Tag: specat

  • Speca të Pjekur të Mbushur me Ajkë Kosi – Mrekulli për Shijen

    Speca të Pjekur të Mbushur me Ajkë Kosi – Mrekulli për Shijen

    Specat janë një ndër perimet më të shëndetshme për njeriun.

    Ato përmbajnë pak kalori dhe janë të pasur me ushqyes.
    Specat e të gjitha ngjyrave janë burime ideale të vitaminave A dhe C.
    Ato janë gjithashtu të pasur me kalium, acid folik dhe fibër.
    Në krahasim me specat jeshilë, specat e kuq përmbajnë 11 herë më shumë beta karoten.
    Falë pasurisë së tyre, specat duhen konsumuar rregullisht.
    Recetat për gatimet e tyre janë të larmishme.
    Një ndër më të preferuarat për shqiptarët është fërgesa me speca dhe gjizë.
    Përveç kësaj recete, AgroWeb.org rekomandon edhe pjekjen e tyre në furrë dhe mbushjen me salcë kosi.
    Pjekja e specave nxjerr në pah aromën e tyre të ëmbël e cila plotësohet me shijen e ajkës ose salcës së kosit.
    Speca Të Pjekur Të Mbushur Me Salcë Kosi 
    Përbërësit

    1/2 kg speca
    500 gramë ajkë kosi ose salcë kosi

    Përgatitja
    Ngroheni furrën dhe piqini specat në një tepsi për 40-45 minuta.
    Pas pjekjes vendosini në një enë qelqi të cilën duhet ta mbuloni me një letër kuzhine.
    Pas 20 minutash, hiqni lëkurën e përcëlluar të specave, farat dhe bishtat.
    Prijeni secilin spec vertikalisht duke formuar shiritë të cilët më pas duhet t’i përthani me letër kuzhine.
    Lyejini shiritët e specave me ajkë ose salcë kosi.
    Mbështillini në formë roleje dhe futini në frigorifer deri sa të jeni gati për t’i servirur.
    Specat me ajkë apologetics’s salcë kosi janë fantastike për të shoqëruar çdo gatim në tryezë ndërsa mund të konsumohen në çdo kohë të ditës.
     5 Arsye Përse Duhet Të Hani Speca
    Specat, veçanërisht ato të kuq plotësojnë më shumë se 200 përqind të dozës ditore të vitaminës C.
    Specat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës B6 dhe folatit.
    Specat janë të pasur me ushqyes të cilat përmirësojnë shikimin, veçanërisht gjatë natës.
    Specat janë të mbushur me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira dhe largojnë toksinat./AgroWeb.org

  • Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

    Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

    Specat me gjizë janë ndër gatimet më të preferuara të verës.

    Plot aromë dhe shije të mirë, specat i japin fërgesës një pamje krejt tjetër kësaj recete tradicionale.
    Të gjithë e kemi provuar dhe jemi mrekulluar me këtë pjatë klasike.
    Sot AgroWeb.org ju tregon një variant pak ndryshe të specave me gjizë.
    Receta që ju sugjerojmë të provoni pikën e saj të fortë e ka tek shija e specave të pjekur.
    Ndiqni hapat e thjeshtë dhe përgatiteni këtë pjatë fantastike për të dashurit tuaj.
    Përbërësit

    7-8 speca që përdorni për mbushje
    400 g gjizë e freskët
    Vaj ulliri
    3 thelpinj hudhër
    Kripë
    Piper i zi
    50g gjalpë

