Tag: spanjën

  • Barcelona zyrtarizon portierin Joan Garcia nga Espanjoli, aktivizon edhe klauzolën e blerjes së Niko Uilliamsit

    Barcelona zyrtarizon portierin Joan Garcia nga Espanjoli, aktivizon edhe klauzolën e blerjes së Niko Uilliamsit

    Adriatik BALLA
    Barcelona synon të bëjë skuadrën e befasive edhe në merkaton e kësaj vere, duke i vendosur nën presion rivalët e saj në Spanjë dhe në Europë, me shpresën se do të bëjë gati për sezonin e ri një skuadër madhështore, me emra të spikatur dhe me ambicie të mëdha. Barcelona e ka zyrtarizuar të mërkurën transferimin e portierit Joan Garcia nga Espanjoli, pasi e ka paguar 25 milionë euro klauzolën e lirimit të tij. 24-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me kampionen e Spanjës, ndërsa do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit të premten. Arsenali dhe Mançester Junajtid ishin interesuar për shërbimet e Garcias, por ai ka vendosur të qëndrojë në Spanjë. Qëkur debutoi për Espanjolin në vitin 2021, Garcia ka luajtur në 67 ndeshje.
    Garcia e ndihmoi Espanjolin të promovohet në La Liga në edicionin 2023-24, ndërsa ka luajtur rol vendimtar kur skuadra e siguroi mbijetesën në sezonin që përfundoi. Ai bëri 146 pritje në elitën e futbollit spanjoll, më shumë se çdo portier tjetër. Garcia ende nuk ka debutuar me Spanjën, por ka luajtur për grupmoshat. E fitoi medaljen e artë Olimpike me Spanjën në Paris në verën e kaluar. Ndërkohë, referuar edhe mediave të ndryshme spanjolle dhe ekspertëve të merkatos europiane, Barcelona ka vendosur që ta aktivizojë edhe klauzolën e blerjes së Niko Uilliamsit, ka njoftuar të mërkurën njohësi i transferimeve në futboll, Fabrizio Romano. Barcelona ka nisur tashmë negociatat dhe është e gatshme të shpenzojë 58 milionë euro, aq sa është klauzola e lirimit të futbollistit të Athletik Bilbaos.
    Por, Barcelona mund të has në problem për regjistrimin e tij shkaku i telasheve financiare, njësoj siç ndodhi në vitin e kaluar me Dani Olmon. Uilliams është zhvilluar si futbollist te Athletic Bilbao. Ndërkohë, në sezonin e fundit ishte sërish prej më të mirëve te skuadra e tij. Ai i realizoi 11 gola dhe i pati shtatë asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat. Niko Uilliams ka pasur paraqitje të mira edhe me Spanjën. Ka zhvilluar 28 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola. Ai është fitues i Kampionatit Evropian me Spanjën vitin e kaluar, ndërsa me Bilbaon është fitues i Kupës së Spanjës në edicionin 2023-24. Barcelona fitoi titullin në sezonin që lamë pas, por nuk ia doli të shkojë në finalen e Champions League, pasi u eliminua nga Interi. Gjithsesi,ajo do ta provojë sërish sezonin e ardhshëm.

  • EURO U-21: Spanja e nis me këmbë të mbarë, fiton në frymën e fundit ndaj Sllovakisë (video)

    EURO U-21: Spanja e nis me këmbë të mbarë, fiton në frymën e fundit ndaj Sllovakisë (video)

