Tag: spektakël

  • VIDEO/ Barcelona befasohet në pjesën e parë, spektakël te Inter-Liverpool në Champions

    VIDEO/ Barcelona befasohet në pjesën e parë, spektakël te Inter-Liverpool në Champions

    Emocione dhe spektakël në pjesët e para të ndeshjeve të Champions. Barcelona po pëson disfatë 1-0 ndaj  Frankfurt, në ndeshjen që luhet në Spanjë. Barazim pa gola mes Interit dhe Liverpool, në një sfidë me raste.
    Chelsea po fiton 0-1 ndaj Atalantës, ndërsa nuk ka gol te Monaco-Galatasaray.  Barazim 1-1 mes PSV e Atletico.

    Rezultatet pas pjesës së parë: 
    Atalanta – Chelsea 0-1
    Barcelona- Eintracht Frankfurt 0-1

     
    Inter – Liverpool 0-0
    Monaco – Galatasaray 0-0
    PSV – Atl. Madrid 1-1
     

     
    Royale Union SG – Marseille 1-2
     

    Tottenham – Slavia Prague 1-0

  • ‘Dhjetori i festave’, Shkodra dhuron spektakël në ceremoninë e ndezjes së dritave

    ‘Dhjetori i festave’, Shkodra dhuron spektakël në ceremoninë e ndezjes së dritave

    Në këtë 6 dhjetor, siç tradita e do, janë ndezur dritat e festave dhe pemët e Krishtlindjes ndriçojnë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
    Një atmosferë festive që përfshinë të vegjël e të rritur, e shoqëruar me drita, muzikë e lojëra.
    E ndërsa të gjitha qytete e vendit kanë organizuar një ndezje të dritave mjaft të bukur, këtë vit duhet ta pranojmë se qyteti që ka sjellë të realizuar idenë më bukur të festave… është Shkodra.
    Pamjet i ka ndarë edhe kreu i qeverisë, Edi Rama, ku shihet se këtë vit kjo bashki ka dhënë një spektakël të vërtetë për qytetarët e saj që ishin mbledhur para bashkisë për të festuar dhe gëzuar me të vegjlit e tyre.

  • VIDEO/ Dhjetori i festave, Shkodra bën ndezjen më të bukur të dritave në të gjithë Shqipërinë, dhuron spektakël

    VIDEO/ Dhjetori i festave, Shkodra bën ndezjen më të bukur të dritave në të gjithë Shqipërinë, dhuron spektakël

    Në këtë 6 dhjetor, siç tradita e do, janë ndezur dritat e festave dhe pemët e Krishtlindjes ndriçojnë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

    Një atmosferë festive që përfshinë të vegjël e të rritur, e shoqëruar me drita, muzikë e lojëra.
    E ndërsa të gjitha qytete e vendit kanë organizuar një ndezje të dritave mjaft të bukur, këtë vit duhet ta pranojmë se qyteti që ka sjellë të realizuar idenë më bukur të festave… është Shkodra.
    Pamjet i ka ndarë edhe kreu i qeverisë, Edi Rama, ku shihet se këtë vit kjo bashki ka dhënë një spektakël të vërtetë për qytetarët e saj që ishin mbledhur para bashkisë për të festuar dhe gëzuar me të vegjlit e tyre.

    Top Channel

  • Foto/ Spektakël qiellor, superhëna e fundit e vitit ndriçon në mbarë botën

    Foto/ Spektakël qiellor, superhëna e fundit e vitit ndriçon në mbarë botën

    Superhëna e fundit e vitit 2025 u duk më e madhe dhe më e ndritshme nga sa pritej, duke mahnitur miliona njerëz në mbarë globin.
    Hëna arrit rriti pikën e saj më të afërt me Tokën, duke krijuar një spektakël mbresëlënës.
    Superhëna e dhjetorit, e fundit nga tre ngjarjet e njëpasnjëshme në vitin 2025, ndriçoi qiellin e natës ndërsa hëna arriti pikën e saj më të afërt me Tokën, duke u shfaqur më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht.

    Fenomeni prodhoi pamje të rralla, të kapura në vende të ndryshme të botës.

