Tag: spanjë

  • Në kërkim nga Spanja për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe kultivim droge, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete

    Në kërkim nga Spanja për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe kultivim droge, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete

    Policia e Shtetit
    Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 58”.
    Akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, kapet në Laç, 40-vjeçari me katër identitete.
    Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL-it, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 58”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin GGjergj Gjoka alias Gjergj Marku alias Gjergj Ruqja alias Gjergi Ruqja, 40 vjeç, lindur në Lezhë.
    Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.
    Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes.
    Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

  • Pjesë e një grupi kriminal/ Kapet në Laç 40-vjeçari me katër identitete, kërkohet nga Spanja për kultivim droge

    Pjesë e një grupi kriminal/ Kapet në Laç 40-vjeçari me katër identitete, kërkohet nga Spanja për kultivim droge

    Një 40-vjeçar ka rënë në pranga në Laç pasi kërkohej nga autoritetet spanjolle.

    Gjergj Gjoka alias Gjergj Marku alias Gjergj Ruqja alias Gjergi Ruqja i lindur në Lezhë akuzohet për disa vepra penale në Spanjë.
    Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.
    Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes.
    Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e tij.

    Top Channel

  • Akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me katër identitete

    Akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me katër identitete

    Një 40-vjeçar i cili përdorte katër identitete të ndryshme është arrestuar në Laç me qëllim ekstradimin. Ai u ndalua në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 58”.

    Në pranga është vënë Gjergj Gjoka alias Gjergj Marku, alias Gjergj Ruqja, alias Gjergi Ruqja, banues në Lezhë.

    Sipas informacioneve zyrtare, gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar ndaj 40-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

    Gjoka ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes.

    NJOFTIMI I POLICISË:

    Policia e Shtetit

    Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 58”.

    Akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, kapet në Laç, 40-vjeçari me katër identitete.

    Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL-it, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 58”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin Gj. Gj., alias Gj. M., alias Gj. R., alias Gj. R., 40 vjeç, lindur në Lezhë.

    Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

    Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes.

    Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

     

  • Arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete

    Arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete

    foto nga momenti i arrestimit

    TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar 40-vjeçarin nga Laçi I cili mbante 4 identitete të ndryshme. Në bashkëpunim me INTERPOL dhe autoritet spanjolle, policia shqiptarë ka arrestuar 40-vjeçarin nga Laçi, i cili akuzohet për një sërë veprash penale në Spanjë.
    40–vjeçari mbante katër identitete të ndryshme gjatë qëndrimit të tij në Spanjë, ku ka kryer vepra penale si “Krime kundër shëndetit publik”, “Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizata kriminale” dhe “Vjedhje të energjisë elekrtike”.
    Ai ishte dënuar me burg nga Gjykata e Instruksionit Spanjë gjatë këtij viti, pasi nga kontrillet policore i janë gjetur dy ambinete të përshtatshme për kultivimin e bimëve narkotike dhe prova të tjera për përfshirjen në grupet kriminale.
    Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi në Spanjë, aty ku do kryejë dhe dënimin për veprat penale.
    Policia e Shtetit
    Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 58”.
    Akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, kapet në Laç, 40-vjeçari me katër identitete.
    Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL-it, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 58”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin Gj. Gj., alias Gj. M., alias Gj. R., alias Gj. R., 40 vjeç, lindur në Lezhë.
    Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.
    Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes.
    Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi./ZËRI
     

  • Pogradeci gjën portier në Spanjë

    Pogradeci gjën portier në Spanjë

    Pogradeci vijon të përforcohet me elementë të rinj. I fundit është 29 vjeçari spanjoll Ualid Esafi i cili më së shumti është aktivizuar nga ligat islandeze. Porteiri 1.89 m ka provuar aventuar dhe në Amerikë, Spanjë e Filipine.

    Klubi e njofton lëvizjen në rrjete sociale.

    Njoftimi:

    MIRË SE ERDHE ! Walid Birrou Essafi, 30 vjeç, portier, është afrimi më i ri në klubin e liqenorëve !

    KF Pogradeci i uron suksese në vazhdim spanjollit Birrou

    Vazhdo leximin

  • “Askush të mos hyjë në det!”/ Mbyllet plazhi në Spanjë: Gjallesa e çuditshme mund t’iu vrasë

    “Askush të mos hyjë në det!”/ Mbyllet plazhi në Spanjë: Gjallesa e çuditshme mund t’iu vrasë

    Turistët në një hapësirë prej shtatë miljesh të bregdetit Costa Blanca në Spanjë janë ndaluar të hyjnë në det pas shfaqjes së një krijese të rrallë detare me helm potencialisht fatal. Bëhet fjalë për “Dragojt Blu” ose Glaucus atlanticus, që ruan helm të fuqishëm nga krijesa si Portugali Man O’War. Kontaktet me këtë krijesë mund të shkaktojnë nauze, dhimbje, të vjella dhe reaksione alergjike të rrezikshme, shkruan A2 CNN.

