Tag: spektakël

  • Champions/ Spektakël edhe në natën e dytë, fitore për ekipet “Big”. Bayerni mund Chelsean, Liverpooli i falet Van Dijk, tri pikë për Inter e PSG

    Champions/ Spektakël edhe në natën e dytë, fitore për ekipet “Big”. Bayerni mund Chelsean, Liverpooli i falet Van Dijk, tri pikë për Inter e PSG

    Ashtu si nata e parë, edhe nata e dytë e Ligës së Kampionëve dhuroi spektakël.

    Kryesfida ishte ajo mes Bayernit dhe Chelseat në Mynih. Sfida nisi me ritëm të lartë, teksa rrjeta u tund në minutën e 20’ nga Chalobah, i cili çoi topin në rrjetën e tij. Pas 7 minutash, Kane dyfishoi shifrat me një 11-metërsh dhe pas tre minutash Palmer rihapi sfidën. Në pjesën e e dytë, Kane shënoi dhe golin e tretë për Bayernin dhe të dytin personal, duke sjellë qetësi te skuadra e Kompany.
    Spektakli erdhi dhe në Angli, ku Liverpool-i mundi 3-2 me Atletico Madrid. Robertson dhe Salah shënuan dy herë brenda 6 minutave të para të sfidës, teksa në fundin e pjesës së parë Llorente ngushtoi shifrat. Ishte sërish Llorente, i cili në minutën e 81’ që solli baraspeshën në “Anfield”, duke i rikthyer Liverpool-it “makthet” e vitit 2020. Por në fund, kapiteni Van Dijk solli sërish festë për publikun e tij, duke i dhënë tri pikët “Reds”-ave.
    Kampionët në fuqi të PSG-sëe, e nisën Championas-in aty ku mbyllën të kaluarin, duke mundur në shtëpi zikaltrit e Atalantës me rezultatin 0-4, ndërsa finalistët e Interit gjithashtu morën një fitore të rëndësishme duke mposhtur në transfertë Ajax-in me rezultatin 0-2.
    Në sfidat e orës 18:45, Olympiacos barazoi pa gola me Pafos, ndërsa Slavia Prague barazoi 2-2 me debutuesit e Bodo/Glimt.
    REZULTAT:
    OLYMPIACOS 0-0 PAFOS
    SLAVIA PRAGUE 2-2 BODO/GLIMT
    Mbodji 23’, 74’ / Bassi 78’, Fet 90’
    BAYERN MUNICH 3-1 CHELSEA
    Chalobah (A.G) 20’, Kane (P) 27’, 63’ / Palmer 29’
    LIVERPOOL 3-2 ATLETICO MADRID
    Robertson 4’, Salah 6’, Van Dijk 90+2’ / Llorente 45+3’, 81’
    AJAX 0-2 INTER
    Thuram 42’, 47’
    PSG 4-0 ATALANTA
    Marquinhos 3’, Kvaratskhelia 39’, Mendes 51’, Ramos 90+1’

    Top Channel

  • Spektakël mbi qiellin e Vatikanit, vepra nga Mikelanxhelo dhe Papa Françesku “pikturohen” nga 3,500 dronë

    Spektakël mbi qiellin e Vatikanit, vepra nga Mikelanxhelo dhe Papa Françesku “pikturohen” nga 3,500 dronë

    Ata që morën pjesë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan të shtunën në mbrëmje përjetuan një përvojë unike muzikore dhe vizuale gjatë koncertit “Grace for the World”.

    Finalja e madhe e eventit kulmoi me një spektakël mbresëlënës ajror: 3,500 dronë formuan fytyrën e Papa Françeskut në qiell, ndërsa notat e këngës Amazing Grace, të interpretuara nga tenori italian Andrea Bocelli dhe reperi amerikan Jelly Roll, u luajtën në skenë.
    Ky moment prekës shërbeu si një homazh për Papa Françeskun, pavarësisht faktit se Papa, Leo XIV, nuk ishte i pranishëm personalisht.
     

    The most extraordinary drone display over the Vatican – including an image of Pope Francis for which the crowd went wild pic.twitter.com/x9kgF5kpXp
    — James Longman (@JamesAALongman) September 13, 2025

    Top Channel

  • Kualifikueset Botërori 2026/ Spektakël me 9 gola në Izrael-Itali, “Axurrët” fitojnë ndeshjen direkte për vendin e dytë, Zvicra dominon sërish

    Kualifikueset Botërori 2026/ Spektakël me 9 gola në Izrael-Itali, “Axurrët” fitojnë ndeshjen direkte për vendin e dytë, Zvicra dominon sërish

    Sfidat e sotme kualifikuese të Botërorit 2026 sollën spektakël dhe shumë gola.

