Tag: spanjë

  • Zhduket bosi shqiptar i drogës në Spanjë, ja çfarë dyshohet

    Zhduket bosi shqiptar i drogës në Spanjë, ja çfarë dyshohet

    Miklovan Danaj, me origjinë nga Guri i Zi, Shkodër, ka humbur kontaktet me familjen që prej kësaj date. Bashkëshortja dhe vëllai i tij po e kërkojnë në çdo vend ku mund të jetë, përfshirë Spanjën, Shqipërinë dhe Italinë, ku kishte jetuar për shumë vite.
    Pak kohë më parë, familjarët kanë marrë një mesazh shqetësues nga një person i panjohur, i cili u ka thënë se: ‘Miklovani është vrarë, mos e kërkoni.’
    I riu dyshohet të ketë rënë viktimë e një vrasjeje në Spanjë, ndërsa trupi i tij mund të jetë hedhur në det. Miklovani, i njohur ndryshe si ‘Keli’, njihej si një figurë e rëndësishme në trafikun e drogës në Evropë.
    Burime pranë tij bëjnë me dije se shkaku i vrasjes lidhet me aktivitetin e tij në tregun e kokainës, ku kishte arritur të forconte pozitat e tij në Evropë.
    ‘Është një 30-vjeçar shqiptar nga Shkodra, zhdukur nga banda kolumbiane ose një person nga Vlora. Ishte boss i drogës në shumë vende europiane. Familja po e kërkon, por të gjithë e dinë se ai është vrarë për muhabet droge. U bë shumë i madh në Evropë dhe ka bërë gabim me njerëzit e gabuar,’ thonë burimet.
    Miklovani pas largimit nga Pisa, Itali, ishte zhvendosur në Marbella, Spanjë, ku merrej me trafikun e kokainës nga Kolumbia drejt Evropës. Me kalimin e viteve, ai ka krijuar grupin e tij dhe ka bërë emër mes bandave, por konflikte të brendshme dhe tradhti nga bashkëpunëtorët mund t’i kenë kushtuar jetën.
    Në maj, ai dyshohet se është marrë peng, dhunuar dhe vrarë, ndërsa policia spanjolle po heton zhdukjen, pa dhënë ende informacion mbi gjetjen e trupit.
    ‘Disa thonë se janë kolumbianët, por dihet edhe se ai ka pasur probleme me një vlonjat. Ai kishte mbledhur shumë lekë dhe jetonte në Marbella,’ tregojnë burime të afërta.
    Miklovani jetonte në Spanjë me bashkëshorten dhe vajzën e tij 8 muajshe, ndërsa më parë ishte rritur në Pisa, Itali. Familja vazhdon kërkimin në mungesë të informacionit zyrtar mbi fatin e tij.

  • Zjarret në përmasa apokaliptike në Spanjë, flakët djegin 300 mijë hektarë tokë në 24 orët e fundit

    Zjarret në përmasa apokaliptike në Spanjë, flakët djegin 300 mijë hektarë tokë në 24 orët e fundit

    Zjarret në Spanjën perëndimore kanë djegur 300,000 hektarë shtesë në 24 orë, sipas të dhënave satelitore nga Observatori Evropian i Kopernikut.

    Megjithëse tërheqja e valës së të nxehtit që ka goditur vendin prej disa ditësh jep shpresë për një përmirësim të situatës.
    Rreth 3,730,000 hektarë ishin djegur deri në mëngjesin e sotëm që nga fillimi i vitit në Spanjë, 300,000 më shumë se dje, të hënën, ndërsa ky numër është vazhdimisht në rritje, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje ( EFFIS ), i cili përdor të dhënat e Kopernikut.

    Firefighters battled intense flames and wind in western Spain’s Extremadura region on Sunday. More than 40 fires have been reported in the region. pic.twitter.com/3sgFo5iFtq
    — AccuWeather (@accuweather) August 18, 2025

    Që nga viti 2006, kur EFFIS filloi të mbledhë të dhëna, ky vit është viti më i keq për Spanjën për sa i përket zonave të djegura nga flakët, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2022, kur zonat e djegura arritën në 3,060,000 hektarë.

