Pesë shqiptarë, katër burra dhe një grua të moshës nga 24 deri në 37 vjeç, janë arrestuar në Spanjë si pjesë e një organizate kriminale që kishte kthyer një banesë në plantacion marijuane.
Mediat spanjolle raportojnë se tre prej tyre akuzohen për kultivim dhe prodhim droge, si dhe për mashtrim me energji elektrike, ndërsa dy të tjerë akuzohen gjithashtu për falsifikim dokumentesh.
Hetimi nisi pas ankesave të banorëve për erën e fortë të marihuanës dhe lëvizjet e dyshimta në zonë. Garda Civile verifikoi se brenda banesës ishin vendosur plantacione kanabisi dhe pajisje për kultivim.
Dy nga të arrestuarit ishin përgjegjës për mirëmbajtjen e plantacionit, ndërsa të tjerët merreshin me shpërndarjen dhe shitjen e drogës. Operacioni u zhvillua nga njësitë speciale të Gardës Civile në Granadë, me mbështetjen e Shërbimit të Qenve dhe Ekipit Pegaso.
Policia konfirmoi se rezidenca e përdorur si “shtëpi bari” funksiononte si qendër e prodhimit të vazhdueshëm të marijuanës, duke furnizuar tregun me drogë.
Tag: spanjë
-

Zbulohet një “shtëpi bari” në Spanjë, 5 shqiptarë bien në pranga dhe mes tyre një grua
-

Itali/ Poetja Irma Kurti botohet në Spanjë
Krijimtaria e poetes shqiptare Irma Kurti botohet tashmë një një tjetër shtet. Përmbledhja me poezi titulluar “Tiempo de amarse” (Kohë për t’u dashur) mban logon e Ediciones Ábrego që ndodhet në Madrid të Spanjës. Përkthimi i poezive në gjuhën spanjolle është bërë nga Rafael Carcelén. Imazhi i kopertinës është i fotografit Biagio Fortini. Poetja i këndon mallit, nostalgjisë për vendlindjen dhe dashurisë. Poezitë e saj janë të veshura me ndjenjë dhe melankoli, po dhe me kurajon dhe shpresën për të gjetur pozitiven dhe forcën në kohëra të vështira. Ky libër me poezi u dedikohet prindërve të saj Hasan Kurti dhe Sherife Mezini, që e kanë përkrahur dhe inkurajuar poeten në çdo hap të rrugëtimit letrar.Kritiku letrar Hamid Oqabi shkruan: “Irma Kurti është një nga zërat femërorë më të rëndësishëm në diasporë. Ka botuar dhjetëra libra me poezi dhe prozë dhe veprat e saj janë përkthyer në shumë gjuhë, duke reflektuar një prani të gjerë të saj në skenën letrare evropiane. Vargjet e saj përqendrohen në tema të ngarkuara emocionalisht dhe thellësisht njerëzore, si: dashuria, humbja, plakja, mungesa, vetmia dhe dëshira për ngrohtësi. Poezitë përbëhen shpesh nga strofa të shkurtra dhe fjali të qarta, duke shmangur kompleksitetin ose simbolikën e tepërt. Kurti mbështetet më tepër tek ndjenja sesa tek befasia duke përdorur një gjuhë të thjeshtë dhe të sinqertë që komunikon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhembje ose shpresë. Ajo që e dallon veprën e Irma Kurtit është ndershmëria emocionale dhe identiteti i saj shumështresor, pasi krijimet e saj dalin nga kryqëzimi i personales dhe kulturës, duke ofruar një zë poetik që i kapërcen kufijtë pa pretendime apo ekzagjerime.”IRMA KURTI është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese. Ajo është italiane e natyralizuar. Ka filluar të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. Në vitin 2020, për kontributin në fushën e poezisë, nderohet me titullin “Akademike dhe Presidente Nderi” e Enciklopedisë poetike. Në 2021 u nderua me çmimin “Liria” nga Komuniteti Arbëreshë në Itali. Në vitin 2022 iu dha titulli “Damë e Urdhërit të Dante Alighierit” nga Republika e Poetëve. Në 2023 u nderua me çmimin e Karrierës nga Universum Academy në Zvicër. Ajo është anëtare jurie në disa konkurse letrare në Itali, si dhe përkthyese pranë Fondacionit “Ithaca” në Spanjë.Irma Kurti ka botuar mbi 110 vepra, që përshijnë libra me poezi, prozë dhe përkthime. Ajo është një nga poeteshat shqiptare më të përkthyera dhe më të botuara jashtë kufijve të Shqipërisë. Librat e saj janë përkthyer dhe botuar në 22 vende të botës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Francë, Itali, Greqi, Holandë, Belgjikë, Gjermani, Portugali, Rumani, Turqi, Kosovë, Filipine, Kamerun, Indi, Kili, Serbi, Kolumbi, Argjentinë, Moldavi, Algjeri dhe Spanjë.
-

