Tag: spektakolare

  • Ishte dënuar deri në 2048-ën për disa vepra kriminale/ Shqiptari e bën sërish, arratiset në mënyrë spektakolare, këtë herë nga burgu i Milanos

    Ishte dënuar deri në 2048-ën për disa vepra kriminale/ Shqiptari e bën sërish, arratiset në mënyrë spektakolare, këtë herë nga burgu i Milanos

    Taulant Toma, 41 vjeçari shqiptar, i dënuar deri në vitin 2048, u arratis ditën e sotme nga burgu i Milanos duke u ngjitur mbi murin rrethues 6 metra të lartë. 

    Ai kishte punuar prej kohësh në hekurat e qelisë për të hapur një rrugë arratisjeje. Më pas, pjesa më e thjeshtë ishte zbritja nga muri 6 metra i lartë i burgut të Operas, i ndihmuar nga çarçafë të lidhur mes tyre. Asgjë e re për Taulant Tomën, të burgosurin 41-vjeçar shqiptar, me përvojë në arratisje si në Itali ashtu edhe në Belgjikë.
    Sipas mediave italiane, ai u zhduk në errësirë, midis orës 6 dhe 7 të mëngjesit. Policia e burgut dha alarmin një orë më vonë, ndërsa kërkimet tashmë janë shtrirë në të gjitha forcat e rendit dhe në mbarë territorin italian.
    I dënuar për vjedhje, grabitje, armëmbajtje dhe trafik droge, Toma njihet për arratisje spektakolare. Më e famshmja është ajo e 2 shkurtit 2013, kur ai arriti të shpëtonte nga burgu i sigurisë së lartë në Parma, së bashku me bashkatdhetarin e tij, Valentin Frrokaj, duke përdorur metoda tradicionale me dosje dhe fletë. Arratisja shkaktoi pasoja të mëdha: ngritjen e akuzave ndaj dhjetë drejtuesve dhe oficerëve të burgut, si dhe një përplasje diplomatike, pasi u zbulua se Toma ishte arrestuar në Belgjikë më 11 shtator 2013, por lajmi i ndalimit të tij në Latin, pranë Liège, u raportua vetëm më 22 tetor. Edhe prej andej ai arriti të largohej, duke qëndruar i arratisur për disa muaj.
    Historia e arratisjeve të tij nis më 9 tetor 2009, me ikjen e parë nga burgu i Ternit. Në atë rast, Toma tregoi se gëzonte mbështetje të fortë operative, derisa u kap më 22 dhjetor në një fermë në Casarile, pranë Pavias.

    Top Channel

  • Ishte dënuar deri në 2048-ën për disa vepra kriminale/ Shqiptari e bënë sërish, arratiset në mënyrë spektakolare, këtë herë nga burgu i Milanos

    Ishte dënuar deri në 2048-ën për disa vepra kriminale/ Shqiptari e bënë sërish, arratiset në mënyrë spektakolare, këtë herë nga burgu i Milanos

  • Grabitje spektakolare! Maskat i zënë pritë furgonit të blinduar brenda tunelit, marrin 2 mln euro!

    Grabitje spektakolare! Maskat i zënë pritë furgonit të blinduar brenda tunelit, marrin 2 mln euro!

    Një grabitje e madhe u krye këtë mëngjes në provincën e Reggio Calabria, përgjatë autostradës, ku u përfshi një furgon i blinduar në pronësi të kompanisë Sicurtransport. Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e parave të grabitura arrin afërsisht dy milionë euro.

    Ngjarja ndodhi brenda një tuneli midis kryqëzimeve Scilla dhe Bagnara, duke u drejtuar në veri. Gjatë grabitjes, banditët qëlluan disa herë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

    Për të realizuar sulmin, grabitësit bllokuan trafikun duke vendosur dy makina të djegura përgjatë rrugës. Në vendngjarje reaguan menjëherë forcat e policisë së shtetit dhe zjarrfikësit.

    Hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë në zhvillim, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë pamjet nga kamera të sigurisë dhe dëshmitë e qytetarëve që ndodheshin në zonë.

  • Grabitje spektakolare në Itali, sulmohet autoblindi brenda tunelit, merren 2 milionë euro

    Grabitje spektakolare në Itali, sulmohet autoblindi brenda tunelit, merren 2 milionë euro

    makinat e djegura ne hyrje te tunelit

    ITALI- Një grabitje spektakolare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Itali, ku një grup i armatosur bastisi një automjet të blinduar përgjatë një segmenti autostrade në provincën e Reggio Calabria-s.
    Sipas vlerësimeve fillestare, sasia e parave që janë grabitur vlerësohet të jetë afërsisht dy milionë euro. Sulmi ndodhi brenda një tuneli të vendosur midis kryqëzimeve të Scilla-s dhe Bagnara-s, në drejtim të veriut, ku kriminelët sulmuan automjetin e blinduar. Gjatë sulmit u dëgjuan disa të shtëna, por nuk u raportuan të lënduar midis personave që ndodheshin në furgon.
    Për të penguar trafikun dhe për të pamundësuar hyrjen në zonë, grabitësit kishin vendosur dy makina të djegura në rrugë dhe kishin shtruar asfaltin me gozhda, duke krijuar një bllokim total të trafikut dhe duke parandaluar kështu çdo mundësi që automjeti i blinduar të arratisej. Zona u sigurua nga zjarrfikësit, të cilët ndërhynë së bashku me patrullat e policisë.

