Tag: spektakël

  • Champions/ Spektakël golash për një barazim, Barcelona dhe Interi e lënë për në “raundin” tjetër kualifikimin

    Champions/ Spektakël golash për një barazim, Barcelona dhe Interi e lënë për në “raundin” tjetër kualifikimin

    Në një ndeshje emocionuese të zhvilluar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, Barcelona dhe Inter luajtën një përballje të paharrueshme me shumë gola. Ndeshja përfundoi me një barazim 3-3, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

    Interi kaloi në avantazh që në minutën e parë me një gol të shpejtë nga Marcus Thuram, i cili gjeti rrjetën pas një pasimi të mençur. Kjo mundësi e hershme i dha forcë skuadrës italiane, e cila shënoi përsëri në minutën e 21 me një tjetër gol të dyshes Thuram-Dumfries, me mbrojtësin holandez që shënoi pas një krosimi të saktë.
    Barcelona, megjithatë, nuk u dorëzua dhe u kthye me forcë. Në minutën e 24, Lamine Yamal barazoi rezultatin me një goditje të fuqishme nga jashtë zone që mundi portierin e Interit. Katalanasit barazuan rezultatin në minutën e 38′ me anë të Ferran Torres pas një asist nga braziliani, Raphinha
    Në pjesën e dytë, zikaltrit gjetën sërish rrjetën  me golin e dytë të Dumfries në minutën e 64, duke kaluar kështu në avantazh për shumë pak sekonda, pasi Raphinha në minutën e 65 shënoi një gol fantastik, duke barazpeshuar sërish ndedhjen.
    Me këtë barazim 3-3, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në San Siro, që pritet të jetë një spektakël i vërtetë futbolli.

    Top Channel

  • Gjysmëfinalet e Champions League, spektakël që paralizon Evropën

    Gjysmëfinalet e Champions League, spektakël që paralizon Evropën

    4 SKUADRA, 2 VENDE, 1 FINALE ËNDRRASH
    LIGA E KAMPIONËVE, kompeticioni më prestigjioz i futbollit për klube, turneu madhështor që na ka mbajtur me frymën pezull dhe që, me një sezon të paharrueshëm, na tregoi edhe një herë fuqinë e përqafimit të risisë dhe ndryshimit, po shkon drejt konkretizimit të “ROAD TO MUNICH”.
    Pasi u bëmë dëshmitarë teksa skuadra legjendare, të projektuara si favorite kryesore për ngritjen e trofeut, të eliminoheshin në çerekfinale ose më herët dhe skuadra surprizuese me një trajektore mbresëlënëse të vijonin ëndrrën për t’u shpallur mbretër të Evropës, ja ku mbërritëm në fazën gjysmëfinale.

    Befasues si kurrë më parë, ky rrugëtim kristalizoi dy gjysmëfinale spektakolare, të cilat në fushat e blerta do të zbresin 11 lojtarë për secilin ekip, në arenat legjendare mbi 300 mijë tifozë dhe kudo në mbarë globin qindra milionë të tillë, sepse e gjithë bota e futbollit, ku jehona e fuqisë së bashkimit ushton më e fortë se kudo tjetër, të martën dhe të mërkurën, më 29 dhe 30 PRILL, do të jetë me sytë nga CHAMPIONS LEAGUE.
     

    ARSENAL-PSG, E MARTË, 21:00, TS1
    BARCELONA-INTER, E MËRKURË, 21:00, TS1

    BARCELONA, INTER, ARSENAL dhe PSG do të jenë superskuadrat që do të sfidohen për dy vendet e vetme në finalen e ëndrrave të 31 MAJIT në MYNIH. Cilido të jetë rezultati i secilës prej sfidave mes tyre, e sigurt është që do të prodhojnë spektakël, pasi çdo minutë në fushën e blertë do të jetë një parantezë finaleje.

