Tag: spanjoll

  • Noka: Rama këshilloi edhe kryeministrin spanjoll të mos ikte

    Noka: Rama këshilloi edhe kryeministrin spanjoll të mos ikte

    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar sërish ndaj hetimeve që SPAK po kryen mbi Belinda Ballukun. Për të standardet demokratike në vend janë shkelur rëndë dhe se në çdo shtet europian përgjegjësit politikë do të kishin dhënë dorëheqjen.
    ”Po të kishte standard demokratik, po të ndodhte në një shtet të Evropës, do jepnin dorëheqje të gjithë. Po ky nuk jep dorëheqje. Ky këshilloi edhe kryeministrin spanjoll për një rast korrupsioni të gruas, ‘mos jep dorëheqje’, i tha. Ku njeh dorëheqje ky?”, u shpreh Noka, duke iu referuar Ramës.
    Ai theksoi se sipas tij situata e korrupsionit ka degraduar në nivele të rrezikshme, duke akuzuar qeverinë se ka krijuar një sistem të kontrolluar nga afera dhe grupe të interesit.

  • Portieri spanjoll i Chelsea, shumë i ashpër me Yamal: “Cucurella e futi në xhep…”

    Portieri spanjoll i Chelsea, shumë i ashpër me Yamal: “Cucurella e futi në xhep…”

    26 Nëntor 2025

    13:01

    Alfred Lleshi

    Portieri spanjoll i Chelsea, Robert Sánchez, foli me ton triumfues pas fitores 3-0 ndaj Barcelonës në “Stamford Bridge”. Pasi e mbajti portën të paprekur, ai u ndal në zonën mikse dhe lëshoi një deklaratë të fortë kur u pyet për duelin Lamine Yamal–Cucurella. “E futi në xhep”, – u shpreh ai për shokun e skuadrës.
    Mesazhi i dytë dukej po ashtu i drejtuar ndaj talentit të Barçës, me të cilin ka ndarë dhomën e zhveshjes në kombëtaren spanjolle. “Të gjithë janë shumë të mirë derisa vijnë të maten në Premier League”, – tha portieri i Chelsea pas fitores së thellë ndaj skuadrës së Hansi Flick.
    I pyetur nëse Barcelona ishte favorite, Sánchez buzëqeshi: “Favoritë rezultuam ne”. Portieri spanjoll përgëzoi edhe Cucurella, kur ky i fundit mori çmimin MVP të ndeshjes.

  • Yamal “ngroh” Flick, ylli spanjoll gati për Chelsea-n, fiksohet data e rikthimit

    Yamal “ngroh” Flick, ylli spanjoll gati për Chelsea-n, fiksohet data e rikthimit

    Lamine Yamal mbetet një temë e nxehtë në Spanjë, por tashmë ai është një shqetësim për Barcelonën dhe trajnerin Hansi Flick. Yamal mungoi edhe në grumbullimin e fundit me ekipin përfaqësues, sërish për probleme në pubalgji.
    Në Barcelonë, nuk dëshirojnë të rrezikojnë, e kanë marrë me qetësi rikuperimin e Yamal, do të zbres në fushë vetëm në atë moment kur të jetë rikuperuar plotësisht pasi nuk dëshirojnë një tjetër ndalesë.

    Sipas mediave spanjolle, rikuperimi ka shkuar mirë dhe me shumë mundësi ylli spanjoll do të jetë në fushë kundër Chelsea-t në Champions League, por nuk përjashtohet mundësia që të marrë minuta edhe ndaj Bilbaos këtë fundjavë.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Çfarë ndryshimi ka mes futbollit spanjoll, anglez dhe italian? Ibrahimovic e shpjegon shumë qartë

    Çfarë ndryshimi ka mes futbollit spanjoll, anglez dhe italian? Ibrahimovic e shpjegon shumë qartë