    Ndeshja kryesore ishte ajo mes Izraelit dhe Italisë, e luajtur në Debrecen të Hungarisë. Në një duel ku u shënuan 9 gola, në fund ishte Italia ajo që triumfoi mes vuajtjeve, duke u ngjitur në vendin e dytë të Grupit I.
    Spektakël dhuroi dhe Zvicra e Xhakës, e cila mundi 3-0 Slloveninë, duke qëndruar kështu në vendin e parë të Grupit B, ku ndodhet dhe Kosova. Elvedi, Embolo dhe Ndoye ishin ata që siguruan tre pikët për helvetët.
    Kroacia vijon të dominojë Grupin L, duke marrë një tjetër fitore bindëse, 4-0 përballë Malit të Zi.
    Greqia mori një disfatë të hidhur në Grupin C, pasi humbi 0-3 me Danimarkën, ndërsa trio pikë në këtë grup mori dhe Skocia me Bjellorusinë.

    Top Channel

  • “Super spektakël”, Rama ndan përshtypjet e qytetarëve për rrugën e re Qukës-Qafë Plloçë: Përtej pritshmërive

    “Super spektakël”, Rama ndan përshtypjet e qytetarëve për rrugën e re Qukës-Qafë Plloçë: Përtej pritshmërive

    Më 5 shtator, u inaugurua aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë, një investim strategjik që pritet të transformojë ndjeshëm lëvizjen drejt juglindjes së vendit. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
    Shefi i qeverisë ka ndarë mëngjesin e kësaj të diele përshtypjet e qytetarëve që kanë kaluar në rrugën e re. Segmenti i ri rrugor që shmang Prrenjasin, Qafë Thanën dhe Pogradecin, ka një gjatësi prej 43 kilometrash, dhe do t’i shërbejë të gjithë zonës së juglindjes. Qytetarët shprehen të kënaqur, duke vënë theksin te distanca e shkurtuar.
    “Shumë rrugë e mirë, shkurton, shpëtuam nga trafiku.”

    “Shumë e mirë.”
    “Rrugë super spektakël, na shpëtoi të gjithëve.”
    “Na bëhet qejfi që ia arritëm kësaj dite.”
    “Ishte një rrugë që duhej”.
    “Shumë e mirë, përtej pritshmërive”.

    Ky segment rrugor do të jetë tashmë i hapur për të gjithë automjetet, duke reduktuar ndjeshëm kohën e udhëtimit midis Tiranës dhe Korçës  e cila nga sot do të përshkohet për vetëm 1 orë e 30 minuta.

  • Të çlirohemi sa më parë nga drejtësia e kapur politike, për spektakël dhe pazarxhij!

    Të çlirohemi sa më parë nga drejtësia e kapur politike, për spektakël dhe pazarxhij!

    Nga Petrit Vasili

    Ta themi hapur dhe pa doreza, në Shqipëri ka thjesht dhe vetëm një drejtësi të shëmtuar të kapur politike, që bën spektakël dhe që bën të gjithë llojet e pazareve.

    Në shpërthimin e arrogancës së dhunshme qeveritare, që shkel çdo ligj ata mbrojtësit e ligjit duhet të ishin në vijën e parë të zjarrit për mbrojtjen e ligjshmërisë, por duke qenë drejtësi e kapur dhe me regji ajo mbyll sytë dhe lidh duart.

    Por drejtësia që nuk vepron dhe i ka dhënë mbështetje e alibi të plotë antiligjit dhe ka vrarë shpresën se qytetarët e grabitur mund të jenë ndonjë herë të barabartë përpara ligjit.

    Drejtësia politike, që nuk guxon as të veprojë dhe as t’i zërë emrin kryeministrit, të cilit i rëndojnë faje penale pa fund i vërvitet egërsisht liderëve të opozitës duke i rrëmbyer dhe akuzuar pa prova fakte apo dokumente, duke e kthyer drejtësinë de facto në një parti politike shumë aktive në krah të qeverisë.

    Drejtësia që bën spektakël organizon rrjedhje me regji të dosjeve në media dhe diskreditim të orkestruar publik të kundërshtarëve të kryeministrit, ndërkohë që mban heshtje varri, një omerta’ të vërtetë, për aferat që rëndojnë mbi vete kryeministrin.

