Tag: spektakël

  • Superhëna dhuron spektakël, fotot më të bukura të shkrepura nëpër botë

    Superhëna dhuron spektakël, fotot më të bukura të shkrepura nëpër botë

    Hëna e plotë ka dhuruar një spektakël mahnitës në qiellin e mbrëmjes, duke tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve në të gjithë botën.

    Nga Berlini në Romë, nga Bolivia ne Nuremberg deri në brigjet e Japonisë, qielli u mbush me dritën e argjendtë të satelitit tonë natyror, që ndriçoi qytetet dhe peizazhet me një bukuri të rrallë. Në shumë vende, dashamirësit e astronomisë dhe fotografët profesionistë kanë ndarë pamje mbresëlënëse të këtij fenomeni, duke kapur momente të jashtëzakonshme ku Hëna reflekton mbi monumente historike, male të mbuluara me dëborë apo mbi detet e qeta të natës. Në Berlin, ajo u ngrit mbi Portën e Brandenburgut duke krijuar një kontrast të mrekullueshëm me dritat e qytetit, ndërsa në Romë ndriçoi kupolën madhështore të Bazilikës së Shën Pjetrit. (Foto Ansa)
    Në anën tjetër të botës, në Amerikën e Jugut, qielli i Bolivisë u mbush me ngjyra të ngrohta, ku Hëna u pa më e madhe dhe më e ndritshme për shkak të pozicionit të saj më të afërt me Tokën këtë muaj. Pamje të ngjashme janë regjistruar edhe në Australi, SHBA dhe vende të tjera, ku njerëzit dolën në natyrë për të shijuar këtë moment të rrallë qiellor.
    Astronomët shpjegojnë se ky fenomen, i njohur si “superhënë”, ndodh kur Hëna ndodhet në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj eliptike, duke e bërë atë të duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht. Sipas tyre, hëna e plotë e këtij nëntori shënon një nga më të bukurat e vitit 2025.
    Këtu janë disa nga fotografitë më mahnitëse të hënës së plotë të kapura në mbarë botën — një kujtesë e bukurisë dhe madhështisë së natyrës që vazhdon të na magjepsë, pavarësisht se ku ndodhemi.

    Top Channel

  • VIDEO/ Gola dhe spektakël, Barcelona nuk fal ndaj Elches

    VIDEO/ Gola dhe spektakël, Barcelona nuk fal ndaj Elches

    Barcelona nuk fal në shtëpi ndaj Elches, duke fituar me shifrat 3-1. Katalanasit zgjidhën ndeshjen shumë shpejt, duke shënuar dy herë, me Yamal dhe Torres.
    Mir shkurtoi diferencat, me golin e tij në fundin e pjesës së parë.Në fillimin e pjesës së dytë, Rashford i dha fund dilemave një herë e mirë për këtë takim.

    Ekipi i Flick është në vendin e dytë me 25 pikë të grumbulluara, 5 pikë më pak se Real Madrid.

  • Elbasani dhuron spektakël në kryeqytet, Dinamo në Elbasan

    Elbasani dhuron spektakël në kryeqytet, Dinamo në Elbasan

    Mbyllet faza e parë me tre ndeshjet e fundit luajtur sot në Elbasan, Tiranë dhe Vlorë. Rezultate befasuese , gola e spektakël, gara futet në labirinthin e së vëretës.

    Dinamo-Partizani luajtur sot për javën e nëntë Abissnet Superiore u mbyll me fitoren 2-0 të bluve ndërsa Elbasani fitoi në transfertën e Tiranës me shifrat 1-4. Më herët u luajt edhe dueli mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, ku vlonjatët arritën të fitonin me rezultatin minimal 1-0.

    Dinamo- Partizani 2-0 (Atanaskoski 54′ (aut), Neziri 75′)

    Tirana- AF Elbasani 1-4 (Tabeku 65’/Tsague 38′, 42′, Ze Gomez 90+2′, Dialo 90+6′)

    Flamurtari- Vllaznia 1-0 (H. Marku pen 73′

    Vazhdo leximin

  • Spektakël në “Bernabeu”. Tre gola të shënuar, madrilenët e mbyllin në avantazh (video)

    Spektakël në “Bernabeu”. Tre gola të shënuar, madrilenët e mbyllin në avantazh (video)