  • “Magjike, gjeniale…”; roveshiata spektakolare e Nico Paz mahnit Spanjën

    “Magjike, gjeniale…”; roveshiata spektakolare e Nico Paz mahnit Spanjën

    29 Nëntor 2025

    10:09

    Alfred Lleshi

    Roveshiata spektakolare e Nico Paz kundër Sassuolos nuk u shndërrua në gol falë një pritjeje të jashtëzakonshme të portierit Muric, por pamjet u përhapën në mbarë botën. Talenti ispano-argjentinas ishte protagonist në fitoren 2-0 të Comos, me një asist për golin e dytë të Alberto Morenos në minutën e 53-të dhe me akrobacinë mbresëlënëse në minutën e 39-të të ndeshjes së zhvilluar në Sinigaglia.
    “Një tjetër paraqitje e madhe e Nico Paz (asist dhe roveshiatë) në fitoren e Comos kundër Sassuolos”, – shkruan “Marca”, duke theksuar episodin që mori hapësirë të gjerë, roveshiatën pas një krosimi nga e majta të Jesus Rodriguez. Nico Paz, me pasaportë spanjolle dhe argjentinase, ka zgjedhur kombëtaren e Amerikës së Jugut, ndonëse ka lindur në Tenerife dhe është rritur te Real Madridi.
    Edhe “AS” lavdëroi paraqitjen e tij, duke folur për “magji” dhe theksuar se “të gjithë mbetën të mahnitur nga goditja e radhës gjeniale e numrit 10”.

  • Grabitje spektakolare në Indi/ 6 persona paraqiten si zyrtarë të Bankës Qendrore dhe grabisin 800 mijë dollarë

    Grabitje spektakolare në Indi/ 6 persona paraqiten si zyrtarë të Bankës Qendrore dhe grabisin 800 mijë dollarë

    Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Indi, ku disa persona u paraqitën si zyrtarë të Bankës Qendrore dhe vodhën 800 mijë dollarë. Një operacion masiv ka nisur për të gjetur personat, që grabitën furgonin në zemër të qytetit të Bengaluru-së. Grabitja ndodhi të mërkurën pasdite, ku gjashtë persona ndaluan një furgon transporti parash, ndërsa po transportonte para midis degëve të bankave.
    BBC shkruan se furgoni mbante një shofer, një roje parash dhe dy roje sigurie të armatosur. Zona kishte pak mbulim nga kamerat e sigurisë dhe policia po heton, nëse banda përdori automjete të shumta gjatë vjedhjes. Kompania e shërbimit të transportit të parave të gatshme, ka paraqitur një padi në polici mbi këtë rast.
    Ministri i Brendshëm, Parameshwara ka thënë se ende nuk është e qartë se cilin automjet kishin përdorur të dyshuarit për t’u arratisur. Ai tha se ishte i bindur se policia do ta zgjidhte çështjen së shpejti, siç kishte bërë me grabitjet e tjera të fundit të bankave të profilit të lartë në Karnataka.
    Në maj, 59 kilogramë ar me vlerë 532.6 milionë rupi u vodhën nga një bankë e distriktit Vijayapura. Kjo u arrit duke përdorur një çelës të dyfishtë dollapi. Që atëherë, policia ka rikuperuar 39 kilogramë ar dhe disa para të gatshme dhe ka arrestuar 15 persona, përfshirë dy ish-punonjës.

  • “RSVP”: Shqipëria, perlë e fshehur, turistët e zgjedhin si destinacionin e ngjashëm me Maldivet

    “RSVP”: Shqipëria, perlë e fshehur, turistët e zgjedhin si destinacionin e ngjashëm me Maldivet

    Revista irlandeze “RSVP” ka vlerësuar Shqipërinë, një vend që po i afrohet gjithnjë e më shumë “Maldiveve të Evropës”.

    Në shkrimin e saj të përditshëm, revista shkruan se “me plazhet e saj marramendëse dhe ujërat bruz, Riviera e Shqipërisë ofron një arratisje spektakolare buzë detit”.

    Për fat të mirë, ekziston një alternativë mahnitëse shumë më afër vendit tonë, Shqipëria, e cila po quhet gjithnjë e më shumë “Maldivet e Evropës”. Dhe mbetet një perlë e fshehur, që do të thotë se është ende e përballueshme dhe pa turmat e ngjeshura turistike të destinacioneve të tjera verore. Me plazhet e saj marramendëse dhe ujërat bruz, Riviera e Shqipërisë ofron një arratisje spektakolare buzë detit.

    Edhe pse popullariteti i tij po rritet, ai mbetet një destinacion evropian i përballueshëm. Qëndrimet luksoze buzë detit mund të gjenden për vetëm 23 euro nata, ndërsa të darkosh jashtë është me çmim të përballueshëm, me vakte dhe pije të plota që shpesh kushtojnë rreth 18 euro.