    Drejtësia që bën pazar dhe dy standardet i ka shndërruar në një mënyrë pune të neveritshme që shikohet nga të gjithë dhe ku kjo drejtësi e përdhosur as skuqet as zverdhet.

    Drejtësi që bën sikur nuk sheh e nuk dëgjon fakte dhe prova tronditëse të bëra publike botërisht dhe që në vend që të veprojë bën pazarin e radhës.

    Drejtësi që bën sehir përballë banditizmit qeveritar, që nuk ka kursyer as kufijtë shtetërore e jo me miliarda euro fonde të taksave të djersës dhe gjakut të shqiptarëve, por që është e paprekshme nga drejtësia, e cila me regjinë e kryeministrit bën sikur dënon ndonjë nga bedelët e pushtetit që nuk i duhen më atij.

    Drejtësi që godet pa mëshirë denoncuesit e aferave të qeverisë dhe jo qeverinë fajtore.

    Drejtësi që godet egërsisht gazetarët dhe mediat, që denoncojnë me fakte korrupsionin dhe vjedhjet e qeverisë por jo fajtorët e qeverisë duke filluar nga kryeministri.

    Drejteësi, që mbyll paturpësisht dosjet me denoncimet e korrupsionit dhe shpërdorimit mafioz të pushtetit dhe nga ana tjetër hap dosje me denoncime të rreme të bëra nga persona mizerabël e me precedentë penalë pa fund.

    Drejtësi ku horrat dhe banditët nuk kanë asnjë frikë prej saj, ndërsa të ndershmit janë të frikësuar nga padrejtësia, që ajo prodhon pa pushim në dëm të tyre dhe në favor të maskarenjve.

    Drejtësi amorale që i bën moral të gjithëve duke qenë e kompromentuar gjer në palcë për vete edhe në planin personal individual.

    Drejtësi korporatiste që funksionon mbi klane të organizuara dhe të egra, që synojnë kontrollin okult nga brenda sistemit të drejtësisë me qëllim që të sigurojnë kontroll mbi politikën si dhe garantojnë pazaret për aferat, që kanë në gjykim. Në funksion të këtij koorporatizmi drejtuesit e institucioneve të drejtësisë kombinojnë pazaret për të vendosur lakejtë e tyre të bindur që përmbushin urdhrat e tyre në të gjitha nivelet e gjykatave, që nga Gjykata Kushtetuese e deri në të gjitha nivelet.

    Drejtësi, që nuk i ka sjellë as me voglën siguri juridike qytetarëve, por i ka lënë në dorë të mafiozëve qeveritare që bëjnë çfarë duan me pronën, me punën dhe jetën e njerëzve.

    Drejtësi e paaftë dhe mediokre që demonstron një nivel profesional pak të thuash mizerabël e që shkruan dosje në kufijtë e debilitetit e ku thashethemi i kafenesë dhe jo prova, dokumenti apo fakti, janë këto thashetheme, që ndërtojnë dhe mbushin dosjet.

    Drejtësia ky pushtet kushtetues ështeë pra qartësisht në një kalbje, që po kalb totalisht themelet e shtetit dhe po ja le atë narkomafies në dorë.

    Çlirimi sa më parë nga kjo drejtësi e kapur dhe me regji politike, për spektakël dhe pazarxhij është një hap jetik dhe i pashmangshëm për të normalizuar sado pak tronditjen e tmerrshme, që kanë marrë themelet e shtetit ligjor në Shqipëri.

  • Cirk italian në Gjirokastër, trupa e “Marina Orfei” jep shfaqje nëpër Shqipëri

    Cirk italian në Gjirokastër, trupa e “Marina Orfei” jep shfaqje nëpër Shqipëri

    Pas një mungese mbi 20-vjeçare, qyteti i Gjirokastrës ka mirëpritur rikthimin e cirkut përmes Marina Orfei një trupë legjendare italiane dhe një nga emrat më të njohur në skenën ndërkombëtare të cirkut.