    Zlatan Ibrahimovic, një nga futbollistët më “shëtitës” të brezit të tij, ka përjetuar nga afër stilin e lojës në disa nga ligat më të forta të botës. Pas një karriere që kaloi nga Malmö tek Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Manchester United dhe LA Galaxy, suedezi është në pozicionin ideal për të krahasuar mënyrën si luhet futbolli në vende të ndryshme.
    Për futbollin spanjoll, Ibra thekson cilësinë teknike dhe frymën e lojës: “Në La Liga përpiqen ta ndërtojnë lojën nga prapa. Edhe nëse niveli nuk është më i larti, ekipet gjithmonë përpiqen të luajnë futboll”.
    Për Italinë, ku ka luajtur me Juventusin, Interin dhe Milanin, ai thotë: “Është një futboll shumë taktik dhe i studiuar. Është më e rëndësishme të mbrohesh sesa të sulmosh. Për një sulmues është shumë e vështirë, por kur arrin të triumfosh, ndjenja është e mrekullueshme”.
    Ndërsa për Anglinë, ku veshi fanellën e Manchester United, përshkrimi është i qartë: “Në Premier League luhet me ritëm të çmendur, në sulm dhe mbrojtje. Edhe nëse je teknikisht i jashtëzakonshëm, nëse nuk përballon ritmin, nuk mund të ecësh përpara”.
     

  • Kina dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit

    Kina dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit

    Mbreti spanjoll Felipe VI dhe Presidenti kinez Xi Jinping nënshkruan të mërkurën marrëveshje mbi shkëmbimet gjuhësore dhe fusha të tjera, ndërsa të dyja palët u zotuan të forcojnë bashkëpunimin e tyre.

    Vizita e monarkut vjen në një kohë kur Spanja, ekonomia e katërt më e madhe e eurozonës, vazhdon të joshë Kinën dhe investimet kineze, ndërkohë që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë të tendosura nën presidencën e Donald Trump. Në prill, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, kreu i qeverisë së vendit, bëri vizitën e tij të tretë në Kinë në po aq vite.

    Spanja është një nga vendet më miqësore me Kinën në krahasim me vendet e tjera në Bashkimin Evropian në vitet e fundit.

    Felipe dhe Mbretëresha Letizia u pritën nga Xi dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan përpara Sallës së Madhe të Popullit në Pekin dhe u pritën me një performancë nga banda ushtarake dhe një përshëndetje me 21 topa. Kjo është vizita e parë shtetërore për mbretin spanjoll në Kinë dhe ai shoqërohej gjithashtu nga Ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Albares.

    “Kina është e gatshme të punojë krah për krah me Spanjën për të ndërtuar një partneritet strategjik gjithëpërfshirës që është më i qëndrueshëm strategjikisht, më dinamik në zhvillim dhe më me ndikim ndërkombëtar”, tha Xi në fjalën e tij hapëse, veçanërisht ndërsa situata ndërkombëtare është “komplekse dhe e paqëndrueshme”. Ai tha se Kina do të importojë gjithashtu më shumë produkte spanjolle, pa specifikuar, sipas një njoftimi të takimit nga lajmet zyrtare Xinhua.

    Felipe dhe Xi nënshkruan marrëveshje që nxisin bashkëpunimin në shkëmbimet gjuhësore, çështjet ekonomike dhe eksportimin e produkteve ujore në Kinë.

    Filipi pritet të takohet gjithashtu me kryeministrin kinez Li Qiang dhe Zhao Leji, kryetarin e organit më të lartë legjislativ të Kinës.

  • Banda shqiptare dhe një spanjoll, para gjykatës për kultivimin e kanabisit në Katalonjë

    Banda shqiptare dhe një spanjoll, para gjykatës për kultivimin e kanabisit në Katalonjë

