Tag: spiro

  • Agim Vinca: Shqipja dhe Bashkimi Evropian

    Agim Vinca: Shqipja dhe Bashkimi Evropian

    Agim Vinca

    (Post scriptum)

    Nga Agim Vinca

    Kur po bëhesha gati ta dorëzoja librin në shtyp,[1] më ra në dorë një artikull me titull “Si të hyjmë në Evropë me një alfabet modern”, botuar në gazetën “Dita” të Tiranës, më 7 shtator 2022. Emrin e autorit, Aristotel Spiro, e kisha dëgjuar, por nuk kisha lexuar gjë prej tij. E lexova me kërshëri dhe me një ndjenjë habie artikullin në fjalë, sepse nuk kisha dëgjuar që dikush ta “kontestonte” alfabetin me të cilin shqiptarët si komb shërbehen tash më se njëqind vjet.

    Pas këtij artikulli, i cili, siç pohon vetë autori, ishte botuar fillimisht para 14 vjetësh (më 2008), lexova edhe një libër të këtij autori, librin me titull “Shqip (Sprova gjuhësore dhe artikuj)”, botuar në vitin 2010, në të cilin, krahas shkrimeve të tjera, hasen edhe dy artikuj ku flitet për alfabetin shqip: “Alfabeti shqip – miti dhe e vërteta” (2008) dhe “Çmitizimi i diskutimit për alfabetin” (2009). Ky i dyti është replikë ndaj shkrimit të profesor Rami Memushajt “Gabim historik apo një zgjidhje historike”, botuar po në gazetën “Shekulli” të Tiranës më 19-20. 12. 2008.

    Ç’thuhet në shkrimin “Si të hyjmë në Evropë me një alfabet modern” të Aristotel Spiros, ç’problem ngre autori i tij dhe me çfarë teze del para lexuesve?

    Duke u nisur nga teoria grafematike, përkatësisht nga inventari grafematik, zoti Spiro propozon heqjen e dyshkronjëshave nga alfabeti shqip, sepse në këtë mënyrë, sipas tij, shqipja do të barazohej me anglishten, frëngjishten, gjermanishten, italishten dhe gjuhët e tjera evropiane. Kërkohet, pra, rishikimi i statusit të dyshkronjëshave në alfabetin shqip. Dyshkronjëshat: dh, gj, nj, ll, rr, sh, th, xh, zh, sipas këtij autori, nuk e kanë vendin në alfabet. Përjashtimi i dyshkronjëshave nga alfabeti, nënvizon ai, nuk do të ndikojë në sistemin shkrimor. Shqipfolësit do të vazhdojnë të shkruajnë në të njëjtën mënyrë si para ashtu edhe pas heqjes së dyshkronjave nga alfabeti. 

    Pra, praktikisht asgjë nuk do të ndryshojë, përveç tabelës së alfabetit, e cila do të përfaqësohet vetëm me grafemat e thjeshta dhe jo me kombinimet e tyre. Shqiptarët do të vazhdojnë të shkruajnë njësoj si më parë, me të njëjtat rregulla drejtshkrimore në fuqi. Librat e botuar do të lexohen njësoj si më parë dhe nuk do të jetë nevoja e ribotimit të tyre. Nëse ribotohen, nuk do të ndryshojnë nga botimet e mëparshme.

    Dhe këtë tekst që po lexoni do ta shkruajmë, nëse do ta shkruanim përsëri, do të përdornim të njëjtat shkronja, me pikë e me presje. Vetëm fjalorët do të ndryshojnë: fjalorët e shqipes dhe fjalorët shqip-gjuhë e huaj nuk do të kenë më zëra që fillojnë me dyshkronjësha. Zërat e deritanishëm nën dyshkronjëshat do të inkuadrohen tek shkronja e parë e dyshkronjëshit.

    Ky është me pak fjalë thelbi i artikullit “Si të hyjmë në Evropë me një alfabet modern”.

    Në versionin e “Ditës”, përveç titullit, gjejmë edhe dy-tri risi që nuk gjendeshin në versionin e parë, atë të “Shekullit” (2008) dhe të librit “Shqip” (2010), që janë identikë.

    Përse bëhet fjalë?

    Pikësëpari motivi. Autori thekson se e ka parë të udhës ta ribotojë këtë shkrim tani që Shqipëria po bëhet gati të hyjë në Bashkimin Evropian. Kërkesa e hershme, e shfaqur qysh në vitin 2008, tani arsyetohet me nevojën e “modernizimit” të alfabetit shqip, në të vërtetë të “barazimit” të tij grafik me alfabetet e vendeve të tjera të BE-së.

    Nuk e paragjykoj autorin e shkrimit, zotin Aristotel Spiro, as qëllimin e tij, por pohimi i tij mbi nevojën e “reformimit” të alfabetit shqip në emër të afrimit me qytetërimin evropian, nuk më duket i qëndrueshëm.

    Greqia ka hyrë në Bashkimin Evropian, plot dyzet vjet më parë, me alfabetin e saj, që dallon shumë nga ai i shteteve që e kanë formuar këtë bashkim ekonomik dhe politik: i Francës, Gjermanisë, Italisë etj.

    Bullgaria hyri në Bashkimin Evropian, vite më parë (bashkë me Rumaninë), me alfabetin e saj cirilik dhe me sa dimë askush nuk e ngriti si problem “azbukën” e Sofjes. Edhe Maqedonia e Veriut po bëhet gati të anëtarësohet në BE me alfabetin e saj cirilik, të cilin e mbron me fanatizëm.

