Tag: spike

  • Gjermania blen raketa izraelite Spike në një marrëveshje prej 2 miliardë eurosh

    Gjermania blen raketa izraelite Spike në një marrëveshje prej 2 miliardë eurosh

    Gjermania ka firmosur një marrëveshje prej 2 miliardë eurosh për blerjen e raketave antitank Spike, të prodhuara nga kompania izraelite Rafael, raporton Haaretz.
    Sipas gazetës izraelite, kontrata është nënshkruar përmes sipërmarrjes evropiane EuroSpike, që bashkon kompaninë Rheinmetall dhe Diehl nga Gjermania, ndërsa 20% e aksioneve zotërohen nga kompania Ercas B.V., e cila është në pronësi të plotë të Rafael.
    Marrëveshja përfshin jo vetëm furnizimin me raketa, por edhe mirëmbajtjen afatgjatë të sistemit.
    Në një përgjigje zyrtare ndaj një pyetjeje parlamentare, qeveria gjermane ka konfirmuar se vetëm gjatë vitit 2025 janë blerë armë dhe pajisje ushtarake izraelite në vlerë prej 315 milionë eurosh, përjashtuar kontratën e Spike – shumë më e lartë se shpenzimet e katër viteve të mëparshme të marra së bashku.
    Sipas Haaretz, Berlini ka vazhduar të blejë armatime dhe pajisje me përdorim të dyfishtë nga Izraeli, pavarësisht presionit diplomatik ndaj qeverisë izraelite për shkak të politikave të saj dhe konfliktit të vazhdueshëm në Gaza.
    Ky tension arriti kulmin në gusht, kur kancelari Friedrich Merz ndaloi eksportin e armëve që mund të përdoren nga Izraeli në atë konflikt.

  • Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

    Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

    Aktori i njohur amerikan, Denzel Washington, ka habitur fansat me një deklaratë të sinqertë gjatë një bisede me reperin A$AP Rocky dhe regjisorin Spike Lee. Dy herë fituesi i çmimit “Oscar” ka pranuar se, pavarësisht dhjetëra roleve të tij në kinematografi, ai vetë nuk i sheh filmat, as të tijtë, as të të tjerëve. “Nuk shoh filma, vërtet nuk shoh”, tha Washington me humor, duke shtuar: “Nuk shkoj në kinema. Nuk shoh filma fare. Mbase sepse i bëj vetë, jam lodhur prej tyre”.
    Kur Spike Lee e pyeti sa filma ka realizuar gjatë karrierës, aktori u përgjigj me shaka: “Shumë. Besoj rreth 50”.
    Washington dhe A$AP Rocky do të shfaqen së bashku në filmin e ri Highest 2 Lowest, një thriller neo-noir me regji të Spike Lee, i cili pritet të dalë në kinematë amerikane dhe në AppleTV+ muajin e ardhshëm. Ky është bashkëpunimi i pestë mes Washington dhe Lee, që nga drama e vitit 1990 Mo’ Better Blues.
    I pyetur për filmin e tij të preferuar nga bashkëpunimet me Lee, aktori tha: “Nuk kam të preferuar. Gjithmonë u them njerëzve: filmi im i preferuar është ai që do të bëj më pas. Nuk jam i interesuar për të kaluarën. Në fakt, nuk e kam parë Mo’ Better që nga premiera”. Ai madje pranoi se nuk ka parë asnjë nga filmat e tij nga fillimi deri në fund.
    Ndërkohë, projektet e ardhshme të Denzel Washington përfshijnë filmin aksion Here Comes the Flood, një prodhim i Netflix, ku do të luajë përkrah aktorëve Robert Pattinson dhe Daisy Edgar-Jones.

  • “Nuk shoh asnjë film”/ Habit me deklaratën Denzel Washington: Jam lodhur…

    “Nuk shoh asnjë film”/ Habit me deklaratën Denzel Washington: Jam lodhur…

    Denzel Washington mund të mos i mbajë mend më të gjitha filmat ku ka luajtur, por kur bëhet fjalë për sa filma shikon vetë, përgjigjja është e thjeshtë: asnjë.

    “Nuk shikoj filma. Vërtet nuk shikoj”,  tha fituesi i dy çmimeve Oscar gjatë një bisede me A$AP Rocky dhe regjisorin Spike Lee në një dalje për revistën GQ.
    A$AP Rocky më pas e pyeti aktorin 70-vjeçar nëse arsyeja për këtë është fakti se filmat janë puna e tij.
    “Ndoshta. Jam lodhur nga filmat”, tha Washington
    Spike Lee më pas ndërhyri për ta pyetur sa filma ka bërë, dhe Washington iu përgjigj menjëherë:
    “Shumë. Besoj rreth 50”, u përgjigj.
    Washington dhe Rocky luajnë të dy në thrillerin e Lee-t “Highest 2 Lowest”, që aktualisht po shfaqet në kinematë amerikane.
    Gjatë bisedës, Rocky tregoi për përvojën e tij në filmin e vitit 2018 “Monster”, ku luajti bashkë me djalin e Washington-it, John David dhe e befasoi aktorin me miqësinë e tyre.
    “U bëra shumë shok me djalin tënd, John David”, tha Rocky.
    “Ti dhe John David jeni kaq të afërt”, pyeti Washington, duke marrë një tjetër të qeshur nga Rocky.
    “Ai nuk shikon filma”, i tha më pas Lee me shaka Rocky-t.
    “Highest 2 Lowest” është bashkëpunimi i pestë i Washington me Spike Lee, që nga filmi i parë i tyre i përbashkët në vitin 1990, “Mo’ Better Blues.”
    Kur Rocky e pyeti cili ishte projekti i tij i preferuar me Lee, Washington u përgjigj:
    “Nuk kam të preferuar. Gjithmonë u them njerëzve, kur më pyesin ‘Cili është filmi yt i preferuar?’ – u them ‘Filmi im i ardhshëm.’ Nuk jam i interesuar për të kaluarën. Në fakt, nuk e kam parë më ‘Mo’ Better’ që nga ajo kohë”.
    Ndër projektet e ardhshme të Washington përfshihet edhe një film nga Netflix, me titull “Here Comes the Flood”, ku do të luajë përkrah aktorëve britanikë Robert Pattinson dhe Daisy Edgar-Jones./ BBC

