Tag: spanjoll

  • Huijsen “ndez” El Clasicon: “Uroj që Yamal te Spanja të shkëleqejër por jo në La Liga”

    Huijsen “ndez” El Clasicon: “Uroj që Yamal te Spanja të shkëleqejër por jo në La Liga”

    Dean Huijsen po përshtatet çuditërisht shpejt me ekipin kombëtar spanjoll. Mbrojtësi 20-vjeçar, i sapoardhur nga transferimi i tij te Real Madrid, foli për Marca-n rreth përvojës së tij me La Roja dhe lidhjes së tij me Lamine Yamal, të dy mik dhe rival në ligë.
    “Lamine? Ai është një lojtar i shkëlqyer. Shpresoj që të bëjë mirë këtu me Spanjën, por që të mos na shkaktojë shumë probleme në ndeshjet tona të La Ligas”, bëri shaka qendërmbrojtësi i Madridit.
    Huijsen dhe Yamal mishërojnë në mënyrë të përsosur brezin e ri të futbollit spanjoll: talent të parakohshëm, një personalitet të fortë dhe shumë, shumë më tepër. “Është e veçantë që trajneri ka besim tek ne. Kjo tregon se ai nuk ka frikë të marrë rreziqe me lojtarët e rinj”, theksoi ish-lojtari i Juventusit, Romës dhe Frosinone-s, duke theksuar se si atmosfera në dhomën e zhveshjes nxit rritjen dhe pjekurinë.
    Hujsen foli gjithashtu për muajt e tij të parë te Real Madrid: “Është një hap i madh për çdo lojtar të vijë te Real Madrid. Ndihem mirë. Çfarë më pëlqen më shumë? Dhoma e zhveshjes, njerëzit… Të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Edhe ambientet, udhëtimet… gjithçka është spektakolare. Jam shumë i lumtur. I dëgjoj shumë Rüdiger dhe Carvajal, por jemi një grup shumë i lidhur dhe bëjmë gjëra së bashku.”

  • Mark Markez triumfon në Austri dhe nis festën e …titullit

    Mark Markez triumfon në Austri dhe nis festën e …titullit

    Nëse flitet për MotoGP gjithnjë këtë edicion në plan të parë del piloti spanjoll Mark Markez. Sot pas rikthimit të garës mbi motorë piloti i Ducati shënoi fitoren e tij të nëntë në Austri duke demostruar forcën e një kampioni të lindur.

    Pas ndoqi Marko Bexeki-n në gjysmën e garës ai kapërceu rezistencën e atij që mbajti pozicionin e pole duke ruajtur deri në fund kryesimin për fitoren e tij të gjashtë radhazi, të nëntën e sezonit të tij të jashtëzakonshëm.

    Në fakt kjo ishte fitorja e parë në Austri për kampionin e botës tetë herë (pothuajse nëntë herë). Vendi i dytë i shkoi Fermin Aldeguer, i cili fillimisht arriti Françesko Banjaia dhe Pedro Akosta dhe më pas shfrytëzoi luftën mes tyre për t’i parakaluar e marrë podin e parë. 20 vjeçari një tjetër spanjoll që garon për Racing Gresini.

    Bexeki zuri vendin e tretë në podium pas një performance të pamundur për të mbajtur pas “kanibalin” spanjoll. Ndërkaq me 9-të gara nga fundi i Botërorit 2025, ‘MM93’ kryeson i shkëputur nga vendi i dytë. Ai ka 418 pikë ndërsa Aleks 276 pikë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Nga një fuqi botërore në një fuqi rajonale: Pse u shemb Perandoria Spanjolle?

    Nga një fuqi botërore në një fuqi rajonale: Pse u shemb Perandoria Spanjolle?

    Zbulimi i “Botës së Re” nga Kristofor Kolombi në vitin 1492, i hapi rrugën një epoke të dominimit spanjoll mbi gjithë Evropën. Duke u shtrirë nga Luiziana tek Xhorxhia e Jugut e sotme në SHBA, zotërimet spanjolle jashtë vendit e bënë atë perandorinë më të pasur.