    Shqipëria vërtet e fitoi, pas shumë vjet pritjesh e përpjekjesh, statusin e vendit kandidat në BE, por për t’u bërë anëtare e plotë e saj i duhet edhe shumë punë. Ne kemi punë shumë më emergjente e më të rëndësishme sesa “reforma” e alfabetit! Na presin detyra të mëdha në ekonomi, arsim, shëndetësi, në politikën sociale, në sistemin politik, në zbatimin e ligjit dhe veçanërisht në luftën kundër krimit e korrupsionit.

    Në versionin e ri të artikullit të tij, në këtë të vitit 2022, autori sjell edhe një “argument” lidhur me digrafinë e shqipes: rastin e serbokroatishtes. “Duke miratuar dy alfabete Kongresi i Manastirit dha një zgjidhje digrafie, si në rastin e serbokroatishtes fqinje, e cila shkruhej dhe shkruhet me dy alfabete”, thekson prof. Spiro. Edhe ky pohim, siç do të shohim, nuk është plotësisht i saktë dhe si i tillë e përgënjeshtron vetveten.

    Është e vërtetë se në ish-Jugosllavi gjuha e dy popujve më të mëdhenj të federatës: serbëve dhe kroatëve është quajtur serbokroatishte, përkatësisht kroatoserbishte (në Kroaci), por kroatishtja kurrë nuk është shkruar me alfabetin cirilik, por vetëm me atë latin, çka do të thotë se nuk ka pasur digrafi. Serbishtja po. Serbët i kanë në përdorim të dy alfabetet: alfabetin cirilik dhe alfabetin latin, por pas ardhjes së Millosheviqit në krye të Serbisë pothuajse hoqën dorë nga alfabeti latin. Euforia nacionaliste e bëri të vetën edhe në këtë aspekt, aq sa personalitete të kulturës serbe pohonin se alfabeti cirilik ka epërsi ndaj atij latin: është më i bukur dhe “t’i pushon sytë”!

    A duhet modifikuar alfabeti shqip për të hyrë në Evropë “me një alfabet modern”? Ta ngresh këtë problem për hir të integrimit evropian do të thotë të krijosh një precedent!

     “Në Evropë (por edhe jashtë saj) ka mjaft gjuhë që përdorin dyshkronjësha, por nuk i përfshijnë në listën e alfabeteve të tyre”, por Shqipëria u dashka të hyjë në Bashkimin Evropian me një alfabet modern, me një «mantel» të ri grafematik, pa dyshkronjësha, thuhet në artikullin e z. Spiro.

    Nëse gjuhët evropiane (anglishtja, frëngjishtja etj.) i kanë dyshkronjëshat, por nuk i pasqyrojnë në alfabet si shqipja, ka edhe gjuhë që i pasqyrojnë ato. Mjafton të përmendim shembullin e kroatishtes.

    Alfabeti kroat (hrvatska abeceda) ka 30 shkronja, prej të cilave tri janë dyshkronjësha: dž – xh, lj – l dhe nj – nj. (Për shembull: džamija – xhami, ljubav – dashuri, njiva – arë). E, Kroacia është, siç dihet, anëtare e Bashkimit Evropian. Edhe çekishtja ka një dyshkronjësh: ch për h dhe 13 shkronja me shenja diakritike. E, Çekia aktualisht e kryeson Bashkimin Evropian.

    Dua të theksoj me këtë rast diçka që më shumë se alfabetit i përket gjuhës, fatit të saj në kthesa historike. Pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe krijimit të shtetit të pavarur kroat, serbishtja dhe kroatishtja, edhe pse nuk kanë ndryshime të mëdha, u bënë gjuhë më vete, ashtu siç u bënë, po për arsye politike, edhe boshnjakishtja dhe gjuha malaziase. Ky fakt do të duhej të na shërbente si mësim ne shqiptarëve, në të vërtetë atyre që kërkojnë rishikimin e vendimeve të Kongresit të Drejtshkrimit dhe krijimin e një gjuhe tjetër standarde shqipe.

    Njeri me kulturë dhe njohës i mirë i problemeve gjuhësore, Spiro mban qëndrim të drejtë, shkencor, ndaj çështjes së gjuhës standarde shqipe, të cilën e konsideron çështje të zgjidhur, drejt dhe përfundimisht, por ka një xanxë të vogël lidhur me alfabetin shqip, që nuk e lë të qetë.

    Përdorimi i dyshkronjëshave: dh, gj, nj, ll, rr, sh, th, xh, zh, në të vërtetë interpretimi i tyre si shkronja më vete, bie ndesh me parimin që ndjekin popujt e mëdhenj të Evropës në alfabetet e tyre, shkruan z. Spiro, i cili, ndonëse minoritar me origjinë (për çka nuk e paragjykojmë aspak), shqipen e zotëron për mrekulli. Gjuhëtari ynë i njohur, Rami Memushaj, në përgjigjen e tij, lidhur me këtë çështje thekson se dyshkronjëshat e shqipes janë “grafema të përbëra” dhe si të tilla nuk paraqesin asnjë problem.

    Shqipja e sotme ka shumë probleme, disa prej të cilave i ka ngritur edhe zoti Spiro në librin e tij Shqip. Shumica syresh lidhen me mungesën e kulturës së gjuhës dhe moskujdesin ndaj normës, kurse ca të tjera me teknologjinë, përkatësisht me përdorimin e kompjuterit në shkrim. Është për çdo kritikë tendenca e reduktimit të alfabetit shqip, e mospërdorimit të shkronjave me shenja diakritike: ë-së (me frekuencë të madhe) dhe ç-së (me denduri më të vogël) jo vetëm në jetën publike e në administratë, por edhe në botime (gazeta, revista, madje edhe në libra, letrarë e shkencorë), pa folur për rrjetet sociale, ku zotëron një mishmash i vërtetë, me pretekstin se nuk i paska kompjuteri, kur dihet se kompjuteri i ka edhe hieroglifet kineze.

