Nga Fatos Fico*Të gjithë e dimë historinë me spinaqin, një shkencëtar i shekullit të 19-të vendos një presje dhjetore gabim dhe si me magji spinaqi shndërrohet në një super-ushqim me përmbajtje hekuri dhjetë herë më të lartë. Për dekada, kjo “e vërtetë” ndërtoi dietat tona për sa më shumë spinaq dhe i dha jetë personazhit të famshëm, Popeye, the Sailor (i njohur në Shqipëri si Braccio di Ferro). Ironia më e madhe? Edhe vetë historia e presjes së gabuar është një mit—një gënjeshtër e bukur e ndjekur nga një tjetër gënjeshtër.Sot, ndërsa të gjithë e kudo po e përdorim gjithmonë e më shumë, e madje po qëndrojmë edhe në pragun e qeverisjes së ndihmuar nga Inteligjenca Artificiale (AI), ky mit i vjetër nuk është thjesht një anekdotë historike. Ai është një paralajmërim. Premtimi për vendimmarrje a qeverisje efikase të bazuar tek të dhënat e mëparshme fsheh një grackë: rrezikun e asaj që mund ta quajmë “Popeye Intelligence” – Popeye, personazhi vizatimor amerikan i shekullit të 20-të, marinari që fitonte forcë mbinjerëzore dhe një siguri të mbinatyrshme sa herë që konsumonte një kuti me spinaq. Në mënyrë të ngjashme, vendimmarrja dhe qeverisja mund të fitojë një ndjenjë të rreme force dhe vendosmërie absolute duke u bazuar tek të dhënat e paketuara bukur që i serviren nga një sistem AI.Procesi është i thjeshtë dhe ka katër hapa.Hapi 1: Fusha me “spinaq” të gabuar, të dhënat ekzistueseInteligjenca Artificiale nuk është një orakull i së vërtetës; ajo është një pasqyrë e të dhënave me të cilat ushqehet. Ushqimi i saj është interneti dhe bazat e të dhënave ekzistuese – një fushë gjigante, e paorganizuar, plot me “spinaq” të të gjitha llojeve. Ky “spinaq dixhital” përmban paragjykime shoqërore, statistika të vjetruara, studime të hedhura poshtë, lajme të rreme dhe pafundësi “gabimesh në presje” të kohëve moderne. Për kontekstin shqiptar, ku të dhënat e strukturuara dhe të verifikuara janë edhe më të pakta, ky problem është edhe më akut.Hapi 2: “Kutia e spinaqit”, raporti i përpunuar nga AIDetyra e një sistemi AI nuk është të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra, por të ndërtojë përgjigje e modele. Ai merr gjithë informacionin e papërpunuar, kontradiktor dhe shpesh të gabuar, dhe e përpunon. E filtron, e analizon dhe e paketon në një formë të pastër: një raport, një grafik, një përmbledhje politikash. Ky produkt final është “kutia e spinaqit”. Ajo është e lustruar, e vulosur dhe duket plotësisht objektive. Ajo e fsheh mjeshtërisht cilësinë e dobët të lëndës së parë dhe i paraqet konkluzionet e saj me një siguri matematike saqë asnjë ekspert njerëzor nuk do të guxonte ta kundërshtonte.Hapi 3: Krijimi dhe konsumi i “Popeye Intelligence”Këtu fillon rreziku i vërtetë. Një vendimmarrës, një biznesmen, apo dhe një student i joshur nga premtimi i një vendimmarrjeje të shpejtë dhe “shkencore”, e bën të tijën këtë “kuti spinaqi”. Përballë kompleksitetit të një vendimmarrjeje dhe presionit për të marrë vendime shpejt, ky raport i paketuar nga AI duket një shpëtim – jo vetëm një rrugë e shkurtër dhe e shpejtë, por sepse ai ofron justifikimin perfekt për të anashkaluar pjesën më të vështirë të vendimmarjes: përgjegjësinë personale dhe menaxhimin e paqartësisë. Makina ofron një “po” ose “jo” definitive, duke e liruar vendimmarrësin nga barra e dyshimit.Në momentin që një përdorues e pranon këtë produkt si një fakt të pakundërshtueshëm, lind “Popeye Intelligence”, ose forca dhe vendosmëria që një vendimmarrës fiton duke u bazuar te të dhëna ‘të gabuara’, por të paketuara bukur nga një makinë. I armatosur me këtë siguri artificiale, vendimmarrësi, biznesmeni, studenti, del përpara publikut, aksionerëve, klasës dhe shpall një veprim të ri, një zgjidhje të re, një politikë të re, jo si një propozim, por si të vetmen zgjidhje logjike. Ai ndihet i fortë, vizionar dhe i pagabueshëm. Ai ndihet