Tag: spanjë

  • Gjendet në Spanjë trupi i Miklovan Dakajt

    Gjendet në Spanjë trupi i Miklovan Dakajt

    Është gjetur në Spanjë trupi i Mikolvan Dakajt, i cili raportohet i zhdukur që prej 30 majit.

    Burime nga Policia e Shtetit, konfirmojnë për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj se se trupi i Miklovan Dakajt është gjetur në Spanjë, në Marbella.Lexo edhe :Related Posts
    Ndërkohë kanë nisur komunikimet me autoritetet atje për të vijuar bashkëpunimin me hetimin e rastit.

  • U gjet i vdekur në Marbella! ‘Ushtari’ i Visit të Pojës e takoi i fundit, ADN-ja do të vërtetojë nëse i përket Miklovan Danajt

    U gjet i vdekur në Marbella! ‘Ushtari’ i Visit të Pojës e takoi i fundit, ADN-ja do të vërtetojë nëse i përket Miklovan Danajt

    Miklovan Danaj dhe Juxhin Drazhi

    SPANJË-Miklovan Danaj i shpallur i zhdukur prej muajit maj u gjet i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. Pas gjetjes së trupit të pajetë, që besohet se i përket Danajt, autorietet spanjolle kanë nisur verifikimet për identifikimin e saktë të tij. Policia ka marrë ADN-në e vëllait dhe vajzës së Danajt, me qëllim krahasimin e materialit genetik.
    Ndërkohë nga pamjet e kamerave të sigurisë në Spanjë u zbulua se personi i fundit që Danaj kishte takim ishte Juxhin Drazhi, i cili rezulton i arrestuar në gusht po në Spanjë për llogari të SPAK për trafik kokaine. Drazhi është i njohur si pjesë e grupit kriminal të Elvis Doçit, alias “Visi i Pojës”.
    Ai u kap nga Garda Civile spanjolle në një vilë luksoze në Almuñécar, Granada, ku jetonte i izoluar dhe nën masa të rrepta sigurie për të shmangur identifikimin. Drazhi do të merret në pyetje edhe për zhdukjen e Dakajt, por deri më tani nuk ka prova konkrete që e lidhin atë me zhdukjen.

    Personi i fundit që kishte pasur kontakt me të ishte bashkëshortja e tij, me të cilën disa orë përpara se të zhdukej kanë shkuar në një qendër shëndetësore për ti bërë vaksinën fëmijës së mitur. Partnerja e tij denoncoi në Polici në shtetin spanjoll zhdukjen e bashkëshortit të saj si dhe të njëjtin kallëzim e ka bërë dhe në komisariatin e Shkodrës. Asakohe familjarët e Danaj kanë rrëfyer se një person u ka thënë: “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”. Dhe për fat të keq ai u gjet i pajetë.
    Policia spanjolle ka marrë në dispozicion edhe mesazhet në Telegram dërguar bashkëshortes ku njoftohej të mos e kërkonin Dakajn pasi ishte hedhur në det, por dekodimi është i vështirë për gjurmimin nga kush dhe ku është dërguar mesazhi.

    Deri më tani, pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hesapeve të palara me personazhe nga bota e krimit, kryesisht e trafikut të drogës. Miklovani kishte krijuar lidhje të forta në trafikun e drogës, duke u zhvendosur nga Pisa, Itali, në Marbella, Spanjë, ku menaxhonte dërgesa të kokainës nga Kolumbia drejt Evropës, ndërsa shkak i tragjedisë dyshohet se të jenë bërë konfliktet apo mosmarrëveshjet me bashkëpunëtorët.
    Në lidhje me rastin ende nuk ka arrestime dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të gjetjes./ZËRI

    gaggagaggapng

    ggagagaggapng

    screenshot 5 1

  • Trupi i pajetë u gjet në Spanjë/ Kush ishte personi i fundit që e takoi Miklovan Danajn dhe lidhja me grupin kriminal

    Trupi i pajetë u gjet në Spanjë/ Kush ishte personi i fundit që e takoi Miklovan Danajn dhe lidhja me grupin kriminal

    Detaje të reja janë zbardhur pas gjetjes së trupit të pajetë të 30-vjeçarit nga Shkodra Miklovan Danaj në Spanjë. Gazetarja, Klodiana Lala, raporton se personi i fundit që u takua me Danajn ishte Juxhin Drazhi i grupit të Elvis Doçit.
    Miklovan Danaj humbi kontaktet me familjarët që më datë 12 maj të këtij viti. Denoncimi i familjarëve të cilët treguan se personi i fundit që ka patur kontakt me Danajn, është bashkëshortja e tij, me të cilën ai disa orë përpara se të zhdukej kanë shkuar në një qendër shëndetësore për ti bërë vaksinën fëmijës së mitur.
    Pas këtij momenti ata janë ndarë dhe pasi nuk është lidhur ne telefon për disa orë me radhë, gruaja e tij ka bërë denoncim në policinë spanjolle. Njëherazi në policinë e Shkodrës familjarët e tjerë kanë denoncuar zhdukjen e tij.
    Media spanjolle Costablancadaily, ka njoftuar pasditen e sotme se Miklovan Danaj, 30 vjeç, nga Shkodra e Shqipërisë, u gjet i vdekur në bregun e Marbellës pasi u zhduk në maj. Të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen e tij dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin.
    Referuar informacioneve nga mediat shqiptare, Danaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe klanet ndërkombëtare. Zhdukja e tij u raportua në Spanjë dhe Shqipëri, dhe vendndodhja e tij nuk dihet. Guardia Civile ka nisur një hetim në Marbella. Nuk ka pasur arrestime dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të gjetjes.
     
