Tag: spital

  • Ndërpritet “Zonja Macbeth”, Riccardo Chailly sëmuret gjatë shfaqjes në La Scala

    Ndërpritet “Zonja Macbeth”, Riccardo Chailly sëmuret gjatë shfaqjes në La Scala

    Shfaqja e operës Zonja Macbeth në Teatrin La Scala të Milanos është ndërprerë për shkak të sëmundjes së dirigjentit të njohur Riccardo Chailly, i cili u dërgua urgjentisht në spital.

    Diri në intervalin e dytë, ai kishte dhënë shenja lodhjeje, dhe pas pushimit, vendimi u mor për ta ndërprerë shfaqjen.
    Opera, që u performua si pjesë e hapjes së sezonit të operës në La Scala, kishte filluar me sukses më 7 dhjetor, ku mori njëmbëdhjetë minuta duartrokitje pas premierës. Megjithatë, për shfaqjen e dytë, e cila ndodhi pas disa ditësh, opera nuk mundi të përfundonte.
    Gjatë pushimit të dytë, Chailly, i cili vuante nga një problem me zemrën që po e monitoronte prej kohësh, u dërgua në spital.
    Ndërprerja e shfaqjes erdhi pas disa shenjave të lodhjes nga ana e tij, dhe menaxhmenti i teatrit vendosi të ndërpriste operën për të respektuar shëndetin e dirigjentit dhe për shkak të kompleksitetit të veprës.
    Pasi operas nuk iu dha mundësia të vazhdonte, koordinatori artistik i La Scala, Paolo Gavazzeni, doli në skenë për të informuar audiencën.
    Ai shpjegoi se vendimi për ndërprerjen erdhi nga respekti për Maestro Chailly dhe për shkak të natyrës së komplikuar të operës.
    Ndërkohë, një ambulancë dhe një ekip mjekësor u shfaqën menjëherë për të ofruar ndihmën e parë dhe për të transportuar dirigjentin në spital.
    Chailly, i cili është drejtor muzikor i La Scala që nga viti 2015, ka pasur disa probleme shëndetësore vitet e fundit. Në shkurt të kaluar, ai nuk mori pjesë në turneun e Filarmonica della Scala për arsye shëndetësore dhe u zëvendësua nga Lorenzo Viotti.
    Po ashtu, ai u detyrua të anulonte një koncert në Festivalin e Lucernës këtë vit pas një operacioni për një problem shëndetësor.

    Top Channel

  • Motomjeti përplaset me kamionin në Bushat- Mjedë, përfundon në spital drejtuesi i motorit…

    Motomjeti përplaset me kamionin në Bushat- Mjedë, përfundon në spital drejtuesi i motorit…

    Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Bushat-Mjedë”, motomjeti me drejtues shtetasin K. D. është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Sh. L.
    Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. D., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e kamionit po kryhen veprimet procedurale, në vendin e aksidentit.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

    Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë.
    Një 26-vjeçar i identifikuar si Klevis Alilaj, është goditur me thikë në pjesën e kokës, në rrethana ende të paqarta.
    Burime për mediat bëjnë me dije se i riu është dërguar në spital, i shoqëruar edhe nga policia ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
    Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash është goditur i riu.

  • Aksident/ Furgoni i FNSH përplaset me një makinë tjetër dhe bie në kanal, dy efektivë përfundojnë në spital

    Aksident/ Furgoni i FNSH përplaset me një makinë tjetër dhe bie në kanal, dy efektivë përfundojnë në spital

    Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa e Çakranit” , ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.
    Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • U paraqit në spital me plagë, kush është 37-vjeçari/ Refuzon të tregojë të vërtetën në polici

    U paraqit në spital me plagë, kush është 37-vjeçari/ Refuzon të tregojë të vërtetën në polici

    Fabiel Xhindi është 37-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës së kaluar.
    I plagosuri është dërguar në spital nga shoku i tij, por gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar detajet rreth ngjarjes.
    Plagosja me armë zjarri ka ndodhur në Berat, teksa dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri midis të plagosurit dhe personave të tjerë në lagjen “Kombinat”.
    Personat e tjerë me të cilët është konfliktuar 37-vjeçari Fabiel Xhindi, nga Galina, kanë qenë me makinën e tyre.
    “Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