    Përgatitja
    Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që të lani me ujë të bollshëm specat dhe t’i thani me një pecetë të pastër.
    Specat duhet të jenë të fryrë dhe me tul, si ata që zgjidhni për t’i përgatitur të mbushur me oriz.
    Merrni një tavë dhe vendosni mbi të një letër pjekjeje.
    Rendisni specat që duhet të jenë të tharë mbi tavë dhe spërkatini lehtë me vaj ulliri.
    Futeni tavën në furrë të ngrohur me 180 gradë dhe lërini specat të piqen.
    Kur të shihni që njëra faqe është pjekur, AgroWeb.org ju këshillon që me kujdes t’i ktheni nga ana tjetër.
    Ndërkohë që specat piqen në një tigan hidhni gjalpin dhe pak vaj ulliri.
    Hudhrat pritini në feta dhe skuqini lehtë duke treguar kujdes që të mos digjen.
    Tani shtoni edhe gjizën dhe skuqeni edhe atë duke i dhënë shije me kripë dhe piper të zi.
    Pasi të largoni specat nga furra mos e fikni atë.
    Kalojini specat në një pjatë dhe hiqni letrën e pjekjes nga tava.
    Hidhni gjizën e përgatitur në tavë dhe përhapeni mirë në mënyrë që të krijoni një shtresë.
    Shtroni sipër specat dhe spërkatini me pak vaj ulliri dhe pak kripë.
    Futeni tavën përsëri në furrë për 10-15 minuta, ose derisa lëngu i gjizës të ketë avulluar.
    Pasi tava të jetë gati mund ta shërbeni si një pjatë shoqëruese gjatë drekave në familje.
    Por gjithashtu kjo tavë mund të jetë edhe pjata kryesore duke u kombinuar me sallata të ndryshme./AgroWeb.org

  • Sa ndikojnë qepa dhe specat në përkeqësimin e simptomave të urthit!

    Sa ndikojnë qepa dhe specat në përkeqësimin e simptomave të urthit!

    Urthi është një çrregullim tretës që prek stomakun dhe ezofagun. Ndjesia e djegies është e dhimbshme dhe e parehatshme.
    Kjo sëmundje shoqërohet nga simptoma të tjera që përfshijnë fryrjen, të vjellat, të përzierat, lemza, rënie në peshë, kollë e thatë dhe tharje e fytit.
    Urthi kërkon një disiplinë të fortë në regjimin ushqimor.

    Disa ushqime e nxisin atë dhe disa të tjera i zbusin simptomat.
    Roli i Qepëve Tek Urthi
    Prej  kohësh, qepët kanë qenë në listën e ushqimeve të ndaluara për njerëzit që vuajnë nga urthi.
    Qepa e pagatuar, ka tendencën të nxisë urthin tek njerëzit që nuk vuajnë prej tij dhe ta përkeqësojë atë tek ata që janë të prekur nga ky problem.
    Substancat e qepëve ndikojnë tek ezofagu dhe përshpejtojnë episodet e urthit.
    Roli i Specave Tek Urthi
    Deri më tani, nuk ka asnjë studim shkencor që të fajësojë specat për simptomat e urthit.
    Në fakt, udhërrëfyesit e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Merilandit në SHBA, këshillojnë pacientët e prekur nga urthi që të konsumojnë ushqime të pasura me antioksidantë, ku përfshihen edhe specat.
    Niveli i pehashit tek specat është nga 4.8 deri në 5.2, që do të thotë se ato janë alkalinë pra nuk shkaktojnë aciditet të tepërt në organizëm.
    Por kur vjen puna tek urthi, disa speca që përmbajnë kapsaicinë mund të përkeqësojnë simptomat e tij.
    Specat për mbushje nuk përmbajnë kapsaicinë.
    Sidoqoftë, njerëz të ndryshëm kanë toleranca po aq të ndryshme ushqimore.
    Nëse vëreni që specat ju shkaktojnë urth, atëherë mos i konsumoni ato.
    Ushqimet Më Të Përshtatshme Për Njerëzit Që Vuajnë Nga Urthi
    Disa ushqime të caktuara zbusin simptomat e urthit dhe janë ideale për shëndetin tuaj.
    Selinoja
    Kjo barishte arrin të neutralizojë aciditetin në stomak.
    Ajo është e pasur me proteina dhe antioksidantë që mbrojnë shtresat e stomakut dhe ulin rrezikun e ulçerës në këtë organ.
    Mund ta konsumoni në sallata ose lëng bashkë me mollë.
    Tërshëra
    Ushqimet e pasura me fibër ulin rrezikun e simptomave të aciditetit të stomakut.
    Këto ushqime, siç është tërshëra dhe drithërat e plota duhen konsumuar rregullisht për të parandaluar urthin.
    Xhenxhefili
    Ky zhardhok është i pasur me substanca që luftojnë inflamacionin dhe fuqizojnë imunitetin.
    Xhenxhefili ul prodhimtarinë e aciditetit në stomak.
    Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj ose ta përfshini në gatime.
    Shafrani
    Kjo erëz është plot me antioksidantë aktivë që luftojnë kancerin dhe bakteret.
    Studimet kanë konfirmuar se këto antioksidantë luftojnë dhe parandalojnë inflamacionin në ezofag.
    Salmoni
    Salmoni është një burim i shkëlqyer i astaksanthinës.
    Ky antioksidant, bashkë me të tjerët munden të pakësojnë ndjeshëm simptomat e urthit.
    Salmoni shkatërron bakteret që shkaktojnë ulçerën në stomak.
    Salmoni i egër në veçanti përmban pak yndyrë dhe rekomandohet të konsumohet rregullisht nga njerëzit që vuajnë nga urthi.