    Duke pasur në krye shtëpinë e fuqishme monarkike të Habsburgëve, që sundonte gjithashtu edhe Perandorinë e Shenjtë Romake, Spanja ishte udhëheqësja de fakto e Evropës. Ndërkohë Spanja e sotme mund të cilësohet me te drejtë si “e sëmura” e Bashkimit Evropian. Me një normë rritjeje ekonomike shumë poshtë mesatares së unionit, është e drejtë të ngrihet pyetja: Çfarë e shkaktoi rënien e njërës prej perandorive më të mëdha që ka parë historia?

    Spanja ishte në kulmin e fuqisë së saj nën sundimin e Karlit I dhe Filipit II. Në kohën e tyre, buxheti i Spanjës do të zgjerohet në një madhësi të paimagjinueshme. Ari që vinte nga Bota e Re, dhe më konkretisht Amerika e Jugut, depozitohej direkt në kryeqytet, duke e bërë perandorinë një nga më të pasurat në Evropë.

    Më vonë në mbretërimin e Filipit, ajo do të trashëgonte gjithashtu Portugalinë, e cila e zgjeroi më tej shtrirjen koloniale të Perandorisë Spanjolle, si dhe zotërimet e saj në Evropë. Ndërsa Spanja e arriti epokën e saj të artë, po kështu ndodhi edhe me Perandorinë Osmane në anën tjetër të Evropës.

    Dhe ky u bë një problem i madh, pasi mbretit të Spanjës i jepet tradicionalisht titulli i Monarkut Katolik nga Papa. Kjo do të thoshte se monarku i Spanjës ishte përgjegjës për mbrojtjen e Spanjës por edhe të Krishterimit brenda Evropës.

    Ekspansioni i osmanëve në Ballkan e shtoi shumë presionin ndaj spanjollëve. Duke mos e zmbrapsur dot perandorinë myslimane, Spanja do të humbiste prestigjin dhe legjitimitetin, pasi në atë kohë të gjithë në Perëndim prisnin që Spanja të mbronte të gjithë të krishterët.

    Por sprapsja e fuqisë më të fuqishme myslimane në lindje nuk do të ishte e lehtë. U formua një Lidhje e Shenjtë për të luftuar kundër agresorit lindor, dhe për të garantuar sigurinë për kombet më të vogla të Mesdheut. Një nga përpjekjet e dukshme të Lidhjes ishte Beteja e Lepantos, ku Marina e Lidhjes së Shenjtë dhe ajo osmane luftuan se kush do të kontrollonte Mesdheun.

    Duke e parë Marinën Osmane si kërcënimin më të madh për të krishterët në Mesdhe, u mor vendimi për asgjësimin e saj njëherë e përgjithmonë. Ndonëse beteja përfundoi me një fitore të Lidhjes së Shenjtë, Armada Spanjolle dhe pjesa tjetër e marinës dolën të dëmtuar rëndë nga ajo përballje ushtarake.

    Për të riparuar dëmet, paratë duhej të dilnin nga thesari spanjoll. Ndërkohë edhe Reformimi Protestant e vuri në rrezik prestigjin e monarkut katolik. Lëvizja shkaktoi fillimin e Luftërave Fetare të Evropës dhe kryesisht Luftës Tridhjetëvjeçare (1618-1648).

    Një problem i madh me të cilin do të përballej Spanja si rezultat i këtyre luftërave, ishin trazirat që shpërthyen në zotërimet e saj në Evropën Veriore. Në rajonin e Holandës, Reformimi pati shumë ndikim, gjë që e zgjeroi ndarjen tashmë të dukshme midis nënshtetasve dhe sundimtarit të tyre në rajon.

    Trazirat në rajon ishin gjithnjë të pranishme. Për 80 vjet, populli i rajonit të Holandës bëri fushatë për pavarësi nga kurora spanjolle përmes revoltave dhe kryengritjeve. Në fund, perandoria vendosi se nuk ia vlente ta mbante nën kontroll një territor tashmë të paqëndrueshëm dhe e njohu pavarësinë e Holandës në vitin 1648.