    Trupa ka ngritur tendën e saj në hyrje të qytetit dhe po zhvillon shfaqje të përditshme deri më 10 gusht.
    Gjirokastra është një nga ndalesat e turneut që trupa po zhvillon në Shqipëri, pas performancave në Tiranë, Durrës, Sarandë dhe Berat.
    Në spektakël marrin pjesë artistë të specializuar në numra akrobatikë, performanca me drita lazer, si dhe numra me kafshë të trajnuara, përfshirë qen dhe tigra siberianë. Shfaqja përfshin gjithashtu humor dhe interaktivitet me fëmijët, të sjella nga figura të njohura të trupës.
    “Deri tani e ndjejmë veten shumë mirë, si me pjesëmarrjen ashtu edhe me qytetin që është shumë i bukur dhe i kuruar. Publiku na përgjigjet mjaft mirë, ka interaksion, megjithëse e prezantojmë spektaklin në italisht ,çdo gjë po shkon shumë mirë.
    Qytetin e kemi parë shkarazi sepse sapo kemi ardhur dhe debutimi është sot, kështu që do ta shohim me vëmendje përgjatë javës.
    Unë jam akrobat dhe realizoj një numër me dritat lazer. Në spektakël kemi akrobatë të ajrit, kemi numrat me qen, një numër shumë të bukur me tigrat siberianë, dhe kllounin që është shumë zbavitës për fëmijët. Është një spektakël shumë i kompletuar.”, shprehet Ricardo Zafatta, drejtues artistik/akrobat.
    Me një përvojë të gjatë në këtë profesion, edhe Roberto Riva, kllouni i trupës, ndan përshtypjet e tij për publikun në Gjirokastër.
    “Është shumë bukur! Publiku përgjigjet dhe ka shumë fluks, shpresojmë që do të jetë kështu gjithë javës.
    Unë jam kllouni. Është një rol shumë interesant sepse i bëj të qeshin të gjithë fëmijët dhe i përfshij edhe në spektakël. Mendoj që këto shfaqje do të jenë një sukses.”, thotë Roberto Riva, kllouni i trupës.
    Cirku Marina Orfei me një traditë që nis nga vitet 1950 në Itali është i lidhur  historikisht me emrin e Moira Orfei, ikonë e cirkut dhe figurë e njohur e kulturës pop. Ky cirk ka shëtitur në Francë, Gjermani, Spanjë, Greqi, Rumani, Emiratet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera, duke sjellë përvoja unike në çdo vend ku performon.
    Me një format spektakli të përditësuar, cirku arrin të ruajë thelbin klasik të cirkut tradicional duke e kombinuar me elementë bashkëkohorë. Për shumë fëmijë në Gjirokastër, kjo është përvoja e tyre e parë me një cirk të vërtetë, ndërsa për të rriturit ,një kujtim që rikthehet pas shumë vitesh.
    Shfaqjet në Gjirokastër janë planifikuar të zgjasin deri më 10 gusht. Prania e cirkut konsiderohet si një ngjarje e veçantë për jetën kulturore të qytetit, duke sjellë një lloj argëtimi që prej vitesh mungonte në zonë.

    Top Channel

  • DigitAlb: Spektakël sportiv si kurrë më parë dhe ulje cmimi deri në 35%

    DigitAlb: Spektakël sportiv si kurrë më parë dhe ulje cmimi deri në 35%

    Një sezon i ri sportiv po afron dhe bashkë me të vjen një valë emocionesh që do të pushtojë çdo ekran, çdo zemër, çdo pasionant të vërtetë. Sezoni 2025/26 është më i pasuri dhe DigitAlb është i vetmi destinacion ku do të përjetoni gjithçka, live në cilësi maksimale, me komente profesionale dhe mbi të gjitha, me ekskluzivitetin që e bën çdo ndeshje të veçantë.

    Nxitoni të përfitoni nga oferta e DigitAlb me ulje çmimesh deri në 35% për paketat 12 mujore, e cila është e vlefshme deri më 31 Korrik. Ky është momenti ideal për të garantuar gjithë emocionin e sezonit të ri sportiv me çmimin më fantastik të vitit.

    Futbolli nis me kampionatet më të forta në planet, dhe Premier League është majë listës. Liga më e ndjekur në botë, tempulli i dueleve legjendare, me stadiumet e mbushura dhe yjet e superfuqive si Manchester City, Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea. Çdo ndeshje është histori më vete, çdo pikë vendos titullin dhe çdo javë sjell gola, polemika, emocione.

    Sky Bet Championship është arena ku lindin kampionët e së ardhmes. Klube historike angleze, rivalitete të vjetra dhe një rrugëtim i ashpër drejt elitës. 