  • Inter dhuron spektakël në Kupë, “shuplakë” Venezia-s, Chivu: Kishte shumë gjëra të bukura (VIDEO)

    Inter dhuron spektakël në Kupë, “shuplakë” Venezia-s, Chivu: Kishte shumë gjëra të bukura (VIDEO)

    Në “San Siro”, Inter argëtohet në Kupë, me zikaltërit që triumfuan 5-1 përballë Venezia-s, një ndeshje pa shumë histori, e zhvilluar në një drejtim. Kjo ishte një natë perfekte për trajnerin Chivu, në një kohë kur rotacioni i kryer pati efekte pozitive.
    18 minuta lojë i mjaftuan për të zhbllokuar sfidën, me Diouf që hapi siparin e golave. Dy minuta më vonë ishte Pio Esposito që dyfishoi shifrat me një goditje shumë të bukur nga distanca. Pas Serie A dhe Champions, sulmuesi “azzurr” gjeti edhe golin e parë në Kupë. Stafetën më pas e mori Thuram, me “bomberin” francez që realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 34-ët, një goditje perfekte nga distanca që u ndal në rrjetë.

    Inter vijoi me spektakël në “San Siro” edhe në fraksionin e dytë, ku sërish Thuram, këtë herë me një goditje me kokë që kompletoi “dopietën” personale dhe golin e katërt për Inter. Venezia e kishte të vështirë të reagonte, por të paktën gjetën golin e nderit në minutën e 66-të. Për t’i bërë një mbyllje të bukur këtij takimi mendoi Bonny, me sulmuesin francez që realizoi një gol fantastik në minutën e 76-të. Inter “fluturon” me spektakël në fazën çerekfinale aty ku do të përballet me fituesin e çiftit Roma-Torino.

    Më shumë se sa ky sukses, pasi përballë Venezia-s fitorja ishte detyrim, trajneri Chivu i gëzohet formës së disa lojtarëve të rinj: “Më pëlqeu sjellja dhe respekti që treguam për rivalin. Ky është një grup i motivuar që kërkon vazhdimësi. Jam i lumtur për ata që luajtën për herë të parë në San Siro, për lojtarët e ardhur nga sektori i të rinjve, por edhe për Diouf. Kishte shumë gjëra të bukura këtë mbrëmje”, u shpreh Chivu.

  • Mbappe dhuron spektakël, “gjeli” realizon “dopietë” ndaj Bilbaos, feston Alonso: Ishte jetike

    Mbappe dhuron spektakël, “gjeli” realizon “dopietë” ndaj Bilbaos, feston Alonso: Ishte jetike

    Real Madrid nuk lejon Barçën të “arratiset”, del me 3 pikë nga “San Mames” pas suksesit 0-3, një fitore e madh që erdhi në momentin më kritik, në një kohë kur ekipi i Alonsos kishte 3 javë që nuk fitonte në La Liga. Reali i falet edhe një herë një super Kylian Mbappe, me “bomberin” francez që dhuroi spektakël duke realizuar një “dopietë” shumë të bukur.
    7 minuta lojë i mjaftuan “gjelit” më të famshëm për të shënuar golin e parë. Një aksion personal, i ideuar dhe finalizuar po vetë me shumë klas. Bëri pjesën e tij në këtë takim edhe portieri Courtois, me belgun që mbajti në lojë avantazhin e Realit me një super pritje në minutën e 30-të. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 42-të, Mbappe dhuroi një asist të pastër me kokë për Camavinga-n me këtë të fundit që e kishte të lehtë të devijonte topin në portën e boshatisur.

    Në fraksionin e dytë, ishte sërish Mbappe që me një goditje të fortë nga distanca kompletoi “dopietën” e tij personale dhe golin e tretë për Realin. Ky ishte goli i 16-të këtë sezon për Mbappe, plus 4 asiste, shifra me të vërtetë fantastike. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Realin që ngushton diferencën në vetëm një pikë me Barcelonën kryesuese.
    Buzëqesh më në fund edhe Xabi Alonso, për teknikun e Real Madrid ky sukses ishte thelbësor pas një ecurie jo pozitive: “Ishte një ndeshje e rëndësishme pasi kërkonim me çdo kusht të thyenim ecurinë negative. Ekipi zhvilloi një ndeshje shumë kompakte. Kylian Mbappe? Po kalon një moment optimal, ka një bashkëpunim shumë të mirë me Vinicius”, u shpreh Alonso.

