Tag: spanjoll

  • Spanjollët dominojnë në Indonezi, triumfon Aldeguer, kampioni i botës rrëzohet që në start

    Spanjollët dominojnë në Indonezi, triumfon Aldeguer, kampioni i botës rrëzohet që në start

    5 Tetor 2025

    9:57

    Telesport

    Piloti spanjoll i Ducati Gresini, Fermin Aldeguer, është shpallur sot fitues i garës së Cmimit të Madh të Indonezisë në MotoGP. Ai zhvilloi një garë të qetë, të cilën e dominoi nga xhiro e parë deri tek e fundit, duke e merituar fitoren.
    Në vendin e dytë u rendit spanjolli i KTM, Pedro Acosta, që la pas patriotin e tij Alex Marquez me motorin tjetër të Gresini. Një dominim spanjoll në pistën e Mandalika, në një garë ku Aldeguer mbërriti në finish 7 sekonda para rivalëve.
    Spanjolli Marc Marquez me Ducati, që një javë më parë u shpall kampion bote në Japoni, u rrëzua që në xhiron e parë pas një kontakti me Marco Bezzecchi (Aprilia). Jashtë garë edhe italiani Francesco Bagnaia me motorin tjetër Ducati.

  • Tragjedi në futbollin spanjoll! Portieri 19-vjeçar humb jetën pas dëmtimit të rëndë në kokë

    Tragjedi në futbollin spanjoll! Portieri 19-vjeçar humb jetën pas dëmtimit të rëndë në kokë

    Portieri spanjoll Raul Ramirez Osorio, vetëm 19 vjeç, ka humbur jetën pas një goditjeje të fortë në kokë gjatë ndeshjes mes Colindres dhe Revilla.
    Incidenti ndodhi të shtunën, kur Osorio ra pa ndjenja në fushë dhe pësoi arrest kardiak. Trajneri i tij reagoi menjëherë duke i dhënë frymëmarrje artificiale, ndërsa një studente e infermierisë që ndodhej si spektatore arriti ta rikthente përkohësisht me manovra shpëtimi.
    Futbollisti u dërgua në gjendje kritike në spitalin Marqués de Valdecilla në Santander, ku u shtrua në kujdes intensiv. Pas dy ditësh luftë për jetën, mjekët konfirmuan ndarjen e tij nga jeta.

    Ndërkohë, Federata Mbretërore e Futbollit të Kantabrisë publikoi sot një deklaratë zyrtare ku theksoi: “Federata Mbretërore e Futbollit të Kantabrisë shpreh keqardhje të thellë për të njoftuar se portieri i Colindres, Raul Ramirez, ka ndërruar jetë pas një përplasjeje aksidentale gjatë ndeshjes së së shtunës së kaluar”.
    /vizionplus.tv

  • Panik për ministren, bllokohet GPS i avionit gjatë udhëtimit

    Panik për ministren, bllokohet GPS i avionit gjatë udhëtimit

    Bota E Mërkurë, 24 Shtator 2025 20:24
    Një avion ushtarak spanjoll që transportonte ministren e Mbrojtjes, Margarita Robles pësoi një bllokim të GPS-it. Avioni ushtarak spanjoll, një A330 ishte duke udhëtuar pranë enklavës ruse të Kaliningradit, në momentin që u bllokua GPS.
    Ministrja e Mbrojtjes ishte duke udhëtuar drejt Lituanisë ku do të takohej me homologun e saj lituanez Dovile Sakaliene, ndërsa në bord ndodheshin edhe të afërm të pilotëve spanjollë, të cilët marrin pjesë në misionin e NATO-s në krahun lindor të Evropës. Përpjekja e dukshme për të prishur GPS-in e aeroplanit nuk ndikoi në fluturim, pasi avioni merr sinjal nga një satelit ushtarak.
    Bashkimi Evropian ka deklaruar se do të vendosë satelitë shtesë në orbitën e ulët të Tokës për të rritur rezistencën ndaj ndërhyrjeve në sistemin GPS , me qëllim kryesor përmirësimin e aftësive të tyre të zbulimit.

  • Incident në Balltik, avionit të ministres spanjolle të Mbrojtjes i fiket GPS pranë Kaliningradit

    Incident në Balltik, avionit të ministres spanjolle të Mbrojtjes i fiket GPS pranë Kaliningradit