    Në Evropë do të hyjmë duke shmangur trajtën dyshe: Evropë/ Europë (në favor të së dytës), por jo duke shmangur dyshkronjëshat.

    Aristotel Spiro ngre një problem i cili mund të shkaktojë shumë kokëçarje në kulturën shqiptare: ndryshimin e alfabetit shqip, qoftë edhe në një pikë të vetme: shkronjat dyshe.

    Nuk mund ta imagjinoj se si do të reagonin fëmijët e shkollave pas këtij ndryshimi eventual në alfabetin shqip? Dhe jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesit e tyre! Si do të dukej Abetarja dhe tekstet e tjera shkollore pas kësaj ndërhyrjeje? Si do të dukej Fjalori i gjuhës shqipe dhe fjalorët e shumtë shqip-gjuhë e huaj? Tronditje të mëdha do të shkaktonte heqja e dyshkronjëshave nga alfabeti i gjuhës shqipe dhe reduktimi i shkronjave nga 36 sa i kemi tash njëqind e sa vjet në 27, qoftë edhe me kushtin e afrimit me gjuhët e popujve të mëdhenj të BE-së, që, fatkeqësisht, për Shqipërinë është ende larg, kurse për Kosovën nuk po shihet as në horizont!

    Sa i përket alfabetit, orientimin properëndimor ne shqiptarët si komb e kemi dëshmuar që në fillimet e shkrimit shqip dhe e kemi vulosur në Manastir në vitin 1908.

    Le të supozojmë për një çast se mund t’i hyjmë kësaj “aventure”: ndryshimit që kërkohet. Kush është kompetent ta bëjë këtë? Cilat instanca a institucione? Qeveria (qeveritë), akademia (akademitë), apo të tjera instanca e institucione, sepse alfabeti shqip nuk i përket vetëm Republikës së Shqipërisë, por mbarë kombit shqiptar, të gjithë shqiptarëve (dhe shqipfolësve) kudo që janë. Mos duhet të mbahet një Kongres i ri, por tani sigurisht jo në Manastir e as në Janinë, por në Tiranë a në Prishtinë, ku klasa politike dhe elita intelektuale nuk mund të merren vesh pothuajse për asgjë?!

    Duke parafrazuar një fjalë të urtë popullore shqiptare, do të thoshim: mos po nxjerrim sytë duke dashur të vemë vetulla?! Nuk e vlen barra qiranë.

    [1] (Pjesë nga libri “Saga e shkronjave shqipe. Kongresi i Manastirit, të thëna dhe të pathëna” 2022, ku trajtohet çështja e “ndryshimit” të alfabetit shqip, të ngritur nga gjuhëtari Aristotel Spiro).

    ObserverKult

    Agim Vinca

    Lexo edhe:

    AGIM VINCA: KONGRESI I MANASTIRIT DHE NJË DILEMË E PAQENË

  • 93-vjeçari Spiro Qirjaqi gjendet shëndoshë e mirë falë kërkimeve me dron në Delvinë

    93-vjeçari Spiro Qirjaqi gjendet shëndoshë e mirë falë kërkimeve me dron në Delvinë

    LAJM I MIRË 🙏 93-vjeçari Spiro Qirjaqi gjendet shëndoshë e mirë falë kërkimeve me dron në Delvinë
     
    Pas orësh të tëra ankthi dhe kërkimesh, është gjetur i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore 93-vjeçari Spiro Qirjaqi, i cili ishte raportuar i zhdukur që prej ditës së djeshme në Delvinë.
     

     
    93-vjeçari u lokalizua rreth orës 15:40 minuta, falë kontrollit të zonës me ndihmën e një droni. Ai ishte gjendur në një hendek pranë varrezave të qytetit të Delvinës, ku kishte kaluar natën dhe orët e paradites së sotme.
     
    Në kërkim të tij u përfshinë familjarë, banorë të zonës, si dhe forcat e Policisë së Delvinës, të cilat përdorën mjetet teknologjike për të lehtësuar operacionin. Përdorimi i dronit rezultoi vendimtar për zbulimin e vendndodhjes së të moshuarit.
     
    Familjarët e 93-vjeçarit kanë shprehur falënderime për qytetarët që u solidarizuan, si dhe në veçanti për forcat e policisë së Delvinës, të cilat kontribuan në gjetjen e tij në kohë dhe shpëtimin e jetës.

  • 93-vjeçari Spiro Qirjako gjendet shëndoshë e mirë falë kërkimeve me dron në Delvinë

    93-vjeçari Spiro Qirjako gjendet shëndoshë e mirë falë kërkimeve me dron në Delvinë

    LAJM I MIRË 🙏 93-vjeçari Spiro Qirjako gjendet shëndoshë e mirë falë kërkimeve me dron në Delvinë
     
    Pas orësh të tëra ankthi dhe kërkimesh, është gjetur i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore 93-vjeçari Spiro Qirjako, i cili ishte raportuar i zhdukur që prej ditës së djeshme në Delvinë.
     

     
    Qirjako u lokalizua rreth orës 15:40 minuta, falë kontrollit të zonës me ndihmën e një droni. Ai ishte gjendur në një hendek pranë varrezave të qytetit të Delvinës, ku kishte kaluar natën dhe orët e paradites së sotme.
     
    Në kërkim të tij u përfshinë familjarë, banorë të zonës, si dhe forcat e Policisë së Delvinës, të cilat përdorën mjetet teknologjike për të lehtësuar operacionin. Përdorimi i dronit rezultoi vendimtar për zbulimin e vendndodhjes së të moshuarit.
     
    Familjarët e 93-vjeçarit kanë shprehur falënderime për qytetarët që u solidarizuan, si dhe në veçanti për forcat e policisë së Delvinës, të cilat kontribuan në gjetjen e tij në kohë dhe shpëtimin e jetës.