Prokuroria spanjolle ngre alarmin për mafian shqiptare, raporti: Bashkëpunim me kinezët ‘mbytën’ Spanjën me drogë
Foto ilustruese
SPANJË- Mafia shqiptare konsiderohet ndër më të rrezikshmet në botë, sipas Vjetor i vitit 2024 i Fiskal General del Estado (FGE) i publikuar së fundmi, në Spanjë. Në raport janë zbuluar detaje interesante mbi bashkëpunim e mafias shqiptare me atë kineze, të cilët veprojnë në Malaga dhe Marbella në operacione të mëdha kokaine dhe pastrimi parash.
“Ata bashkëpunojnë me shqiptarët në Malaga dhe Marbella, ndërkohë që drejtojnë edhe skema të mëdha falsifikimi, duke i bërë ata lojtarë kyç si në aspektin e kontrabandës ashtu edhe në atë të pastrimit të parave të këtij biznesi”, thuhet në raport.
Sipas raportit, bandat Shqiptare kanë krijuar me shpejtësi një vend si një nga organizatat më të fuqishme të drogës në Spanjë. Ata kanë zgjedhur të vendosen në Spanjë dhe ta bëjnë atë epiqendrën globale për krimin e organizuar transnacional, duke e shndërruar Malagën dhe Marbelën në një qendër për kriminelë të sofistikuar.
Ndërkohë në Granada, mafia shqiptare në bashkëpunim me mafie të tjera dominojnë në kultivimin e marijuanës në ambiente të mbyllura, duke lënë pas klanet tradicionale lokale dhe duke drejtuar operacione të sofistikuara të kontrabandës së kontejnerëve përmes Valencias.
Mësohet se një kriminel shqiptar u arrestua gjatë një operacioni të madh në Costa del Sol vitin e kaluar. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 30 persona, ndërsa u sekuestruan 3.2 ton kokainë të kontrabanduar nga Ekuadori në Costa del Sol. Në korrik të këtij viti, bosi i mafias shqiptare Juxhin Drazhi, një nga kriminelët më të kërkuar të drogës në Evropë, u arrestua ndërsa përpiqej të largohej nga vila e tij luksoze në Almuñecar, Granada./ZËRI -

Yamal dhe festimi i frymëzuar nga LeBron James, pse po shkakton kaq shumë polemika në Spanjë
10 Shtator 2025
10:04
Alfred Lleshi
Lamine Yamal ka ndryshuar mënyrën e festimit të golave, duke lënë pas numrin 304 që simbolizonte lagjen e fëmijërisë së tij, Rocafonda, dhe adoptuar një gjest të ri, “kurorëzimin”, frymëzuar nga LeBron James. Ky veprim ka shkaktuar diskutime në Spanjë, disa media mendojnë se talenti i Barcelonës po ndikohet shumë nga famësia dhe suksesi.
Trajneri i Spanjës, De la Fuente, e qartësoi situatën me humor: “Kush tha që Lamine po kurorëzohej? Mua më duket si të kishte vendosur një kapelë magjike. Ishte thjesht një truk magjie”. De La Fuente shtoi se vëmendja e tepërt ndaj gjesteve të tij shpesh e humb fokusin te faktet reale:
“Ky djalosh, në moshën 16-vjeçare, ka debutuar në kombëtare dhe punon shumë. Stërvitet 6 orë në ditë, shkon në palestër, trajtohet nga fizioterapistët dhe bën të gjitha stërvitjet ‘e padukshme’. Çfarë e ka bërë të arrijë kaq lart nuk është mënyra e festimit të golit, por angazhimi i tij i palodhur”. -