  • VIDEO/ Spektakël pa gola te Teuta-Elbasani, Partizani merr 3 pikë

    VIDEO/ Spektakël pa gola te Teuta-Elbasani, Partizani merr 3 pikë

    Këtë të mërkurë u luajtën disa nga ndeshjet e javës së 14-të të Superiores. Barazim pa gola mes Teutës dhe Elbasanit, me skuadrat që në fund ndanë pikët. Në pjesën e parë pati disa raste, por mungoi finalizimi.
    Në fillimin e pjesës së dytë, në “Niko Dovana” u fikën dritat dhe për rifillimin e sfidës u deshën të kalonin 6 minuta për rregullimin e sistemit të ndriçimit.

    Në kohën shtesë, durrsakët reklamuan penallti për një prekje me dorë, por nuk ishte në të njëjtin mendim arbitri.
    Në takimin tjetër, Partizani fitoi 1-0 ndaj Bylis, duke marrë 3 pikë të rëndësishme.
     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • VIDEO/ Teuta-Elbasani, spektakël pa gola, ja si rënditen skuadrat

    VIDEO/ Teuta-Elbasani, spektakël pa gola, ja si rënditen skuadrat

    Këtë të mërkurë u luajtën disa nga ndeshjet e javës së 14-të të Superiores. Barazim pa gola mes Teutës dhe Elbasanit, me skuadrat që në fund ndanë pikët. Në pjesën e parë pati disa raste, por mungoi finalizimi.
    Në fillimin e pjesës së dytë, në “Niko Dovana” u fikën dritat dhe për rifillimin e sfidës u deshën të kalonin 6 minuta për rregullimin e sistemit të ndriçimit.

    Në kohën shtesë, durrsakët reklamuan penallti për një prekje me dorë, por nuk ishte në të njëjtin mendim arbitri.
     
    Në takimin tjetër, Partizani fitoi 1-0 ndaj Bylis, duke marrë 3 pikë të rëndësishme.

  • VIDEO/ Festat e shpalljes së pavarësisë, spektakël dronësh në qiellin e Vlorës

    VIDEO/ Festat e shpalljes së pavarësisë, spektakël dronësh në qiellin e Vlorës

    Spektakël dronësh ka pasur mbrëmjen e sotme në qiellin e qytetit të Vlorës.

    Teksa organizimet për shpalljen e pavarësisë vijojnë, qindra banorë të Vlorës, por dhe qytetarë të ardhur nga trevat e vendit kane ndjekur performancën e dronëve.
    Në pamje duket Shqiponja dykrenare me rastin e 113 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
    Nga ana tjetër, koncerti festiv po vijon për qytetaret e Vlorës.

    Top Channel

  • Spektakël në 45 minutat e para. Bayern befasohet në shtëpi, Leverkusen dhe Dortmund drejt fitoreve të thella (video)

    Spektakël në 45 minutat e para. Bayern befasohet në shtëpi, Leverkusen dhe Dortmund drejt fitoreve të thella (video)

    22 Nëntor 2025

    16:16

    Telesport

    Pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve, rikthehen sot ndeshjet e kampionateve. Në Bundesligë luhet java e 11-të dhe 45 minutat e para kanë dhuruar spektakël.
    Bayern Munich është zënë në befasi nga Freiburg, ku miqtë kaluan në avantazh të dyfishtë duke e gjetur të papërgatitur në dy raste mbrojtjen e Kompany. Pjesa e parë është mbyllur 2-2. Yuito Suzuki shënoi fillimisht pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Johan Manzambi dyfishoi shifrat në minutën e 17-të, duke shënuar me kokë pas krosimit nga goditja e këndit.
    Talenti Lennart Karl ngushtoi shifrat për bavarezët në minutën e 22-të, pas asistit të marrë nga Michael Olise. Në minutat shtesë, Lennart Karl asiston, Michael Olise shënon.
    Dortmund është duke fituar 2-0 ndaj Stuttgart në “Signal Iduna Park”. Për verdhezinjtë shënoi fillimisht Emre Can nga penalltia, pas një faulli në zonë ndaj Nico Schlotterbeck. Maximilian Beier dyfishoi shifrat në minutën e 40-të.
    Leverkusen është duke fituar 0-3 në transfertë ndaj Wolfsburg. Golat për “Aspirinat” u shënuan nga Hofmann 9′, Tapsoba 25′, Tillman 33′.
    SHIKOGOLAT