  • Sa Ndikojnë Qepa dhe Specat në Përkeqësimin e Simptomave të Urthit

    Sa Ndikojnë Qepa dhe Specat në Përkeqësimin e Simptomave të Urthit

    Urthi është një çrregullim tretës që prek stomakun dhe ezofagun.

    Ndjesia e djegies është e dhimbshme dhe e parehatshme.
    Kjo sëmundje shoqërohet nga simptoma të tjera që përfshijnë fryrjen, të vjellat, të përzierat, lemza, rënie në peshë, kollë e thatë dhe tharje e fytit.
    Urthi kërkon një disiplinë të fortë në regjimin ushqimor.
    Disa ushqime e nxisin atë dhe disa të tjera i zbusin simptomat.
    Në këtë artikull do të mësoni për rolin e qepës dhe specit në simptomat e urthit .
    Roli i Qepëve Tek Urthi
    Prej  kohësh, qepët kanë qenë në listën e ushqimeve të ndaluara për njerëzit që vuajnë nga urthi.
    Qepa e pagatuar, ka tendencën të nxisë urthin tek njerëzit që nuk vuajnë prej tij dhe ta përkeqësojë atë tek ata që janë të prekur nga ky problem.
    Substancat e qepëve ndikojnë tek ezofagu dhe përshpejtojnë episodet e urthit.
    Roli i Specave Tek Urthi
    Deri më tani, nuk ka asnjë studim shkencor që të fajësojë specat për simptomat e urthit.
    Në fakt, udhërrëfyesit e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Merilandit në SHBA, këshillojnë pacientët e prekur nga urthi që të konsumojnë ushqime të pasura me antioksidantë, ku përfshihen edhe specat.
    Niveli i pehashit tek specat është nga 4.8 deri në 5.2, që do të thotë se ato janë alkalinë pra nuk shkaktojnë aciditet të tepërt në organizëm.
    Por kur vjen puna tek urthi, disa speca që përmbajnë kapsaicinë mund të përkeqësojnë simptomat e tij.
    Specat për mbushje nuk përmbajnë kapsaicinë.
    Sidoqoftë, njerëz të ndryshëm kanë toleranca po aq të ndryshme ushqimore.
    Nëse vëreni që specat ju shkaktojnë urth, atëherë mos i konsumoni ato.
    Ushqimet Më Të Përshtatshme Për Njerëzit Që Vuajnë Nga Urthi 
    Disa ushqime të caktuara zbusin simptomat e urthit dhe janë ideale për shëndetin tuaj.
    Selinoja
    Kjo barishte arrin të neutralizojë aciditetin në stomak.
    Ajo është e pasur me proteina dhe antioksidantë që mbrojnë shtresat e stomakut dhe ulin rrezikun e ulçerës në këtë organ.
    Mund ta konsumoni në sallata ose lëng bashkë me mollë.
    Tërshëra
    Ushqimet e pasura me fibër ulin rrezikun e simptomave të aciditetit të stomakut.
    Këto ushqime, siç është tërshëra dhe drithërat e plota duhen konsumuar rregullisht për të parandaluar urthin.
    Xhenxhefili
    Ky zhardhok është i pasur me substanca që luftojnë inflamacionin dhe fuqizojnë imunitetin.
    Xhenxhefili ul prodhimtarinë e aciditetit në stomak.
    Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj ose ta përfshini në gatime.
    Shafrani
    Kjo erëz është plot me antioksidantë aktivë që luftojnë kancerin dhe bakteret.
    Studimet kanë konfirmuar se këto antioksidantë luftojnë dhe parandalojnë inflamacionin në ezofag.
    Salmoni
    Salmoni është një burim i shkëlqyer i astaksanthinës.
    Ky antioksidant, bashkë me të tjerët munden të pakësojnë ndjeshëm simptomat e urthit.
    Salmoni shkatërron bakteret që shkaktojnë ulçerën në stomak.
    Salmoni i egër në veçanti përmban pak yndyrë dhe rekomandohet të konsumohet rregullisht nga njerëzit që vuajnë nga urthi./AgroWeb.org