Spanja e Belgjika goleada ndaj Turqisë e Kazakistanit, Gjermania rikthehet me forcë
U zhvilluan kualifikuese të tjera sot në Europë për Botërorin 2026. Turqi- Spanjë luajtur në Konya ishte shkatrrimtare për vendasit e trajnerit italian Montela. Iberikët të pamëshirshëm shënuan plot 6 herë me Mikel Merinon që realizoi tripletë e mori me vete topin.
Ndërkaq performanca e Gjermanisë pas dështimit në sfidën e parë me Sllovakinë 2-0 ishte me dy tablo. Në pjesën e parë (1-1) ekipi i Nagelsman u duk i ngurtë ndërsa në të dytën falë dhe lëvizjeve të stafit teknik Gjermamia shënoi dy herë për 3-1 final.
Rezultate sot:
Gjeorgji- Bullgari 3-0
Maqedoni e Veriut- Litenshtejn 5-0
Lituani- Holandë 2-3
Gjermani- Irlandë e Veriut 3-1
Luksemburg- Sllovaki 0-1
Belgjikë- Kazakistan 6-0
Turqi- Spanjë 0-6
Poloni- Finlandë 301/ Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Kumbulla i mbetet peng ish-skuadrës: Nuk e arrinim dot financiarisht
Marash Kumbulla zhvilloi një sezon mjaft të mirë në La Liga me skuadrën e Espanjolit, megjithatë në verë u rikthye te Roma pas përfundimit të huazimit.
Verdhekuqtë, si duket nuk e kishin në planet e tyre dhe e transferuan sërish në Spanjë, por këtë herë te Majorka. Por, mesa duket në Spanjë kanë mbetur të kënaqur nga Kumbulla dhe është pikërisht drejtori sportiv i Espanjolit, ai i cili ka folur para mediave dhe u ndal te mbrojtësi i Kombëtares.Fran Garagarza u shpreh se klubi do të donte të kishte Kumbullën në skuadër, por ishte një kosto e madhe financiare dhe në këtë mënyrë, u mendua për të tjera lëvizje. Ai u shpreh se klubi po kërkon të ndërtojë një skuadër, e cila nuk e dëmton financiarisht klubin dhe se mund të ketë një projekt afatgjatë, prandaj edhe Kumbulla u konsiderua i pa arritshëm.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Europa me 8-të duele, Turqi- Spanjë larg Stambollit
Kualifikuese të tjera sot në Europë për Botërorin 2026. Kryesfida e ditës i takon duelit Turqi- Spanjë i cili luhet në Konya dhe do të nisë në orën 20:45 dhe do të arbitërohet nga anglezi Majkell Oliver.
Për t’u parë dhe performanca e Gjermanisë pas dështimit në sfidën e parë me Sllovakinë 2-0. Sot në shtëpi me Irlandën e Veriut. Interesant takimi Poloni- Finlandë. Të dyja skuadrat kanë nga 7 pikë pas katër ndeshjesh.
Programi sot:
Gjeorgji- Bullgari 15:00
Maqedoni e Veriut- Litenshtejn 18:00
Lituani- Holandë 18:00
20:45
Gjermani- Irlandë e Veriut
Luksemburg- Sllovaki
Belgjikë- Kazakistan
Turqi- Spanjë
Poloni- Finlandë/ Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