    Në Spanjë, LaLiga është një festival teknik, një balet i futbollit. Barcelona me gjeneratën e re të yjeve, Real Madrid me galaktikët e rinj, Atletico me pasionin dhe grindjen e stilit “Cholo”. Nga Sevilla te Villarreal, nga Betis te Sociedad, çdo skuadër, çdo sfidë ka diçka për të thënë.

    Në Francë, Ligue 1 është kthyer në një laborator talentesh dhe një fushë beteje për yjet e afirmuar. PSG kërkon të vijoje hegjemonine dominuese, ndërsa Marseille, Lyon, Monaco dhe të tjerat nuk dorëzohen. 

    Eredivisie në Hollandë mbetet djepi i futbollit total. Ajax, PSV, Feyenoord dhe klube të reja ofrojnë lojë sulmuese, risi taktike dhe një brez të artë që po shpërthen në arenën ndërkombëtare. Kjo është liga ku lojtarët më të mëdhenj bëjnë hapat e parë drejt legjendës.

    Në Turqi, Super Liga pritet e zjarrte. Një atmosferë unike, një pasion i papërshkrueshëm. Galatasaray, Fenerbahce, Besiktas dhe Trabzonspor ofrojnë derbi të cilët nuk i barazon asgjë në intensitet. 

    Kombëtarja shqiptare, krenaria jonë, ne një tjetër betejë historike drejt Botërorit 2026. Kuqezinjtë me një brez të ri, më të fortë dhe më të përgatitur, do të luftojnë për të prekur një ëndërr të re. Bashkë me Kosovën, që po rritet me hapa të sigurt, çdo ndeshje e kualifikueseve do të jetë një histori për të rrëfyer, një përplasje që do ta jetojmë të gjithë bashkë.

    UEFA Nations League sjell përballje të nivelit të lartë mes përfaqësueseve më të forta të kontinentit. UEFA Europa League dhe UEFA Conference League janë skena ku ekipet më të mira të nivelit të dytë e të tretë luftojnë për lavdi. Dhe European Qualifiers janë arena e vërtetë e përfaqësueseve që kërkojnë të kualifikohen në fazen finale te Botërorit. 
    DigitAlb sjell gjithashtu dhe trofetë e kupave kombëtare, që gjithmonë ofrojnë surpriza dhe emocion të pastër. FA Cup, trofeu më i vjetër në botë, aty ku ndodhin mrekullitë angleze. Carabao Cup, kompeticioni që jep trofeun e parë sezonal. 

    Coupe de France në Francë, me përballje të forta mes gjigandëve dhe klubeve modeste që guxojnë. KNVB Beker në Holandë, aty ku gjithçka është e mundur.

    Por emocionet nuk ndalen vetëm te futbolli. Formula 1 vjen në ekranet tuaja me shpejtësinë marramendëse, duelin e madh Verstappen, Norris, Leclerc dhe betejën e skuderive. 

    Boksi dhe UFC sjellin duele titanësh, ku çdo raund është jetë a vdekje, ku çdo goditje është potencial për të hyrë në histori. Kampionë të botës, sfidues të uritur dhe netë të paharrueshme nën dritat e arenave më të mëdha.

    Tenisi është pjesë e pandashme e programit te DigitAlb. Turnetë e mëdha Grand Slam, me emrat e mëdhenj të raketës si Carlos Alcaraz, Jannik Sinner, Iga Sëiatek, Aryna Sabalenka dhe yjet e rinj që kërkojnë lavdi.

    Basketbolli gjithashtu sjell kualifikueset për Kupën e Botës, me përfaqësueset më të mira që përballen në ndeshje të mbushura me intensitet dhe spektakël.

    Në fund, volejbolli është më pranë se kurrë. Nations League e volejbollit për femra dhe meshkuj ofron spektakël, blloqe të frikshme, shërbime të pandalshme dhe duele që shkojnë deri në pikën e fundit.

    Me 60 sfida LIVE çdo javë, të shpërndara në 7 kanale të dedikuara ekskluzivisht sportit, DigitAlb e kthen çdo ditë të javës në një festë për sportdashësit.

    Ky është sezoni që s’duhet humbur. Ky është momenti për të qenë aty ku emocionet lindin. Ky është viti i DigitAlb. DigitAlb, shtëpia e sportit. Shtëpia e kampionëve.

