Tag: spektakolar

  • Qazim Laçi lë në vend Ederson, gol spektakolar ndaj Fenerbahce. Por, e dreqos në pjesën e dytë (video)

    Qazim Laçi lë në vend Ederson, gol spektakolar ndaj Fenerbahce. Por, e dreqos në pjesën e dytë (video)

    23 Nëntor 2025

    19:34

    Telesport

    Mesfushori i Shqiëprisë, Qazim Laçi, është bërë protagonist në sfidën që po luhet aktualisht në Superligën turke, Rizespor-Fenerbahce.
    Mesfushori kuqezi heshti Ederson, duke shënuar një gol spektakolar nga goditja e dënimit, e ekzekutuar në mënyrë perfekte prej tij në minutën e 15-të, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-0 Rizespor, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Golin e parë e shënoi ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe.
    Në pjesën e dytë, Fenerbahce barazoi shifrat me dy gola për pesë minuta nga Asensio dhe Talisca, ndërkohë që Laçi merr dy kartonë të verdhë për pak minuta dhe largohet nga fusha. Pas daljes së Laçit, Fenerbahce shënon golin e tretë me Asensio-n.
    SHIKOGOLINELACIT

  • VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

    VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

    Dinamo Zagreb ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titull në kampionatin kroat, duke mposhtur Rijekën me rezultatin 2-1 në një përballje plot emocione.
    Heroi i takimit ishte sulmuesi shqiptar Arbër Hoxha, i cili në minutën e 84-t vulosi fitoren me një gol spektakolar. Pas një aksioni nga krahu, Hoxha goditi fuqishëm me të djathtën nga një pozicion i vështirë, duke e dërguar topin në rrjetë dhe lënë të palëvizshëm portierin kundërshtar.
    Ky gol u kthye në momentin vendimtar të sfidës, duke i dhënë Dinamos tri pikë të arta në luftën për kreun e tabelës.
    Pas ndeshjes, 27-vjeçari shqiptar u vlerësua me notën 6.9 për paraqitjen e tij, ndërsa ky ishte goli i tretë sezonal me fanellën e Dinamo Zagrebit.

  • Medon Berisha shënon GOL SPEKTAKOLAR, po nuk e shpëton dot Lecce-n nga humbja. “Paqe” në Parma-Como (video)

    Medon Berisha shënon GOL SPEKTAKOLAR, po nuk e shpëton dot Lecce-n nga humbja. “Paqe” në Parma-Como (video)

    25 Tetor 2025

    16:54

    Telesport

    Janë luajtur dy ndeshjet e radhës për javën e tetë në Serie A. Në Friuli, Udinese ka fituar 3-2 ndaj Lecce. Vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë më Karlstrom 16′ dhe Davis 37′.
    Reagimi i miqve erdhi në pjesën e dytë, ku mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha, realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit nga një distancë e largët.
    Megjithatë, supergoli i Berishës nuk e shpëtoi dot Lecce-n nga humbja. Në minutat e fundit u shënuan edhe dy golas të tjerë, Buksa shënoi për Udinesen në minutën e 89-të dhe konan Ndri shënoi golin e dytë për Lecce-n në fund të kohës shtesë. Rezultati përfundimtar, 3-2. Përveç Berishës, i cili bëri një super ndeshje, titullar për Lecce-n ishte edhe mesfushori tjetër kuqezi, Ylber Ramadani.
    Në sfidën tjetër të luajtur në “Ennio Tardini”, Parma dhe Como u ndanë në barazim pa gola.
    SHIKOSUPERGOLINEBERISHES

  • VIDEO/ Rei Manaj tund dy herë rrjetën gol spektakolar në Champions-in e Azisë

    VIDEO/ Rei Manaj tund dy herë rrjetën gol spektakolar në Champions-in e Azisë

    Rei Manaj ka qenë vendimtar mbrëmjen e sotme për Al Sharjah-un. Skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka mposhtur me shifrat 4-3 Al Gharafa-n. Meritë të madhe në arritjen e kësaj fitore ka edhe sulmuesi shqiptar.
    Lojtari i Kombëtares kuqezi humbi një 11 metërsh në minutën e 60, por sapo topi i grushtuar nga portieri u kthye sërish në këmbët e tij nuk gaboi ta dërgonte në rrjetë. Ndërkohë kur kronometri po numëronte minutën e fundit të kohës së rregullt, Manaj u shfaq sërish n2 rolin e protagonistit. Ai shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke kthyer barashpeshën në shifrat 3-3, për t’i hapur më pas udhë fitores 4-3 të Al Sharjah-ut./Sport Ekspres/
     

  • VIDEO/ Çmenduri në derbin e Italisë, një gol spektakolar në fund të ndeshjes i jep Juves fitoren 4-3 ndaj Interit