    Gazeta spanjolle, CRONICA GLOBAL ka shkruar një artikull, ku tregon me detaje sesi banda shqiptare mbushte Katalonjën me kanabis. Në artikull theksohet se operacioni policor i dha fund aktivitetit të rrjetit, por kapitulli vendimtar do të zhvillohet tani, në gjykata.
    Mes grupit shqiptar ndodhet edhe një shtetas spanjoll, ku së bashku me bandën shqiptare, përballen me akuza për pjesëmarrje në grup kriminal, trafik të kanabisit, vjedhje të energjisë elektrike dhe posedim të paligjshëm armësh.
    CRONICA GLOBAL thotë ndër të tjera se organizata përbëhej nga dy grupe të dallueshme, por të ndërlidhura, të cilat kishin ngritur tre plantacione të mëdha, në Santa Coloma de Cervelló, Granollers dhe Vallirana. Dhe në të gjitha këto vende u zbuluan lidhje të paligjshme me rrjetin elektrik, sisteme trefazore dhe pajisje të teknologjisë së fundit, me vlerë prej mijëra eurosh.
    Sipas gazetës spanjolle, vetëm në këto tre plantacione, vjedhja e energjisë elektrike kapte vlerën e mbi 230.000 eurove. Gjithashtu në artikull mësohet se udhëheqësi bandës i njohur si “Arias Basurto”, kishte në banesën e tij bllokun e plotë me fitimet, kostot, shpërndarjet dhe parashikimet e korrjeve.
    Kanë kaluar tetë muaj që nga momenti kur skuadrat speciale të policisë spanjolle ndërmorën operacionin “Trifásico”, një aksion kundër një rrjeti kriminal me origjinë shqiptare që merrej me kultivimin dhe trafikun e kanabisit në Katalonjë. Operacioni policor i dha fund aktivitetit të rrjetit, por kapitulli vendimtar do të zhvillohet tani, në gjykata.
    Gjykata ka lëshuar një vendim për nisjen e procedurave të përshpejtuara gjyqësore, që do të thotë se çështja ka kaluar fazën hetimore dhe se gjykatësja e konsideron se ka prova të mjaftueshme për të vazhduar. Ky është hapi paraprak përpara se Prokuroria të paraqesë aktakuzën dhe të kërkojë hapjen e gjykimit oral.
    12 të hetuarit janë çdo herë e më pranë bankës së të akuzuarve. Mes tyre ndodhet edhe një shtetas spanjoll, së bashku me anëtarët me origjinë shqiptare, të cilët përballen me akuza për pjesëmarrje në grup kriminal, trafik të kanabisit, vjedhje të energjisë elektrike dhe posedim të paligjshëm armësh.
    ‘Crónica Global’ publikoi ekskluzivisht lajmin për çmontimin e këtij rrjeti. Megjithatë, nuk ishte hera e parë që këta “narkos” përballeshin me policinë. Sipas nën/inspektorit Óscar Durán, shefit të Njësisë Territoriale të Hetimit, shumica e anëtarëve të këtij grupi ishin arrestuar dhe proceduar më parë në Katalonjë për ngjarje të së njëjtës natyrë.
    Në këtë rast, risi nuk ishte vetë krimi, por niveli i profesionalizimit, aftësia për t’u rikthyer dhe përmasat industriale të aktivitetit. Sipas vendimit gjyqësor, organizata përbëhej nga dy grupe të dallueshme, por të ndërlidhura, të cilat kishin ngritur tre plantacione të mëdha: në Santa Coloma de Cervelló, Granollers dhe Vallirana.
    Në të gjitha këto vende u zbuluan lidhje të paligjshme me rrjetin elektrik, sisteme trefazore dhe pajisje të teknologjisë së fundit, me vlerë prej mijëra eurosh. Vetëm në këto tre plantacione, vjedhja e energjisë elektrike kapte vlerën e mbi 230.000 eurove.
    Udhëheqësi operativ i grupit më të fortë, i njohur si “Arias Basurto”, shfaqet si bërthama logjistike, tregtare dhe kontabël e rrjetit. Në fakt, gjatë kontrollit të banesës së tij u gjet edhe një agjendë e plotë me shënime për fitimet, kostot, shpërndarjet dhe parashikimet e korrjeve: një libër llogarish kriminal i vërtetë.
    Pranë tij vepronin dy personat e besuar, të cilët ishin përgjegjës për: sigurimin e mjeteve, blerjen e materialeve në dyqane, transportimin e ushqimit dhe veglave për “kopshtarët” që punonin në magazina, dhe kontrollin e rotacionit të plantacioneve dhe prerjen e drogës. Puna ishte e ndarë në: “kopshtarë”, transportues, furnizues dhe drejtim. Asgjë e improvizuar.
    Figura kyçe për t’i dhënë rrjetit një pamje ligjore ishte Ramón C. C., i vetmi spanjoll ndër 12 të hetuarit. Mes funksioneve të tij ishin marrja me qira e magazinave dhe banesave në emrin e tij ose përmes të tjerëve, veprimi si lidhje mes dy grupeve dhe lehtësimi i logjistikës së brendshme të rrjetit.
    Gjatë kontrollit në banesën e tij në Vallirana, u sekuestruan gjithashtu tre armë zjarri dhe municion: një pistoletë Llama 9 mm, një Star kalibër 7,65 mm dhe një Astra 9 mm. Ky arsenal shtëpiak forcon, sipas gjykatëses, karakterin e organizuar dhe potencialisht të dhunshëm të grupit.
    Gjykatësja e hetimit shprehet se ekzistojnë indikacione të arsyeshme të kriminalitetit të mjaftueshme për të mbështetur akuzën, të bazuara në: raportet policore, informacionet e E-Distribución, bimët e konfiskuara, llogaritë e shkruara me dorë dhe armët e gjetura.
    Po ashtu, ‘modus operandi’ i përshkruar tregon për një mafie të “artit të gjelbër” me dizajn pothuajse biznesi. Me aftësi për të marrë me qira magazina të mëdha dhe t’i kthente ato në serra industriale kanabisi, me një hierarki vertikale dhe me një përfaqësues për të marrë me qira ambientet dhe për të lëvizur paratë që vinin nga trafiku i drogës.
    Tetë muaj pas arrestimeve, procesi hyn në një fazë kyçe: Prokuroria dhe palët kanë dhjetë ditë për të paraqitur akuzat. Pas kësaj, mbetet trajtimi i fundit: gjyqi oral. Pra, të gjitha ngjarjet që ndodhën në magazina do të duhet të shpjegohen para një gjykate. Megjithatë, si në çdo histori, ekzistojnë versione të ndryshme. Álvaro Machado, avokat në zyrën Vosseler, përfaqëson disa nga të arrestuarit, përfshirë edhe atë që agjentët e kanë quajtur udhëheqësi i grupit.
    Avokati konsideron se, ndoshta për mungesë kohe, bëhet fjalë për një hetim “të shpejtë”, i cili sipas tij “shpesh përkthehet në hetime të paplota, të kryera shpejt dhe me ngut”. Sipas tij, ky lloj hetimi shkel shpesh të drejtat e personave të hetuar, ku, si në këtë rast, sigurohet se një person është udhëheqës i organizatës vetëm bazuar në dy fotografi të marra gjatë një ndjekjeje, përfundon ai.

