Punimet restauruese në manastirin e Spilesë në Gjirokastër janë pranë përfundimit. Ndërhyrjet kanë përfshirë sondazhe arkeologjike dhe verifikime të themeleve, pastrime dhe heqje të ndërhyrjeve të papërshtatshme; konsolidim dhe restaurim të kupolave, qemerëve e mureve me gurë. Gjithashtu ndërhyrjet kanë përfshirë dhe përforcim të strukturave me materiale bashkëkohore, në harmoni me teknikat tradicionale si dhe restaurim të dritareve, dyerve dhe elementeve të brendshëm e të jashtëm të kishës.
Ecuria e ndërhyrjeve restauruese në manastirin e Spilesë u bë me dije një ditë më parë edhe nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja. “Më 8 shtator, në ditën e shënuar të Lindjes së Hyjlindëses Mari, ndodhemi pranë përfundimit të punimeve restauruese në Manastirin e Spilesë, në Gjirokastër, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore. Falë këtyre punimeve, monumenti po rilind, duke ruajtur autenticitetin dhe duke qëndruar besnik historisë shekullore. Në këtë ditë të bekuar, ky projekt është një mesazh i qartë: ruajtja e trashëgimisë është akt besimi, dashurie dhe përkushtimi për brezat që do të vijnë”, shprehet ministri Gonxhja. Manastiri i Shën Mërisë Spilesë është nga më të bukurit e Lunxhërisë. Më herët u bë me dije se ndërhyrjet ishin me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe investimin e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër.
Tag: spilesë
-

Restaurimi i manastirit të Spilesë në Gjirokastër drejt përfundimit
-

Restaurimi i Manastirit të Spilesë drejt fundit, Rama e Gonxhja: Monumenti po rilind duke ruajtur autenticitetin
Sot, besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e shënuar të Lindjes së Hyjlindëses Mari. Në këtë ditë, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftuan se janë drejt përfundimit punimet restauruese në Manastirin e Spilesë, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore.
“Më 8 shtator, në ditën e shënuar të Lindjes së Hyjlindëses Mari, ndodhemi pranë përfundimit të punimeve restauruese në Manastirin e Spilesë, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore. Monumenti po rilind, duke ruajtur autenticitetin dhe duke qëndruar besnik historisë shekullore. Në këtë ditë të bekuar, ky projekt është një mesazh i qartë: ruajtja e trashëgimisë është akt besimi, dashurie dhe përkushtimi për brezat që do të vijnë”, shkruajnë Rama e Gonxhja ndërsa kanë ndarë edhe pamje nga puna për restaurimin.
Punimet kanë përfshirë:
-Sondazhe arkeologjike dhe verifikime të themeleve
-Pastrime dhe heqje të ndërhyrjeve të papërshtatshme
-Konsolidim dhe restaurim të kupolave, qemerëve e mureve me gurë
-Përforcim të strukturave me materiale bashkëkohore, në harmoni me teknikat tradicionale
-Restaurim të dritareve, dyerve dhe elementeve të brendshëm e të jashtëm të kishës
Manastiri i Shën Mërisë Spile është nga më të bukurit e Lunxhërisë. Ai ndodhet mbi Saraqinisht, rreth 20 km larg Gjirokastrës. Mbishkrimi mbi portën kryesore të kishës (naosit) tregon se ky objekt kulti daton në vitin 1634.
Kisha e manastirit të Shën Mërisë Spile është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit “Arkitekturë”, i miratuar në qershor të vitit 1973. Manastiri është pikturuar nga piktor Mihali në kohën e peshkopit Kalist. Manastiri ngrihet mbi një shkëmb gëlqeror për shkak të shpellave karstike. Aty kanë banuar eremitët, njerëz që qëndronin të izoluar nga bota, të cilët përpiqeshin të vuanin qenien e tyre mëkatare, si një vepër shlyerjeje para Perëndisë.