  • Magji me topin, jo arrogancë: Spektakël i pastër në fushë, edhe arbitri “driblon” (video)

    Magji me topin, jo arrogancë: Spektakël i pastër në fushë, edhe arbitri “driblon” (video)

    Kjo është shfaqje, jo provokim. Pamjet që po bëjnë namin në rrjetet sociale nuk vijnë nga një stadium europian, por nga zonat e Kasi Flava në Afrikën e Jugut, aty ku futbolli nuk është thjesht sport, por kulturë, art dhe krenari komunitare.
    Kjo video “virale” tregon një ndeshje midis Mudagasi dhe Jukulyn, ku futbollistët, me numrin 10 dhe 9 në veçanti, shfaqin repertor magjik me topin, pa asnjë pengesë nga kundërshtarët, që i shikojnë me respekt dhe admirim.

    𝐊𝐚𝐬𝐢 𝐅𝐥𝐚𝐯𝐚 𝐫𝐞𝐦𝐚𝐢𝐧𝐬 𝐮𝐧𝐦𝐚𝐭𝐜𝐡𝐞𝐝 🔥
    Mudagasi brought out ALL the tricks and then wrapped it up with a well-taken goal to win the match.#SSDiski | #eKasiChampOfChamps pic.twitter.com/Qk2lsLhPQD
    — SuperSport Football ⚽️ (@SSFootball) July 20, 2025

    Driblime të çmendura, finte artistike, pasime me thembër e gjoks… Dy minuta që duken si një film i edituar, por janë krejtësisht reale. Dhe më pas, si në një skenar të shkruar me kujdes: asist i gjatë perfekt dhe gol vendimtar në minutën e 90-të.
    Në fakt, më i paparë është arbitri. Në kohën shtesë, ai kontrollon topin me gjoks, e zbut me klas, vallëzon për pak sekonda dhe pastaj mbyll ndeshjen. Spektakël mbi spektaklin.
    Po çfarë është Kasi Flava? Një institucion kulturor në township-et e Afrikës së Jugut, aty ku futbolli nuk luhet për pikë, por për shpirtin e lojës. Kasi Flava përfaqëson një stil futbolli të lirë, artistik dhe emocional, që lindi në lagjet e izoluara gjatë apartheid-it, si mënyrë për të ruajtur identitetin dhe kreativitetin.

    Vintage Bafana Mosia 🕺
    Everyone wants to dish out the Kasi Flava at #eKasiChampOfChamps, even the refeere too 🤣#SSDiski pic.twitter.com/c0jnAEzX2D
    — SuperSport Football ⚽️ (@SSFootball) July 21, 2025

    Ndeshjet janë amatore, por transmetohen “live” në TV. Për vendasit, si pjesë e shpirtit të përbashkët, çdo driblim është një deklaratë e tillë: “Ja kush jemi ne. Dhe shikoni sa bukur mund të luajmë”.
    Në epokën ku gjithçka është efikasitet dhe taktika, Kasi Flava të kujton pse e dashurojmë futbollin në radhë të parë: për emocionin, artin dhe lidhjen me rrënjët.

  • VIDEO / Rama ndan pamjet: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës

    VIDEO / Rama ndan pamjet: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës

    Në bregdetin e Himarës një grup delfinësh kanë dhuruar spektakël me lëvizjet e tyre.
    Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky moment i bukur në ujërat e detit Jon.
    “Nga bregdeti magjepsës i Himarës, ku natyra dhuron edhe spektaklin e delfinëve”, shkruan Rama.
    Delfinët duket se kanë mirëpritur praninë e pushuesve si dhe i kanë ururar mirëseardhjen duke ofruar një spektakël me kërcime në ujërat e detit Jon para turistëve që ishin duke lundruar me anije.
    Nuk është hera e parë që delfinët dhurojnë spektakël në ujërat shqiptare.
    Numri i delfinëve në ujërat e detit Jon dhe Adriatik është rritur ndjeshëm vitet e fundit, po ashtu janë vënë re edhe specie të tjera të rralla. /atsh

  • VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës

    VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës

    Një grup delfinësh kanë dhuruar spektakël për turistët dhe pushuesit në bregdetin e Himarës.
    Pamjet janë ndarë nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale .
    “Nga bregdeti magjepsës i Himarës, ku natyra dhuron edhe spektaklin e delfinëve”, shkruan Rama.
    Kujtojmë se nuk është hera e parë që delfinët dhurojnë spektakël në ujërat shqiptare.
    Pasi numri i tyre në ujërat e detit Jon dhe Adriatik është rritur ndjeshëm vitet e fundit.