Tag: spanjë

  • Kontrolli i SPAK! Xhovana Nikolli zbulon detaje: Më kapën në aeroport, më thanë se motra më ka shitur në Spanjë

    Kontrolli i SPAK! Xhovana Nikolli zbulon detaje: Më kapën në aeroport, më thanë se motra më ka shitur në Spanjë

    Xhovana dhe Alda Nikolli

    TIRANË-Detaje të reja janë zbuluar lidhur me aksionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në banesën e motrave, Alda dhe Xhovana Nikolli. Kjo e fundit me anë të një postimi në Tik Tok,  shkruan se SPAK ka futur intriga mes saj dhe së motrës, Alda Nikolli. Xhovana pretendon se i kanë bërë pritë në aeroport dhe i kanë thënë se e motra e ka shitur në Spanjë, ku do ta vrisnin.
    “SPAK fut intriga mes motrave turp t’iu vije qa shteti kemi .. më bënë pritë në Aeroport dhe më thanë që mos ik në Spanjë se motra t’ka shit, do t’vrasin fjalët e SPAK-ut! Mbroni kriminelat dhe doni të shkatrroni familjen tonë .. Jam e gatshme për cdo gjë deri në fund,”-shkruan Xhovana Nikolli.

    POSTIMI

    Alda dhe Xhovana Nikolli dyshohet të kenë stisur sulmin me tritol të ndodhur më 13 korrik 2024, që i mori jetën fqinjit të tyre, Enea Thomarai. Hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zbarkuan më 28 mars në banesën ku motrat Nikolli kanë jetuar me qira në Elbasan dhe ushtruan kontroll të prani të pronarit të apartamentit. Ajo që dihet për këtë ngjarje është se kamerat kanë pikasur një person që afrohet me biçikletë, lë lëndën plasëse dhe më pas largohet. Ai është një person me precedentë penalë, është identifikuar nga autoritetet, por ende nuk është prangosur dhe mungesa e dëshmisë së tij e ka lënë këtë çështje pa një autor.
    Gjatë kohës së kësaj ngjarjeje, njëra nga motrat, Alda Nikolli ka akuzuar të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani si autor. Këtë gjë, ajo e tha në një intervistë për Top Channel dhe në daljet e drejtpërdrejta që ka bërë në “Tik Tok”. Alda Nikolli rrëfente se me Nuredin Dumanin kishte pasur një raport intim që nuk kishte përfunduar mirë dhe ai e kishte kërcënuar, arsye për të cilën ajo kishte krijuar bindjen se më pas ai i ka vendosur sasinë e tritolit në derën e banesës.
    Ndërsa motra tjetër, Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Xhanejt (Nikolli) që u vu në pranga në Vlorë, pasi dyshohet se kishte shkuar të vriste Inez Hajrullën. Pas arrestimit, Amarildo Xhanej u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite e 9 muaj burg për armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit kriminal./ZËRI

  • Shpërthim në një minierë qymyri në Spanjë, humbin jetën 5 persona

    Shpërthim në një minierë qymyri në Spanjë, humbin jetën 5 persona

    Miniera

    SPANJË- Pesë minatorë kanë humbur jetën në Asturia, Spanjë si pasojë e një shpërthimi në një minierë. Si pasojë e këtij shpërthimi mbetën të plagosur edhe 4 të tjerë, të cilët u transportuan në spital me djegie dhe trauma në kokë pasi një shpërthim tronditi një minierë qymyri.
    Qeveria rajonale e Asturias tha se dy nga të plagosurit ishin transferuar në Ponferrada, një qytet në rajonin e Castilla y León, për t’u trajtuar për djegie.
    Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e të ndjerëve.
    “Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e viktimave të aksidentit në minierë në Degaña, Asturias. Dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, tha Sánchez./ZËRI

  • U kapën me drogë me vlerë 500 mijë euro! Goditet grupi kriminal i shqiptarëve në Spanjë, 5 të arrestuar

    U kapën me drogë me vlerë 500 mijë euro! Goditet grupi kriminal i shqiptarëve në Spanjë, 5 të arrestuar

    kanabisi i sekuestruar

    SPANJË-Autoritetet spanjolle kanë “çmontuar” një grup kriminal shqiptar që vepronte nga lokacione të ndryshme, të cilët merreshin me kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Sipas mediave spanjolle, grupi ishte i specializuar në kultivimin e marijuanës dhe shpërndarjen e saj në të gjithë Katalonjën. 
    Në Cervera u bë bastisja e parë në një magazinë industriale, ku u arrestuan katër persona të dyshuar. Aty u çmontua një plantacion me 277 bimë marijuanë dhe u gjetën 600 vazo bosh. Hapësira ishte e pajisur plotësisht për kultivim intensiv, me ajrim, ndriçim industrial, ajër të kondicionuar dhe produkte fitosanitare.
    Ambienti i dytë, i vendosur në Manlleu, u kontrollua gjithashtu. Atje, u arrestua një anëtar i pestë i grupit dhe u sekuestruan 567 bimë marihuanë, së bashku menjë shumë parash cash. Vlera totale e drogës së sekuestruar mes dy plantacioneve arrin në qindra mijëra euro.
    Por operacioni nuk mbaroi me kaq. Mossos kreu gjithashtu tre kontrolle të tjera: në dy apartamente në komunën e Salou dhe një të tretën në Blanes. Gjatë këtyre bastisjeve, 5 persona të tjerë u arrestuan dhe u sekuestruan 75 kilogramë sytha marihuanë të gatshme për shpërndarje, së bashku me 10,900 euro para të gatshme dhe 25 gramë kokainë. Sipas burimeve policore, vlera e marihuanës së sekuestruar në tregun e zi llogaritet në 482.500 euro./ZËRI