-

Auron Tare: Shokë të MEKI-t mos u tallni me taksapaguesit tuaj
Nga Julia Vrapi
Shpella e Spilesë monument kulture sipas Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të rijetëzohet, por projekti solli një ditë më parë dhe reagimin e studiuesit Auron Tare, i cili i drejtohet ministrisë që të mos tallet me taksapaguesit shqiptarë. Pas denoncimit më parë të studiuesit Auron Tare se në hyrje të kësaj shpelle po ndërtohet një lavazh, pretendim që u hodh poshtë nga ministria, studiuesi reagoi të mërkurën duke u shprehur se MEKI përdor imazhet e shpellave në Kinë për shpellën e Spilesë në Himarë. Studiuesi Tare e nis reagimin e tij duke i kërkuar ministrisë që të jenë më seriozë. “Shokë të MEKI-t, të jemi pak më seriozë dhe mos u tallni me taksapaguesit tuaj. Reagimi i MEKI-t për një shkrim modest timin mbi gjendjen faktike të Shpellës së Spillesë në Himarë më bëri të mendoj se ky institucion e kishte seriozisht ndërhyrjen dhe shpëtimin e këtij monumenti të kategorisë së parë nga braktisja dhe lavazhot përqark. Për këtë arsye e pashë me vëmendje si tekstin, ashtu edhe 3 imazhet që shoqëronin tekstin. Duke e ditur se në Shqipëri nuk ekzistojnë specialistët e mirëfilltë të interpretimit të mitologjisë antike në imazhe moderne të inteligjencës Artificiale, isha shumë i surprizuar të shikoj fotot nga “projekti” i supozuar i MEKI-t”, shprehet Tare në reagimin e tij në rrjete sociale. Në vijim Tare sjell në vëmendje dhe një projekt të Universitetit të Sydney-t, Pekinit dhe Operës së Pekinit, duke shtuar se lajmi i MEKI-t që kishte një projekt për shpellën e intrigoi, por në fund u kthye në zhgënjim. “Kam pasur fatin që, 10 vite më parë, në Singapor, si pjesë e një delegacioni të UNESCO-s, të shikoja ndoshta projektin e parë me IA të ri – interpretimin e mitologjisë antike kineze, të zbuluara në një shpelle unike diku në shkretëtirat e Kinës. Ishte një projekt shumë ambicioz, ku Universiteti i Sydney-t, Pekinit dhe Opera Shtetërore e Pekinit kishin rikrijuar të gjitha imazhet e shpellës bazuar në imazhet e pikturuara dhe gërmimet arkeologjike me Inteligjencë Artificiale dhe i përdornin për turizëm edukativ dhe kulturor. Prandaj, lajmi se MEKI kishte një projekt për shpellën më intrigoi. Por kurioziteti u kthye në zhgënjim dhe pastaj në qeshje pa fund”, shprehet studiuesi në reagimin e tij.
Projekti kërkon specialistë të mirëfilltë
Ministria e Ekonomisë, së Kulturës dhe Inovacionit për projektin e rijetëzimit të shpellës bëri me dije se punimet pritet që të nisin gjatë dy muajve në vijim, por për fotot e projektit të publikuara nga ministria, Auron Tare thotë se janë plagjiaturë dhe i përkasin projektit të shpellës Huashan në provincën Tunxi të Kinës. “Imazhi i parë i MEKI-t duket se një person me shumë gjasa një kinez, i cili me një projektor në dorë krijon dritëhije në shpellën e ndriçuar pas tij. Në botën e teknologjisë së sotme një fëmije i duhen vetëm 5 minuta dhe informacion bazik për të kuptuar se ku dhe si janë gjeneruar këto imazhe. Në fakt, mua më deshën pak më shumë se 10 minuta për të kuptuar se imazhet e projektit të MEKI-t vijnë nga një Shpellë Kineze, në provincën e Huashan”, vijon studiuesi. Më tej Auron Tare i drejtohet MEKI-t me disa pyetje për projektin që bëri me dije më parë dhe publikoi fotot. Sipas tij qytetarët do të qeshin kur të shohin, që ministria jonë përdor imazhet e shpellave në Kinë për Spilenë. “Pyetja ime për shokët e MEKI-t që talleni me qytetarët është: A ka lidhje një projekt kinez me Shpellën e Spilesë në Himarë? A ka lidhje interpretimi i legjendës së Polifemit në Spile me Budën e Huashanit? Besoj se të paktën qytetarët në Himarë do të qeshin sot në mbrëmje kur të ulen për të pirë kafenë buzë detit dhe të lexojnë se Ministria jonë që mbulon kulturën përdor imazhet e shpellave në Kinë për Shpellën e Spilesë, një shpellë që mitet lokale e lidhin me hapësirën Homerike?”, shprehet Tare. Për çfarë po ndodh me projektin e shpellës së Spilesë në Himarë, studiuesi Auron Tare thotë se kërkon specialistë të mirëfilltë, jo elektricistë që punojnë me tendera. Në reagimin e tij drejtuar MEKI-t studiuesi Tare sjell në vëmendje dhe modelet franceze, që sipas tij janë për t’u admiruar. “Sugjerim për drejtuesin e MEKI-t: Mblidh një grup të vogël specialistësh të arkeologjisë dhe historisë. Krijo një ide të qartë se çfarë