  • Gjendet në Spanjë trupi i Miklovan Danajt

    Gjendet në Spanjë trupi i Miklovan Danajt

    Është gjetur në Spanjë trupi i Mikolvan Danajt, i cili raportohet i zhdukur që prej 30 majit.

    Burime nga Policia e Shtetit, konfirmojnë për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj se se trupi i Miklovan Danajt është gjetur në Spanjë, në Marbella.
    Ndërkohë kanë nisur komunikimet me autoritetet atje për të vijuar bashkëpunimin me hetimin e rastit.

  • Trupi i pajetë u gjet në Spanjë/ Kush ishte personi i fundit që e takoi Miklovan Danajn dhe lidhja me një nga grupet kriminale

    Trupi i pajetë u gjet në Spanjë/ Kush ishte personi i fundit që e takoi Miklovan Danajn dhe lidhja me një nga grupet kriminale

    Detaje të reja janë zbardhur pas gjetjes së trupit të pajetë të 30-vjeçarit nga Shkodra Miklovan Danaj në Spanjë. Gazetarja, Klodiana Lala, raporton se personi i fundit që u takua me Danajn ishte Juxhin Drazhi i grupit të Elvis Doçit.
    Miklovan Danaj humbi kontaktet me familjarët që më datë 12 maj të këtij viti. Denoncimi i familjarëve të cilët treguan se personi i fundit që ka patur kontakt me Danajn, është bashkëshortja e tij, me të cilën ai disa orë përpara se të zhdukej kanë shkuar në një qendër shëndetësore për ti bërë vaksinën fëmijës së mitur.
    Pas këtij momenti ata janë ndarë dhe pasi nuk është lidhur ne telefon për disa orë me radhë, gruaja e tij ka bërë denoncim në policinë spanjolle. Njëherazi në policinë e Shkodrës familjarët e tjerë kanë denoncuar zhdukjen e tij.
    Media spanjolle Costablancadaily, ka njoftuar pasditen e sotme se Miklovan Danaj, 30 vjeç, nga Shkodra e Shqipërisë, u gjet i vdekur në bregun e Marbellës pasi u zhduk në maj. Të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen e tij dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin.
    Referuar informacioneve nga mediat shqiptare, Danaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe klanet ndërkombëtare. Zhdukja e tij u raportua në Spanjë dhe Shqipëri, dhe vendndodhja e tij nuk dihet. Guardia Civile ka nisur një hetim në Marbella. Nuk ka pasur arrestime dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të gjetjes.
     
  • Vrasja në Spanjë: Miklovan Dakaj u takua me anëtarin e grupit të Visit të Pojës para se të zhdukej, familja mori telegram: Mos e kërkoni!

    Vrasja në Spanjë: Miklovan Dakaj u takua me anëtarin e grupit të Visit të Pojës para se të zhdukej, familja mori telegram: Mos e kërkoni!

    Detaje të reja janë zbardhur pas gjetjes së trupit të pajetë të 30-vjeçarit nga Shkodra Miklovan Dakaj në Spanjë. Raportohet, se personi i fundit që u takua me Dakajn ishte Juxhin Drazhi i grupit të Elvis Doçit.

    Miklovan Dakaj i njohur edhe si Visi i Pojës, humbi kontaktet me familjarët që më datë 12 maj të këtij viti, ndërsa mediat spanjolle sot bëjnë me dije se trupi i tij është gjetur në brigjet e Marbella në Spanjë. Syri TV publikoi denoncimin e familjarëve të cilët treguan se personi i fundit që ka patur kontakt me Dakajn, është bashkëshortja e tij, me të cilën ai disa orë përpara se të zhdukej kanë shkuar në një qendër shëndetësore për ti bërë vaksinën fëmijës së mitur. Pas këtij momenti ata janë ndarë dhe pasi nuk është lidhur ne telefon për disa orë me radhë, gruaja e tij ka bërë denoncim në policinë spanjolle.

    LEXO EDHE: 30-vjeçari nga Shkodra i zhdukur që në maj, gjendet i vrarë në Marbella, dyshohet për lidhje me trafikun e kokainës

    Njëherazi në policinë e Shkodrës familjarët e tjerë kanë denoncuar zhdukjen e tij. Media spanjolle Costablancadaily, ka njoftuar pasditen e sotme se Miklovan Danaj, 30 vjeç, nga Shkodra e Shqipërisë, u gjet i vdekur në bregun e Marbellës pasi u zhduk në maj.