    With temperatures above 45 °C, many parts of Southern #Europe are burning: a rare fire tornado tore through #Portugal as wildfires rage across #Spain, #Greece, #Italy, and #Turkey. Spain alone has lost 148,000 ha and displaced 9,500 people. The #pyrocene has arrived in Europe. pic.twitter.com/6Cr6oluMIS
    — Peter Dynes (@PGDynes) August 16, 2025

    Pjesa më e madhe e kësaj zone u dogj në zjarret e mëdha që kanë shpërthyer për rreth dhjetë ditë në provincat e Zamorës dhe Castile dhe Leonit, në Spanjën veriperëndimore, në Ourense në Galicia, gjithashtu në Spanjën veriperëndimore, dhe në provincën e Cáceres në Extremadura, në pjesën perëndimore të vendit.
    Mijëra njerëz u evakuuan nga dhjetëra fshatra, dhjetëra rrugë u bllokuan dhe shërbimet hekurudhore midis Madridit dhe Galicias u ndërprenë.
    Vala e të nxehtit preku edhe disa vende të tjera të Europës.

    Top Channel

  • Spanjë, zjarret djegin 30,000 hektarë pyje brenda 24 orësh

    Spanjë, zjarret djegin 30,000 hektarë pyje brenda 24 orësh

    Bota E Martë, 19 Gusht 2025 12:01
    Zjarret shkrumbuan 30,000 hektarë të Spanjës perëndimore në më pak se 24 orë, treguan të dhënat satelitore të martën, por temperaturat më të ulëta kanë rritur shpresat për kontroll.
    Rreth 373,000 hektarë janë djegur në Spanjë deri më tani këtë vit, tha Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, duke shënuar sezonin më të keq të zjarreve në vend që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2006.

    Totali tashmë ka tejkaluar vitin 2022, kur u shkatërruan 306,000 hektarë, shkruajnë mediat e huaja.
    Pjesa më e madhe e shkatërrimit ka ardhur nga zjarret masive për më shumë se një javë në provincat veriperëndimore të Zamorës dhe Leonit, provincën Ourense të Galicisë dhe Caceres në rajonin perëndimor të Extremadurës.
    Mijëra banorë janë evakuuar nga dhjetëra fshatra, rrugët kryesore janë mbyllur dhe shërbimet hekurudhore midis Madridit dhe Galicisë janë pezulluar. Kryeministri Pedro Sánchez pritej të vizitonte zonat e prekura nga zjarret në Zamora dhe Caceres të martën.
    Zyrtarët paralajmëruan se zjarret mbeten larg shuarjes, por fundi i një vale të nxehti 16-ditore ka përmirësuar kushtet për zjarrfikësit, me temperatura që kanë rënë me 10 deri në 12 gradë Celsius dhe lagështirë që është rritur.
    “Këto ndryshime po lehtësojnë dhe përmirësojnë kushtet për të marrë kontrollin e zjarreve”, tha Nicanor Sen, përfaqësuesi i qeverisë qendrore në Castile dhe Leon, në transmetuesin publik TVE.

  • Kumbulla: Zgjodha Mallorcan sepse më besuan

    Kumbulla: Zgjodha Mallorcan sepse më besuan

    Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, duket se do të largohet nga Roma pasi do të rikthehet në Spanjë, por këtë herë për të veshur fanellën e Mallorcas.

    Pas një sezoni në huazim po në La Liga, por me Espanyol, trajneri Gian Piero Gasperini nuk e ka përfshirë më në planet e tij te Roma, duke hapur rrugën për një tjetër huazim të 25-vjeçarit.
    Kumbulla pritet të kryejë vizitat mjekësore sot dhe më pas të firmosë kontratën me klubin spanjoll. Marrëveshja përfshin të drejtën e blerjes në fund të sezonit për një shumë që shkon deri në 8 milionë euro.