  • Nivel i lartë i pesticideve/ Kroacia kthen pas specat shqiptarë, heshtin institucionet

    Nivel i lartë i pesticideve/ Kroacia kthen pas specat shqiptarë, heshtin institucionet

    Më 12 Mars, përmes sistemit të alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF), një ngarkesë me speca nga Shqipëria, që kishte nivele të larta pesticidësh, u ndalua në Kroaci.
    Specat u klasifikuan me rrezik të lartë për konsumatorin, për shkak të përmbajtjes shumë të lartë të pesticideve. RASFF njoftoi se shqetësimi ishte serioz.
    Ngarkesa përmbante flonicamid, një insekticid që përdoret për kontrollin e dëmtuesve në fusha dhe sera. Ky pesticid ka një tretshmëri të lartë në ujë dhe mund të shkaktojë efekte negative tek gjitarët, përfshirë njerëzit, veçanërisht në mëlçi dhe veshka.
    Pavarësisht alarmit të dërguar nga RASFF, ende nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar nga Ministria e Bujqësisë për trajtimin e ngarkesës. Pothuajse një muaj pas këtij njoftimi, mbetet e paqartë se ku ka përfunduar ngarkesa – nëse është asgjesuar apo shpërndarë në tregun shqiptar, siç ndodhi me mandarinat që u refuzuan nga Kroacia dhe më pas u shitur në vendin tonë.
    Asnjë përgjigje nga autoritetet për këto pyetje. Ndërkohë, për rastin e mandarinave, u arrestuan disa individë, por për çështjen e specave nuk ka ende asnjë informacion zyrtar.

  • Speca të Pjekur Turshi – Si t’i Përgatisni Plot Shije në Shtëpi

    Speca të Pjekur Turshi – Si t’i Përgatisni Plot Shije në Shtëpi

    Në këtë kohë tregjet mbushen plotë me speca gogozhare dhe nga ata që shumica i njohin me emrin; speca kapi.