    Një avion ushtarak spanjoll që mbante në bord Ministren e Mbrojtjes Margarita Robles pësoi një defekt në sistemin e GPS-it të mërkurën në mëngjes, teksa fluturonte pranë enklavës së Kaliningradit, të kontrolluar nga Rusia, në detin Balltik.
    Avioni me ministren Robles ishte duke fluturuar drejt Lituanisë në momentin kur hasi defektin. Përveç Robles, avioni transportonte të afërm të pilotëve spanjollë që ishin pjesë e misionit të ri të mbrojtjes ajrore të NATO-s në krahun e saj lindor, i nisur më parë gjatë këtij muaji. Kontingjenti spanjoll, i njohur si misioni Vilkas që do të thotë ujk në lituanisht, javën e kaluar interceptoi tetë avionë rusë që operonin mbi Detin Baltik.
    Robles do të zhvillonte një takim dypalësh me homologun e saj lituanez Dovile Sakaliene gjatë një vizite në bazën ajrore Siauliai të mërkurën në mëngjes, sipas axhendës së qeverisë spanjolle.
    Një komandant në bordin e avionit spanjoll u tha gazetarëve që udhëtonin me Robles se incidente të tilla janë të zakonshme kur fluturojnë pranë Kaliningradit, si për avionë civilë ashtu edhe për ushtarakë, dhe se avioni spanjoll mund të vijonte rrugën duke përdorur satelitë ushtarakë.
    Incidenti vjen pas një tjetër incidenti, ku sistemi GPS i një avioni që transportonte Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u bllokua ndërsa ishte duke udhëtuar për në Bullgari më 31 gusht. Një zëdhënës i BE-së tha asokohe se autoritetet bullgare dyshonin se incidenti ishte për shkak të ndërhyrjeve nga Rusia.
    Estonia dhe Finlanda fqinje e kanë fajësuar më parë Rusinë për bllokimin e pajisjeve të navigimit GPS në hapësirën ajrore të rajonit, por Moska ka mohuar ndërhyrjen në rrjetet e komunikimit dhe satelitëve.

  • Barcelona kritikoi Kombëtaren e Spanjës për Yamal, ylli spanjoll nuk luan në Champions League

    Barcelona kritikoi Kombëtaren e Spanjës për Yamal, ylli spanjoll nuk luan në Champions League

    Lamine Yamal humbi ndeshjen e kampionatit spanjoll kundër Valencias të dielën dhe klubi i Barcelonës thotë se ylli i tyre ndjen dhimbje pasi luajti për ekipin kombëtar spanjoll gjatë pushimit ndërkombëtar.
    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, kritikoi Federatën Spanjolle të Futbollit për Yamal që luajti “minuta të panevojshme” në ndeshjet bindëse kualifikuese të Kupës së Botës, edhe pse tha se dihej që kishte dhimbje.
    Federata u përgjigj se nuk kishin marrë asnjë njoftim zyrtar nga Barcelona në lidhje me dëmtimin e lojtarit. Dhe me gjithë këtë mos marrëveshje përfiton Neëcastle që sot do të ketë një hall më pak në shtëpi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     

  • “Luis Enrique ishte i pari që i tha Neymarit: Shumë mirë që po largohesh…”

    “Luis Enrique ishte i pari që i tha Neymarit: Shumë mirë që po largohesh…”

    16 Shtator 2025

    14:38

    Alfred Lleshi

    Luis Campos, drejtori sportiv i PSG, ka zbuluar në një intervistë për “RMC Sport” detaje të forta mbi largimin e Neymar në vitin 2023 dhe rolin e Luis Enrique. Sipas tij, trajneri spanjoll ishte i pari që ia tha brazilianit hapur: “Është më mirë që të largohesh”.
    Campos shpjegon se Enrique e pa futbollin ndryshe, duke vënë në plan të parë lojën kolektive dhe aktivizuar ata që tregonin më shumë në stërvitje çdo javë. Neymar u transferua drejt Arabisë Saudite në të njëjtën kohë kur Enrique mbërriti në Paris, pasi kishin punuar bashkë më herët te Barcelona.
    Campos e cilësoi ardhjen e trajnerit spanjoll si “vendimin më të mirë” të tij te PSG, duke kujtuar takimin vendimtar në Barcelonë: “Në pak minuta kuptova se ai ishte njeriu i duhur. Pas një dite, gjithçka u mbyll. I thashë që do të ndërtonim një ekip pa presionin e Champions-it dhe ai m’u përgjigj: Unë vij për ta fituar atë”.
     

  • Kryeministri spanjoll kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive

    Kryeministri spanjoll kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive

    pedro sanchez

    SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez bëri thirrje për përjashtimin e Izraelit nga ngjarjet sportive ndërkombëtare. Për fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës Izraeli duhet të trajtohet në mënyrë të ngjashme si Rusia për pushtimin e Ukrainës, tha Sánchez para anëtarëve të Partisë së tij Socialiste.
    Të dielën (15.09.) aktivistë pro-palestinezë ndërprenë fazën e fundit të garës çiklistike Vuelta a España, e cila u desh të shkurtohej, sepse protestuesit bllokuan itinerarin.
    Sánchez u bëri thirrje organizatave sportive të shqyrtojnë nëse është etike që Izraeli të vazhdojë të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.
    Madridi ndërpret kontratën për blerjen e raketahedhësve të projektuar në Izrael
    Qeveria spanjolle ka anuluar një kontratë me vlerë gati 700 milionë euro për blerjen e raketahedhësve të projektuar në Izrael. Konkretisht fjala është për një kontratë që i ishte dhënë një konsorciumi spanjoll për dymbëdhjetë njësi të sistemit të telekomanduar të raketahedhësve Silam, të zhvilluar nga sistemi Puls i grupit izraelit Elbit Systems.
    Javën e kaluar qeveria spanjolle paraqiti një sërë masash për të “ndaluar gjenocidin në Rripin e Gazës, për të ndjekur penalisht autorët dhe për të mbështetur popullsinë palestineze”. Këto masa përfshinin ndër të tjera ndalimin e marrëveshjeve për armë me Izraelin, që përfshin si shitjet ashtu edhe blerjet e armëve./dw