    11 Qershor 2025

    19:57

    Telesport

    Ka nisur sot kampionati Europian për 21-vjeçarët, i cili këtë herë zhvillohet në Sllovaki. Në ndeshjen hapëse të këtij kompeticioni, Sllovakia vendase u përball me Spanjën, e cila edhe pse vinte si super favorite këtë takim dhe kaloi në avantazh të dyfishtë, e pati shumë të vështirë të merrte 3 pikët në këtë takim, gjë që erdhi falë një goli në minutën e fundit të kohës së rregullt. Sllovakia duke pasur dhe mbështetjen e publikut nuk u dorëzua për asnjë moment dhe arriti të barazojë shifrat, por u ndëshkua në fund pas një goditjeje këndi.
    Spanjollët shënuan dy gola të shpejtë për 2 minuta në pjesën e parë. Fillimisht Marc Pubill shënoi pas një aksioni të bukur në minutën e 15-të dhe vetëm dy minuta më pas erdhi goli i dytë me Mateo Joseph, pas një aksioni model. Pjesa e parë u mbyll 0-2 për Spanjën.
    Pjesa e dytë nisi vrullshëm për vendasit e Sllovakisë, të cilët barazuan shifrat duke shënuar 2 gola për 5 minuta. Kopásek shënoi në minutën e 47-të, dukë përfituar nga një përgjumje e mbrojtes spanjolle, ndërsa Suslov barazoi shifrat në minutën e 52-të nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i fitores së madhe për Spanjën do të vinte në minutën e 90të me César Tárrega, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga goditja e këndit.
    Në orën 21:00 luhen edhe 3 ndeshje të tjera, në Grupin A, Italia luan me Rumaninë. Ndërsa në Grupin B kemi dy përballje: Portugali-Francë dhe Poloni-Gjeorgji.
    SHIKOGOLI I PUBILL
    SHIKOGOLIIMATEOJOSEPH
    SHIKOGOLIKOPASEK
    SHIKOPENALLTINEESUSLOV
    SHIKOGOLINETARREGA

  • Portugalia fiton sërish Ligën e Kombeve, mund Spanjën me penallti

    Portugalia fiton sërish Ligën e Kombeve, mund Spanjën me penallti

    Për herë të dytë në historinë e saj, Portugalia shpallet kampione e UEFA Nations League. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Roberto Martinez triumfoi ndaj Spanjës në një finale emocionuese të zhvilluar në Allianz Arena, Mynih.
    Spanja kaloi dy herë në epërsi gjatë ndeshjes: fillimisht me golin e Zubimendi në minutën e 21-të, dhe më pas me Oyarzabal, i cili shënoi në fundin e pjesës së parë (45’). Por lusitanët reaguan menjëherë.

    Nuno Mendes barazoi shifrat në minutën e 26-të, ndërsa Cristiano Ronaldo, në minutën e 61-të, realizoi golin e dytë për Portugalinë duke rikthyer balancën dhe dërguar ndeshjen drejt serisë së penaltive.
    Në fund, gjithçka u vendos nga “loteria” e 11-metërshave, ku Alvaro Morata gaboi penalltinë vendimtare për Spanjën, duke i dhuruar kështu trofeun Portugalinë.
    Ky është suksesi i dytë i Portugalisë në këtë kompeticion, pas fitores së parë në edicionin inaugural të vitit 2019.

  • Portugalia fiton Ligën e Kombeve falë “ruletës ruse”, Morata lë në baltë Spanjën (video)

    Portugalia fiton Ligën e Kombeve falë “ruletës ruse”, Morata lë në baltë Spanjën (video)

    Portugalia është fituesja e Ligës së Kombeve për këtë sezon, pasi ka mundur Spanjën në fund përmes “ruletës ruse”, ku luzitanët u treguan më të saktë.
    Sfida nisi vrullshëm për të dy ekipet, por spanjollët kaluan të parët në avantazh në minutën e 21-të. Pas një aksioni të shpejtë të spanjollëve dhe një topi të Lamine Yamal brenda zonës, Martin Zubimendi përfiton nga rrëmuja e krijuar dhe dërgon topin në rrjetë.
    Avantazhi i Spanjës nuk do të zgjaste shumë, pasi portugezët barazuan shifrat me Nuno Mendes, pas pesë minutash. Mbrojtësi 22-vjeçar bëri rolin e një sulmuesi të mirëfilltë dhe barazoi shifrat me një goditje shumë të bukur që përfundoi në portën e Unai Simon.
    Në fund të pjesës së parë, spanjollët kaluan sërish në avantazh pasi një kundërsulmi të shpejtë dhe një asisti fantastic të Pedri-t për Oyarzabal dhe ky i fundit dërgon topin për herë të dytë në portën e Diogo Jota-s. 45 minutat e para mbyllen 1-2 për Spanjën.
    Në minutën e 60-të, ishte radha e Cristiano Ronaldo për të shënuar dhe për të barazuar shifrat. Pas një kundërsulmi të bukur në krah, Nuno Mendez kroson brenda zonës, topi devijojet nga Le Normand dhe Cristiano Ronaldo që gjendej në kohën dhe në vendin e duhur, dërgoi topin në rrjetë.
    Në minutën e 88-të, Cristiano Ronaldo do të linte fushën e lojës i dëmtuar dhe në vendin e tij do aktivizohej Goncalo Ramos. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2. Ndeshja shkoi në kohën shtesë prej 30 minutash. Rezultati nuk ndryshoi as në shtesën prej 30 minutash. Ekipet iu drejtuan “ruletës ruse”, aty ku portugezët u treguan më të saktë dhe i shënuan të pesta goditjet e tyre, për spanjollët gaboi Alvaro Morata.
    SHIKOGOLAT