    Top Channel

  • “Red Bull Spike”, në Golem, 16 skuadra garuan në kampionatin e volejbollit të plazhit

    “Red Bull Spike”, në Golem, 16 skuadra garuan në kampionatin e volejbollit të plazhit

    Më 21 Qershor nisi zyrtarisht Red Bull Spike në Golem, një event që rikthen emocionet e volejbollit të plazhit me adrenalinë dhe spektakël të garantuar. E konsideruar si një nga garat më të pritura të verës, Red Bull Spike mblodhi 16 skuadra nga e gjithë Shqipëria, të cilat hynë në fushë me një qëllim të vetëm: të shpallen kampionë të këtij edicioni.

    Gjatë ditës së parë u zhvillua faza eliminatore, ku ndeshjet sollën jo vetëm përballje të forta, por edhe sfida teknike. Kalimi nga volejbolli “indoor” në rërë ndryshoi të gjithë dinamikën e lojës, duke e bërë gjithçka më të vështirë dhe më kërkuese fizikisht.
    Gjyqtarët e Federatës shqiptare të volejbollit gjykuan çdo ndeshje duke qenë të drejtë dhe transaprentë në çdo pikë.

    Djem dhe vajza, të rinj me talent dhe emra të njohur të volejbollit shqiptar, dhanë maksimumin për të kaluar në fazën e radhës. Çdo pikë ishte e luftuar, çdo set me rëndësi, dhe entuziazmi i publikut i dha energji çdo aksioni në fushë.
    Në përfundim të ditës së parë, 8 skuadra siguruan biletën për në çerekfinale.
    Niveli i lojës u rrit, tensioni gjithashtu. Emrat e mëdhenj nisën të spikasnin, por nuk munguan as surprizat që trazuan pritshmëritë. Loja u bë më taktike dhe më intensive, ndërsa skuadrat më të mira kërkuan vendin e tyre në gjysmëfinale. Të dielën, më 22 qershor, u zhvillua finalja e madhe e cila u albitrua nga Federata Shqiptare e volejbollit.

    Pas dy ditësh garë intensive, kampionati u mbyll me emocion dhe spektakël. Në fund të edicionit, vendin e parë e mori ekipi nga Kosova, që përfaqësohej nga Erion Bajrami, Valmira Ramadani, Loresa Avdyli dhe Ermal Maliqi. Në vend të dytë u rendit ekipi Bicheet, ndërsa vendi i tretë shkoi për Ekipin Plazhistët./vizionplus.tv

  • Izraeli, në izolim gjithnjë e më të madh

    Izraeli, në izolim gjithnjë e më të madh

    Ministria spanjolle e Mbrojtjes urdhëroi të martën pezullimin e licencës për prodhimin e raketave izraelite, duke përfunduar në mënyrë efektive një kontratë me vlerë 285 milionë euro për dorëzimin e 168 sistemeve antitank Spike LR2 të destinuara për ushtrinë dhe marinën spanjolle.
    Vendimi, i konfirmuar për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE nga burime në Ministrinë e Mbrojtjes, është pjesë e strategjisë më të gjerë të Madridit për të “ulur në zero” varësinë teknologjike nga Izraeli për operacionet e tij ushtarake në Gaza.
    Kabineti i Ministres Spanjolle të Mbrojtjes Margarita Robles gjithashtu revokoi një kontratë të dhënë në tetor 2023 për Pap Tecnos, degën spanjolle të Rafael Advanced Defense Systems të Izraelit.
    Blerja përfshinte 168 lëshues, 1,680 raketa Spike LR2 dhe mbështetje të plotë logjistike. Raketa amerikane FGM-148F Javelin, e prodhuar nga Raytheon dhe Lockheed Martin, po konsiderohet si një sistem alternativ.
    Edhe pse ministria më parë e justifikoi kontratën me bazë vjetërimin e sistemeve aktuale të raketave të Spanjës dhe aftësitë teknike të Rafael si furnizuesi i vetëm i kualifikuar, tani ajo ka ndryshuar qëndrimin e saj. Raketa Spike LR2, e konsideruar si një nga më të mirat në botë në shkatërrimin e tankeve, thuhet se u përdor në ofensivën e Izraelit në Gaza, duke shkaktuar polemika të reja.
    Vendimi vjen vetëm gjashtë javë pasi kryeministri Pedro Sanchez urdhëroi Ministrinë e Brendshme të anulonte në mënyrë të njëanshme një kontratë të veçantë për më shumë se 15 milionë fishekë të prodhuar në Izrael.
    Javën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes Amparo Valcarce tha se Spanja po zhvillonte plane për shitjen e armëve për të siguruar që nuk do të ishte e varur nga teknologjia izraelite në të ardhmen.
    Ndërsa theksoi se nuk kishte shitje aktive armësh për Izraelin, Valcarce pranoi se disa programe në vazhdim ende përfshinin kompani izraelite dhe se plane ishin në proces për të dalë nga këto marrëveshje. /tesheshi.com/