  • Ka humbur Spiro Qirjaqi 93 vjeç, nga Lefterhori në Delvinë

    Ka humbur Spiro Qirjaqi 93 vjeç, nga Lefterhori në Delvinë

    Ka humbur Spiro Qirjaqi, 93 vjeç, nga fshati Lefterhori në Delvinë.
    I moshuari Spiro Qirjaqi ka ardhur sot në mëngjes në Sarandë për tërheqjen e pensionit dhe prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.
     

     
    Kushdo që ka informacion, lutet të kontaktojë menjëherë Policinë në numrin 129.
     
    Ju lutemi shpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e tij sa më shpejt.
     

  • Nga tenderi te transferimi i aksioneve/ Si u ndërtua skema që çoi n në SPAK

    Nga tenderi te transferimi i aksioneve/ Si u ndërtua skema që çoi n në SPAK

    Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar dy ditë më parë akuzën si një i dyshuar për ‘shkelje të barazisë në tendera’ kryebashkiakut të Ersekës, Erion Isai.
    Procedimi penal lidhet me një tender me vlerë gati 3 milionë lekë, punimet e kryera dhe mbikëqyrjen  në ujësjellësin e Kozelit.

    Nga hetimet po ashtu ka rezultuar se para dy vitesh, tetor 2023, Bashkia e Kolonjës zhvilloi një tender me vlerë 202 mijë euro për rindërtimin e digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimin e pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë. Fituesi i tenderit u shpall një muaj më vonë, në 14 nëntor. Ai ishte bashkimi i kompanive mes Rehovarit dhe B93 II.

    Kontrata u lidh në 6 dhjetor të atij viti, ku parashikohej se afati për kryerjen e punimeve do të ishte 4 muaj. Tre javë pas lidhjes së kontratës, bashkia kreu pagesën e plotë prej 210 mijë euro kompanisë Rehovari për tenderin e rindërtimit të digës.

    Rehovari shpk është një kompani e themeluar në vitin 2017 nga Spiro Zoto. Një javë para zhvillimit të tenderit për rezervuarin e Gjonçit, kompania ndërroi pronar.
    Spiro Zoto ja dhuroi 100 për qind të aksioneve shtetasit Euljon Hasko. Sipas një kallëzimi të bërë në SPAK këto ndryshime ishin të lidhura me një fakt tjetër. Spiro Zoto ishte emëruar nga Isai si administrator i njësisë Qendër Kolonjë. Euljon Hasko ishte kryeplaku i Starjes në Kolonjë.
    Së bashku me Isain, u është komunikuar e njëjta vepër edhe 6 punonjësve të njësisë së prokurimeve në këtë bashki.
    Erjon Isai ai ishte në SPAK  të martën ku dhe i është njoftuat mbyllja e hetimeve dhe akuza nga një hetuese e BKH..
    Isai i thirrur me herët dhe i pyetur nga kjo prokurori e ka hedhur poshtë akuzën duke insistuar se nuk ka kryer vepër as ai dhe as vartësit e prokurimeve dhe se investimi është kryer me vlerë favorizues për shtetin.

  • Nga tenderi te transferimi i aksioneve/ Si u ndërtua skema që çoi Erion Isain në SPAK

    Nga tenderi te transferimi i aksioneve/ Si u ndërtua skema që çoi Erion Isain në SPAK

    Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar dy ditë më parë akuzën si një i dyshuar për ‘shkelje të barazisë në tendera’ kryebashkiakut të Ersekës, Erion Isai.

    Procedimi penal lidhet me një tender me vlerë gati 3 milionë lekë, punimet e kryera dhe mbikëqyrjen  në ujësjellësin e Kozelit.
    Nga hetimet po ashtu ka rezultuar se para dy vitesh, tetor 2023, Bashkia e Kolonjës zhvilloi një tender me vlerë 202 mijë euro për rindërtimin e digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimin e pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë. Fituesi i tenderit u shpall një muaj më vonë, në 14 nëntor. Ai ishte bashkimi i kompanive mes Rehovarit dhe B93 II.
    Kontrata u lidh në 6 dhjetor të atij viti, ku parashikohej se afati për kryerjen e punimeve do të ishte 4 muaj. Tre javë pas lidhjes së kontratës, bashkia kreu pagesën e plotë prej 210 mijë euro kompanisë Rehovari për tenderin e rindërtimit të digës.
    Rehovari shpk është një kompani e themeluar në vitin 2017 nga Spiro Zoto. Një javë para zhvillimit të tenderit për rezervuarin e Gjonçit, kompania ndërroi pronar.
    Spiro Zoto ja dhuroi 100 për qind të aksioneve shtetasit Euljon Hasko. Sipas një kallëzimi të bërë në SPAK këto ndryshime ishin të lidhura me një fakt tjetër. Spiro Zoto ishte emëruar nga Isai si administrator i njësisë Qendër Kolonjë. Euljon Hasko ishte kryeplaku i Starjes në Kolonjë.
    Së bashku me Isain, u është komunikuar e njëjta vepër edhe 6 punonjësve të njësisë së prokurimeve në këtë bashki.
    Erjon Isai ai ishte në SPAK  të martën ku dhe i është njoftuat mbyllja e hetimeve dhe akuza nga një hetuese e BKH..
    Isai i thirrur me herët dhe i pyetur nga kjo prokurori e ka hedhur poshtë akuzën duke insistuar se nuk ka kryer vepër as ai dhe as vartësit e prokurimeve dhe se investimi është kryer me vlerë favorizues për shtetin.