    Ndërkohë me një konkurrente të re si Franca, si në tregti ashtu edhe në kolonizim, nisi të dukej sikur Epoka e Artë e perandorisë spanjolle kishte marrë fund. Por lajmi i keq nuk u ndal me kaq. Jo shumë kohë pas pavarësisë së Holandës, Luigji XIV pa mundësinë për ta vendosur Francën në krye të politikës evropiane.

    Duke e rrënuar Spanjën, mbreti francez do të fitonte titullin e monarkut kryesor të Evropës, dhe me një Spanjë të dobët, kjo ishte koha e duhur për të goditur. Si një zgjatimi i Luftës 30-vjeçare, Lufta Franko-Spanjolle (1635-1659), do të përfundonte me Betejën e Dunave (1658) ku ushtria spanjolle do të shkatërrohej nga ajo franceze.

    Traktati i Pirenejve garantoi rolin e Francës si udhëheqëse e Evropës, ndërsa Spanja kaloi në vendin e dytë. Traktati pati pasoja shumë të rënda territoriale për Spanjën, me humbjen e Flandrës spanjolle dhe një pjesë të madhe të Katalonjës së Veriut, që i kaluan Francës.

    Shumë historianë e shohin Traktatin e Pirenejve si fundin e Epokës së Artë spanjolle. Por sigurisht që ndikuan edhe faktorë të tjerë. Mes tyre destabiliteti brenda Gadishullit Iberik dhe trazirat që shkaktoi ai. Ato do të arrinin kulmin gjatë mbretërimit të Karlit II. Pas vdekjes së Filipit IV më 17 shtator 1665, djali i tij Karli II i njohur ndryshe si Karli i Magjepsur, trashëgoi fronin spanjoll në moshën 3-vjeçare.

    Duke qenë një fëmijë i dinastisë Habsburge, Karli ishte produkt i një linje të gjatë marrëdhëniesh inçestuale. Kjo bëri që ai të ishte jopjellor dhe me disa deformime fizike, për shkak të të cilave do të merrte pseudonimin “I magjepsuri”. Nga lindja dhe deri në vdekje, Karli do të ushtronte një pushtet minimal mbi mbretërinë e tij.

    Ai sëmurej shumë shpesh, gjë që do të thoshte se ishin pjesëtarët e oborrit ata që e sundonin më shumë mbretërinë. Dhe siç mund të pritej, kjo gjë shkaktoi konflikte brenda fisnikërisë për shkak të mungesës së një figure përbashkuese.

    “Gozhda” në “arkivolin” e Perandorisë Spanjolle do të ishte vdekja e Karlit II. Duke qenë se ishte infertil, ai nuk la pas asnjë fëmijë si trashëgimtar të mundshëm. Ndaj emëroi si pasues Filipin e Anzhuit, nipin e Luigjit XIV, mbretit të Francës. Filipi i ri kishte pretendime për fronin francez dhe atë spanjoll.

    Por asnjë vend nuk do të lejonte krijimin e një bashkimi të tillë. Prandaj nisi Lufta për Trashëgiminë e fronit Spanjoll (1701-1714). Ajo do të përfundonte me marrjen e fronit spanjoll nga Filipi dhe lëshime të mëtejshme territoriale ndaj Francës, Austrisë dhe Britanisë.

    Edhe pse ende e fuqishme, Spanja nuk do të dukej njëlloj si pas zbulimit të Botës së Re nga Kolombi. Nga një fuqi botërore në një fuqi rajonale, udhëtimi i Spanjës nëpër histori është tregues i natyrës së shumicës së perandorive. Asnjë perandori nuk mund të ekzistojë përgjithmonë, dhe Perandoria Spanjolle është një nga rastet tipike. / HIstory of Yesterday – Bota.al

  • Ylli spanjoll konfirmon largimin nga Valencia, tek Arsenal e presin për turneun aziatik