U gjet i vrarë në Spanjë, Miklovan Danaj kishte me vete dy dokumente shqiptare
Policia shqiptare ka nisur hetimet në vendin tonë, në lidhje me gjetjen në Spanjë të trupit të pajetë të Miklovan Danajt, që sipas autoriteteve besohet se është vrarë.
Burimet bëjnë me dije se trupi i pajetë i gjetur në bregun e Marbellës në Spanjë më 24 gusht të këtij viti, i përket Miklovan Danaj, i njohur me emrin Keli, të cilit i janë gjetur dy palë dokumente shqiptare.
Hetimi po ndiqet nga pala spanjolle, e ndërsa mësohet së është përqendruar te pazaret e drogës.
Po ashtu, në funksion të hetimit policia shqiptare ka nisur me verifikimin në vendim tonë të marrjes në pyetje të familjarëve të Danajt, e po ashtu mbi dijeninë që ata kanë për aktivitetin e tij.
Po ashtu mësohet se ka nisur edhe verifikim në disa shtete si Itali apo Holandë.
Pak javë më parë të afërmit e Miklovan Danajt kanë marrë një telegram, që paralajmëronte për vdekjen e tij dhe u kërkonte të mos e kërkonin. -

U gjet i vdekur në Marbella! Danajn e takoi i fundit ‘ushtari’ i Visit të Pojës, nisin verifikimet për ADN-në
Miklovan Danaj dhe Juxhin Drazhi
SPANJË-Miklovan Danaj i shpallur i zhdukur prej muajit maj u gjet i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. Pas gjetjes së trupit të pajetë, që besohet se i përket Danajt, autorietet spanjolle kanë nisur verifikimet për identifikimin e saktë të tij. Policia ka marrë ADN-në e vëllait dhe vajzës së Danajt, me qëllim krahasimin e materialit genetik.
Ndërkohë nga pamjet e kamerave të sigurisë në Spanjë u zbulua se personi i fundit që Danaj kishte takim ishte Juxhin Drazhi, i cili rezulton i arrestuar në gusht po në Spanjë për llogari të SPAK për trafik kokaine. Drazhi është i njohur si pjesë e grupit kriminal të Elvis Doçit, alias “Visi i Pojës”.
Ai u kap nga Garda Civile spanjolle në një vilë luksoze në Almuñécar, Granada, ku jetonte i izoluar dhe nën masa të rrepta sigurie për të shmangur identifikimin. Drazhi do të merret në pyetje edhe për zhdukjen e Dakajt, por deri më tani nuk ka prova konkrete që e lidhin atë me zhdukjen.Personi i fundit që kishte pasur kontakt me të ishte bashkëshortja e tij, me të cilën disa orë përpara se të zhdukej kanë shkuar në një qendër shëndetësore për ti bërë vaksinën fëmijës së mitur. Partnerja e tij denoncoi në Polici në shtetin spanjoll zhdukjen e bashkëshortit të saj si dhe të njëjtin kallëzim e ka bërë dhe në komisariatin e Shkodrës. Asakohe familjarët e Danaj kanë rrëfyer se një person u ka thënë: “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”. Dhe për fat të keq ai u gjet i pajetë.
Policia spanjolle ka marrë në dispozicion edhe mesazhet në Telegram dërguar bashkëshortes ku njoftohej të mos e kërkonin Dakajn pasi ishte hedhur në det, por dekodimi është i vështirë për gjurmimin nga kush dhe ku është dërguar mesazhi.Deri më tani, pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hesapeve të palara me personazhe nga bota e krimit, kryesisht e trafikut të drogës. Miklovani kishte krijuar lidhje të forta në trafikun e drogës, duke u zhvendosur nga Pisa, Itali, në Marbella, Spanjë, ku menaxhonte dërgesa të kokainës nga Kolumbia drejt Evropës, ndërsa shkak i tragjedisë dyshohet se të jenë bërë konfliktet apo mosmarrëveshjet me bashkëpunëtorët.
Në lidhje me rastin ende nuk ka arrestime dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të gjetjes./ZËRIgaggagaggapng
ggagagaggapng
screenshot 5 1