konteksti historik mund të përdoret në Shpellën e Spilesë, bazuar në zbulimet arkeologjike. Duke e lidhur këtë shpellë me të gjithë arealin Homerik në Epirin Antik. Përfshirë këtu edhe iso polifoninë e ardhur nga ajo periudhë. Ky projekt i dashur Gonxhe kërkon specialistë të mirëfilltë që kanë zbatuar projekte të interpretimit historik në shpella, jo elektricistë që punojnë me tendera. Shiko modelet franceze, të cilat janë për t’u admiruar, për shembull. Nëse nuk ke kapacitet për të gjitha këto, kërko ndihmën e UNESCO-s, e cila ka në listat e saj një numër ekspertësh të kalibrit botëror që do ta kishin ëndërr të merreshin me një projekt homerik”, shprehet Tare që ka postar në Facebook dhe foto nga deklarata zyrtare e MEKI-t dhe nga projekti i Shpellës së Huashan, Provinca Tunxi, Huangshan City, Republika Popullore e Kinës. Shpella e Spilesë është shpallur monument kulture, që në vitin 1963. -

Shpella e Spilesë do të rijetëzohet, ndërtime abuzive që cënojnë monumentin janë të palejueshme
Nga Julia Vrapi
Ndërhyrjet për rijetëzimin e shpellës së Spilesë në Himarë monument kulture i kategorisë së parë do të nisin në muajt shtator -tetor, ndërsa ndërtime që cënojnë statusin e saj mbrojtës janë të palejueshme. Një ditë më parë Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit reagoi në lidhje me pamjet që po qarkullonin se shpella e Spilesë në Himarë është kthyer në lavazh, të paktën hyrja e saj, e cila është një monument kulture i kategorisë së parë. MEKI shprehet se ndërhyrjet në këtë shpellë do të bëhen me bazën e miratimit nga institucionet. “Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit informon se, falë marrëveshjes së bashkëpunimit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore mes MEKI, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Himarë, janë miratuar disa projekte ndërhyrjesh për rijetëzim, mes tyre edhe për Shpellën e Spilesë në Himarë. Theksojmë se Shpella e Spilesë është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe çdo ndërhyrje kryhet vetëm mbi bazën e miratimit nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, duke respektuar standardet më të larta të mbrojtjes dhe ruajtjes së saj. Ndërhyrjet funksionale të parashikuara përfshijnë vendosjen e rrethimit mbrojtës, instalimin e paneleve informuese, dhe ndriçimin dekorativ. Asnjë lavazh, parkim apo zaptim abuziv, asgjë që cenon statusin e saj të mbrojtjes, nuk do të tolerohet!”, shprehet MEKI në deklaratën e saj një ditë më parë.
Projekti në KKTKM
Ndërsa ndërhyrjet në këtë shpellë, që është monument kulture pritet të zhvillohen gjatë dy muajve të ardhshëm, MEKI deklaron se shpella do të rikualifikohet sipas projektit të miratuar në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale . “Pamjet që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale si pretendim se Shpella e Spilesë po kthehet në një “lavazh” apo pronë private nuk qëndrojnë. Përkundrazi, ajo do të rikualifikohet sipas projektit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale. Për ndërhyrjet në afërsi të shpellës, me mbështetjen e pushtetit vendor dhe organeve ligjzbatuese do të ketë rikualifikime urbane e rikuperime që do të përmirësojnë kontekstin territorial duke evokuar vlerat turistike të zonës. Ndërhyrjet parashikohet të nisin në periudhën shtator-tetor”, thotë Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Deklarimi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit erdhi pasi ajo që po ndodhte në këtë shpellë që ka dhe status monumente kulture solli reagime të studiuesve e më gjerë për mbrojtjen e saj. Ajo është shpellë karstike, me thellësi mbi 30 metra, hyrje rreth 8 metra të gjerë dhe 7 metra të lartë, ndodhur rreth 100 metra nga vija bregdetare. Shpella e Spilesë është shpallur monument kulture, që në vitin 1963. -

MEKI reagon për Shpellën e Spilesë në Himarë pas publikimit të pamjeve nga Auron Tare, studiuesi: Trashëgimia Kulturore s’duhet të shihet si llogore ndasish
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka bërë me dije përmes një deklaratë publike se në sajë të marrëveshjes së bashkëpunimit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore mes MEKI, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Himarë, janë miratuar disa projekte ndërhyrjesh për rijetëzim, mes tyre edhe për Shpellën e Spilesë në Himarë.