    VIDEO/ Çmenduri në derbin e Italisë, një gol spektakolar në fund të ndeshjes i jep Juves fitoren 4-3 ndaj Interit

    Derbi i Italisë ka dhuruar spektakël për të gjithë sportdashësit. Juventusi ka mposhtur Interin me shfrat 4-3 në ballafaqimin e tyre të parë në këtë sezon të ri. Kelli kaloi në epërsi bardhezinjtë që në minutën e 14, por Hakan Çalhanogluja ktheu sërish baraspeshën në minutën e 30. Megjithatë, festa e zikaltërve zgjati pak, pasi në minutën e 38 Jëlldizi vulosi rezultatin e pjesës së parë në 2-1.
    Golat nuk reshtën as në fraksionin e dytë të lojës. Çalhanogluja në minutën e 65-të dhe Turami në të 76-n përmbysën përkohësisht rezultatin në favor të Interit. Megjithatë, “zonja e vjetër” nuk u dorëzua. Kemfres Turami shënoi me kokë në minutën e 83-të, ndërsa në të 93-tën Adziçi i shtangu të gjithë me golin e tij spektakolar nga distanca. Një gol mbresëlënës që në fund i dha fitoren 4-3 Juventusit në këtë derbi të çmendur të Italisë./Sport Ekspres/

  • Celine Dion nuk dorëzohet, këngëtarja premton një rikthim spektakolar

    Celine Dion nuk dorëzohet, këngëtarja premton një rikthim spektakolar

    Pavarësisht sfidave shëndetësore, diva e muzikës Celine Dion po përgatitet për rikthimin spektakolar në skenë vitin e ardhshëm

    Sipas mediave të huaja, këngëtarja 57-vjeçare po punon intensivisht për të rikuperuar zërin dhe qëndrueshmërinë, ndërsa burimet e afërta zbulojnë se ajo po përparon më mirë se sa pritej.

    “Shëndeti i saj është i mirë dhe po arrin përsëri notat e larta. Ajo vazhdon me fizioterapi dhe ushtrime vokale, dhe njerëzit nuk mund ta besojnë se po shërohet kaq shpejt,” – janë shprehur burimet pranë saj.

    Dion u detyrua të anulonte turneun botëror tre vjet më parë për shkak të një çrregullimi të rrallë nervor që shkakton ngurtësi dhe spazma muskulore, duke e bërë të vështirë ecjen.

    Edhe pse ka hasur sfida të mëdha personale dhe profesionale, Dion vazhdoi të performojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Verore 2024 në Paris, duke dëshmuar forcën dhe vendosmërinë e saj për të mos u dorëzuar.

    Këngëtarja kanadeze tani po punon pa u lodhur për të bërë ëndrrën e saj realitet dhe rikthimin në skenë, duke premtuar një vit të ardhshëm plot energji dhe emocione për fansat.

  • VIDEO/ Qazim Laçi shënon gol spektakolar ndaj Gallatasarait, VAR-i i ndërpret festën mesfushorit shqiptar

    VIDEO/ Qazim Laçi shënon gol spektakolar ndaj Gallatasarait, VAR-i i ndërpret festën mesfushorit shqiptar

    Qazim Laçi është përballur sot me kampionin në fuqi të Turqisë. Rizespori është mposhtur me shifrat 3-1 nga Gallatasarai. Mesfushori shqiptar tundi rrjetën në minutën e 34-t, duke shënuar një gol spektakolar. Por festa u la shpejt përgjysmë. VAR-i anulloi golin e Laçit, duke lënë në fuqi rezultatin 1-0 për Gallatasarain.
    Përpos golit të Sançezit në minutën e 20, për gjigantin nga Stambolli tundën rrjetën edhe Osimheni (65’) dhe Ikardi (90’+2’). Në krahun tjetër golin e vetëm për Rizesporin e shënoi Vareshanoviçi në minutën e 73-të./Sport Ekspres/

  • Dejvu Bregu shënon gol spektakolar ndaj Hajduk Split (VIDEO)

    Dejvu Bregu shënon gol spektakolar ndaj Hajduk Split (VIDEO)

    Dejvi Bregu ka shënuar një gol spektakolar në minutën e 36-të të ndeshjes që Dinamo po zhvillon në transfertë ndaj Hajduk Split në Kroaci.
    Mesfushori vlonjat lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke mposhtur portierin vendas dhe duke kaluar skuadrën e tij në avantazh.

    Një eurogol që ndezi festën në kampin e Dinamos dhe tregoi edhe një herë klasin e Bregut në momente vendimtare.

