Tag: spanjë

  • Rezultonte i zhdukur që prej muajit majit, gjendet në Spanjë trupi i 30-vjeçarit shqiptar! Dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës

    Rezultonte i zhdukur që prej muajit majit, gjendet në Spanjë trupi i 30-vjeçarit shqiptar! Dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës

    Një 30-vjeçar nga Shkodra, që ishte shpallur i zhdukur në maj, u gjet i vdekur në Spanjë.

    Trupi i Miklovan Danajt u gjet në bregun e Marbellës. Sipas mediave spanjolle, të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin.
    Zhdukja e tij u raportua si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri, dhe vendndodhja e tij ishte e panjohur.
    Ka dyshime se Danaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës. Guardia Civil ka nisur një hetim në Marbella. Deri tani nuk ka pasur arrestime, dhe autoritetet nuk kanë dhënë informacion mbi rrethanat konkrete se si u gjet trupi i tij.

    Top Channel

  • 30-vjeçari nga Shkodra i zhdukur që në maj, gjendet i vrarë në Marbella, dyshohet për lidhje me trafikun e kokainës

    30-vjeçari nga Shkodra i zhdukur që në maj, gjendet i vrarë në Marbella, dyshohet për lidhje me trafikun e kokainës

    Një 30-vjeçar nga Shkodra, që ishte shpallur i zhdukur në maj, u gjet i vdekur në Spanjë.

    Trupi i Miklovan Danajt u gjet në bregun e Marbellës. Sipas mediave spanjolle, të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin.

    Zhdukja e tij u raportua si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri, dhe vendndodhja e tij ishte e panjohur.

    LEXO EDHE: Zhduket bosi shqiptar i drogës në Spanjë, dyshohet se është ekzekutuar nga bandat

    Ka dyshime se Danaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës. Guardia Civil ka nisur një hetim në Marbella. Deri tani nuk ka pasur arrestime, dhe autoritetet nuk kanë dhënë informacion mbi rrethanat konkrete se si u gjet trupi i tij.

    Hetimi është ende i hapur dhe autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos shpërndajnë mesazhe ose informacione të pakonfirmuara që lidhen me rastin./alSoldelaCosta

  • Juventus shumë aktiv sot në merkato. Pasi siguroi Zhegrovën, “sistemon” në Spanjë lojtarin e mbetur jashtë planeve të Tudor

    Juventus shumë aktiv sot në merkato. Pasi siguroi Zhegrovën, “sistemon” në Spanjë lojtarin e mbetur jashtë planeve të Tudor

    31 Gusht 2025

    20:59

    Telesport

    E diela ka qenë një ditë shumë aktive për drejtuesit e Juventusit përsa i përket merkatos. Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Lille-n për transferimin e Edon Zhegrovës për 20 milionë euro.
    Para se të arrinte te Zhegrova, Juventus duket se ka arritur të “sistemojë” në Spanjë, Nico Gonzalez. Mediat argjentinase raportojnë se Juventus ka gjetur gjuhën e përbashkët me Atletico Madrid për huazimin e Nico Gonzalez, në formë huazimi me detyrim blerjeje nëse plotësohen kushte të caktuara për 35 milionë euro.
    Mesfushori 27-vjeçar ishte jashtë planeve të Igor Tudor, largimi i tij i hapi rrugë transferimit të Edon Zhegrovës. Gonzalez u transferua nga Fiorentina te Juventus, fillimisht në formë huazimi për 8.4 milionë euro në vitin 2024, me detyrim blerjeje për 28.1 milionë euro të tjera plus bonuse këtë verë.
    Ai luajti 39 ndeshje me bardhezinjtë, ku shënoi 5 gola dhe dha 4 asiste.

  • Mbolli kanabis pranë Thethit, 25-vjeçari nga Laçi i shpallur në kërkim arrestohet në Spanjë

    Mbolli kanabis pranë Thethit, 25-vjeçari nga Laçi i shpallur në kërkim arrestohet në Spanjë

    Algert Zeneli, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim kanabisi është arrestuar në Spanjë.

    Policia njofton se nga informacioni i siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Madridin, u bë i mundur lokalizimi në Spanjë, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar A. Z., 25 vjeç, lindur në Laç.
    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.
    Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2023, ka kultivuar 10 900 bimë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Kir, njësia administrative Pult, dhe në afërsi të fshatit Theth, Shkodër.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.

    Top Channel

  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, 25-vjeçari nga Laçi arrestohet në Spanjë

    I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, 25-vjeçari nga Laçi arrestohet në Spanjë

    Vijon intensivisht bashkëpunimi me partnerët, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
    Si rezultat, u finalizua një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.
    Në kuadër të kësaj faze, falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Madridin, u bë i mundur lokalizimi në Spanjë, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar A. Z., 25 vjeç, lindur në Laç.
    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.
    Shtetasi A. Z. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2023, ka kultivuar 10 900 bimë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Kir, njësia administrative Pult, dhe në afërsi të fshatit Theth, Shkodër.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.