    Kryetari i komunës Guardamar del Segura, Jose Luis Saez, njoftoi vendosjen e flamurit të kuq në plazhet e zonës, duke ndaluar notin deri në urdhër të dytë. Ai theksoi se pavarësisht ngjyrës së ndritshme dhe madhësisë së vogël 3-4 cm, njerëzit duhet të qëndrojnë larg. Komuna nisi një operacion parandalues për të monitoruar qelizat e mundshme të rrjedhura nga rrymat detare dhe i kërkoi publikut të mos i prekë, madje as me doreza, dhe të njoftojë rojtarët ose autoritetet.

    Vivers Beach, një zonë natyrore midis lumit Segura dhe La Babilonia Beach, ishte e mbushur me njerëz, por pak guxuan të hyjnë në det, duke rrezikuar gjoba të rënda. Flamuri i verdhë u vendos më vonë, duke lejuar notin me kujdes pranë zonave të rojtarëve.

  • ‘Askush të mos hyjë në ujë!’/ Mbyllet plazhi në Spanjë, gjallesa e çuditshme shfaqet në det

    ‘Askush të mos hyjë në ujë!’/ Mbyllet plazhi në Spanjë, gjallesa e çuditshme shfaqet në det

    Turistët në një hapësirë prej shtatë miljesh të bregdetit Costa Blanca në Spanjë janë ndaluar të hyjnë në det pas shfaqjes së një krijese të rrallë detare me helm potencialisht fatal. Bëhet fjalë për “Dragojt Blu” ose Glaucus atlanticus, që ruan helm të fuqishëm nga krijesa si Portugali Man O’War. Kontaktet me këtë krijesë mund të shkaktojnë nauze, dhimbje, të vjella dhe reaksione alergjike të rrezikshme.

    Kryetari i komunës Guardamar del Segura, Jose Luis Saez, njoftoi vendosjen e flamurit të kuq në plazhet e zonës, duke ndaluar notin deri në urdhër të dytë. Ai theksoi se pavarësisht ngjyrës së ndritshme dhe madhësisë së vogël 3-4 cm, njerëzit duhet të qëndrojnë larg. Komuna nisi një operacion parandalues për të monitoruar qelizat e mundshme të rrjedhura nga rrymat detare dhe i kërkoi publikut të mos i prekë, madje as me doreza, dhe të njoftojë rojtarët ose autoritetet.

    Vivers Beach, një zonë natyrore midis lumit Segura dhe La Babilonia Beach, ishte e mbushur me njerëz, por pak guxuan të hyjnë në det, duke rrezikuar gjoba të rënda. Flamuri i verdhë u vendos më vonë, duke lejuar notin me kujdes pranë zonave të rojtarëve.

     

  • I kërkuar nga Italia si pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Spanjë

    I kërkuar nga Italia si pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Spanjë

    Një 36-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që kryente vjedhje banesash dhe përvetësim të mallrave të vjedhura, u kap në Spanjë dhe u dorëzua mëngjesin e së mërkurës autoriteteve italiane.

    Mediat italiane raportojnë se shqiptari u shoqërua nga policia në Aeroportin Linate të Milanos dhe më pas dërgua në paraburgim.
    Urdhëri i arrestit ishte lëshuar si pjesë e hetimeve të koordinuara nga Zyra e Prokurorit Publik të Milanos, të cilat përfunduan në dhjetor 2024 me arrestimin e dy shqiptarëve të tjerë të akuzuar për të njëjtat vepra.

    Hetimet zbuluan se banda, ku ai ishte pjesë, grabiste shtëpi dhe vila, duke përdorur makina luksoze të vjedhura për lëvizjet e tyre.

    Sipas autoriteteve, grupi funksiononte sipas një protokolli të mirëorganizuar: anëtarët identifikonin paraprakisht banesat për t’u grabitur dhe ndanin qartë detyrat mes tyre. Ata shfrytëzonin edhe aftësinë për të hapur dyert e hyrjes me çelësa të falsifikuar.

    Vetëm në muajin nëntor 2024, grupit i atribuohen të paktën 12 vjedhje, të zbuluara falë shërbimeve të vëzhgimit dhe analizës së bisedave të përgjuara brenda automjeteve që përdorte banda.
    Dy anëtarë të grupit ishin arrestuar më parë në provincën Monza Brianza, ndërsa shqiptari i kapur së fundmi qëndroi në arrati për rreth 8 muaj para se të lokalizohej në Spanjë.

