëlluar me armë autorin i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

    Top Channel

  • Berisha: Rama u sëmur edhe vetë nga salmonela, në spital tha e kam nga breshka

    Berisha: Rama u sëmur edhe vetë nga salmonela, në spital tha e kam nga breshka

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me banorët nga Malësia e Madhe, ka ngritur shqetësimin për sigurinë ushqimore.
    Berisha u ndal te mishi i pulës me salmonelë dhe tha se kryeministri Rama u sëmur nga salmonela. Sipas tij, Rama ka shkuar në spital duke thënë se e ka nga breshkat.
    “Siguria ushqimore është siç e keni dëgjuar vetë. Njëherë dalin mandarinat, njëherë shpërndahet salmonelë deri në Surrel. Sëmurët edhe ai vetë dhe thotë se u sëmura se kam breshka në shtëpi. U sëmura nga salmonela që erdhi me pula, erdhi me deputetët e tij. Në spital tha e kam nga breshka. Çfarë breshkash, fileto pule. I gënjente mjekët. Siguria ushqimore do të jetë çështje e sigurisë kombëtare”, tha Berisha.

  • Aksident në aksin Fier-Levan/ Dy persona përfundojnë në spital

    Aksident në aksin Fier-Levan/ Dy persona përfundojnë në spital

    Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Levan, pranë vendit të quajtur “Qafa e Koshovicës”. Dy automjete tip “Volkswagen” dhe tip “Opel” janë përplasur me njëra-tjetrën.
    Si pasojë e goditjes së fortë mjeti tip “Opel” ka dalë nga rruga duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një pemë e cila është rrëzuar. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila ka transportuar dy të lënduar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti. Rreth orës 11:40, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, automjeti me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë dy pasagjere, shtetaset F. H. dhe Sh. H., të cilat kanë shkuar në spital për kryerjen e ekzaminimeve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

  • E ngatërruan me pacienten, 11-vjeçarja dërgohet gabimisht në spital psikiatrik

    E ngatërruan me pacienten, 11-vjeçarja dërgohet gabimisht në spital psikiatrik

    Një 11-vjeçare në Zelandën e Re u ngatërrua gabimisht me një paciente të humbur, çka pasoi në marrjen  e saj me forcë, injektimin e mjekimeve anti-psikotike dhe u dërgua në një spital psikiatrik.
    Policia dhe autoritetet shëndetësore janë përpjekur të shpjegojnë ngatërresën që ka shtangur liderët politikë dhe ka shkaktuar zeemërim në mbarë vendin, raporton The Guardian.
    Vajza, e cila shfaqi “aftësi verbale të kufizuara”, po kalonte një urë në Hamilton kur një patrullë policie e identifikoi gabimisht si një paciente 20-vjeçare. Policia e dërgoi në spital ku ajo u vendos në një  “njësi të kujdesit intensitv psikiatrik”, pavarësisht se një infermiere tha se “dukej si fëmijë”.
    “Pacienti A ka një aftësi ndryshe që do të thotë se nuk  ishte e aftë t’u tregonte njerëzve për veten”, thuhej në një përmbledhje të Ministrisë së Shëndetësisë, ku i referohej vajzës.
    Pasi refuzoi stafin për të marrë mjekimet, vajza u mbajt me forcë dhe iu injektuan “anti-psikotikë” që u jepen rrallë fëmijëve”.
    “Stafi po vepronte me hamendësimin se po ia jepnin mjekimin një të rrituri, jo një fëmije”, thuhet në shkresën e incidentit të datës 9 mars.
    E mitura kaloi më shumë se 12 orë në spital derisa policia kuptoi gabimin dhe telefonoi familjen e saj.
    “Dua t’ia nis duke i kërkuar falje kësaj vogëlusheje dhe familjes së saj për traumën dhe shqetësimin e shkaktuar”, tha një zyrtar i lartë i shëndetësisë, Richard Sullivan duke shtuar se është “e nevojshme që të sigurohen që mos të përsëritet”.
    Kryeministri Christopher Luxon nisi një hetim javën e shkuar pasi ngjarja doli në dritë.