    Real Madrid dhe Barcelona nuk zhgënjejnë kurrë kur përballen mes tyre. Pjesa e parë në “El Clasico-n” e sotme, e cila po luhet në “Santiago Bernabeu”, është mbyllur 2-1 për madrilenët.
    Në minutën e tretë pasti një kontakt në zonë mes Lamine Yamal dhe Vincius Junior, arbitri kryesor i takimit, Cesar Soto Grado, drejtoi gishtin nga penalltia fillimisht. Më pas, me ndërhyrjen e VAR-it, arbitri shkon të shohë pamjet në ekran dhe anullon vendimin e mëparshëm: Nuk ka penallti. SHIKORASTIN
    Në minutën e 12-të, Kylian Mbappe shënoi një supergol me një goditje të fuqishme nga distanca, por festa e francezit shkon më kot, pasi goli u anullua për pozicion jashtë loje. Siç duket edhe nga pamjet është një pozicion jashtë loje milimetrik.

    SHIKOGOLINEANULLUARTEMBAPPE
    Në minutën e 22-të, pas një topi të mrekulleshëm të marrë nga Jude Bellingham, Kylian Mbappe nuk ka sesi të gabojë dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 38-të, Arda Guler humbet topin në zonë, Marcus Rashford asiston, Fermin Lopez tund rrjetën, 1-1.
    Megjithatë, madrilenët nuk u demoralizuan aspak dhe rigjetën avantazhin në minutën e 42-të. Vinicius nga e majta i bën spektakël Jules Kounde dhe kroson në zonë, Miliato asiston me kokë, Jude Bellingham i harruar nga katalanasit, shtyn topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për “Los Blancos”.
    SHIKOGOLAT

  • Polemikat i lënë vendin fushës, Real- Barcelona premton spektakël në “Bernabeu”

    Polemikat i lënë vendin fushës, Real- Barcelona premton spektakël në “Bernabeu”

    Polemikat që kanë shoqëruar vigjiljen e klasikes Real- Barcelona pritet të ndezin akoma më shumë duelin e javës së 10-të në La Liga. Kryendeshja ka si orar startues orën 16:15 me Los Blancos të cilët kryesojnë tabelën me 24 pikë. Dy më shumë se Blaugrana e cila këtë pasdite do të ketë mungesn e Rafinjës. Në kahun tjetër Alonso sheh t’i kthehen disa futbollistë si Trent Aleksandër-Arnold, Hujisen, Sebajos.

    Reali nuk ka sherbimet e Alaba e Rudiger (të dëmtuar) ndërsa te skuadra e Flik mungojnë: Rafinja, Levandovski, Gavi, Dani Olmo, Kristensen, Joan Garcia e Ter Shtegen (portier).

    Gjithësesi, në “Santiago Bernabeu”, kapaciteti i të cilit shkon në 81 044 ulëse takime të tilla lënë menjanë polemikat të të gjitha niveleve mes tyre. Klubet e dijnë se bota e futbollit i ka sytë te klasikja ndaj pritet spektakël në të gjithë treguesit e lojës së futbollit.

    Si pritet të luajnë skuadrat:

    Real; Kurtua, Valverde, Militao, Hujisen, Karreras, Tçuameni, Kamavinga, Belingam, Vinicius, Arda Gyler, Mbape.Tr: Çabi Alonso

    Barcelona: Shezni, Balde, Kubarsi, Erik Garcia, Kunde, Pedri, Frenki de Jong, Fermin Lopez, Rashford, Lamine Jamal, Ferran Torres. Tr: Hansi Flik

    Vazhdo leximin

  • VIDEO/ “Spektakël” largimi i hajdutëve pas grabitjes së Luvrit, ikin me monopatinë.. Ja si u futën në muze?

    VIDEO/ “Spektakël” largimi i hajdutëve pas grabitjes së Luvrit, ikin me monopatinë.. Ja si u futën në muze?

    Nëse të gjithë po pyesin sesi është e mundur që hajdutët të futen dhe të vjedhjen muzeun e Luvrit… video e largimit të tyre pasi kishin ‘fshirë’ diamantet, është edhe më ‘spektakël’. 
    Siç nga pamjet, ata kanë zbritur përmes një vinçi, thuajse të pashqetësuar, e më pas janë larguar me monopatinë. 
    E gjithë kjo skenë ka ndodhur në sytë e mijëra vizitorëve dhe stafit të muzeut. 
    Në video , një burrë dëgjohet duke thënë: “Këta djem janë me monopatië, janë gati të ikin. Telefononi menjëherë policinë!”. 
    E ndërsa më pas janë dëgjuar sirenat e policisë, por tepër vonë, pasi ‘skifterët’ kishin ‘avulluar’. 
    Vjedhja, e përshkruar nga mediat franceze si “e shpejtë dhe çuditërisht efikase”, ka shkaktuar një valë kritikash dhe debati të nxehtë mbi masat e sigurisë së muzeut, duke ngritur pyetje në lidhje me cenueshmërinë e një prej vendeve më të famshme kulturore në botë. 