  • “U vra, mos kërkoni”/ Zhduket në Spanjë 30-vjeçari shqiptar, ja mesazhi që mori familja

    “U vra, mos kërkoni”/ Zhduket në Spanjë 30-vjeçari shqiptar, ja mesazhi që mori familja

    “Është vrarë, mos e kërkoni!”. Është ky mesazhi anonim që alarmoi familjen e Miklovan Danajt, një eksponent i spikatur i narkotrafikut, i zhdukur në Spanjë që prej datës 11 maj.
    Personi i fundit që ka takuar 30-vjeçarin ka qenë bashkëshortja, të cilët së bashku kishin shkuar në një qendër shëndetësore për t’i bërë vaksinën vajzës së tyre 8 muajshe.
    Pas këtij momenti, për 30-vjeçarin e lindur në Gur të Zi, Shkodër nuk ka asnjë shenjë jete dhe fati i tij mbetet mister. Miklovani, i njohur ndryshe me nofkën “Keli” rezulton një emër i rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë, si drejtuesi i një prej grupeve më të fuqishme në këtë aktivitet kriminal.
    Përfshirja e të riut shqiptar në narkotrafikun mund të këtë qenë shkaku i zhdukjes së tij nga rivalët, pasi ka dyshime se fillimisht është marrë peng, më pas e kanë vrarë dhe trupin e tij e kanë hedhur në det.
    Familjarët kanë bërë kallëzim në policinë spanjolle, por deri në këto momente nuk ka asnjë reagim zyrtar. Miklovan Danaj ka jetuar për një kohë të gjatë me familjen në Pisa të Italisë, më pas u zhvendos në Marbella të Spanjës, një nga nyjet kryesore të hyrjes së kokainës në Evropë.
    Familja kërkon ndihmë edhe nga autoritetet italiane dhe ato shqiptare, me shpresën se Miklovani është gjallë. I vetmi sinjal në këto tre muaj ka qenë sms në telefonin e familjarëve të tij nga një person i panjohur që ka dhënë lajmin e kobshëm. Para se të emigronte në Spanjë, Miklovan Danaj ka qenë i dënuar me burg edhe ne Itali për një periudhë 3 mujore.

  • Zhduket shqiptari në Spanjë, dyshimet

    Zhduket shqiptari në Spanjë, dyshimet

    Miklovan Danaj, me origjinë nga Guri i Zi, Shkodër, ka humbur kontaktet me familjen që prej kësaj date. Bashkëshortja dhe vëllai i tij po e kërkojnë në çdo vend ku mund të jetë, përfshirë Spanjën, Shqipërinë dhe Italinë, ku kishte jetuar për shumë vite.
    Pak kohë më parë, familjarët kanë marrë një mesazh shqetësues nga një person i panjohur, i cili u ka thënë se: “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni.”
    JOQ Albania raporton se i riu dyshohet të ketë rënë viktimë e një vrasjeje në Spanjë, ndërsa trupi i tij mund të jetë hedhur në det. Miklovani, i njohur ndryshe si “Keli”, njihej si një figurë e rëndësishme në trafikun e drogës në Evropë.
    Burime pranë tij bëjnë me dije se shkaku i vrasjes lidhet me aktivitetin e tij në tregun e kokainës, ku kishte arritur të forconte pozitat e tij në Evropë.
    “Është një 30-vjeçar shqiptar nga Shkodra, zhdukur nga banda kolumbiane ose një person nga Vlora. Ishte boss i drogës në shumë vende europiane. Familja po e kërkon, por të gjithë e dinë se ai është vrarë për muhabet droge. U bë shumë i madh në Evropë dhe ka bërë gabim me njerëzit e gabuar,” thonë burimet.
    Miklovani pas largimit nga Pisa, Itali, ishte zhvendosur në Marbella, Spanjë, ku merrej me trafikun e kokainës nga Kolumbia drejt Evropës. Me kalimin e viteve, ai ka krijuar grupin e tij dhe ka bërë emër mes bandave, por konflikte të brendshme dhe tradhti nga bashkëpunëtorët mund t’i kenë kushtuar jetën.
    Në maj, ai dyshohet se është marrë peng, dhunuar dhe vrarë, ndërsa policia spanjolle po heton zhdukjen, pa dhënë ende informacion mbi gjetjen e trupit.
    “Disa thonë se janë kolumbianët, por dihet edhe se ai ka pasur probleme me një vlonjat. Ai kishte mbledhur shumë lekë dhe jetonte në Marbella,” tregojnë burime të afërta.
    Miklovani jetonte në Spanjë me bashkëshorten dhe vajzën e tij 8 muajshe, ndërsa më parë ishte rritur në Pisa, Itali. Familja vazhdon kërkimin në mungesë të informacionit zyrtar mbi fatin e tij./JOQ