Kjo e fundit është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe çdo ndërhyrje kryhet vetëm mbi bazën e miratimit nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, duke respektuar standardet më të larta të mbrojtjes dhe ruajtjes së saj.
Ndërhyrjet funksionale të parashikuara përfshijnë vendosjen e rrethimit mbrojtës, instalimin e paneleve informuese, dhe ndriçimin dekorativ, duke theksuar se asnjë lavash apo zaptim tjetër nuk do të tolerohet.
Kjo deklaratë nga Ministria vjen pas publikimit të pamjeve nga studiuesi Auron Tare, ku shihej se hyrja e saj ishte kthyer në fakt në vend parkimi dhe lavazh.
Tare shprehet se e vlerëson reagimin e ministrisë, por shpreson që projekti të vihet në praktikë.
Reagimi i Auron Tare:
Një Sqarim për MEKI-s dhe Shpellën e Spilesë në Himarë.
Më vjen shumë mirë që një reagim imi qytetar mbi një pjesë të rëndësishme të Trashëgimisë Kulturore në Himarë ka nxitur një institucion të rëndësishëm si MEKI të dalë me një deklaratë zyrtare.
Fakti që, pas gati 10 vitesh shkrime të mia si qytetar i angazhuar, nuk ka pasur asnjë reagim nga pararendësja e këtij institucioni, tregon se ky shkrim i thjeshtë ka prekur një çështje shumë sensitive.
Reagimi, në vetvete, është shenjë vëmendjeje dhe kujdesi. Indiferenca është shenjë injorance.
Nuk ka asnjë arsye që reagimi i njerëzve të Trashëgimisë Kulturore të merret nga burokratë si një betejë llogoresh. Trashëgimia Kulturore nuk duhet të shihet kurrsesi si llogore ndasish, por përkundrazi si një urë e fortë ku të gjithë ata që e duan këtë fushë kaq të bukur të ecin së bashku.
Falenderoj MEKI-n për reagimin dhe e ftoj këtë institucion që të shohë nga afër gjendjen se si është Shpella e Spilese, sot më 26 gusht, ditë e martë, ora 10:30.
Ndërkohë, të gjithë dashamirësit mund të shohin një imazh të publikuar nga MEKI, ku vizatohet një ide se çfarë dëshiron ky institucion të realizojë në të ardhmen. Shpresojmë që këto imazhe të bukura, plot lulka, të kenë një fund pozitiv në dobi të Trashëgimisë Kulturore dhe zhvillimit ekonomik të zonave ku këto perla të kulturës ende ruhen.Top Channel
-

Shpella e Spilesë do të rikualifikohet sipas projektit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka përgënjeshtruar videot që qarkullojnë në rrjetet sociale se pranë Shpellës së Spilesë në Himarë po ndërtohet lavazh.
Në reagimin zyrtar, MEKI deklaron se “falë marrëveshjes së bashkëpunimit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore mes MEKI, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Himarë, janë miratuar disa projekte ndërhyrjesh për rijetëzim, mes tyre edhe për Shpellën e Spilesë në Himarë”.
MEKI thekson se Shpella e Spilesë është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe çdo ndërhyrje kryhet vetëm mbi bazën e miratimit nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, duke respektuar standardet më të larta të mbrojtjes dhe ruajtjes së saj.
“Ndërhyrjet funksionale të parashikuara përfshijnë vendosjen e rrethimit mbrojtës, instalimin e paneleve informuese, dhe ndriçimin dekorativ. Asnjë lavazh, parkim apo zaptim abuziv, asgjë që cenon statusin e saj të mbrojtjes, nuk do të tolerohet”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Gjithashtu në deklaratën për mediat, MEKI nënvizon se “pamjet që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale si pretendim se Shpella e Spilesë po kthehet në një “lavazh” apo pronë private nuk qëndrojnë. Përkundrazi, ajo do të rikualifikohet sipas projektit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale. Për ndërhyrjet në afërsi të shpellës, me mbështetjen e pushtetit vendor dhe organeve ligjzbatuese do të ketë rikualifikime urbane e rikuperime që do të përmirësojnë kontekstin territorial duke evokuar vlerat turistike të zonës”.