si Popeye (Braccio di Ferro).Hapi 4: Pasojat e forcës së iluzionitImagjinoni një vendimmarrës ose biznesmen të pyesë AI-në: “Ku duhet të investojmë për të rritur të ardhurat/mirëqenien?” Duke u bazuar në të dhënat online, AI mund të rekomandojë ndërtimin e një resorti luksoz sepse turizmi gjeneron më shumë “zhurmë” dixhitale në vend të një shkolle rajonale. Një vendim me “Popeye Intelligence” do ta shpallte këtë si një projekt strategjik të bazuar në të dhëna, ndërkohë që në realitet ka injoruar një nevojë jetike shoqërore. Vendimi duket i fortë, por është joreal, sepse është i shkëputur nga realiteti njerëzor.Rreziku më i madh i integrimit të AI në vendimmarrje, studime, qeverisje, etj. nuk është një skenar hollivudian ku makinat marrin pushtetin. Është një grackë shumë më dinake, ku ne, njerëzit, dorëzojmë vullnetarisht gjykimin tonë kritik përballë joshjes së një sigurie artificiale.Sfida nuk është nëse duhet përdorur AI, por si. AI eshte treguar një mjet ekselent për të zbuluar te reja në mjekësi, për të optimizuar rrjetet energjetike, e ne shume fusha te tjera, AI ka një potencial të jashtëzakonshëm. Por, rreziku i ‘Popeye Intelligence’ lind pikërisht në momentin kur mjeti kthehet në orakull, dhe analiza kthehet në urdhër. A do të përdoret ai si një “kuti e zezë” vendimmarrëse, së cilës i besohet verbërisht, apo si një mjet transparent që ndihmon ekspertët njerëzorë të analizojnë kompleksitetin dhe të dhënat e shumta pa i fshehur ato?Përpara se të nxitojmë drejt një të ardhmeje të menaxhuar nga algoritmet, duhet të kujtojmë mësimin e thjeshtë të një kutie spinaqi: ajo që duket si burim force, shumë shpesh mund të jetë thjesht një mit i paketuar bukur. Udhëheqja e vërtetë nuk vjen nga konsumimi i të dhënave të përpunuara, por nga mençuria për të ditur se kur duhet të vësh në dyshim vetë makinën.*Ekspert i zhvillimit të qëndrueshëmOpinionet janë personale të autorit Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: spinaq
-

VIDEO/ Grimeri i motrave Kardashian shijon byrekun tradicional shqiptar me mish dhe spinaq, gatuar nga një këngëtare
Showbiz E Enjte, 5 Qershor 2025 17:54
Ariel Tejada, grimeri i famshëm i yjeve botërore si Kim Kardashian, Kylie Jenner, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në TikTok një moment të veçantë. Ai shfaqet duke shijuar një byrek tradicional shqiptar, të përgatitur nga këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj. Bëhet fjalë për një byrek me mish dhe spinaq, që sipas reagimit të Tejadës ishte shumë i shijshëm. Ky moment i thjeshtë, por i ngrohtë ka shërbyer si një dritare për promovimin e traditës shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke treguar edhe njëherë se kuzhina jonë ka potencial të madh për t’u vlerësuar globalisht, sidomos kur përgatitet me dashuri dhe shpërndahet përmes emrave me ndikim. -

Tavë Verore me Spinaq – Receta e Lehtë dhe e Shëndetshme
Kur temperaturat rriten, amvisat hasen dhe me një problem tjetër.
Përveç pyetjes së përditshme: çfarë të përgatis për drekë, shtohet dhe gjetja e recetave të shkurtra e të shpejta.
Orët e gjata të kaluara mbi sobë për përgatitjen e recetave të ndryshme janë të padurueshme gjatë verës.
AgroWeb.org ju jep një zgjedhje të shpejtë dhe pa shumë mundim.
Kjo recetë është perfekte jo vetëm për nga shija por edhe për vlerat ushqyese që ofron.
Do t’ju marri vetëm 5 minuta kohë për ta përgatitur e më pas mund ta lini në furrë të piqet.
Përbërësit300 gr djathë i bardhë i thërrmuar
500-600 gr spinaq
6 vezë
6 lugë gjelle me miell
Kripë
Piper
Kopër e freskët e grirëPërgatitja
Pasi ta keni shpëlarë mirë spinaqin me ujë të bollshëm, priteni në copa të mëdha.
Hidheni në një tas të madh dhe aty shtoni me radhë përbërësit e tjerë.
AgroWeb.org ju këshillon që vezët t’i rrihni lehtë fillimisht në një pjatë, kështu ato do të bashkohen më mirë me masën që po përgatisni.