    Kampionët në fuqi italianë dhe spanjollë do të matin forcat në ndjekje të fronit të Evropës. Për katalanasit, konfirmim i tripletës. Për zikaltrit lombardë, kurorëzim i një fundsezoni të komplikuar.
    Ndërkohë, Londra mirëpret një superduel, 2 skuadra ku dominon loja në sulm, të gatshme për të luftuar deri në çastin e fundit, teksa shohin drejt finales së Mynihut.
    Nga arenat legjendare, drejtpërdrejt në STUDIO CHAMPIONS, me Eva Muratin, Lorik Canën dhe panelin e specialistëve, për të përcjellë në kohë reale gjithçka që ndodh, nga rastet te golat, nga parashikimet te rezultatet finale.

    Kjo është magjia e LIGËS SË KAMPIONËVE dhe gjysmëfinalet dhurojnë spektakël të pakrahasueshëm vetëm në shtëpinë e kampionëve, në TRING SPORT, platformën më të madhe sportive në vend.

  • Pritet spektakël dhe emocione të zjarrta, gjysmëfinalet e Kupës së Italisë për të mos u humbur

    Pritet spektakël dhe emocione të zjarrta, gjysmëfinalet e Kupës së Italisë për të mos u humbur

    Kupa e Italisë në një moment vendimtar. Luhen gjysmëfinalet, ndeshjet e kthimit, prej të cilave do të dalin emrat e dy skuadrave që do të luftojnë për trofeun.
    Me Derbin e Milanos, aktin e fundit për këtë sezon të derbit që të gjithë e presin, të mërkurën, ora 21:00, është sërish koha për “të dalë në skenë” dhe për të dhuruar spektakël.
    Dy skuadra, një rivalitet që ka shënjuar historinë e futbollit, në lojë një vend në finale dhe synimi për të ngritur trofeun prestigjioz. Në një ndeshje që duket se përcakton trajektoren në vijim të Kupës së Italisë, dy ekipet e kryeqendrës lombarde shkojnë nga dy rrugëtime krejtësisht të ndryshme. Teksa “zikaltrit” e Inzagit synojnë tripletën, në një sezon që mund të kurorëzojë për ta edhe ëndrrën “Champions”, “djajtë e kuq”, tashmë në një kaos dominues që shkon përtej historisë legjendare, kanë vetëm një mision, të shpëtojnë një sezon krejtësisht për t’u harruar, duke siguruar të dytin trofe, pas atij të Superkupës, duke qenë se kampionati dhe “Zona Champions” tashmë janë parashkruar.
    E megjithatë, Il Derby della Madonnina dhuron emocione të zjarrta sa herë luhet dhe e papritura mund të ndodhë deri në minutën e fundit.
    Një tjetër vend në finale do të luhet me Bolonjës dhe Empolit, të enjten, në orën 21:00. Dy surprizat e mëdha të rrugëtimit “COPPA ITALIA 2025” tentojnë të shkruajnë një kapitull të ri në futbollin italian. Të papërmbajtshëm në kampionat, aq sa për të rihapur letrat në fund të tij, me një gol befasues të Orsolinit, Bolonja, skuadra që nuk do të ndalet, tenton sipërmarrjen titanike, të fitojë trofeun e Kupës së Italisë, ndërkohë që edhe Empoli ëndërron “goditjen e madhe” në historinë e vet si skuadër, edhe pse, pas humbjes në shtëpi në raundin e parë, në letër duket e pamundur. Por në futboll, e pamundura nuk ekziston.