    Mallorca e sheh mbrojtësin shqiptar si përforcim të denjë, ndërkohë që për shërbimet e tij kishte interes edhe nga klube të tjera në Itali dhe Spanjë. Kumbulla ka përvojë në Serie A, ku është aktivizuar më parë veç Romës, edhe me Veronën dhe Sassuolon, ndërsa rikthimi në La Liga shihet si një mundësi për të rifituar formën më të mirë.
    Pas mbërritjes në ishull, Kumbulla ka thënë edhe fjalët e para, ndërsa do jetë shok  skuadre me Vedat Muriqin.
    “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Zgjodha Mallorcan sepse trajneri dhe drejtori sportiv më dhanë besim”, tregoi ai.

  • Zhduket pa gjurmë në Spanjë, Miklovan Danaj! MESAZH-familjes: Është vrarë, mos e kërkoni

    Zhduket pa gjurmë në Spanjë, Miklovan Danaj! MESAZH-familjes: Është vrarë, mos e kërkoni

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Miklovan Danaj është zhdukur në Spanjë pa asnjë gjurmë prej datës 11 Maj. Danaj është babai i një fëmije të mitur dhe nuk ka asnjë të dhënë rreth fatit të tij që prej datës 11 maj.
    News24 shkruan se personi i fundit që e ka takuar ka qenë bashkëshortja e tij, e cila ka bërë denoncimin në Spanjë për humbjen e kontakteve me burrin e saj. Denoncim është bërë edhe në Policinë e Shkodrës.
    Pas zhdukjes së tij një person ka shkuar tek familja e tij dhe u ka thënë që “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”. Miklovan Danaj ka qenë në burg në Itali për 3 muaj. Familjarët kanë dyshime se ai është vrarë dhe kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.
    Ky është rasti i dytë i zhdukur prej muajsh, ku kujtojmë se ende nuk ka asnjë shenjë nga Eraldo Muça, një prej miqëve më të ngushtë të të ndjerit Aleksandër Sadikaj, i cili rezulton i humbur prej muajit qershor. Familja ka ngritur dyshime të forta se atij mund ti ketë ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë kriminale, për motive hakmarrje, por policia nuk përjashton as pista të tjera./ZËRI

  • “U vra, mos e kërkoni”/ Zhduket pa gjurmë në Spanjë Miklovan Danaj, zbardhet mesazhi që mori familja

    “U vra, mos e kërkoni”/ Zhduket pa gjurmë në Spanjë Miklovan Danaj, zbardhet mesazhi që mori familja

    Miklovan Danaj është zhdukur në Spanjë pa asnjë gjurmë prej datës 11 Maj. I zhdukur është babai i një fëmije të mitur dhe sipas gazetares Klodiana Lala, personi i fundit që ka takuar është bashkëshortja e tij.
    Ka qenë e shoqja e Miklovan Danajt që ka bërë denoncimin në Spanjë për humbjen e kontakteve me bashkëshortin, ndërsa kallëzim është bërë edhe në policinë e Shkodrës.
    Pas zhdukjes së tij një person ka shkuar tek familja e tij dhe u ka thënë që “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”.
    Miklovan Danaj ka qenë në burg në Itali për 3 muaj. Familjarët kanë dyshime se ai është vrarë dhe kërkojnë zbardhjen e ngjarjes./Balkanweb

  • Arrestohet në Elbasan 41-vjeçari i kërkuar në Spanjë

    Arrestohet në Elbasan 41-vjeçari i kërkuar në Spanjë

    Policia e Elbasanit ka finalizuar sot një operacion në fshatin Papër, ku u arrestua një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.
    Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Elbasan, kapën shtetasin E. B., 41 vjeç, teksa qarkullonte me automjet në rrugën e fshatit Papër.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadellit, Spanjë, më datë 30 qershor 2025 kishte lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