    Top Channel

  • Nga tenderi, tek transferimi i aksioneve! Si u ndërtua skema që çoi Erion Isain në SPAK

    Nga tenderi, tek transferimi i aksioneve! Si u ndërtua skema që çoi Erion Isain në SPAK

    Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar dy ditë më parë akuzën si një i dyshuar për ‘shkelje të barazisë në tendera’ kryebashkiakut të Ersekës, Erion Isai.
    Procedimi penal lidhet me një tender me vlerë gati 3 milionë lekë, punimet e kryera dhe mbikëqyrjen në ujësjellësin e Kozelit.
    Nga hetimet po ashtu ka rezultuar se para dy vitesh, tetor 2023, Bashkia e Kolonjës zhvilloi një tender me vlerë 202 mijë euro për rindërtimin e digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimin e pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë. Fituesi i tenderit u shpall një muaj më vonë, në 14 nëntor. Ai ishte bashkimi i kompanive mes Rehovarit dhe B93 II.
    Kontrata u lidh në 6 dhjetor të atij viti, ku parashikohej se afati për kryerjen e punimeve do të ishte 4 muaj. Tre javë pas lidhjes së kontratës, bashkia kreu pagesën e plotë prej 210 mijë euro kompanisë Rehovari për tenderin e rindërtimit të digës.
    Rehovari shpk është një kompani e themeluar në vitin 2017 nga Spiro Zoto. Një javë para zhvillimit të tenderit për rezervuarin e Gjonçit, kompania ndërroi pronar.
    Spiro Zoto ja dhuroi 100 për qind të aksioneve shtetasit Euljon Hasko. Sipas një kallëzimi të bërë në SPAK këto ndryshime ishin të lidhura me një fakt tjetër. Spiro Zoto ishte emëruar nga Isai si administrator i njësisë Qendër Kolonjë. Euljon Hasko ishte kryeplaku i Starjes në Kolonjë.
    Së bashku me Isain, u është komunikuar e njëjta vepër edhe 6 punonjësve të njësisë së prokurimeve në këtë bashki.
    Erjon Isai ai ishte në SPAK të martën ku dhe i është njoftuat mbyllja e hetimeve dhe akuza nga një hetuese e BKH..
    Isai i thirrur me herët dhe i pyetur nga kjo prokurori e ka hedhur poshtë akuzën duke insistuar se nuk ka kryer vepër as ai dhe as vartësit e prokurimeve dhe se investimi është kryer me vlerë favorizues për shtetin.
    Top Channel

  • 5D-ja e Çuçkës së Kolonjës/ Pagoi 100% të parave tek Rehovari, tre javë pas lidhjes së kontratës

    5D-ja e Çuçkës së Kolonjës/ Pagoi 100% të parave tek Rehovari, tre javë pas lidhjes së kontratës

    Në 12 tetor të vitit 2023 Bashkia e Kolonjës zhvilloi një tender me vlerë 202 mijë euro për rindërtimin e digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimin e pritava malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë. Fituesi i tenderit u shpall një muaj më vonë, në 14 nëntor. Ai ishte bashkimi i kompanive mes Rehovarit dhe B93 II.
    Sipas dokumentave të shqyrtuara nga Kapitali, kontrata mes palëve u lidh në 6 dhjetor po të vitit 2023 dhe ajo parashikonte se afati për kryerjen e punimeve do të ishte 4 muaj.
    Lidhja e kontrates 
    Por Çuçka dhe Spiro Zoto kishin vendosur t’i festonin mirë festat e fundvitit. Tre javë pas lidhjes së kontratës, Erion Isai i pagoi pagesën e plotë prej 210 mijë euro kompanisë Rehovari për tenderin e rindërtimit të digës.
     
     
     

    Pagesa e fatures
    Edhe sikur kompania të kishte vepruar në kohë rekord, tre javë nuk mund të mjaftonin as për mobilizimin e kantierit dhe jo më përfundimin e plotë të punës.
    Kompania e administratorit të Çuçkës
    Rehovari shpk është një kompani e themeluar në vitin 2017 nga Spiro Zoto. Deri nga viti 2020, kompania ishte një hiç. Por me zgjedhjen e Erion Isait në krye të bashkisë Kolonjë, Rehovari filloi të ngjitej me shpejtësi.
    Megjithatë petët e lakrorit u hapën në vitin 2023. Një javë para zhvillimit të tenderit për rezervuarin e Gjonçit, kompania ndërroi pronar.
    Spiro Zoto ja dhuroi 100 për qind të aksioneve shtetasit Euljon Hasko. Sipas një kallëzimi të bërë në SPAK nga një avokat i quajtur Esmerald Xhafa, këto ndryshime ishin të lidhura me një fakt tjetër. Spiro Zoto ishte emëruar nga Isai si administrator i njësisë Qendër Kolonjë.
    Por kush ishte blerësi i aksioneve? Euljon Hasko ishte kryeplaku i Starjes, që shkonte në takimet e Isait. Me pak fjalë Rehovari ishte 5D e Bashkisë së Kolonjës, kompania përmes të cilës kryebashkiaku dhe vartësit e tij i jepnin tendera vetes.
    Por tenderat e Rehovarit nuk janë bëmat e vetme të Çuçkës. Disa tendera të tjerë të fituar nga kompania Olsi e Behar Çukajt dhe Zeqillari e Adriatik Zeqillarit, po ashtu dyshohen se kanë qenë korruptive.
    Për këto arsye SPAK e hetoi për më shumë se 1 vit Erion Isai dhe këtë të mërkurë vendosi ta marrë të pandehur duke e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash./Kapitali

  • U dhunuan nga hajdutët, të moshuarit: Pamë tmerr, na godisnin me shkop pa pushim