    Shqipëria është bërë një sensacion viral në mediat sociale, me video që tregojnë ngjashmërinë e saj të habitshme me Maldivet.

    Fluturimet nga Irlanda në Shqipëri janë çuditërisht të lira. Ndërsa aktualisht nuk ka fluturime direkte nga Dublini në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), disa linja ajrore ofrojnë linja me një ndalesë, duke përfshirë Lufthansa (nëpërmjet Mynihut ose Frankfurtit), Brussels Airlines (nëpërmjet Brukselit) dhe Sëiss (nëpërmjet Cyrihut).

    “Me çmimin e saj të përballueshëm të pakrahasueshëm, peizazhet spektakolare dhe popullaritetin në rritje, Shqipëria po duket si një nga vendet më të mira për pushimet verore për udhëtarët irlandezë në vitin 2025”, theksohet në shkrim.

  • Tentativë spektakolare grabitjeje në Itali, grupi i armatosur sulmon dy furgonët që transportonin para

    Tentativë spektakolare grabitjeje në Itali, grupi i armatosur sulmon dy furgonët që transportonin para

    Një tentativë spektakolare grabitjeje ndodhi në Itali ku një grup i armatosur sulmoi dy furgonë të blinduar që transportonin para, duke shkaktuar panik dhe bllokim të plotë të trafikut.

    Grabitësit, të pajisur me armë gjysmëautomatike dhe eksplozivë, tentuan të ndalonin automjetet duke hedhur në asfalt gozhda metalike me tre maja dhe duke qëlluar drejt një kamioni cisterne të parkuar anash, i cili duhej të bllokonte rrugën. Plani i tyre, megjithatë, dështoi. Falë reagimit të menjëhershëm të rojeve të sigurisë dhe ndërhyrjes së shpejtë të policisë, autorët u detyruan të largoheshin duarbosh.
    Sipas dëshmitarëve, gjatë sulmit u dëgjuan të shtëna dhe një shpërthim, ndërsa në vendngjarje u gjetën dhjetëra gozhda metalike, prova e qartë e një operacioni të planifikuar me kujdes. Pas arratisjes, grabitësit u larguan në këmbë përmes fushave dhe më vonë i vunë flakën një automjeti në zonën e Porto Potenza Picena, që dyshohet se ishte përdorur gjatë tentativës.
    Menjëherë pas ngjarjes, Shtabi i Policisë së Maceratës aktivizoi planin kundër grabitjeve, ku u ngritën postblloqe në pika strategjike dhe oficerët e policisë shkencore nisën ekspertizën në vendin e ngjarjes. Hetuesit po analizojnë pamjet nga kamerat e sigurisë përgjatë autostradës për të identifikuar autorët, të cilët dyshohet se mund të jenë të përfshirë edhe në grabitje të tjera të ngjashme në Italinë qendrore.
    Për shkak të incidentit, segmenti rrugor midis Loreto–Porto Recanati dhe Civitanova Marche u mbyll në të dy drejtimet, duke shkaktuar radhë deri në tetë kilometra në drejtim të Peskara-s dhe rreth dy kilometra drejt Ankonës. Trafiku mbeti i paralizuar për disa orë, ndërsa hetimet për identifikimin e grabitësve vijojnë intensivisht.

    Top Channel

  • Nje javë pas grabitjes spektakolare në muzeun e Luvrit, policia franceze arreston dy persona

    Nje javë pas grabitjes spektakolare në muzeun e Luvrit, policia franceze arreston dy persona

    Policia franceze ka arrestuar dy persona në lidhje me grabitjen spektakolare të bizhuterive në muzeun e Luvrit, e cila ndodhi të dielën e kaluar. Të dy të dyshuarit, rreth 30 vjeç dhe banues në zonën e Saint-Denis, dyshohet se ishin pjesë e grupit katër anëtarësh që kryen grabitjen. Njëri prej tyre u kap në aeroportin Charles de Gaulle ndërsa përgatitej të udhëtonte drejt Algjerisë.
    Sipas hetimeve, grabitësit përdorën një kamion me platformë ngritëse, veshën jelekë të verdhë dhe helmeta dhe hynë në sallën “Apollon” përmes një dritareje, duke vjedhur bizhuteri mbretërore me vlerë të përafërt 88 milionë euro. Ata arritën të largoheshin me dy motorë, duke lënë pas një pjesë të bizhuterive dhe disa objekte të përdorura gjatë grabitjes.
    Hetuesit e policisë grumbulluan prova në vendngjarje, përfshirë helmetat, jelekët, dhe mjete prerëse, disa prej të cilave ishin të lagura me benzinë, ndërsa materialet u analizuan në laboratorë kriminalistikë. Autoritetet kanë ngritur një grup special për të ndjekur dhe arrestuar edhe pjesëtarët e tjerë të grupit.

    Ngjarja ka shkaktuar një valë shqetësimi në Francë për sigurinë e muzeut më të famshëm në botë. Policia vazhdon hetimet intensive për të rikuperuar bizhuteritë e mbetura dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat e grabitjes.
    /vizionplus.tv