    DINAMO CITY HAVE SCORED AGAINST HAJDUK SPLIT!!
    WHAT A GOAL DEJVI BREGU 👏🔥⚽️ pic.twitter.com/y5tvuaUDii
    — Kuq e Zi 🇦🇱⚽️ (@KuqeZiFootball) August 7, 2025

    VIDEO

  • Julian Shehu gol spektakolar në Poloni me Vidzev Lodz, Etrit Berishën e kërkojnë në Itali

    Julian Shehu gol spektakolar në Poloni me Vidzev Lodz, Etrit Berishën e kërkojnë në Itali

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e Kombëtares po shfrytëzojnë ditët e merkatos për të arritur qëllimet e tyre në treg dhe një prej atyre që synojnë një lëvizje të bujshme është dhe portieri Etrit Berisha, i cili luan me Haken në Suedi, por ka sinjale të qarta nga klubet italiane dhe nuk përjashtohet mundësia e një kthimi në Serie A ose Serie B italiane brenda kësaj vere. Nga ana tjetër, një pjesë e lojtarëve kuqezinj e nisën edicionin e ri e mesfushori Julian Shehu bëri një start spektakolar në Poloni, duke shënuar një gol me vlera për skuadrën e tij Vidzev Lodz. Lojtarë të tjerë kuqezinj janë në pritje të mësojnë emrin e ekipit të ri, por ka dhe të tjerë që kanë rinovuar dhe po përpiqen të kapin ritmin e duhur për të qenë protagonistë në sezonin e ri.
    Portieri/ Berisha drejt kthimit në Itali
    Lajme të mira vijnë për një tjetër lojtar të përfaqësueses tonë, megjithëse ai bëri kohë që nuk grumbullohet në përfaqësuese, pasi trajneri Silvinjo ka preferuar Strakoshën dhe portierët e rinj në listën e tij të ftesave. Haken eliminoi Spartak Trnavën në turin e parë të Ligës së Europës. Në fokus u kthye e ardhmja e Etrit Berishës, që po bën mjaft mirë te suedezët. Portieri shqiptar ka zbuluar më parë klauzolën, që e lejon të largohet nga Haken këtë verë. Për më të tepër, që për Berishën ka interes nga Italia. “Asgjë nuk është e sigurt ende, do të shohim çfarë ndodh. Siç thashë, kemi filluar të flasim, kemi edhe pak kohë deri në fund të korrikut dhe pastaj do të shohim. Ka pasur disa kontakte në Itali, por është agjenti im që merret. Për mua është e rëndësishme të përqendrohem këtu dhe atë që ndodh në të ardhmen do ta shohim”. Në anën tjetër, drejtori Martin Erikson, ka shprehur dëshirën për të zgjatur më tepër kontratën që përfundon në fundin e këtij viti. “Ne do të dëshironim shumë që ai të qëndronte më gjatë sesa deri në fund të sezonit. Kemi pasur bisedime me të për këtë”, u shpreh drejtori Erikson së fundmi.
    Julian Shehu start spektakolar në Poloni
    Julian Shehu ka startuar sezonin 2025/26 në mënyrën më të mirë të mundshme me Vidzev Lodz në Ekstraklasa, elita e futbollit polak. Mesfushori shqiptar realizoi një gol spektakolar në minutën e 40-të të sfidës kundër Zaglebie Lubin, takim i vlefshëm për javën e parë të kampionatit. Me një gjuajtje të fuqishme dhe të saktë nga jashtë zone, Shehu dërgoi topin në trekëndëshin e portës, duke ndezur entuziazmin në “Stadion Widzewa”. 26-vjeçari u bë kështu lojtari i parë që shënon për Vidzev në këtë sezon të ri, duke dhënë sinjalet se do të jetë një element kyç për skuadrën. Festimi i tij nuk kaloi pa u vënë re! Shehu zgjodhi të tregojë krenarinë për origjinën, duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar, mes brohoritjeve të tifozëve në stadium. Pjesë e formacionit titullar në këtë sfidë ishte edhe Lindon Selahi, një tjetër shqiptar që i është bashkuar Vidzev Lodz gjatë merkatos së verës, pas transferimit nga kampionët e Kroacisë, HNK Rijeka. Një fillim premtues për dyshen shqiptare në Poloni, që pritet të japin kontribut të rëndësishëm në ambiciet e klubit për sezonin e ri.

  • Rama: Stani i Çajupit është një shembull spektakolar!

    Rama: Stani i Çajupit është një shembull spektakolar!

    Në takimin e sotëm për bujqësinë dhe zhvillimin rural, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një program të posacëm për fermat blegtorale. Ai përmendi modelin në fushë të Çajupit si një rast suksesi.
    “Do dalim me një program të posacëm për të mbështetur krijimin e fermave dhe staneve në natyrë. Duhet të nxisim pikat e kultivimit të të imtave në natyrë. Stani i Çajupit është një shembull spektakolar, jo thjesht për blegtorinë, por edhe për turizmin. Koncepti i kombinuar i turizmit me blegtorinë, është një koncept fitues”, tha Rama.
    Ai shtoi më tej se kur kjo paketë të jetë gati, do të prezantohet po në Çajup. ©Argjiroja.net