Tag: spektaklit

  • Toney dhe Labinot Rexha pranojnë se kanë kryer vepër të jashtëligjshme në transmetim live

    Toney dhe Labinot Rexha pranojnë se kanë kryer vepër të jashtëligjshme në transmetim live

    Showbiz E Premte, 5 Dhjetor 2025 22:01
    Një moment i papritur gjatë spektaklit “prime” të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe u bë viral në rrjetet sociale. Gjatë emisionit, banori Toney akuzoi Labinot Rexhën se vite më parë i ka mundësuar atij të merrte një kredi përmes disa dokumenteve të falsifikuara. Deklarata e tij shkaktoi habi dhe reagime të menjëhershme mes fansave.
    Moderator i spektaklit, Alaudin Hamiti, ndërhyri menjëherë, duke i sqaruar Toney se ajo që po tregonte përbën një vepër penale, pasi bëhet fjalë për një veprim të jashtëligjshëm.
    Ai theksoi se ngjarja supozohet të ketë ndodhur në Zvicër, një vend me rregulla strikte dhe ligje të forta financiare. Momenti i tensionuar la vend për spekulime dhe mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë reagim zyrtar nga banka ku Toney ka punuar, apo zhvillime të mëtejshme lidhur me akuzat e ngritura gjatë spektaklit.

  • Sommer midis të ardhmes dhe spektaklit: Jo trajner, me Michelle Hunziker krijuam skena të bukura

    Sommer midis të ardhmes dhe spektaklit: Jo trajner, me Michelle Hunziker krijuam skena të bukura

    5 Dhjetor 2025

    12:57

    Alfred Lleshi

    Yann Sommer, portieri i Interit që më 17 dhjetor mbush 37 vjeç, zbuloi anët më private në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, duke folur për familjen, hobet dhe të ardhmen, që me shumë gjasa nuk e sheh në pankinë. Ai tha qartë: “Nuk mendoj të bëhem trajner, është një punë shumë stresuese. Nuk e kam menduar, në jetë ka shumë gjëra për të bërë”.

    Ndërkohë, bota e spektaklit mund të jetë një alternativë interesante. Sommer kujtoi eksperiencën e tij si “aktor” në disa video promovuese për Zvicrën, së bashku me showgirl-in Michelle Hunziker, nga vendi i përbashkët. Ai rrëfeu me buzëqeshje: “Me Michelle krijuam një kimi të bukur, u argëtuam duke bërë gjëra në natyrën e Zvicrës sonë”.

    Videoja, e realizuar për të promovuar turizmin zviceran, pati sukses të madh në rrjetet sociale, duke treguar një Sommer të pazakontë, i qetë dhe i natyrshëm para kamerës. Tani është portier, por e ardhmja e tij pas futbollit mbetet e hapur.

  • Nata e pestë e spektaklit të shqiptarëve! LIVE Albania’s Got Talent në Vizion PLUS

    Nata e pestë e spektaklit të shqiptarëve! LIVE Albania’s Got Talent në Vizion PLUS

    Ka nisur nata e pestë e spektaklit të shqiptarisë në televizionin kombëtar Vizion Plus. Albania’s Got Talent, spektakli i rekordeve, do të dhurojë të tjera emocione mbrëmjen e sotme.
    13 talente do të performojnë në skenën gjigante të AGT, të moderuar nga Isli Islami, përballë një jurie prestigjoze si Agron Llakaj, Elsa Lila, Adelina Ismajli dhe Kastro Zizo.
    A do të ketë sot një tjetër Golden Buzzer? E gjitha mbetet për t’u parë e shijuar në të vetmin televizion ku talenti, familja, spektakli, dashuria dhe kënaqësia janë vetëm për ju.

    Për të gjithë ju që nuk keni mundësi ta ndiqni përmes ekranit, mund ta shihni LIVE në livestream të VizionPlus.al dhe në linkun e YouTube.

  • “Me krushkën time”, Elsa Lila dhe Çiljeta, miqësia nga “Ferma VIP” që vazhdon edhe pas spektaklit

    “Me krushkën time”, Elsa Lila dhe Çiljeta, miqësia nga “Ferma VIP” që vazhdon edhe pas spektaklit

    Prej vitesh të njohura për publikun shqiptar, Elsa Lila dhe Çiljeta Xhilaga kanë treguar se lidhja e tyre e fortë e miqësisë, e krijuar gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit.
    Dy këngëtaret janë bërë të pandara, dhe këtë e kanë dëshmuar sërish me postimet e fundit në rrjetet sociale, ku shfaqen krah njëra-tjetrës.
    “Me krushkën time”, ka shkruar Çiljeta në përshkrimin e fotos, duke rikthyer nofkën që u mbeti gjatë reality show-t, kur u afruan përtej çdo pritshmërie të publikut.