  • Yamal kthehet te goli, por shtypi spanjoll mbetet kritik: Ende nuk arrin ta bëjë realisht diferencën

    Yamal kthehet te goli, por shtypi spanjoll mbetet kritik: Ende nuk arrin ta bëjë realisht diferencën

    Barcelona u rikthye te fitorja pas zhgënjimit në “El Clásico”, duke mposhtur Elche 3-1 dhe ngushtuar përkohësisht diferencën me Real Madridin. Megjithatë, pavarësisht suksesit, jo çdo gjë ishte pozitive, sidomos për Lamine Yamal.
    Talenti i ri blaugrana, ende i shqetësuar nga pubalgjia, zhbllokoi sfidën në minutën e 9-të me një goditje të fuqishme pas asistit të Baldé. Një shkëndijë klasi që elektrizoi publikun në Montjuïc. Gjithsesi, sipas shtypit spanjoll, goli nuk mjafton për t’i fshehur vështirësitë e 18-vjeçarit.
    “Mundo Deportivo” theksoi se “u pa dëshira për t’u shpaguar, por niveli i tij fizik ende nuk i lejon të ndikojë realisht në lojë”, ndërsa Jorge D’Alessandro, në emisionin “El Chiringuito”, ishte edhe më kritik: “Dukej i ngadaltë, pak i përfshirë në lojë. Disa nga shpërqendrimet e tij mund t’i kishin kushtuar shtrenjtë Barcelonës”.
    Statistikat e konfirmojnë momentin e vështirë: 2 driblime të suksesshme nga 5 tentativa dhe vetëm 70.8% pasime të sakta në 88 minuta lojë, sipas të dhënave të “AS”. Shifra larg standardeve të tij. Të mërkurën, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Brugge, Yamal do të ketë mundësinë t’u përgjigjet kritikave dhe të tregojë se mbetet lideri i Barcelonës.
     

  • Rodri nuk do ta sfidojë të kaluarën e tij!

    Rodri nuk do ta sfidojë të kaluarën e tij!