    U dhunuan nga hajdutët, të moshuarit: Pamë tmerr, na godisnin me shkop pa pushim

    Çifti i të moshuarve, Spiro dhe Dhespo Kalivioti, respektivisht 78 vjeç dhe 79 vjeç, ranë pre e një grabitje me dhunë në banesën e tyre në Finiq. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin “Lefter Talo”.
    Dy shtetas ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e çiftit Kalivioti, teksa gjatë kryerjes së vjedhjes grabitësit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve.
    Me hematoma e të çara të rënda në kokë e trup, Dhepso Kalivioti dhe bashkëshorti i saj Spiro, kanë treguar makthin e përjetuar, teksa u dhunuan brutalisht me shkopinj nga dy djem për 2 mijë euro. E moshuara tregon të nxirat në trup dhe çarën të kokë që ka marrë nga goditjet me shkop, si dhe bashkëshorti i saj i cili është dhunuar gjithashtu.
    “Unë jam dhe si kryeplak i fshatit. U angazhova te tokat, u jap lekët dhe më japin tokat për t’i mbajtur. I kam bashkë me 2-3 vëllezër nga Skrapari. Lekët fshatarëve ua jap unë, por ishin 5-6 vetë që nuk kishin ardhur nga Greqia, dhe lekët e tyre janë ata që kanë gjetur në shtëpi. Është dikush që i di të gjitha”, është shprehur Spiro Kalivioti.
    Prej shumë vitesh, çifti Kalivioti ruanin paratë e qirave që u dorëzonin çobanët që kujdeseshin për tokat e vendasve që jetonin jashtë shteti e ktheheshin në vendbanimin e tre në periudha sezonale. Grabitësit kanë pasur dijeni për këtë aktivitet të tyren. Përpara mbrëmjes së të dielës, njëri prej tyre ka hyrë fshehurazi në shtëpinë e tyre dhe të premten në mbrëmje duke kontrolluar sirtarët e dhomës.
    “Një trup i hollë i maskuar, fytyrë e pastër kingu, me një veshje të zezë, me një rrip me stampë. Nuk ka gjë më të keqe, atë torturë që kemi kaluar në mbrëmë. Nuk kemi pasur asnjëherë problem me fshatarët. Kanë ardhur të premten në darkë. Ne po flinim., ata kishin ardhur më para te dhoma. Kishte hapur komodinën. Kur hapi sirtarin te pasqyra aty u zgjuam. Burri kthen kokën i thotë ‘çfarë bën ti atje?’. Ai ikën si era nuk u kuptua nga iku.
    Të djelën në darkë na vijnë dy veta. Kanë hyrë nga dritarja. Të dytin më të shkurtrin më të voglin e mbante nga mbrapa mos t’i shikonim fytyrën. U çua burri i tha ‘çfarë kërkoni?’ ‘na jepni lekët’ tha, Më jep mua një shkop në kokë. S’kemi lekë thamë ne, ata na thanë që e dimë që ju punoni dhe që keni lekët nga Skrapari pa dhënë. Na binin me shkop vazhdimisht. Na jepmi lekët që t’ju lëmë. Kemi 30 vjet që merremi me këtë punë. Që nga ora 11:30 e deri nga ora 12:30 kanë qenë brenda.
    Gjetën ca lekë. Ato lekë i thash i kam për të paguar ustallarët, të tjerat i thashë janë të fshatarëve që nuk kanë ardhur nga Greqia. Më kanë nxirë, shiko se çfarë më kanë bërë me shkop. Shkuan të qëllonin burrin, e shtypa dhe hëngra unë shkopin këtu te krahu. Që të lajmëroja policinë nuk kisha telefon se na i morën. I kish 3 telefona në komodinë, na i morën ato. Erdhi policia… Ata ishin të maskuar. Atë e mbajti të fshehur mbrapa, na rrahu ne njëherë dhe i tha kalo dhe kontrolloji. Kishin pistoletë.  I thash që në shtëpi nuk kishim armë. E kthyen shtëpinë tmerr”, ka rrëfyer Dhespo Kalivioti për mediat.
    Spiro dhe Dhespo Kalivioti kërkojnë që shteti të gjejë dhe dënojë autorët. Fshati është i banuar vetëm nga të moshuarit, pasi të rinjtë janë në emigrim. Ngjarje të tilla lënë pas frikë dhe tmerr tek gjithë komuniteti.

  • Kur në Egjipt nuk reshtnin këngët dhe vallet shqiptare … – Nga Prof. Emil Lafe

    Kur në Egjipt nuk reshtnin këngët dhe vallet shqiptare … – Nga Prof. Emil Lafe

    Me rastin e ribotimit të librit “Valët e Detit” dhe 70-vjetorit të Revolucionit në Egjipt: 23 korrik 1952 – 2022

    Në shekullin XIX Egjipti u bë vendi më mikpritës i mërgimtarëve shqiptarë. Atëherë në Egjipt, që ishte juridikisht pjesë e Perandorisë Osmane, sundonte dinastia mbretërore e themeluar nga një shqiptar, Mehmet Aliu, i njohur edhe si Mehmet Ali Misiri (1769–1849). Porta e Lartë e kishte dërguar atë në Egjipt me një trupë shqiptarësh për të luftuar kundër Napoleon Bonapartit. Pas largimit të francezëve (1804) Mehmet Aliu arriti të bëhet sundimtar i Egjiptit dhe mëkëmbës i Sulltanit. Ndonëse i pashkolluar, ndërmori një program reformash për zhvillimin ekonomik e kulturor të vendit dhe për forcimin e ushtrisë, duke synuar të themelonte atje një shtet të përparuar, të begatë e të pavarur.