  • Arrestohet 45- vjeçari pasi bëri për spital duke e goditur një shtetas, arrestohet 44- vjeçari në kërkim…

    Arrestohet 45- vjeçari pasi bëri për spital duke e goditur një shtetas, arrestohet 44- vjeçari në kërkim…

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
    -arrestuan shtetasin I. B., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin K. K., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
    -ndaluan shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në fshatin Baks, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

  • EMRI/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ky është elektriçisti që u dërgua me urgjencë në spital

    EMRI/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ky është elektriçisti që u dërgua me urgjencë në spital

    Një elektriçist është aksidetuar sot në Nën/Stacionin elektrik në qytetin e Kuçovës, teksa ishte duke punuar.
    Mësohet se elektriçisti Viktor Koraqe, ka qënë duke punuar në njê shtyllë elektrike dhe ka rënë nga shtylla,pasi i është liruar litari me të cilin ishte lidhur për të punuar. Pas rënies, 58-vjeçari është transportuar drejt Spitali Rajonal Berat, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Burimet spitalore bëjnë me dije se,elektriçisti ka pësuar shembje në trup dhe gjendja e tij është e mirë. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë,që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

    Njoftimi:
    Një ngjarje rëndë është regjistruar rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë.
    Dyshohet se aksidentalisht, duke punuar, është rrëzuar nga shtylla elektriçisti shtetasi V. K., 58 vjeç. 58-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr mjekim.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
     

  • Kuçovë/ U rrëzua nga shtylla elektrike teksa po punonte, elektriçisti dërgohet në spital

    Kuçovë/ U rrëzua nga shtylla elektrike teksa po punonte, elektriçisti dërgohet në spital

    Një 58- vjeçar ka rënë nga shtylla elektrike aksidentalisht, teksa ishte duke punuar në nënstacionin elektrik në Kuçovë.
    Sipas policisë, elektriçisti Viktor Koraqe, është dërguar në spital për të marr mjekim.
    “Rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar, është rrëzuar nga shtylla elektriçisti shtetasi Viktor Koraqe, 58 vjeç, i cili është transportuar në spital, ku po merr mjekim“, njoftoi policia.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Elektriçisti bie nga shtylla duke punuar, transportohet në spital 58-vjeçari

    Elektriçisti bie nga shtylla duke punuar, transportohet në spital 58-vjeçari

    FOTO ILUSTRUESE

    KUÇOVË-  Një elektriçist është rrëzuar nga shtylla e tensionit, ku po punonte dhe është transportuar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në nënstacionin elektrik në Kuçovë, ku 58-vjeçari Viktor Koraqe, është rrëzuar teksa po punonte.
    “Rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar, është rrëzuar nga shtylla elektriçisti shtetasi V. K., 58 vjeç, i cili është transportuar në spital, ku po merr mjekim.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia./ZËRI

  • U rrëzua aksidentalisht nga shtylla duke punuar, transportohet me urgjencë në spital 58-vjeçari në Kuçovë

    U rrëzua aksidentalisht nga shtylla duke punuar, transportohet me urgjencë në spital 58-vjeçari në Kuçovë

    Një ngjarje rëndë është regjistruar rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë.
    Dyshohet se aksidentalisht, duke punuar, është rrëzuar nga shtylla elektriçisti shtetasi V. K., 58 vjeç. 58-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr mjekim.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    /vizionplus.tv

  • Një tjetër aksident në vendin e punës/ Elektriçisti bie nga shtylla elektrike, transportohet me urgjencë në spital

    Një tjetër aksident në vendin e punës/ Elektriçisti bie nga shtylla elektrike, transportohet me urgjencë në spital

    Kuçovë/Informacion paraprak
    Rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar, është rrëzuar nga shtylla elektriçisti shtetasi V. K., 58 vjeç, i cili është transportuar në spital, ku po merr mjekim.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.