    Përveç vlerave të shumta që kanë për organizmin, specat e kuq kanë dhe një shije totalisht të ndryshme nga specat e tjerë.
    Nëse i shtoni në gatimet tuaja, do t’i pasuroni me një aromë të papërshkrueshme dhe vërtetë të veçantë.
    Një nga format më të zakonshme që i përdorim specat e kuq, si gogozharet ashtu dhe ata kapi, janë të përgatitura si turshi.
    AgroWeb.org ju tregon sot një recetë mbase të re për disa, atë të specave të pjekur turshi.
    Specat e pjekur i japin lëngut të turshisë një shije krejtësisht ndryshe dhe më të mirë.
    Të përgatitura me recetën e AgroWeb.org, këto speca do të mund t’i ruani deri në një vit.
    Përbërësit

    2kg speca të kuq kapi
    1 gotë uji me lëng limoni
    2 gota uji me uthull të bardhë
    1 gotë uji me vaj ulliri
    2 thelpinj hudhra
    1 lugë e gjysmë çaji me kripë
    3 kavanoza qelqi

    Përgatitja
    Nëse doni që turshitë t’i ruani për një kohë të gjatë atëherë duhet të nisni me pastrimin e kavanozave.
    Por në rast se doni që t’i ruani në frigorifer vetëm për disa javë, atëherë mund ta anashkaloni këtë hap të recetës.
    Pra vendosni një tenxhere me ujë në zjarr dhe aty fusni kavanozat që do të përdorni për ruajtjen e turshive.
    Sigurohuni që të ketë ujë mjaftueshëm sa të mbulojë plotësisht kavanozat.
    Lëreni tenxheren në zjarr dhe ndërkohë vazhdoni me recetën.
    Pasi t’i keni larë dhe tharë specat e kuq vendosini në një tavë për pjekje.
    Mos harroni që t’i lyeni me pak vaj ulliri në të gjithë sipërfaqen e tyre.
    Vaji i ullirit do të bëjë të mundur që specat të piqen më shpejtë dhe që lëkura e tyre të shkëputet plotësisht nga tuli.
    Në momentin që specat të jenë pjekur nga njëra anë, nxirreni tavën dhe me një lugë kthejini nga ana tjetër.
    AgroWeb.org ju këshillon që të tregoni kujdes që të mos i shponi specat.
    Nëse keni sobë me gaz, mund t’i piqni dhe tek plitka e gazit për një përgatitje më të shpejtë.
    Pasi t’i keni pjekur specat vendosini në një tas dhe mbulojini me një pjatë për disa minuta.

    Kur të jenë ftohur pak, filloni dhe hiqni lëkurën nga tuli dhe pastrojini dhe nga farat.
    Pritini specat në gjysmë dhe lërini tek një tas i madh.
    Ndërkohë AgroWeb.org ju këshillon që të vini lëngun e limonit, uthullën, vajin e ullirit, hudhrën e prerë në copa të vogla dhe kripën, në një tenxhere për të zierë.
    Nga ana tjetër, sterilizoni edhe kapakët e kavanozave, duke marrë pak nga uji ku keni zierë kavanozat dhe fusni aty kapakët.
    AgroWeb.org ju këshillon që specat t’i ndani në mënyrë të barabartë tek kavanozat dhe më pas t’i mbushni me lëngun që përgatitët.
    Lëngu duhet të jetë i ngrohë kur ta hidhni tek specat, dhe sigurohuni që të lini një hapësirë rreth 2-3cm në grykën e kavanozit.
    Mbyllini kavanozat me kapak, por mos i shtrëngoni shumë fortë.
    Nëse doni t’i ruani për disa javë, mjafton që t’i fusni në frigorifer dhe mund t’i mbani rreth 3 javë.
    Ndërsa nëse doni t’i ruani për një kohë më të gjatë, atëherë futini kavanozat e mbushur në një tenxhere me ujë.
    AgroWeb.org ju këshillon që kavanozat të jenë të mbuluar me ujë afërsisht 2-3cm dhe ziejini për 15 minuta.
    Fikeni zjarrin dhe lërini kavanozat të ftohen në tenxhere për disa minuta.
    Më pas largojini nga tenxherja dhe lërini të ftohen plotësisht. Duhet të dëgjoni një zhurmë kërcitëse nga kavanozat, kjo ju tregon që kavanozat janë mbyllur hermetikisht.
    Kështu mund t’i ruani kavanozat deri në një vit./AgroWeb.org