  • Pse u fikën dritat në Spanjë dhe Portugali? Ekspertët zbulojnë çfarë dimë deri tani: A është Evropa gati për një krizë të radhës

    Pse u fikën dritat në Spanjë dhe Portugali? Ekspertët zbulojnë çfarë dimë deri tani: A është Evropa gati për një krizë të radhës

    Një ndërprerje masive e energjisë elektrike që goditi Spanjën dhe Portugalinë të hënën ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë energjetike të rajonit dhe të gjithë BE-së. Mijëra njerëz mbetën pa energji për orë të tëra, teksa autoritetet përpiqen të kuptojnë shkakun e saktë të kësaj krize.
    Sipas operatorit spanjoll Red Eléctrica, ndërprerja u shkaktua nga një “lëkundje shumë e fortë në rrjetin elektrik” që shkëputi Spanjën nga sistemi energjetik evropian në orën 12:38. Kryeministri Pedro Sánchez deklaroi se situata është e pashembullt dhe ende nuk ka një përfundim zyrtar. Ai tha se çdo skenar po hetohet dhe asnjë pistë nuk përjashtohet, përfshirë sabotimin apo sulmet kibernetike — megjithëse nuk ka prova konkrete që sugjerojnë ndonjë akt të tillë.
    Rikthimi i energjisë ka qenë një sfidë teknike. Operatorët u detyruan të rindërtojnë sistemin hap pas hapi duke përdorur burime si hidrocentralet. Ndihma erdhi edhe nga fqinjët, përfshirë Francën, e cila dërgoi 700 megavat energji për të ndihmuar stabilizimin e rrjetit.

    Kriza ka nxjerrë në pah dobësitë e lidhjeve ndërkufitare të sistemit energjetik të Gadishullit Iberik me pjesën tjetër të BE-së. Edhe pse janë bërë përpjekje për të forcuar këto ndërlidhje, përparimi ka qenë i ngadalshëm. Disa ekspertë mendojnë se më shumë ndërlidhje do të ndihmonin në raste emergjente, ndërsa të tjerë paralajmërojnë se ato mund të rrezikonin përhapjen e krizave në më shumë vende.
    Spekulimet për ndonjë sulm të mundshëm u hodhën poshtë nga zyrtarët e BE-së, të cilët nënvizuan se nuk ka indikacione për ndonjë akt sabotimi.
    Ndërkohë, shumë sytë janë kthyer drejt sistemit të energjisë së gjelbër të rajonit. Spanja dhe Portugalia furnizohen gjerësisht nga burime të rinovueshme, por ekspertët sigurojnë se ato nuk kanë qenë shkaku i ndërprerjes. Rrjeti kishte prodhim të mjaftueshëm nga burimet konvencionale përpara incidentit dhe sistemi është i pajisur me masa për të shmangur kërcënime të tilla nga energjia diellore apo e erës.
    Për momentin, hetimet vazhdojnë dhe përpjekjet për të forcuar rrjetin e energjisë në nivel rajonal pritet të marrin vrull të ri.
    /vizionplus.tv

  • Spanja, Portugalia edhe Franca në “black out”/ Kaos nga ndërprerja e energjisë

    Spanja, Portugalia edhe Franca në “black out”/ Kaos nga ndërprerja e energjisë

    Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka prekur Spanjën, Portugalinë edhe Francën rreth orës 12:30 të ditës së sotme.
    Arsyet e ndërprerjes së energjisë elektrike nuk janë zbuluar ende, ndërkohë që linjat telefonike janë ndërprerë në të gjithë Spanjën.
    Raportet lokale thonë se ka pasur bllokimet trafiku në qendër të kryeqytetit spanjoll, Madrid, për shkak të mos funksionimit të semaforëve.
    Operatori i rrjetit elektrik të Spanjës, Red Electrica, ka konfirmuar ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin.
    Ajo njoftoi se po punon për të rivendosur furnizimin me energji elektrike dhe për të analizuar shkaqet e ndërprerjeve.