Pra thërrmoni djathin, shtoni vezët, miellin dhe erëzat.
Përzjejini mirë me një lugë druri në mënyrë që masa të jetë e njëtrajtshme dhe e plotë.
Ndërkohë merrni një tavë dhe spërkateni mirë me vaj ulliri dhe me pak bukë të thekur të thërrmuar, në mënyrë që tava të mos ngjitet.
Bukën e thekur të thërrmuar mund ta zëvendësoni dhe me pak miell, kështu do të përthithet lagështira e tepërt.
Kaloni masën e përgatitur dhe hapeni mirë në mënyrë që pjekja të jetë e barabartë në të gjithë tavën.
Futeni në furrë të parangrohur me 220 gradë për 30-40 minuta, ose derisa masa të jetë mpiksur dhe sipërfaqja e tavës të ketë marrë një faqe.
Më pas mjafton që ta shërbeni për të dashurit tuaj duke e shoqëruar me kos të freskët, tarator apo sallata me perime.
Diçka tjetër që mund t’ju vijë në ndihmë është që kjo tavë mund të qëndrojë në frigorifer dhe të konsumohet ditën tjetër.
Pra nëse doni të përgatisni diçka të shpejtë dhe plot vlera ushqyese zgjidhja është pikërisht kjo recetë./Agroweb.org -

Pispili me Spinaq dhe Qepë të Njoma – Shije Fantastike
Në doni të përgatisni një recetë të shijshme, të shpejtë e të shëndetshme njëkohësisht, provoni pispilinë me spinaq dhe qepë të njoma.
Me shije perfekte dhe ideal për t’u konsumuar në çdo kohë. Shoqërohet me kos apo dhallë të freskët por edhe më sallata të freskëta të stinës.
Përbërësit1 kg spinaq
1 tufë me qepë të njoma
2 lugë gjelle gjizë ose djathë i bardhë i thërrmuar
Kripë
Nenxhik
3 filxhanë çaji miell misri
Vaj UlliriPastrimi i Spinaqit
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që të pastroni mirë spinaqin.
Një nga detajet më të rëndësishme, kur të nisni pastrimin e spinaqit hapi i parë është largimi i pjesës së bishtave për secilën nga tufat e spinaqit.
Më pas, pastrojini gjethet një e nga një me ujë të vakët. Pasi t’i keni pastruar një nga një. Merrni një tas të madh, mbusheni me ujë të pastër, dhe fusni aty gjethet e spinaq.
Gjethet do të dalin në sipërfaqe dhe mbetjet dhe papastërtitë e dheut do të zbresin në fund të tasit. Lërini rreth 5 minuta aty dhe më pas largojini. Do shihni që në fund të tasin do të jenë mbledhur të gjitha papastërtitë e spinaqit.
Më pas tasin shpëlajeni dhe mbusheni sërish me ujë të pastër, shtoni një lugë çaji sodë buke përzjeheni mirë dhe fusni aty gjethet e spinaqit sërish, uji me sodë do ndihmojë për një pastrim tërësor të spinaqit. Lëreni edhe për 5 minuta në ujë me sodë, e më pas largojini gjethet nga tasi dhe vendosini në një kullorëse (psh makaronash) për t’i shpëlarë për herë të fundit sërish me ujë të vakët.
Përgatitja
Spinaqin e pastruar grijeni hollë bashkë me qepët e njoma të pastruara gjithashtu e të grira përvëlojini në një enë të madhe me ujë të valuar. Më pas kullojini, shtoni kripë, nenexhikun e grirë hollë, dajthin ose gjizën dhe 3-4 lugë vaj ulliri.
Përzjeini mirë të gjitha bashkë.
Lyeni tepsinë me vaj ulliri ose gjalpë të tretur, hidhni një shtresë nga mielli i misrit, gjysmën e sasisë, lageni me pak ujë ose qumësht dhe kripë derisa të bëhet brumë i trashë.
Përhapet në të gjithë tepsinë.
Më pas shtrohet mbushja me spinaq dhe përsëri shtresa tjetër me miell misri laget me kripë, ujë ose qumësht spërkatet me vaj ulliri dhe pak gjalpë të freskët dhe futet të piqet në furrë derisa sipërfaqja e tij të bëhet e kuqërremtë./AgroWeb.org -

Burania me Spinaq e Vezë – Traditë, Shije, Shëndet
Burania me Spinaq e Vezë është një ndër pjatat fantastike, të shijshme, e pasur me vlera ushqyese, pjesë e traditës së kulinarisë shqiptare.
Një gatim tradicional, i trashëguar brez pas brezi e që përherë mbetet ndër më të preferuarat e shqiptarëve.