    Për këto ai vlerësohet edhe si themelues i  Egjiptit modern. Por pasardhësit e dinastisë mbretërore të themeluar nga Mehmet Aliu nuk patën vizionin, kurajën dhe vendosmërinë e tij. Pas Luftës së Parë Botërore, kur u shpërbë Perandoria Osmane, Egjipti ra në varësinë e fuqive imperialiste, që kishin interesa të veçantë sidomos për Kanalin e Suezit, i cili, përveç rëndësisë strategjike, u sillte edhe shumë të ardhura. Monarkia në Egjipt nuk ishte më një forcë që të luftonte për pavarësinë e vendit nga kapitali i huaj dhe të ndërmerrte modernizimin dhe përparimin ekonomik e kulturor. Asaj i erdhi fundi nga Revolucioni i 23 korrikut të vitit 1952, pas të cilit Egjipti u shpall republikë. Kjo ngjarje historike për Egjiptin ndikoi në zgjimin e në emancipimin e botës arabe në tërësi.

    Dinamizmi i jetës në Egjiptin e kohës së Mehmet Aliut tërhoqi atje një numër të madh shqiptarësh, si nga krahinat e jugut, ashtu edhe nga ato të veriut, sepse ata e ndienin veten të lirë e të favorizuar në një vend të sunduar nga një shqiptar. Shqiptarët me kohë u rrënjosën mirë në Egjipt dhe ky vend u bë një nga vatrat më aktive të Lëvizjes së Rilindjes. Atje zhvilluan veprimtarinë e tyre shumë shoqata kulturore kombëtare dhe veprimtarë të shquar të asaj lëvizjeje, ndër të cilët edhe mbledhësit e përkushtuar të folklorit, Thimi Mitko nga Korça, i mirënjohur për përmbledhjen folklorike “Bleta shqiptare”, dhe Spiro Dine nga Vithkuqi i Kolonjës (siç cilësohej atëherë), që bashkëpunoi me të dhe duke ndjekur shembullin e tij botoi më 1908 në Sofje përmbledhjen folklorike “Valët e Detit” (libri më i madh shqip deri atëherë, me 856 faqe dhe me shtyp të bukur). Pra lënda e këtyre dy përmbledhjeve folklorike me të cilat krenohet folkloristika shqiptare, na vjen nga Egjipti dhe jo drejtpërdrejt nga Shqipëria!

    Studiuesit e huaj më parë kishin vënë re një dispozitë shpirtërore të veçantë të shqiptarit për të ruajtur me këmbëngulje të madhe traditën e trashëguar. Kjo dispozitë, siç shkruante albanologu më i shquar i kohës së vet, Johann Georg von Hahn (1811–1863), “del më mirë në pah po të kemi parasysh se një pjesë e madhe e popullsisë, madje mund të them “lulja e saj”, kohën më të mirë të jetës e çon në mërgim dhe megjithatë qytetërimi i huaj nuk arrin të zhdukë atë që mërgimtari shqiptar merr nga atdheu.” Një tablo të gjallë të jetës shqiptare në Egjiptin e kohës së Rilindjes e na e jep mbledhësi i zellshëm i folklorit, Spiro Dine (1844–1922), te parathënia e librit “Valët e Detit”, ku tregon bukur, thjesht e me çiltërsi për jetën tij, për rrethanat kur mësoi të shkruajë shqip në shkollë me abetaren e Naum Veqilharxhit, kur hyri në lëvizjen kombëtare dhe si nisi të mbledhë me zell e me dashuri visaret folklorike që kishin sjellë me vete dhe i mbanin të gjalla shqiptarët në Egjipt. Kjo parathënie ka vlera të shumanshme atdhetare, historike, diturore etj., prandaj po e sjellim të plotë për lexuesin e sotshëm, se lexohet me ëndje dhe me një frymë.

    Shkrime të tilla janë shumë të nevojshme të dihen e të lexohen sot me vëmendje: duke njohur heroizmin e atyre që e bënë Shqipërinë, do të vlerësojmë më mirë detyrat dhe përgjegjësitë tona ndaj kësaj Shqipërie, sa me fat që u bë, aq edhe pa fat si u qeveris e si po qeveriset. Ndër të tjera Spiro Dinia shkruan: “Për fat të mirë atë kohë, ndodheshin dhe Shqipëtarë shumë n’Egjypt, nga do të shkonje do të piqnje Shqipëtarë. Karakollët e Kairos qenë plotë gegë e toskë. Këngët e vallet nukë reshtnin; buzuku, tamburaja e bakllamaja buçisnin më të katër anët, na dukej sikur gjëndeshim në Shqipëri; tregu i armëvet (çoksillah) përveç shqipëtarëve tjatër nukë kish, më të shumët gegë myslimanë e të krishterë mirëditas; prandaj gjeta kohë të mbleth nga të dy anët (dialekte) prej gegëve dhe prej toskëve.” Edhe sot në diasporën e re shqiptare folklori në tërësinë e tij ka një rol të dorës së parë për ruajtjen dhe përforcimin e vetëdijes kombëtare, të lidhjeve me atdheun e origjinës, për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe të vlerave kulturore e artistike shqiptare. Gëzimet e jetës së shqiptarëve në atdhe e në mërgatë janë të pandara nga folklori ynë i bukur, i pasur, i larmishëm, i cili sot i ka zgjeruar kufijtë e vet edhe jashtë krahinave burimore. Shqiptarët kudo që janë, shfaqin dëshirë të veçantë për të bërë të vetat këngët e vallet e njëri-tjetrit si dhe elemente të tjera të kulturës sonë popullore.

    Ka qenë një ide e bukur e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale për të përkujtuar Spiro Dinen në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta (Korçë, 1922) me një botim anastatik të librit të tij. Siç është bërë e njohur, libri ka dalë nga shtypi kohët e fundit (për fat të keq lë mjaft për të dëshiruar nga ana teknike). Ky ribotim i detyrohet kujdesit të studiuesit Niko Kotherja, hulumtues si zellshëm i traditave kulturore e kombëtare të qarkut të Korçës e më gjerë dhe drejtor i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale. Ai ka shkruar edhe studimin hyrës “Rreth figurës së patriotit dhe folkloristit Spiro Dine”, që përmban të dhëna dhe shqyrtime historike-kulturore me shumë interes për kohën kur jetoi autori i librit dhe për vetë librin (studimi meriton të botohet edhe në një revistë shkencore). Libri “Valët e Detit’ është shkruar dhe shtypur me alfabetin e Shoqërisë së Stambollit, e njohur ndryshe edhe si Shoqëria e Shkronjëzave (1879). Në këtë vështrim ai ka vlerë më fort për studiuesit, që duan ta njohin e ta shfrytëzojnë lëndën folklorike të tij në botimin e parë origjinal.