    Të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen e tij dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin. Referuar informacioneve nga mediat shqiptare, Danaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe klanet ndërkombëtare.

    Zhdukja e tij u raportua në Spanjë dhe Shqipëri, dhe vendndodhja e tij nuk dihet. Guardia Civile ka nisur një hetim në Marbella. Nuk ka pasur arrestime dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të gjetjes.

  • Vrasje për hesape kriminale? Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt në Spanjë…Kush e hoqi ‘qafe’ bosin e drogës?

    Vrasje për hesape kriminale? Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt në Spanjë…Kush e hoqi ‘qafe’ bosin e drogës?

    Miklovan Danaj

    SPANJË- Miklovan Danaj, 30-vjeç, nga Shkodra është gjetur i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. 30-vjeçari ishte shpallur i zhdukur në muajin maj, pasi humbi kontaktet me familjarët që më datë 12. Personi i fundit që kishte pasur kontakt me të është bashkëshortja e tij, me të cilën ai disa orë përpara se të zhdukej kanë shkuar në një qendër shëndetësore për ti bërë vaksinën fëmijës së mitur. Por, pas këtij momenti, ajo nuk u lidh më kurrë në telefon me të, ndërsa bëri denoncim në policinë spanjolle. Zhdukja e tij u raportua si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri, dhe vendndodhja e tij ishte e panjohur.
    Ngjarja u bë akoma më misterioze, pasi familjarët e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin. Kjo ngriti dyshime të forta për fatin e të riut, i cili njihej edhe si “Keli” dhe përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Deri më tani, pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hesapeve të palara me personazhe nga bota e krimit, kryesisht e trafikut të drogës. Miklovani kishte krijuar lidhje të forta në trafikun e drogës, duke u zhvendosur nga Pisa, Itali, në Marbella, Spanjë, ku menaxhonte dërgesa të kokainës nga Kolumbia drejt Evropës, ndërsa shkak i tragjedisë dyshohet se të jenë bërë konfliktet apo mosmarrëveshjet me bashkëpunëtorët.
    Ndërkohë, Guardia Civile ka nisur një hetim në Marbella, ndëra deri më tani nuk ka pasur arrestime dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të gjetjes./ZËRI

  • U raportua i zhdukur në Maj, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i shqiptarit (Emri)

    U raportua i zhdukur në Maj, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i shqiptarit (Emri)

    Miklovan Danaj, 30 vjeç, është gjetur i vdekur në bregun e Marbellës, pasi ishte raportuar i zhdukur që në muajin maj. Të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen e tij dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin, shkruajnë mediat spanjolle. 
    I riu, i njohur edhe si “Keli”, dyshohet se ishte përfshirë në trafikun e kokainës në Evropë. Pak kohë më parë, familjarët morën një mesazh shqetësues nga një person i panjohur, i cili paralajmëronte se Miklovani ishte vrarë dhe se nuk duhej të kërkohej.
    Miklovani kishte krijuar lidhje të forta në trafikun e drogës, duke u zhvendosur nga Pisa, Itali, në Marbella, Spanjë, ku menaxhonte dërgesa të kokainës nga Kolumbia drejt Evropës.
    Ai jetonte atje me bashkëshorten dhe vajzën e tij 8-muajshe.

    Guardia Civil ka nisur një hetim, ndërsa deri tani nuk ka anjë person të arrestuar për ngjarjen dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të vdekjes së 30-vjeçarit nga Shkodra.
    Gjetja e trupit mbyll një mister që mbajnte pezull familjen dhe të afërmit e tij për muaj me radhë, por njëkohësisht hap një tjetër: kush qëndron pas ekzekutimit të shqiptarit që kishte ngritur një perandori të vogël droge në Spanjë?

  • U raportua i zhdukur në muajin maj, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt

    U raportua i zhdukur në muajin maj, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt

    Një 30-vjeçar nga Shkodra, që ishte shpallur i zhdukur në maj, u gjet i vdekur në Spanjë.
    Trupi i Miklovan Danajt u gjet në bregun e Marbellës. Sipas mediave spanjolle, të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin.
    Zhdukja e tij u raportua si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri, dhe vendndodhja e tij ishte e panjohur.
    Ka dyshime se Danaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës. Guardia Civil ka nisur një hetim në Marbella. Deri tani nuk ka pasur arrestime, dhe autoritetet nuk kanë dhënë informacion mbi rrethanat konkrete se si u gjet trupi i tij.
     
  • Tronditëse/ Rezultonte i zhdukur që prej muajit majit, gjendet në Spanjë trupi i 30-vjeçarit shqiptar, dyshohet se…

    Tronditëse/ Rezultonte i zhdukur që prej muajit majit, gjendet në Spanjë trupi i 30-vjeçarit shqiptar, dyshohet se…