  • EMRI/ Plagoset me armë zjarri në Berat , identifikohet 37-vjeçari

    EMRI/ Plagoset me armë zjarri në Berat , identifikohet 37-vjeçari

    Fabjel Toska (Xhindi) është 37-vjeçari, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në Berat, në rrethana ende të paqarta.
    Policia sqaroi më herët se i riu u paraqit në spital i plagosur me armë zjarri, po nuk ka asnjë informacion për mënyrën si ai ishte plagosur.
    37-vjeçari ndodhet ne spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.
    Berat/Informacion paraprak
    Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
    37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

  • U paraqit në spital me plagë, kush është 37-vjeçari që u qëllua me armë zjarri/ Refuzon të tregojë të vërtetën në polici

    U paraqit në spital me plagë, kush është 37-vjeçari që u qëllua me armë zjarri/ Refuzon të tregojë të vërtetën në polici

    Fabiel Xhindi është 37-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës së kaluar.

    I plagosuri është dërguar në spital nga shoku i tij, por gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar detajet rreth ngjarjes.
    Plagosja me armë zjarri ka ndodhur në Berat, teksa dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri midis të plagosurit dhe personave të tjerë në lagjen “Kombinat”.

    Personat e tjerë me të cilët është konfliktuar 37-vjeçari Fabiel Xhindi, nga Galina, kanë qenë me makinën e tyre.
    “Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

    Top Channel

  • Ngjarje e rëndë në Greqi: Shqiptari sulmon me thikë ish-bashkëshorten, 50-vjeçarja kërkon strehë në supermarket

    Ngjarje e rëndë në Greqi: Shqiptari sulmon me thikë ish-bashkëshorten, 50-vjeçarja kërkon strehë në supermarket

    Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës në ishullin e vogël të Greqisë, Thasos.
    Pamjet e rënda janë xhiruara nga kamerat e një supermarketi që ndodhej pranë shtëpisë së saj, ku ajo vrapoi e zbathur për t’i shpëtuar ish-bashkëshortit, i cili kishte mbërritur në Greqi pak ditë më parë nga Shqipëria. Shikoni videon ne linkun me poshte:
    https://www.newsbomb.gr/ellada/story/1699325/thasos-i-stigmi-pou-50xroni-anazita-katafygio-prin-tin-epithesi-apo-ton-proin-syzygo-tis-vinteo
    Përpjekjet e saj rezultuan të pashpresa, pasi 55-vjeçari e goditi me në fytyrë dhe kokë duke e lënë të plagosur, sapo doli nga supermarketi. Momentet që pasojnë janë tronditëse, ndërsa gruaja rrëzohet përtokë dhe qytetarët e paktë që ndodheshin aty tentojnë ta ndihmojnë.
    “Ai erdhi nga Shqipëria në ishull, u tha njerëzve që jam vëllai i saj dhe ata i treguan shtëpinë. Pasi i shkoi në shtëpi, gruaja e trembur mbylli dyert, por ai i theu xhamin e dritares”, rrëfen një prej dëshmitareve.
    55-vjeçari u arrestua dhe iu sekuestrua një thikë dhe një kaçavidë, ndërsa ish-gruaja ndodhet në spital.
    gijotina.com/

  • Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

    Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

    Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës në ishullin e vogël të Greqisë, Thasos.
    Pamjet e rënda janë xhiruara nga kamerat e një supermarketi që ndodhej pranë shtëpisë së saj, ku ajo vrapoi e zbathur për t’i shpëtuar ish-bashkëshortit, i cili kishte mbërritur në Greqi pak ditë më parë nga Shqipëria. (VIDEO)
    Përpjekjet e saj rezultuan të pashpresa, pasi 55-vjeçari e goditi me në fytyrë dhe kokë duke e lënë të plagosur, sapo doli nga supermarketi. Momentet që pasojnë janë tronditëse, ndërsa gruaja rrëzohet përtokë dhe qytetarët e paktë që ndodheshin aty tentojnë ta ndihmojnë.
    “Ai erdhi nga Shqipëria në ishull, u tha njerëzve që jam vëllai i saj dhe ata i treguan shtëpinë. Pasi i shkoi në shtëpi, gruaja e trembur mbylli dyert, por ai i theu xhamin e dritares”, rrëfen një prej dëshmitareve.
    55-vjeçari u arrestua dhe iu sekuestrua një thikë dhe një kaçavidë, ndërsa ish-gruaja ndodhet në spital.

  • Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

    Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

    I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur shtetasi A. S., 22 vjeç, i cili është goditur nga rryma elektrike, gjatë vendosjes së një banderole, në një ndërtesë.
    22-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.