    20 Tetor 2025

    20:01

    Telesport

    Rodri nuk do ta sfidojë të kaluarën e tij. Mesfushori spanjoll, fitues i Topit të Artë në vitin 2024, do të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis Villarrealit – klubit ku ai u rrit pasi luajti për Atlético Madrid – dhe Manchester Cityt, e planifikuar për nesër në mbrëmje (21:00) në stadiumin Ceramica. Arsyeja? Ai thjesht nuk është rikuperuar plotësisht nga një dëmtim në kofshë të pasme të pësuar gjatë ndeshjes kundër Brentford: “Nuk është një mungesë afatgjatë, por meqenëse është një problem muskulor, duhet të jemi të kujdesshëm”, shpjegoi Guardiola në një konferencë për shtyp.
    Në fund të fundit, shmangia e rreziqeve të panevojshme dhe zgjedhja e kujdesit është gjithmonë opsioni më i mirë, duke pasur parasysh se Rodri po rikuperohet herët nga një këputje e ligamentit të kryqëzuar në gju që pësoi nëntorin e kaluar, gjë që e mbajti jashtë për pjesën më të madhe të sezonit 2024-2025. Megjithatë, ai nuk do të mungojë vetëm kundër Villarrealit.
    Guardiola ka sqaruar se mesfushori spanjoll nuk ka gjasa të jetë i disponueshëm edhe kundër Aston Villas për ndeshjen e xhiros së 9-të të Premier League këtë fundjavë. Nëse kjo konfirmohet, Rodri do të ketë humbur gati një muaj garash, duke përfshirë katër ndeshje me Manchester Cityn dhe dy me ekipin kombëtar spanjoll në kualifikueset e Kupës së Botës

  • Befason madrileni Fernandez, triumfon për herë të parë në MotoGP

    Befason madrileni Fernandez, triumfon për herë të parë në MotoGP

    Kampioni i shpallur pak ditë më parë Mark Markez nuk mori pjesë (i operuar në Madrid), një tjetër spanjoll rrëmben skenën në ndalesën e Austarlisë.

    Piloti spanjoll Raul Fernandez servir fitoren e parë të tij në MotoGP me një performancë të përsosur në Phillip Island të Australisë.

    Në garën debutuese në MotoGP shfaqet me stil, ndërkohë që i dha edhe ekipit Trackhouse MotoGP fitoren e parë në këtë kategori. Fabio Di Xhanantonio (Pertamina Enduro VR46 Racing Team) doli nga vendi i 10-të në pistën e nisjes për t’u renditur i dyti me vetëm1.4 sekonda larg Fernandez

    Ndërkohë Marko Bexeki (Aprilia Racing) pasi fitoi dje garën Sprint sot kaloi Aleks Markez (BK8 Gresini Racing MotoGP) në fund të garës për t’u ngjitur në podium pavarësisht një penalizimi të dyfishtë në një xhiro të gjatë.

    Vazhdo leximin

  • De La Fuente: Futbolli spanjoll është një burim i pashtershëm talentesh, jam me fat që i stërvis

    De La Fuente: Futbolli spanjoll është një burim i pashtershëm talentesh, jam me fat që i stërvis

    13 Tetor 2025

    9:21

    Telesport

    Pas ndeshjes Spanjë-Gjeorgji, të cilën skuadra spanjolle e fitoi 2-0, Spanja është në gjysmë të rrugës për të siguruar kualifikimin në botërorin e vitit te ardhshëm. Me 9 pikë të plota në tri fitore, Spanja është e qetë në rrugëtimin e saj.
    Trajneri Luis De La Fuente tha: “Ne po përmirësohemi vazhdimisht. Kemi një ekip lojtarësh të mrekullueshëm, të pangopur atletikisht. Ka lojtarë që po i bashkohen kauzës. Futbolli spanjoll është një burim i pashtershëm talentesh.”
    “Edhe ata që mungojnë zëvendësohen në mënyrë të përkryer nga të tjerët. Mungesa e tyre u ofron talenteve të tjerë të mëdhenj mundësinë për të luajtur. Është një gëzim i madh që na lejon të shohim potencialin e futbollit spanjoll”, tha De La Fuente.
    “Jam me fat që stërvit një brez kaq të mrekullueshëm dhe të pashtershëm lojtarësh. Nuk kemi asgjë tjetër përveç arsyeve për të qenë të lumtur”, deklaroi trajneri i kombëtares spanjolle.