  • ‘Primaret në PD, spektakël bizantin hipokrizie’, Rama: Fituesit u ‘mbytën’ në mënyrën më të pabesë

    ‘Primaret në PD, spektakël bizantin hipokrizie’, Rama: Fituesit u ‘mbytën’ në mënyrën më të pabesë

    Partia Socialiste ka zhvilluar sot eventin e titulluar “Vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”, ku ka marrë pjesë Kryeministri Edi Rama.
    Gjatë fjalës së tij, Rama ka ironizuar procesin e primareve në Partinë Demokratike, duke i cilësuar ato si një “spektakël bizantin” dhe një akt të “hipokrizisë politike”.
    Ai ka theksuar se fituesit e primareve në PD janë mbytur në mënyrën më të pabesë dhe i ka përshkruar ato si një farsë që ka eklipsuar çdo element të sinqertësisë politike. Rama, duke iu referuar Komisionit të Festës së Kadaresë, tha se primaret e PD-së i kujtojnë atë spektakël të shëmtuar.
    “U mbytën në mënyrën më të pabesë fituesit e sinqertë të farsës së primareve. Primaret janë spektakël bizantin hiporizie politike që të kujton Komisionin e Festës së Kadaresë. Kush nuk e la lexuar, ua sugjeroj ta lexojë. Keni aty primaret nga fillimi deri në fund”, tha Rama.

  • Interi fiton në “Allianz Arena” ndaj Bayernit, Arsenali shkatërron Realin

    Spektakël, emocione dhe gola në dy çerekfinalet e para të Champions League. Interi triumfoi 2-1 në duelin e parë në “Allianz Arena”, duke hedhur një hap drejt gjysmëfinaleve.
    Mes mungesave të shumta, skuadra e Kompany nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Lautaro Martinez zhbllokoi sfidën me një super gol në minutën e 38-të, me një goditje në hyrje të zonës. Bayerni gjeti barazimin në pjesën e dytë në minutën e 85-të me veteranin Thomas Muller. Gjithsesi gëzimi i tyre zgjati pak pasi, Frattesi shënoi golin e dytë për Interin 3 minuta më pas.

    Arsenali dhuron spektakël në Emirates duke marrë një fitore historike 3-0 ndaj Real Madridit. Edhe pse me mungesa të mëdha në sulm, ekipi i Artetës dominoi dhe shënoi 3 gola në pjesën e dytë. Declan Rice shkëlqeu me një dopietë personale, ndërkohë që goli tjetër u shënua nga Merino. /R.Lika-Koha Jonë/

  • “Ferma VIP 2” nis me spektakël dhe surpriza të mëdha, 16 fermerë në garë për 100,000€

    “Ferma VIP 2” nis me spektakël dhe surpriza të mëdha, 16 fermerë në garë për 100,000€

    Ferma Vip 2 ka startuar këtë të hënë në ekranin e mbarë shqiptarëve në televizionin Kombëtar Vizion Plus.Në moderimin e të magjishmes Luana Vjollca, për katër orë në ekranin e gjigantit mediatik Vizion Plus, janë prezantuar njëri pas tjetrit 16-të yjet e kësaj mbrëmjeje të madhe, të cilët për 90 ditë me radhë do të garojnë me njëri-tjetrin në Ferma Vip 2 për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, pa harruar edhe surprizat që mund të vijnë gjatë rrugës.
    Ndërkohë që kasti nuk mund të ishte i plotë pa Kastro Zison dhe Zhakun si opinionistë dhe Albano Bogdon në rolin e kryeplakut.
    Agai, i cili vijon të jetë surprizë, do të qëndrojë sërish në prapaskenë, për të parë lojën, për të dhënë urdhëra, dhe për të qenë gjithmonë aty i gatshëm për të ndëshkuar.

    Risia në këtë edicion është se televotimi është hapur që në natën e parë, ku mund të zgjidhni fermerin e preferuar.
    Ky edicion i Ferma Vip 2 premton shumë spektakël, surpriza, gara dhe sfida dhe gjithçka nisi sot, por më e bukura vjen pas lindjes së diellit, që janë punët e Fermës.
    Për të gjithë ju miq dhe të apasionuar të Ferma Vip 2, spektaklin LIVE mund ta ndiqni çdo të hënë dhe të premte në ekranin e Vizion Plus prej orës 21:00, dhe çdo orë e çdo ditë të javës në dy kanale të dedikuara në Tring.
    Ndërsa për ju që humbët mbrëmjen e sotme, mund ta ndiqni në YouTube.