    Ndërkohë, Elsa Lila është rikthyer sërish në ekran, këtë herë si anëtare e jurisë në spektaklin “Albania’s Got Talent”, ku i është bashkuar treshes së njohur Agron Llakaj, Adelina Ismaili dhe Kastro Zizo.
    /vizionplus.tv

  • Elsa Lila i bashkohet jurisë së “Albania`s Got Talent”

    Elsa Lila i bashkohet jurisë së “Albania`s Got Talent”

    Një artiste shqiptare me famë ndërkombëtare bëhet pjesë e spektaklit “Albania`s Got Talent”.
    Elsa Lila, do të jetë anëtarja më e re e jurisë, e cila i bashkohet treshes fantastike Agron Llakaj, Adelina Ismaili dhe Kastro Zizo.
    E njohur për gjykimin e saj të ftohtë, përjetimet emocionale skenike, dhe profesionalizmin, talentet e këtij spektakli, do të kenë një filtër akoma më të sofistikuar, për të kaluar në fazën gjysmëfinale.

    Si do të jetë raporti i saj me anëtarët e tjerë të jurisë?
    Do ta zbulojmë ditën e hënë, datë 3 nëntor ora 21.00.
    Nata e tretë e spektaklit të talenteve ofron surpriza, emocion dhe energji./vizionplus.tv

  • FOTO/ Zbuloi romancën në Ferma VIP, Anduel Kovaçi publikon për herë të parë partneren

    FOTO/ Zbuloi romancën në Ferma VIP, Anduel Kovaçi publikon për herë të parë partneren

    Anduel Kovaçi, një nga finalistët e spektaklit “Ferma VIP 2”, ka ndarë së fundmi një moment të veçantë me partneren e tij Klean, duke rikthyer vëmendjen te jeta e tij personale.
    Këngëtari i cili i kushtoi një pjesë të rrugëtimit të tij në Fermë partneres, ka ndarë në profilin e tij në Instagram foto me të dashurën e tij. Por ndryshe nga më parë, këtë herë ka zbuluar identitetin e saj.

    Gjatë qëndrimit në fermë, Andueli tregoi një anë shumë të ndjeshme të vetes, duke folur hapur për dashurinë që ka për Klean. Në një nga momentet më të komentuara të spektaklit, partnerja e tij e surprizoi me një letër prekëse që emocionoi publikun dhe banorët e tjerë.
    /vizionplus.tv

  • FOTO/ Anduel Kovaçi publikon për herë të parë partneren

    FOTO/ Anduel Kovaçi publikon për herë të parë partneren

    Anduel Kovaçi, një nga finalistët e spektaklit “Ferma VIP 2”, ka ndarë së fundmi një moment të veçantë me partneren e tij Klean, duke rikthyer vëmendjen te jeta e tij personale. Në një postim në InstaStory, këngëtari shihet i përqafuar me të dashurën para një vendi të shenjtë, por sërish ka zgjedhur të mos zbulojë fytyrën e saj.

    Gjatë qëndrimit në fermë, Andueli tregoi një anë shumë të ndjeshme të vetes, duke folur hapur për dashurinë që ka për Klean. Në një nga momentet më të komentuara të spektaklit, partnerja e tij e surprizoi me një letër prekëse që emocionoi publikun dhe banorët e tjerë.

    Edhe pse nuk fitoi çmimin e madh, i cili shkoi për reperin Big Basta, Andueli fitoi zemrat e publikut me sinqeritetin dhe përkushtimin ndaj lidhjes së tij. Ai vazhdon ta ruajë jetën private me shumë kujdes, duke ndarë vetëm copëza të vogla me ndjekësit.
    /vizionplus.tv

  • Ancelotti sërish kundër: Me kaq shumë ndeshje ka vetëm dëmtime dhe varfërim të spektaklit

    Ancelotti sërish kundër: Me kaq shumë ndeshje ka vetëm dëmtime dhe varfërim të spektaklit

    Kalendari i futbollit gjithnjë e më shumë i mbushur me ndeshje jo vetëm që rrit rrezikun e lëndimit për lojtarët, por gjithashtu çon në një rënie të spektaklit. Kështu deklaroi Carlo Ancelotti, trajneri i ri i Brazilit. “Këtë vit kalendari ka qenë shumë kërkues, veçanërisht për skuadrat që kanë shumë angazhime dhe për lojtarët që luajnë në ekipet kombëtare”, tha Ancelotti.
    “Mendoni vetëm për formatin e ri të Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Botës për klube, që luhet kur lojtarët shkojnë me pushime. Kjo situatë jo vetëm që rrit rrezikun e lëndimit, por edhe shkakton rënien e spektaklit. Në mungesë të kohës për t’u rikuperuar dhe për t’u stërvitur, lojtarët nuk mund të japin 100% në të gjitha ndeshjet, veçanërisht në ato më të mirat“, tha Ancelotti.
    Më tej, trajneri italian tha: “Vështirësohet edhe puna e trajnerëve, pasi nuk ka më kohë për të përgatitur ndeshjet në stërvitje por me video. Mungon praktika në fushë dhe kjo çon edhe në një varfërim të shfaqjes. Ka nga ata që thonë se edhe dikur ka pasur shumë ndeshje, por nuk e marrin parasysh se intensiteti i lojës përmirësohet dhe rritet”.
    “Sot, në krahasim me dhjetë vjet më pare, një lojtar bën shumë më tepër sprinte gjatë një loje dhe kjo ndikon në dëmtimet e muskujve. Mendoj se një ditë në shtëpi është e mirë për të gjithë. Lojtarët janë ata që paguajnë çmimin e një programi shumë të ngjeshur. Vendimet e rëndësishme merren nga FIFA, UEFA, Ligat dhe Federatat”, përfundon Ancelotti.