    Ylli spanjoll konfirmon largimin nga Valencia, tek Arsenal e presin për turneun aziatik

    15 Korrik 2025

    11:40

    Telesport

    Mbrojtësi 21-vjeçar spanjoll Cristhian Mosquera ka konfirmuar largimin e tij nga Valencia, klub ku është rritur dhe ka luajtur gjithë karrierën e tij (1 gol në 90 ndeshje zyrtare në katër sezonet e fundit në La Liga).
    Lajmin e konfirmoi vetë mbrojtësi për “Radio Marca”, ku u shpreh: “Valencia është shtëpia ime dhe gjithmonë do të jetë. Arrita këtu në moshën 12 vjeç dhe po largohem si burrë. Jam pak i trishtuar“.
    E ardhmja e tij do të jetë në Premier League. “Sky Sports News” raportoi se Arsenal është në bisedime me Valencia për një marrëveshje për Mosquera. “Topçinjtë” ofruan 13 milionë euro për lojtarin, por Valencia e vlerëson atë 25 milionë euro.
    Ekziston një optimizëm i kujdesshëm se mund të gjendet një kompromis për një tarifë. Mosquera ka hyrë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij me Valencia dhe kushtet personale nuk pritet të jenë problem.
    Mosquera pritet të fluturojë për në Angli që këtë javë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të finalizuar transferimin. Arsenal shpreson se gjithçka do të zgjidhet në kohë që Mosquera të jetë pjesë e skuadrës që do të fluturojë për në Azi për turneun para-sezonal.

  • Lamine Yamal mbush 18 vjeç, ja dy dhuratat që ylli spanjoll kërkon në të ardhmen

    Lamine Yamal mbush 18 vjeç, ja dy dhuratat që ylli spanjoll kërkon në të ardhmen

    14 Korrik 2025

    8:40

    Telesport

    Lamine Yamal mbushi ditën e diel 18 vjeç, duke u bërë zyrtarisht madhor. Asi spanjoll i Barcelona shprehu një urim për ditëlindje në kanalet zyrtare të klubit “Blaugrana”.
    “Në moshën 18 vjeç, kërkoj atë që kisha në moshën 16 dhe 17 vjeç, plus titujt që ende më mungojnë. Padyshim Kupa e Botës dhe Champions League“, tha Yamal.
    Yamal, i cili është tashmë një nga favoritët absolutë për të fituar Topin e Artë të ardhshëm, zbuloi mentalitetin e tij dhe çfarë e shtyn të dëshirojë gjithmonë më shumë pavarësisht moshës së tij.
    “Mentaliteti im më thotë se duhet të shkoj dhe të fitoj. Nuk mendoj për faktin se kam ende kaq shumë vite për të luajtur. Dua të fitoj tani dhe do të jap gjithçka për ta arritur këtë”, tha Yamal.
    “Të gjithë ‘golacakëve’ u them se do të jemi atje, do të luftojmë. Nuk ka dyshim se Liga e Kampionëve do të kthehet në shtëpi dhe unë gjithashtu synoj Kupën e Botës“, deklaroi spanjolli.

  • E kërkonte Inter, mesfushori spanjoll përfundon në Turqi nën urdhërat e Mourinho

    E kërkonte Inter, mesfushori spanjoll përfundon në Turqi nën urdhërat e Mourinho

    11 Korrik 2025

    12:55

    Telesport

    Marco Asensio po largohet gjithnjë e më shumë nga Inter. Pavarësisht se klubi zikaltër ishte interesuar dhe synonte të merrte mesfushorin sulmues spanjoll, duket se 29-vjeçari po merr një drejtim tjetër.
    Sipas mediave turke, Fenerbahçe e trajnerit José Mourinho shfrytëzoi momentin për të sjellë në Superligë lojtarin që sezonin e fundit e mbylli me Aston Villa. Ndërkohë që, ai është ende në pronësi të PSG.
    Transferimi I Marco Asensio drejt Fenerbahçe është në rrugë e sipër. Ish-lojtari i Real Madrid është i bindur për destinacionin dhe është gjithnjë e më afër pranimit të ofertës bujare të pagës së klubit turk.
    Ai do të mbërrijë në Stamboll brenda pak ditësh. Tani topi tani është në fushën e lojtarit te PSG, i cili tashmë e ka miratuar largimin e Asensio, por ende duhet të zgjidhë disa çështje të vogla burokratike me Fenerbahçe.