    Nga 856 faqet që ka libri “Valët e Detit” 186 faqe janë një përmbledhje vjershash të vetë Spiro Dines dhe të disa autorëve të tjerë bashkëkohës, si Koto Hoxhi, Thimi Krej, Loni Logori, Kristo Floqi, Eftim Brandi, Jani Vreto, L. G. Naçi dhe një përkthim i K. Kristoforidhit. Janë përgjithësisht vjersha të thjeshta, pa ndonjë vlerë të spikatur letrare, që meritojnë të botohen edhe më vete si antologji e poezisë së Rilindjes (të ashtuquajturit poetë minorë). Vetë S. Dinia rrëfehet se dëshira për të shkruar vjersha edhe ai iu ngjall pasi lexoi “Istorinë e Skënderbeut” të Naim Frashërit, që e mahniti dhe e preku thellë në shpirt, por nuk e njeh veten për vjershëtor (“nga vjershëtorët jam larg sa qielli me dhenë” – shih Parathënien). Tematika e vjershave të S. Dines dhe të tjerëve është kryesisht dashuria për atdheun e për gjuhën shqipe, brenga për gjendjen e mjeruar të Shqipërisë, nderimi e vlerësimi i atyre që kanë punuar e punojnë për atdheun e vet, dënimi i ashpër për ata që bëhen vegla të propagandave dhe politikave të huaja armiqësore, harmonia ndërmjet shqiptarëve të besimeve të ndryshme: Gjithë Shqipëtarë jemi, /Sido s’jemi më një besë,/ Po një atë e mëmë kemi,/ Për mirësi të mëmëdhesë”.

    Lënda folklorike e librit “Valët e Detit” është ribotuar më 1962 me alfabetin e sotshëm te vëllimi i tretë i serisë “Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar” nga Instituti i atëhershëm i Folklorit. Përkujtimi i Spiro Dines në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta le të jetë edhe një shtysë për një botim të ri e të përkujdesur mirë të ”Valëve të Detit” me alfabetin e sotshëm (pas dy vjetësh vjen dhe 180-vjetori i lindjes së tij).

    Folklori ose letërsia gojore nuk duhet vështruar vetëm si një lëndë për studiuesit e folkloristikës e të filologëve në përgjithësi. Kjo letërsi përmban vlera edukative, njohëse edhe artistike. Në parathënien e librit të vet Spiro Dinia shkruan ndër të tjera se në këngët dhe në përrallat e vjetra të popullit, ruhen zakonet, gjuha dhe historia e tij. Kështu pra, këngët tona janë shumë të nevojshme e të vyera për kombin tonë, se ndër këto shikojmë të ngjarat e çdo kohe, që ka shkuar si valët e detit dhe prej këtyre mund të dalë një histori e plotë. Një histori të tillë na e ka dhënë mjeshtërisht Ismail Kadareja në esenë e mirënjohur “Autobiografia e popullit në vargje” (mendoj se është e nevojshme të ribotohet përsëri si libër më vete dhe të hyjë si literaturë e detyrueshme në programet shkollore).

    Krijimtaria letrare e popullit ka qenë gjithnjë burim frymëzimi për letërsinë shqipe. Është e nevojshme që te brezat e rinj të selitet ndjenja e vlerësimit dhe e dashurisë për këtë krijimtari që në bankat e shkollës. Kush nuk është i mbushur që në moshë të re me pasurinë e gjuhës së folklorit, do të rrëshqasë në një gjuhë të drunjosur, si ajo që dëgjojmë e lexojmë përditë.  Për fat të keq lënda e folklorit në programet e arsimit parauniversitar e universitar është vështruar si diçka jo e kohës sonë dhe kështu  është rrudhur së tepërmi. Jo vetëm ata që kryejnë gjimnazin, por edhe të diplomuarit në fakultetet filologjike e të mësuesisë nuk janë në gjendje sot të thonë ndonjë gjë konkrete për gjinitë e folklorit shqiptar dhe botimet folklorike. Kjo është një mangësi e ndjeshme në formimin kulturor të tyre edhe në njohjen e historisë kombëtare (këngët tona janë shumë të nevojshme e të vyera për kombin tonë, se ndër këto shikojmë të ngjarat e çdo kohe, që ka shkuar si valët e detit). Me sa jam në dijeni, problematika e folklorit, duke përfshirë këtu edhe folklorin e krahasuar, nuk është tërheqëse për kualifikimin pasuniversitar, megjithëse ofron tema me interes shkencor si për folkloristikën, ashtu edhe për studimet gjuhësore. Vërehet sot një mangësi në përgatitjen e studiuesve të rinj për këtë fushë.

    Librat me lëndë folklorike kanë qenë gjithnjë të mirëpritur nga lexuesi, por për fat të keq botime të tilla janë rralluar shumë. Mendoj se është koha për të ndërtuar një program botimesh të letërsisë gojore shqiptare, siç quhet ndryshe folklori, me qëllim që pasuria dhe vlerat e saj të mos mbeten si objekt studimi për disa specialistë, por të bëhen më të afërta për masën e gjerë të lexuesve që kanë dëshirë dhe ëndje të lexojnë e të njohin letërsinë popullore, veçanërisht për brezat e rinj dhe për studentët.