Ndërhyrjet parashikohet të nisin në periudhën shtator-tetor./atsh/KultPlus.com
-

Shpella e Spilesë do rijetëzohet, Ministria: S’do të tolerohet asnjë lavazh apo ndërtim abuziv që cenon monumentin
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar pas denoncimeve të fundit lidhur me Shpellën e Spilesë në Himarë, se ajo po shndërrohet në lavazh apo pronë private.
Në një deklaratë zyrtare, MEKI thekson se Shpella e Spilesë është Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe çdo ndërhyrje kryhet vetëm mbi bazën e miratimeve nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, duke respektuar standardet më të larta të mbrojtjes.Deklarata e plotë
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit informon se, falë marrëveshjes së bashkëpunimit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore mes MEKI, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Himarë, janë miratuar disa projekte ndërhyrjesh për rijetëzim, mes tyre edhe për Shpellën e Spilesë në Himarë.
Theksojmë se Shpella e Spilesë është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe çdo ndërhyrje kryhet vetëm mbi bazën e miratimit nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, duke respektuar standardet më të larta të mbrojtjes dhe ruajtjes së saj.
Ndërhyrjet funksionale të parashikuara përfshijnë vendosjen e rrethimit mbrojtës, instalimin e paneleve informuese, dhe ndriçimin dekorativ.
Asnjë lavazh, parkim apo zaptim abuziv, asgjë që cenon statusin e saj të mbrojtjes, nuk do të tolerohet!
Pamjet që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale si pretendim se Shpella e Spilesë po kthehet në një “lavazh” apo pronë private nuk qëndrojnë. Përkundrazi, ajo do të rikualifikohet sipas projektit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale. Për ndërhyrjet në afërsi të shpellës, me mbështetjen e pushtetit vendor dhe organeve ligjzbatuese do të ketë rikualifikime urbane e rikuperime që do të përmirësojnë kontekstin territorial duke evokuar vlerat turistike të zonës.
Ndërhyrjet parashikohet të nisin në periudhën shtator-tetor. -

Tare për ndërtimin e lavazhit në hyrje të Shpellës së Spilesë, DRTK: Nuk cënon monumentin
Studiuesi Auron Tare denoncon ndërtimin e një lavazhi automjetesh pranë Shpellës së Spilesë në qendër të Himarës, monument kulture. ”Imagjinojeni në një shtet tjetër një mrekulli të tillë ku historia e Homerit tregohet ende nga banorët. Sa e rëndësishme do ishte për trashëgiminë e zonës por edhe për turizmin kulturor”, shkruan Tare. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, thotë se nuk bëhet fjalë për një ndërtim të ri, por për një objekt ekzistues, që nuk cënon monumentin pasi gjendet disa metra larg shpellës.
Statusi i plotë i Auron TaresNjë qytetar i Himarës ka postuar një video nga Shpella e Spilesë. Një Monument Kulture i Shpallur i tillë që në vitin 1963. Ka disa rrëfenja interesante kjo Shpellë më e bukura sigurisht është ajo me Uliksin e Homerit. Sipas rrëfenjave të himariotëve të vjetër këtu jetonte Polifemi me një sy.
Ishte këtu ndodhia e Uliksit/Odhisesë ku heroi i Trojës mundi të shpëtonte nga Polifemi duke u kapur pas deleve të tij dhe arriti të dilte nga Shpella.
Në vitet ’70 një ekspeditë modeste arkeologjike gjeti sasi të konsiderueshme qeramike duke konfirmuar rëndësinë e saj. Imagjinojeni në një shtet tjetër një mrekulli të tillë ku historia e Homerit tregohet ende nga banorët. Sa e rëndësishme do të ishte për trashëgiminë e zonës por edhe për turizmin kulturor.
Në fakt vetë Bashkia e Himarës në sitin e saj zyrtar citon rëndësinë e madhe kulturore të kësaj Shpelle. Ndërkohë pamjet flasin vetë.