Burania është një pjatë e lehtë por e pasur me vlera ushqyese, kjo falë spinaqit dhe vezëve, dy nga burimet më të fuqishme të natyrës të hekurit dhe proteinave.
E thjeshtë në përgatitje dhe e lehtë për organizmin, burania është një recetë fantastike për një drektë të shkëlqyer, të shëndetshme.
Kjo pjatë shoqërohet mjaft mirë me sallata të ndryshme të stinës, sallata perimesh të zjera apo të pjekura, sallatë me ullinj e portokalle por edhe me byrekë të ndryshëm apo turshitë e shijshme të përgatitura nga amvisat shqiptare.
Më poshtë AgroWeb.org u sugjeron recetën tipike të buranisë me spinaq e cila përgatitet krejt lehtë dhe është një mënyrë fantastike për t’u shijuar me familje.
Përgatitja e Buranisë me Spinaq e Vezë në Shtëpi
Përbërësit
1 kg spinaq i freskët
5 qepë të njoma
5 lugë vaj ulliri
Një grusht oriz
Kripë
Piper
Nenexhik
5-6 vezë
Përgatitja
Kujdesemi qe të pastrojmë mirë spinaqin me ujë të rrjedhshëm.
Pastrojmë qepët dhe i grijmë imët.
Hedhim në një tenxhere vajin e ullirit dhe dhe shtojmë qepët. I vendosim në zjarr dhe i kavërdisim për disa minuta derisa volumi i tyre të bjerë.
Më pas shtojmë orizin dhe vijojmë t’i kavërdisim . në vijim shtojmë ujë (dy gota ujë) dhe i lëmë të zjejnë.
Presim spinaqin në copa por jo shumë të vogla. Nëse gjethet e spinaqit janë të vogla i lënë siç janë.
Shtojmë kripën dhe piperin dhe një gotë tjetër me ujë.
E lëmë të zjejë derisa uji të ketë shterruar dhe orizi të jetë zjerë plotësisht.
Kur gjella është gati shtojmë pak nenexhik dhe e kavërdisim.
Hedhim vezët sy një e nga një mbi gjellë, u hedhim nga pak kripë, fikim zjarrin dhe mbulojmë tenxheren me kapak.
E servirim të ngrohtë duke vendosur nga një vezë për secilin person në pjatë./AgroWeb.org
-

Byrek i Hapur me Spinaq dhe Qepë të Njoma
Byreku është një gatim i perferuar pothuajse për të gjithë ne.
Ai mund të përgatitet me një larmi produktesh duke filluar nga qumështi, djathi, gjiza, qepët e domatet, preshi e deri tek mishi.
Një ndër më të shëndetshmit edhe me plot shije është byreku me spinaq, i cili ka jo vetëm një shije unike, por dhe vlera të larta ushqyese.
Secila amvisë ka mënyrën e saj në përgatitjen e byrekut me spinaq, por AgroWeb.org ju sjell më poshtë një mënyrë fantastike por edhe të shijshme të përgatitjes së këtij byreku.
Ndiqni këshillat e më poshtme dhe shijojeni që sot këtë byrek special me spinaq dhe qepë të njoma.
Përbërësit
320 g petë sfoliat të gatshme
200 gr spinaq
280 g krem djathi
1 thelpi hudhër
1 tufë majdanoz i freskët
Lëng nga një limon i shtrydhur
Vaj ulliri
1 tufë qepë të njoma, të prera
Djathë kaçkavall i grirë për shije
Përgatitja
Fillimisht ngrohni furrën në 200°C – 180°C.
Më pas vazhdoni duke hapur petët e gatshme në një tavë të veshur me letër pjekjeje që nuk ngjit.
Pritini petët në 4 drejtkëndësha të barabartë me majën e një thike të mprehtë dhe shpojini me një pirun.
Piqini për 20 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.
Ndërkohë mbushni një ibrik me ujë dhe lëreni të ziejë.
Kalojeni spinaqin e pastruar paraprakisht në një kullesë dhe hidhni sipër tij ujin e vluar.
Shpëlajeni me ujë të ftohtë, më pas vendoseni në një leckë të pastër dhe shtrydheni për të larguar sa më shumë ujë.
Përpunojeni spinaqin në një mikser së bashku me kremin e djathit, thelpinë e hudhrës së grirë, majdanozin e grirë dhe lëngun e limonit.
Shtoni kripë dhe piper sipas shijes.
Ndërkohë ngrohni pak vaj ulliri në një tigan, shtoni qepët e njoma të prera dhe skuqini butësisht derisa të zbuten.
Pasi petët e pjekura të jenë ftohur pak, përhapni në qendër të tyre përzierjen e spinaqit, shtoni qepët e skuqura disa gjethe spinaqi dhe pak djathë kaçkavall të grirë.