  • Spanja kërcënon të bojkotojë Eurovision-in nëse Izraeli merr pjesë

    Spanja kërcënon të bojkotojë Eurovision-in nëse Izraeli merr pjesë

    Bota E Hënë, 15 Shtator 2025 12:06
    Spanja duhet të bojkotojë Konkursin Europian të Këngës vitin e ardhshëm nëse Izraeli merr pjesë, deklaroi ministri spanjoll i kulturës, Ernest Urtasun, duke iu bashkuar vendeve të tjera europiane që kanë kërcënuar të tërhiqen nga eventi, raportoi AFP.
    Komentet e tij erdhën një ditë pasi gara e çiklizmit “La Vuelta” në Spanjë u ndërpre para kohe për shkak të protestave kaotike pro-palestineze në qendër të Madridit.

    Protestuesit që denonconin pjesëmarrjen e ekipit “Israel-Premier Tech” në njërën prej garave më të mëdha të çiklizmit, dolën jashtë kontrollit të policisë dhe pushtuan pistën në kryeqytetin spanjoll, duke detyruar organizatorët të shkurtonin fazën finale.

  • Izraeli sulmon kryeministrin Sanchez: Je një turp për Spanjën

    Izraeli sulmon kryeministrin Sanchez: Je një turp për Spanjën

    Tensionet diplomatike mes Izraelit dhe Spanjës janë thelluar pas deklaratave të ashpra të ministrit të Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, i cili e quajti kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe qeverinë e tij “një turp për vendin”. Reagimi erdhi pas protestave masive pro-palestineze të zhvilluara në Madrid të dielën, të cilat çuan në anulimin e një etape të garës çiklistike Vuelta.

    “Disa ditë më parë, kryeministri spanjoll shprehu keqardhje që nuk kishte një bombë atomike për të ndaluar Izraelin. Sot, ai u bëri thirrje protestuesve të dilnin në rrugë. Një turmë pro-palestineze, me slogane nxitëse, ndërpreu garën çikliste Vuelta. Si rezultat, një ngjarje sportive që ka qenë gjithmonë një burim krenarie për Spanjën është anuluar. Pedro Sanchez dhe qeveria e tij janë një turp për Spanjën,” shkroi Sa’ar në platformën X.

    Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm që nga viti 2023, kur Madridi u rreshtua mes kritikëve më të fortë të operacioneve ushtarake izraelite në Gaza pas sulmit të Hamasit më 7 tetor. Spanja njohu zyrtarisht shtetin palestinez vitin e kaluar dhe këtë javë vendosi masa të reja ndëshkuese ndaj Izraelit, përfshirë një embargo të përhershme armësh.

    Si kundërpërgjigje, Sa’ar akuzoi qeverinë spanjolle për “vijë armiqësore anti-izraelite” dhe e cilësoi atë si “kundër hebrenjve”, duke pretenduar se përdor çështjen e konfliktit për të shpërqendruar opinionin publik nga “skandalet e korrupsionit”. Ai njoftoi gjithashtu se dy anëtarë të kabinetit të Sanchez nuk do të lejohen të hyjnë në Izrael, duke i akuzuar për “mbështetje të dyshuar për terrorizëm dhe dhunë kundër izraelitëve”.

  • Atleti spanjoll thyen rekordin botëror duke vrapuar 100 metra mbrapsht me taka të larta

    Atleti spanjoll thyen rekordin botëror duke vrapuar 100 metra mbrapsht me taka të larta

    Atleti spanjoll Christian Roberto López Rodríguez ka thyer një tjetër rekord të Guinness-it, këtë herë duke vrapuar 100 metra mbrapsht me taka të larta në vetëm 16.55 sekonda. Ai la pas rekordin e tij të mëparshëm prej 20.05 sekondash, të vendosur në emisionin spanjoll La Noche De Los Récords.

    Sipas rregullave të Guinness, këpucët duhej të kishin taka të paktën 7 centimetra dhe majë jo më të gjerë se 1.5 centimetra, duke e bërë sfidën edhe më të vështirë.

    Rodríguez njihet si një “koleksionist” rekordesh botërore, duke mbajtur mbi 80 tituj të Guinness-it.

    Mes tyre përfshihen: vrapimi më i shpejtë 400 metra me klompa, 100 metra me shapka, një milje duke balancuar shkopin e bilardos mbi gisht, si dhe sfida të tjera të pazakonta.

    Me këtë arritje të fundit, Rodríguez forcon edhe më shumë reputacionin e tij si një nga thyesit më të jashtëzakonshëm dhe më të çuditshëm të rekordeve në botë.