Tag: spice

  • Foto nga dasma e Mel B dhe e vetmja Spice Girls që mori pjesë në ceremoni

    Foto nga dasma e Mel B dhe e vetmja Spice Girls që mori pjesë në ceremoni

    Melanie B u martua me të dashurin e saj Rory McPhee në Katedralen e Shën Palit në Londër.
    Ish-anëtarja e Spice Girls shkëlqeu me një fustan ngjyrë fildishi nga Josephine Scott, i cili ishte i zbukuruar me perla, xixa dhe një bust me rrudha. Ajo e kompletoi pamjen e saj me një vello mbi flokët kaçurrela, ndërsa bashkëshorti i saj veshi një kilt tradicional skocez.
    Të dy dukeshin shumë të dashuruar dhe ndanë një puthje të butë pas ceremonisë jashtë kishës. Vlen të përmendet se Katedralja e Shën Palit është e famshme sepse ishte vendi ku u martuan Princi i atëhershëm Charles dhe Diana Spencer në vitin 1981.

    Këngëtarja disa orë më vonë ndau një foto të saj në Instagram, në të cilën shohim fytyrën e bashkëshortit të saj dhe atë të veshur me një xhaketë të shkurtër mbi fustanin e nusërisë ku shkruan: “Të sapomartuar”.
    E vetmja anëtare e grupit që mori pjesë në ceremoni dhe pritjen që pasoi në The Sharp ishte Emma Bunton (“Baby Spice”). Ajo u shfaq me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë të çelët, të kombinuar me platforma dhe një kapelë të njëjtë.

  • Mel B kurorëzon dashurinë me Rory McPhee, vetëm njëra nga Spice Girls ishte e pranishme në dasmë

    Mel B kurorëzon dashurinë me Rory McPhee, vetëm njëra nga Spice Girls ishte e pranishme në dasmë

    Melanie Brown, e njohur gjerësisht si Mel B nga grupi legjendar Spice Girls, u martua të shtunën më 5 korrik në Londër me partnerin e saj, stilistin Rory McPhee. Ceremonia u mbajt në praninë e familjes dhe miqve të afërt, mes tyre dhe figura të njohura nga bota e artit, por vetëm njëra nga koleget e saj të grupit mori pjesë.

    Emma Bunton (Baby Spice) ishte e vetmja anëtare e Spice Girls që mori pjesë në dasmë për të mbështetur mikeshën e saj. Ndërkohë, Melanie Chisholm (Mel C) nuk mundi të ishte e pranishme pasi kishte një koncert në Suedi në kuadër të festivalit We Love the 90s & 00s, ndërsa Victoria Beckham dërgoi urimet e saj në rrjetet sociale, duke shkruar: “Urime të dyve! Shpresojmë të keni pasur një ditë të mrekullueshme”.
    Në mesin e të ftuarve ishin emra të njohur si Cara Delevingne, Katherine Ryan dhe Daisy Lowe.

    Mel B u shoqërua gjatë ecjes drejt altarit nga tri vajzat e saj: Phoenix (26), e lindur nga martesa me Jimmy Gulzar, Angel Iris (18), vajza e aktorit Eddie Murphy, dhe Madison (13), vajza e saj me ish-bashkëshortin Stephen Belafonte.
    Për ditën e madhe, këngëtarja kishte zgjedhur një fustan nusërie në ngjyrë fildishi të dizenjuar enkas nga stilistja Josephine Scott, ndërsa më vonë ndërron veshjen me një krijim të Justin Alexander.
    Çifti janë bashkë që prej vitit 2019, ndonëse njiheshin më herët, pasi Rory McPhee është mik i vjetër i familjes së Mel B. Ata u fejuan në vitin 2022 gjatë një udhëtimi romantik.
    /vizionplus.tv