    Top Channel

  • Mbyllen turet kualifikuese të Champions, zbulohen 4 vazot e shortit për fazën e grupit. 36 skuadra, nga të cilat 4 debutuese historike!

    Mbyllen turet kualifikuese të Champions, zbulohen 4 vazot e shortit për fazën e grupit. 36 skuadra, nga të cilat 4 debutuese historike!

    Faza kualifikuese e Champions League ka ulur siparin dhe tashmë pritet të hidhet shorti për 36 skuadrat pjesëmarrëse me një edicion i cili vazhdon me formulën e vjetshme dhe ka ndryshim vetëm kalendarin brenda dhe jashtë fushe sipas renditjes finale të fazës së parë.
    Qarabag kthehet të luajë mes më të mirëve pas një mungese prej 8 vitesh pasi eliminuan Fenervaros në sajë të fitores 3-1 në Hungari, pavarësisht humbjes sonte në Azerbajxhan (2-3). Atyre iu bashkuan edhe tre ekipe të tjera.
    Në ndeshjen e dytë të play-off-eve, Club Brugge shkatërroi Rangers me gjashtë gola (9-1 totali pas dy takimesh), ndërsa Copenhagen, pas një barazimi në ndeshjen e parë, shënoi dy gola për të siguruar kualifikimin për garën prestigjioze duke eliminuar Baselin e Shaqirit.
    Ndeshja e madhe e mbrëmjes, Benfica kundër Fenerbahce, përfundoi me eliminimin e ekipit të Jose Mourinho dhe kualifikimin e portugezëve: fati e deshi që një lojtar turk, Aktürkoğlu (i lidhur ngushte me Fenerbahcen), të nxirrte jashtë turneut José Mourinho dhe ekipin e tij. Pas pesë minutash të pafundme shtesë, Shqiponjat Portugeze festuan kualifikimin e tyre të ngushtë me fitoren 1-0 pas 0-0 në Stamboll.
    Ndeshjet e Para te Playoff
    Ferencvaros – Qarabag 1-3Crvena Zvezda – Pafos 1-2Rangers – Club Brugge 1-3Bodø/Glimt – Sturm Graz 5-0Celtic – Kairat Almaty 0-0Basel – Kopenhagen 1-1Fenerbahçe – Benfica 0-0
    Ndeshjet e dyta të Playoff: 
    Pafos – Crvena Zvezda 1-1Sturm Graz – Bodø/Glimt 2-1Kairat Almaty – Celtic 0-0 (3-2 me penallti)Qarabag – Ferencvaros 2-3Kopenhagen – Basel 2-0Benfica – Fenerbahce 1-0Club Brugge – Rangers 6-0
    VAZO 1PSG (Francë)Real Madrid (Spanjë)Manchester City (Angli)Bayern Monaco (Gjermani)Liverpool (Angli)Inter (Itali)Chelsea (Angli)Borussia Dortmund (Gjermani)Barcelona (Spanjë)
    VAZO 2Arsenal (Angli)Bayer Leverkusen (Gjermani)Atletico Madrid (Spanjë)Benfica (Portugali)Atalanta (Itali)Villarreal (Spanjë)Juventus (Itali)Eintracht Frankfurt (Gjermani)Club Brugge (Belgjikë)
    VAZO 3Tottenham (Angli)PSV Eindhoven (Holandë)Ajax (Holandë)Napoli (Itali)Sporting CP (Portugali)Olympiacos (Greqi)Slavia Praga (Çeki)*Bodo/Glimt (Norvegji) Marsejë (Francë)
    VAZO 4Copenaghen (Danimarca)Monaco (Francë)Galatasaray (Turqi)* Union SG (Belgjikë)Qarabag (Azerbaixhan)Athletic Club (Spanjë)Newcastle (Angli)* Pafos (Qipro)* Kairat Almaty (Kazakistan)
    *Ekipet debutuese ne Champions