    First footage of the Louvre heist shows burglars fleeing wildly
    Initially on a forklift, then on scooters through Paris streets.
    Crown jewels worth €88 million were stolen from the Louvre’s Apollo Gallery on Sunday. The heist lasted only 7 minutes and involved 4 suspects. pic.twitter.com/FXS2sl0jLE
    — Visegrád 24 (@visegrad24) October 23, 2025

     
     
     

  • Luhet java e parë e FSHF Sunday League, sezoni i ri nis me gola dhe spektakël

    Luhet java e parë e FSHF Sunday League, sezoni i ri nis me gola dhe spektakël

    Ka startuar edicioni i shtatë i kampionatit të futbollit amator “Sunday League Albania”, teksa java e parë nisi menjëherë me gola dhe spektakël.
    Në Grupin A, Luminesen mposhti Implant Swiss me rezultatin 4-1, ndërsa Tirana e Re fitoi 3-0 ndaj Dymbëdhjetës. Fitore regjistruan gjithashtu FC Confucius, Three Lions 9×9, Alpha Cross Fit 9×9, Barrikada dhe Antigonea në ndeshjet e tyre. Vetëm një sfidë u mbyll në barazim pa gola, Immi – Friends Team 0-0.
    Në Grupin B, Dajti triumfoi bindshëm 5-0 ndaj FC Vibes, ndërsa Domja fitoi 5-2 përballë Elso. Edhe ATS, VILA-L, Legjendat TT dhe M&D e nisën me fitore edicionin e ri. Dy ndeshje u mbyllën në barazim, PRIMO MFC – Raiffeisen Bank 0-0 dhe Jata Market – Coca Cola Tepelena 1-1.

  • Spektakël për një pikë, barazim mes Dortmund e Leipzig, fiton Leverkusen

    Spektakël për një pikë, barazim mes Dortmund e Leipzig, fiton Leverkusen

    Bundesliga zhvilloi këtë të shtunë disa nga ndeshjet e xhiros së gjashtë. Barazim 1-1 mes Dortmund dhe Leipizg, në sfidën e mbajtur në Signal Iduna Park.
    Verdhezinjtë realizuan të parët me Baumgartner, ndërsa e menjëhershme ishte përgjigja e Cuotos. Pavarësisht rasteve, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

    Leverkusen fiton 2-0 në shtëpi ndaj një kundërshtari si Union Berlin. Për 3 pikët, “aspirinat” u mjaftuan me golat e Poku dhe Kofane.
    © BalkanWeb

  • Spektakël në “DeTopper”, 4 gola por nuk ka fitues në PSV-Ajax (video)

    Spektakël në “DeTopper”, 4 gola por nuk ka fitues në PSV-Ajax (video)

    21 Shtator 2025

    16:43

    Telesport

    PSV-Ajax, e njohur ndryshe si “DeTopper”, dhuron spektakël, por në fund nuk ka fitues. Supersfida e luajtur në “Philips Stadion” ka përfunduar në barazim 2-2.
    Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, ku një krosim perfekt i veteranit Ivan Perisic shfrytëzohet në mënyrë perfekte nga Ismael Saibari, mesfushori dërgon me kokë topin në rrjetë.
    Në minutën e 28-të, Sergino Dest ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Oliver Edvardsen në kufijtë e zonës së rreptësisë, arbitri jep penallti. Kenneth Taylor tregohet i saktë nga 11-metrat dhe barazon shifrat 1-1.
    Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. 10 minutat e fundit të pjesës së dytë ishin vërtet shumë të bukura. Në minutën e 81-të, Yarek Gasioroëski shënon me kokë pas krosimit të Muaro Junior. Në fund të kohës së rregullt, Ajax barazon shifrat 2-2. Një asist i mrekullueshëm i Taylor dhe Oscar Gloukh barazon shifrat 2-2.
    Pas këtij barazimi, PSV renditet në vend të dytë me 13 pikë, Ajax në vend të tretë me 12 pikë. Vendi i parë mbahet nga Feyenoord me 15 pikë.
    SHIKOGOLAT