  • Lëvizje surprizë në merkaton e Milan, mesfushori spanjoll gati të veshë fanellën kuqezi

    Lëvizje surprizë në merkaton e Milan, mesfushori spanjoll gati të veshë fanellën kuqezi

    3 Korrik 2025

    11:02

    Telesport

    Mesfushori spanjoll Marco Asensio është një nga emrat më të lakuar ditët e fundit në merkato. Edhe pse është përfolur për një interesim të Fenerbahce, 29-vjeçari mund të zbarkojë në Itali.
    Jorge Mendes, agjenti i tij, ia ka propozuar sulmuesin spanjoll ekipit të Milan, të cilët po kërkojnë përforcime në sulm. Një lojtar me shumë përvojë, në pronësi të PSG, por që vjet luajti i huazuar tek Aston Villa në Premier League.
    Asensio do të largohet nga PSG sepse nuk është më pjesë e planeve të trajneri Luis Enrique dhe dëshiron të luajë më vazhdimisht. Fenerbahçe është shumë e interesuar për të dhe orët e fundit duket se ka pasur një takim me José Mourinho.
    Por Milan mund të bëhet një opsion i zbatueshëm pasi spanjolli do të dëshironte të qëndronte në një kampionat të nivelit të lartë, siç është Serie A. Ndërkohë që edhe agjenti i tij po insiston për të veshur fanellën kuqezi.

  • Marquez fiton në Holandë e shkëputet në renditje, dy italianë ngjiten në podium

    Marquez fiton në Holandë e shkëputet në renditje, dy italianë ngjiten në podium

    29 Qershor 2025

    14:50

    Telesport

    Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, fitoi sot garën e Cmimit të madh të Holandës në MotoGP. Ky është sukesi i 68-të në karrierë në këtë kategori për Marquez, duke barazuar një legjendë si Giacomo Agostini.
    Një triumf i merituar i pilotit spanjoll, që mori kreun e renditjes në xhiron e pestë dhe e mbrojti atë deri në fund. Ai arriti t’i përballojë me sukses sulmet e rivalvëve të tij, duke thelluar edhe më tej diferencën në renditjen e përgjithshme.
    Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy pilotë italianë, Marco Bezecchi me Aprilia e Francesco Bagnaia me Ducati tjetër. Zhgënjeu në këtë garë Alex Marquez me Ducati Gresini, që u rrëzua në mesin e garës.

  • EMRI/ Futbolli spanjoll në zi, ndërron jetë mbrojtësi 23-vjeçar

    EMRI/ Futbolli spanjoll në zi, ndërron jetë mbrojtësi 23-vjeçar

    Një lajm i rëndë ka tronditur futbollin spanjoll ditën e sotme, pasi është ndarë nga jeta futbollisti 23-vjeçar i Las Palama, Zeben Ramos.

    23-vjeçari kishte pësuar një askident automobilistik në 9 qershor në zonën e Arucas dhe prej 15 ditësh ndodhej në koma.
    Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të mjekëve, Ramos nuk arriti të mbijetonte nga plagët e rënda që kishte pësuar.

    “UD Las Palmas shpreh keqardhjen më të thellë për ndarjen nga jeta të Zebensui Ramos Gonzalez, i njohur në futboll si Zeben. Lojtari i ekipit Las Palmas C, në moshën 23-vjeçare, nuk mundi të mbijetojë pas plagëve të marra në aksidentin tragjik më 9 qershor”, thuhet ën deklaratën e klubit sdpanjoll.
    23-vjeçari konsiderohej si një mbrojtës i krahut të majtë me një të ardhme përpara. Ai ishte një i ri i talentuar dhe shumë puntor, si dhe një djalë shembullor.