  • Dyshohet për 1100 viktima në Spanjë, sezoni më i “zi” prej zjarreve në histori

    Dyshohet për 1100 viktima në Spanjë, sezoni më i “zi” prej zjarreve në histori

    Valës së fundit të të nxehtit në Spanjë i ka ardhur fundi, por pasojat që ka lënë pas janë të zymta.
    Midis 3 dhe 18 gushtit, temperaturat ekstreme dyshohet se kanë shkaktuar 1,149 viktima, sipas Instituto de Salud Carlos III. Shifrat vijnë nga një sistem monitorimi që gjurmon “vdekjet shtesë” duke i krahasuar numrat e përditshëm me ato që normalisht pritet të ndodhin. Në korrik, sistemi kishte regjistruar 1,060 vdekje të tjera të lidhura me të nxehtin, 50% më shumë se një vit më parë.
    Këto shifra nxjerrin në pah një të vërtetë në rritje: vera spanjolle nuk është më thjesht e padurueshme, por vdekjeprurëse.
    Edhe pse temperaturat kanë rënë, zjarret e nisura gjatë valës së të nxehtit vazhdojnë të përhapen. Galicia, Castilla y León dhe Extremadura mbeten të goditura rëndë, me vatra të cilat vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit.
    Vetëm në dy javë janë djegur mbi 100 mijë hektarë tokë, përfshirë 30 mijë hektarë në një ditë të vetme. Këtë vit, Spanja ka humbur 373 mijë hektarë tokë nga flakët. Kjo e bën 2025-ën sezonin më të zi të zjarreve në historinë e vendit, duke kaluar shkatërrimin e vitit 2022 dhe duke iu afruar rekordit absolut të Portugalisë në 2017-ën.

  • “Dragoi Blu” mbyll përkohësisht plazhet në Spanjë/ Krijesa e vogël, por jashtëzakonisht e rrezikshme

    “Dragoi Blu” mbyll përkohësisht plazhet në Spanjë/ Krijesa e vogël, por jashtëzakonisht e rrezikshme

    Dragoi blu

    SPANJE- Një krijesë detare e vogël, sa një gisht i dorës, ka bërë që autoritetet në Spanjë të mbyllin përkohësisht disa plazhe, për shkak të rrezikshmërisë së saj për pushuesit.
    Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “dragoi blu”, një lloj molusku me pamje unike dhe ngjyrë blu metalike, i cili jeton zakonisht në ujërat e Oqeanit Atlantik.
    Kohët e fundit, dy ekzemplarë të kësaj krijese janë vërejtur pranë brigjeve të Guardamar del Segura, në provincën e Alicante-s, përgjatë vijës bregdetare të njohur si Costa Blanca.
    Pas konstatimit, autoritetet lokale reaguan menjëherë duke ndaluar hyrjen në det dhe duke vendosur alarmin e kuq për sigurinë në plazh.
    Megjithëse në përmasa shumë të vogla, kjo krijesë është tejet e rrezikshme. Ushqimi i saj përfshin organizma helmues, si “karavela portugeze”, dhe ajo ruan helmet e tyre në trupin e vet. Si pasojë, kontakti me lëkurën e njeriut mund të shkaktojë djegie të forta, të vjella, marrje mendsh, madje edhe reaksione alergjike serioze në raste të rralla.

  • Pjesë e një grupi kriminal/ Kapet në Laç 40-vjeçari me katër identitete, kërkohet nga Spanja për drogë

    Pjesë e një grupi kriminal/ Kapet në Laç 40-vjeçari me katër identitete, kërkohet nga Spanja për drogë

    Një 40-vjeçar ka rënë në pranga në Laç pasi kërkohej nga autoritetet spanjolle.
    Gjergj Gjoka alias Gjergj Marku alias Gjergj Ruqja alias Gjergi Ruqja i lindur në Lezhë akuzohet për disa vepra penale në Spanjë.
    Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, njoftoi policia.
    ‘Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes”, shtuan të njëjtat burime.
    Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e tij.

  • Me shpi bari në Madrid, 40-vjeçari me 4 emra arrestohet në Tiranë, si funksiononte grupi

    Me shpi bari në Madrid, 40-vjeçari me 4 emra arrestohet në Tiranë, si funksiononte grupi

    foto nga momenti i arrestimit

    TIRANË- Një 40-vjeçar me katër identitete është arrestuar në Laç. Gjergj Gjoka alias Gjergj Marku, alias Gjergj Ruqja, alias Gjergi Ruqja, kërkohej në Spanjë për aktivitetein e tij në trafikun e drogës, si pjesë e një grupi të organizuar kriminal. 40-vjeçari kishte rolin e drejtuesit duke ndarë funksionet e anëtarëve të tjerë, si dhe siguronte ambjentet me qera për kultivimin e drogës.
    Ai ishte dënuar me burg nga Gjykata e Instruksionit Spanjë gjatë këtij viti, pasi nga kontrillet policore i janë gjetur dy ambinete të përshtatshme për kultivimin e bimëve narkotike dhe prova të tjera për përfshirjen në grupet kriminale. Policia po punon për identifikimin e anëtarëve të tjerë të grupit, si dhe për të finalizuar ekstradimin e tij në Madrid.
    Policia e Shtetit
    Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 58”.
    Akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, kapet në Laç, 40-vjeçari me katër identitete.
    Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL-it, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 58”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin Gj. Gj., alias Gj. M., alias Gj. R., alias Gj. R., 40 vjeç, lindur në Lezhë.
    Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.
    Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes.
    Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi./ZËRI