  • Shkak moti i keq. Shembet godina në Spanjën jugore, 3 të vdekur

    Shkak moti i keq. Shembet godina në Spanjën jugore, 3 të vdekur

    Tre persona kanë humbur jetën kur një godinë u shemb në Spanjën jugore , e shkaktuar nga stuhia Nuria e cila u shoqërua nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, thanë shërbimet e shpëtimit.
    “Përplasja ndodhi pak pas orës 11:30 me orën lokale në një fermë në Coria del Rio , një komunitet prej 30,000 banorësh që ndodhet 15 kilometra larg Seviljes në Andaluzi” tha një zëdhënëse e shërbimeve të shpëtimit në një mesazh të postuar në mediat sociale.

    Sipas zëdhënëse, një banor ka njoftuar autoritetet duke shpjeguar se era ka “hequr çatinë” dhe ka dëmtuar muret e godinës. Me të mbërritur në vendngjarje, ekipet e shpëtimit zbuluan trupat e tre personave.
    “Burimet mjekësore kanë konfirmuar vdekjet, “tha qeveria rajonale e Andaluzisë në një njoftim për shtyp, duke cituar policinë se erërat goditën gjithashtu një shtyllë elektrike, me autoritetet që njoftuan kompaninë e energjisë.
    Ardhja e stuhisë Nuria , në brigjet e Spanjës dhe Portugalisë bëri sot Shërbimin Meteorologjik Spanjoll të shpallë alarmin për shumë rajone, përfshirë Andaluzinë për shkak të rrezikut të erërave të forta dhe reshjeve të dendura.
    Kjo është stuhia e pestë që godet Spanjën që nga fillimi i marsit, muaj në të cilin sasia e shiut të regjistruar është 2.5 herë më e lartë se nivelet normale për sezonin. Kjo seri e ngjarjeve ekstreme të motit ka bërë që gjithsej të paktën 10 persona të vdesin në aksidente.

  • Moti i keq shemb godinën në Spanjën jugore, tre persona humbin jetën

    Moti i keq shemb godinën në Spanjën jugore, tre persona humbin jetën

    Tre persona kanë humbur jetën kur një godinë u shemb në Spanjën jugore, e shkaktuar nga stuhia Nuria e cila u shoqërua nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, thanë shërbimet e shpëtimit.
    “Përplasja ndodhi pak pas orës 11:30 me orën lokale në një fermë në Coria del Rio , një komunitet prej 30,000 banorësh që ndodhet 15 kilometra larg Seviljes në Andaluzi” tha një zëdhënëse e shërbimeve të shpëtimit në një mesazh të postuar në mediat sociale.
    Sipas zëdhënëses, një banor ka njoftuar autoritetet duke shpjeguar se era ka “hequr çatinë” dhe ka dëmtuar muret e godinës. Me të mbërritur në vendngjarje, ekipet e shpëtimit zbuluan trupat e tre personave.
    “Burimet mjekësore kanë konfirmuar vdekjet, “tha qeveria rajonale e Andaluzisë në një njoftim për shtyp, duke cituar policinë se erërat goditën gjithashtu një shtyllë elektrike, me autoritetet që njoftuan kompaninë e energjisë.
    Ardhja e stuhisë Nuria, në brigjet e Spanjës dhe Portugalisë bëri sot Shërbimin Meteorologjik Spanjoll të shpallë alarmin për shumë rajone, përfshirë Andaluzinë për shkak të rrezikut të erërave të forta dhe reshjeve të dendura.
    Kjo është stuhia e pestë që godet Spanjën që nga fillimi i marsit, muaj në të cilin sasia e shiut të regjistruar është 2.5 herë më e lartë se nivelet normale për sezonin. Kjo seri e ngjarjeve ekstreme të motit ka bërë që gjithsej të paktën 10 persona të vdesin në aksidente.