  • Operacion antidrogë në Spanjë, shkatërrohet grupi kriminal shqiptar

    Operacion antidrogë në Spanjë, shkatërrohet grupi kriminal shqiptar

    Një operacion i madh antidrogë në Teruel, Spanjë, ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale shqiptare. Gjatë aksionit, të paktën nëntë serra me plantacione kanabisi u zbuluan nga dronët e Rojës Civile në zonën malore të quajtur “Përroi i Bufit”.
    Policia sekuestronte 7,700 bimë marihuane dhe arrestoi katër persona në flagrancë. Operacioni mori emrin “Përroi i Bufit”, sipas vendndodhjes ku ishte kultivuar droga, në komunën Arcos de las Salinas. Emrat e shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë të ditur.
    Pamjet e publikuara nga policia tregojnë agjentët e armatosur duke i drejtuar armët të dyshuarve, duke i vendosur duart pas koke dhe duke i shtyrë për tokë deri në prangosje, ndërsa në aksion morën pjesë edhe qentë antidrogë.
    Gjykatësi i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Hetimit Numër Tre të Teruelit ka urdhëruar paraburgim për katër të arrestuarit, të dyshuar për kultivim, prodhim dhe trafikim të paligjshëm të drogës, duke dyshuar gjithashtu për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

  • Spanjë tre javë në temperatura mbi 40 gradë, kryeministri Sanchez del me një propozim të ri

    Spanjë tre javë në temperatura mbi 40 gradë, kryeministri Sanchez del me një propozim të ri

    Spanja hyn në javën e tretë të temperaturave të larta mbi 40 gradë, ndërkohë që zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët në veriperëndim dhe perëndim të vendit, me njësi të ushtrisë të vendosura për të ndihmuar në kontrollin e flakëve.

    Franca dhe Italia po e ndihmojnë në përballimin e vatrave në rajonet e Kastiljes dhe Leonit, Galicisë, Asturias dhe Extremadurës. Rreth 10 rrugë mbeten të mbyllura në të gjithë vendin, si dhe linja e trenit midis Madridit dhe Galicisë. Shërbimet e emergjencës në Galicia dërguan mesazhe alarmi duke u bërë thirrje banorëve në dhjetëra qytete të marrin masa paraprake.
    Kryeministri Pedro Sanchez propozoi një “pakt kombëtar” për t’u përballur me emergjencën klimatike, ndërsa vizitoi një rajon perëndimor që po lufton me zjarre shkatërruese.
    “Qeveria e Spanjës do të punojë tani në mënyrë që në shtator të kemi bazat e këtij pakti kombëtar për të zbutur dhe përshtatur emergjencën klimatike”, tha ai.
    Ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njerëzit po rrit intensitetin, kohëzgjatjen dhe frekuencën e periudhave të nxehtësisë ekstreme, të cilat nxisin zjarret në pyje.
    Që nga fillimi i vitit, më shumë se 157,000 hektarë janë shndërruar në hi në Spanjë, sipas hartës në kohë reale të Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje
     

    Top Channel

  • Operacion antidrogë në Spanjë, shkatërrohet grupi kriminal shqiptar, arrestohen disa persona

    Operacion antidrogë në Spanjë, shkatërrohet grupi kriminal shqiptar, arrestohen disa persona

    Një operacion i madh antidrogë në Teruel, Spanjë, ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale shqiptare. Gjatë aksionit, të paktën nëntë serra me plantacione kanabisi u zbuluan nga dronët e Rojës Civile në zonën malore të quajtur “Përroi i Bufit”.
    Policia sekuestronte 7,700 bimë marihuane dhe arrestoi katër persona në flagrancë. Operacioni mori emrin “Përroi i Bufit”, sipas vendndodhjes ku ishte kultivuar droga, në komunën Arcos de las Salinas. Emrat e shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë të ditur.
    Pamjet e publikuara nga policia tregojnë agjentët e armatosur duke i drejtuar armët të dyshuarve, duke i vendosur duart pas koke dhe duke i shtyrë për tokë deri në prangosje, ndërsa në aksion morën pjesë edhe qentë antidrogë.
    Gjykatësi i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Hetimit Numër Tre të Teruelit ka urdhëruar paraburgim për katër të arrestuarit, të dyshuar për kultivim, prodhim dhe trafikim të paligjshëm të drogës, duke dyshuar gjithashtu për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.