  • Big Mama finalistja e parë, Nena eleminohet nga Ferma VIP, humbi sfidën me Yllin

    Big Mama finalistja e parë, Nena eleminohet nga Ferma VIP, humbi sfidën me Yllin

    Mbrëmja e 20-të e spektaklit “Ferma VIP 2” në Vizion Plus nisi me shumë emocione, nën moderimin e Luana Vjollcës dhe praninë e opinionistëve Zhaku dhe Kastro Zizo. Një natë plot tensione dhe surpriza, ku u shpall finalisti i parë dhe ndodhën ndryshime të rëndësishme në lojë.

    Big Mama ishte e zgjedhura e publikut si finaliste e parë e edicionit të dytë të Ferma VIP.
    Pas shpalljes së finalistes, një tjetër moment i nxehtë ishte ai i sfidës vendimtare për dy prej fermerëve më pak të votuar Nennës dhe Yllit.

    Për herë të parë, duke qenë se kjo ishte një sprovë fizike, Nenna vendosi që sfidën ta bënte një tjetër fermer, duke zgjedhur Anduelin për të luftuar në emër të saj. Por ndonëse përballja ishte mes dy djemve, ylli ishte ai që fitoi sfidën, duke eliminuar përgjithmonë Nennën nga gara.
    Ndonëse na ndajnë më pak se dy javë nga finalja e madhe agai surprizoi edhe njëherë duke sjellë ndryshim të rregullave.
    Nga mbrëmja e së premtes nuk do të ketë më kryefermer dhe të gjithë fermerët do të punojnë bashkë dhe do të ndajnë punët mes tyre pa një udhëheqës të caktuar. Ky vendim ka ngritur pyetje në lidhje me mënyrën e organizimit të fermës dhe ka rritur tensionet mes konkurrentëve.
    Gjatë spektaklit nuk munguan as debatet, sfida e fundit e buxhetit, por dhe shumë rrëfime e emocione të bukura. Një televotim i hapur për fermerin që doni të mbani në fermë, do të përballë 4 më pak të votuarit sërish në sfidë të hënën e ardhshme.
    Nën ritmet e bukur atë muzikës dhe dy të ftuarve special Pajtim dhe Elisa Strugës u mbyll edhe kjo mbrëmje, ndërsa 24 orë në 7 ditë të javës, Ferma VIP vjen për publikun në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, si dhe në ekranin e Vizion Plus.
    /vizionplus.tv

  • Luana Vjollca vjen me një paralajmërim të fortë: Sonte në “Ferma VIP”, një gjysmë-finale përpara kohe!

    Luana Vjollca vjen me një paralajmërim të fortë: Sonte në “Ferma VIP”, një gjysmë-finale përpara kohe!

    Prime i të premtes mbrëma në Ferma VIP nisi plot dinamikë. Moderatorja e spektaklit të preferuar të shqiptarëve, Luana Vjollca, hapi spektaklin me një mesazh mjaft të rëndësishëm. Siç tanimë e dimë, festa më e bukur në kryeqytet realizohet çdo të premte mbrëma këtu me ne, siç u shpreh Luana në fillim të hapjes së spektaklit; kjo pasi në Ferma VIP festohet për gjërat më të rëndësishme të jetës: për sfidat, emocionet, kujtimet, frikërat, gëzimet, dashurinë.
    “Spektakli i sotëm do të ketë shumë surpriza, shumë emocione. Do të ndihet fiks si një gjysmë-finale përpara kohe… them gjysmë-finale, se në finale e dini ju… do të shpërthejnë fishekzjarrët!
    Kështu që të dashur miq përgatituni shpirtërisht dhe nxirrini streset, hallet, mërzitjen jashtë derës së shtëpisë. Mbani vetëm energjinë pozitive!”

    Luana paralajmëroi edhe hajmalinë, e cila do të trokasë sërish në dyert e fermës.
    Kurioziteti pas këtij paralajmërimi shtoi pyetjen: “A do të ketë sonte eliminim?”.
    “Gjithçka do të jetë në dorën e të përzgjedhurit të hajmalisë!”, zbuloi moderatorja e spektaklit.
    Do të ketë një sfidë buxheti dhe një kryefermer të ri!
    Këto dhe shumë të tjera mbeten për t’u zbuluar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu, mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouTube.