Tag: spanjë

  • Turisti britanik vdes në Spanjë pasi ra në ujësjellësin historik të Segovias

    Turisti britanik vdes në Spanjë pasi ra në ujësjellësin historik të Segovias

    Një turist britanik 63-vjeçar vdiq të shtunën pasdite (12/4) në qytetin Segovia në Spanjën qendrore kur u rrëzua nga ujësjellësi historik romak, sipas autoriteteve lokale.

    Burri, mbajtës i një pasaporte britanike, kishte mbërritur në qytet të enjten së bashku me dy persona të tjerë, sipas një deklarate nga autoritetet lokale. Sipas të dhënave fillestare të hetimit, ai ishte ulur në kangjellat e shkallëve që të çonin në pikën e vëzhgimit, kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua mbrapsht, sipas Guardian.
    Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 13:00. ora lokale në pikën e njohur si Postigo del Consuelo, një kullë e vogël vëzhgimi e ndërtuar në muret e mbetura mesjetare të qytetit, e cila është një vend popullor për turistët dhe banorët për shkak të pamjeve panoramike të qytetit dhe ujësjellësit. Burri fatkeq ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme dhe me gjithë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit që kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, nuk është bërë e mundur kthimi i tij në jetë.
    Autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë nisur një hetim, duke mbledhur dëshmi dhe prova për të sqaruar shkaqet e sakta të tragjedisë.
    Ujësjellësi romak i Segovisë, një nga më të mirët e ruajtur nga antikiteti, besohet të jetë ndërtuar rreth vitit 50 pas Krishtit dhe u përdor deri në vitet 1970 për të kulluar ujin nga malet përreth në qytet. Në vitin 1985 ajo u caktua si një sit i trashëgimisë botërore nga UNESCO.

    Top Channel

  • Piranjat/ Filloi punë si saldator, i riu e gjen vetën në një parcel me lëndë narkotike

    Piranjat/ Filloi punë si saldator, i riu e gjen vetën në një parcel me lëndë narkotike

    Piranjat sollën historinë e një 35 vjeçari, i cili pak kohë më parë ka kërkuar ndihmë tek disa miq të tij për mundësi punësimi në profesionin saldator. I riu prezantohet me disa persona të panjohur nga vetë ai duke i dhënë mundësinë e punësimit në Spanjë.

    Gjatë bisedave të para, 35 vjeçari tregon se çdo gjë ishte shumë korrekte nga ana e “pronarit”, dhe tre ditët e para në Spanjë ishin më të mirat. Pushime, ‘shoppin’, dhe lekë në dorë për të siguruar të ardhura në familje.

    Pas disa ditësh 35 vjeçari do të prezantohej  me punën e tij të re. Por jo në një saldariçe, por në një vend 350 km larg Barcelonës. Në një vend malor, ku kultivohej Canabis Sativa. I trembur nga e gjithë situata dhe nga ajo ku ndodhej, 35 vjeçari kërkon që të kthehet edhe një herë në vendin ku kishte qenë më parë. Në bisedime me Emiljanon, bashkëpunëtorin që e kishte ftuar në punë kishte kuptuar që ky person ishte me aftësitë për të bërë keq.

    Pas shkëputjes me të, Emiljano nis të shantazhojë 35 vjeçarin duke i thënë se kjo lëvizje që ka bërë do t’i kushtonte me jetën e fëmijëve të tij.

    Në këto kushte dhe i frikësuar, 35 vjeçari ndërpret çdo komunikim me të duke mos i hapur më asnjë kontakt.

  • Foto e fundit pak çaste para tragjedisë me helikopter në New York – CEO i Siemens Spanjë së bashku me gruan dhe tre fëmijët

    Foto e fundit pak çaste para tragjedisë me helikopter në New York – CEO i Siemens Spanjë së bashku me gruan dhe tre fëmijët

    Agustin Escobar, president dhe CEO i Siemens Spanjë, ka humbur jetën në një aksident tragjik me helikopter, së bashku me bashkëshorten e tij, Merce Camrubi Modal, dhe tre fëmijët e tyre të mitur – të moshave 4, 5 dhe 11 vjeç.

    Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në lumin Hudson, në New York, shkruan cnn.

    Vetëm pak çaste para nisjes, Escobar ishte fotografuar duke buzëqeshur pranë familjes së tij, në ato që do të rezultonin të ishin momentet e fundit të jetës së tyre. Në një tjetër fotografi, të gjithë shihen brenda helikopterit Bell 206L-4 LongRanger IV, pak minuta para nisjes së fluturimit fatkeq.

    BREAKING:Helicopter crashes near the Hudson River in New York City pic.twitter.com/mVhw3XH6Dk— Visegrád 24 (@visegrad24) April 10, 2025

    Sipas raportimeve fillestare, helikopteri u rrëzua vetëm 17 minuta pas ngritjes, si pasojë e një defekti teknik – humbjes së helikës së bishtit – çka çoi në një rënie të pakontrolluar në ujërat e lumit Hudson. Pamjet filmike të publikuara tregojnë momentin dramatik të aksidentit.

    Familja Escobar kishte arritur në New York më herët atë ditë, për një udhëtim pushimi.

    Agustin Escobar kishte marrë drejtimin e Siemens Spanjë në fund të vitit 2022. Me mbi 25 vite përvojë në pozicione drejtuese në SHBA, Amerikën Latine, Spanjë dhe Gjermani, ai konsiderohej një figurë e respektuar dhe me ndikim në botën e biznesit ndërkombëtar.

  • Foto e fundit pak çaste para tragjedisë, Agustin Escobar që humbi jetën me gruan dhe tre fëmijët ishte CEO i Siemens Spanjë (VIDEO)

    Foto e fundit pak çaste para tragjedisë, Agustin Escobar që humbi jetën me gruan dhe tre fëmijët ishte CEO i Siemens Spanjë (VIDEO)

    Agustin Escobar, president dhe CEO i Siemens Spanjë, humbi jetën së bashku me gruan e tij, Merce Camrubi Modal, dhe tre fëmijët e tyre të mitur – 4, 5 dhe 11 vjeç – kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në lumin Hudson në Nju Jork .

    Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së enjtes.
    Pak para nisjes, Escobar u fotografua duke buzëqeshur me familjen e tij, pa e ditur se këto ishin momentet e fundit të jetës së tyre. Në një foto të dytë, të gjithë janë kapur brenda helikopterit Bell 206L-4 LongRanger IV , pak minuta para fluturimit fatal.
    Helikopteri u rrëzua vetëm 17 minuta pas ngritjes. Sipas raporteve fillestare, helikopteri humbi helikën e bishtit, duke bërë që të binte në mënyrë të pakontrolluar në ujërat e Hudson. Videot e publikuara kapin momentin e tmerrit të rënies.
    Familja Escobar kishte mbërritur në Nju Jork më herët atë ditë, për pushime familjare.
    Agustin Escobar kishte marrë detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Siemens Spanjë në fund të vitit 2022. Me 25 vjet përvojë në pozicione drejtuese në SHBA, Amerikën Latine, Spanjë dhe Gjermani, ai ishte shumë i respektuar në botën e biznesit.

    BREAKING:
    Helicopter crashes near the Hudson River in New York City pic.twitter.com/mVhw3XH6Dk
    — Visegrád 24 (@visegrad24) April 10, 2025

    Top Channel

  • Gjykata e Spanjës kërkon mbi 4 vite burg, telashe në horizont për Ançelotin

    Gjykata e Spanjës kërkon mbi 4 vite burg, telashe në horizont për Ançelotin

    Karlo Ançeloti po përballet me një situatë të vështirë në Spanjë. Trajneri i Realit të Madridit ka përfunduar në sallën e gjyqit. Shkak është bërë deklarimi i të ardhurave. Në Spanjë kanë ngritur akuzën për shmangie të taksave, për të cilën Ançeloti duhet të japë llogari përpara gjyqtarit.
    Sipas raportimeve nga media “El pais”, gjykata ka kërkuar një dënim prej 4 vitesh dhe 9 muajsh burg për trajnerin e mirënjohur. Gjithashtu në masën e dënimit është kërkuar edhe një gjobë prej 3.2 milionë eurosh. Mbetet për t’u parë në Karlo Ançeloti do të dalë fitimtar nga salla e gjyqit, apo me prangat në duar./Sport Ekspres/

  • Kupa e Botës 2030/ Në Spanjë lindin problemet e para

    Kupa e Botës 2030/ Në Spanjë lindin problemet e para

    Në Spanjë vazhdojnë përgatitjet për Botërorin 2030 dhe po vlerësohen opsione të ndryshme për stadiumet që do të përdoren gjatë kompeticioit madhor të FIFA-s.

    Sipas AS, ka disa vështirësi në lidhje me përdorimin e stadiumit të Valencias (“Mestaja”) por dhe me impiantin e Atletiko Madrid (“Riyadh Air Metropolitano”) që nuk është e gatshme ta vërë në dispozicion të FIFA-s.

    Për këtë arsye po vlerësohen opsione të ndryshme, si stadiumi ‘Balaídos’ në Vigo dhe ‘Rosaleda’ në Malaga.

    Vazhdo leximin

  • “Do të vrasin në Spanjë”, Xhovana Nikolli: SPAK më ndaloi në Rinas, po më përçan me familjen

    “Do të vrasin në Spanjë”, Xhovana Nikolli: SPAK më ndaloi në Rinas, po më përçan me familjen

    Pak ditë pas kontrollit të ushtruar në banesën e saj nga Prokuroria e Posaçme, ku u bë sekuestrimi i telefonave të saj, motrës dhe prindërve, Xhovana Nikolli ka reaguar sërish në rrjetet sociale.
    Në një video të postuar në rrjet ku shfaqet së bashku me motrën e saj, ajo thotë se SPAK ka nisur të bëjë intriga dhe të tentojë ti përçajë ato.
    Nikolli pretendon se është ndaluar në Rinas nga prokurorë të SPAK dhe se i kanë thënë që të mos shkojë në Spanjë, pasi motra e ‘ka shitur’ dhe se atje do ta vrasin.
    “SPAK fut intriga mes motrave, turp t’ju vijë çfarë shteti kemi.. më bënë pritë në Aeroport dhe më thanë që ‘mos ik në Spanjë se motra t’ka shit do t’vrasin’, fjalët e SPAK-ut! Mbroni kriminelët dhe doni të shkatërroni familjen tonë… Jam e gatshme për çdo gjë deri në fund”, shprehet ajo.
    Kujtojmë se motrat Nikolli kanë hedhur akuza ndaj të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani më herët.
    Alda Nikolli, motra e Xhovanës, deklaroi në SPAK dhe një intervistë për Top Channel kohë me parë, se ajo kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.
    Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte e ku viktimë mbeti Enea Themollari, fqinji i tyre, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.
    Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli, personazhi i njohur në botën e krimit, tashmë i arrestuar. Amarildo Nikolli po bashkëpunon me autoritetet dhe dyshohet se ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka përmendur emra të njohur të botës së krimit.
    Deklarimet e tij janë kyçe në zbardhjen e disa atentateve të bujshme të viteve 2020-2023. Emri i Nikollit u bë i njohur për publikun në momentin që u kap me armë zjarri në Vlorë, në pikun e sezonit turistik të vitit 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë. ‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasjen me pagesë të Inez Hajrullah.

  • ‘SPAK fut intriga’/ Xhovana Nikolli: Më thanë se motra më ka shitur, do të vrasin në Spanjë

    ‘SPAK fut intriga’/ Xhovana Nikolli: Më thanë se motra më ka shitur, do të vrasin në Spanjë

    Xhovana dhe Alda Nikolli

    TIRANË-Detaje të reja janë zbuluar lidhur me aksionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në banesën e motrave, Alda dhe Xhovana Nikolli. Kjo e fundit me anë të një postimi në Tik Tok,  shkruan se SPAK ka futur intriga mes saj dhe së motrës, Alda Nikolli. Xhovana pretendon se i kanë bërë pritë në aeroport dhe i kanë thënë se e motra e ka shitur në Spanjë, ku do ta vrisnin.
    “SPAK fut intriga mes motrave turp t’iu vije qa shteti kemi .. më bënë pritë në Aeroport dhe më thanë që mos ik në Spanjë se motra t’ka shit, do t’vrasin fjalët e SPAK-ut! Mbroni kriminelat dhe doni të shkatrroni familjen tonë .. Jam e gatshme për cdo gjë deri në fund,”-shkruan Xhovana Nikolli.

    Alda dhe Xhovana Nikolli dyshohet të kenë stisur sulmin me tritol të ndodhur më 13 korrik 2024, që i mori jetën fqinjit të tyre, Enea Thomarai. Hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zbarkuan më 28 mars në banesën ku motrat Nikolli kanë jetuar me qira në Elbasan dhe ushtruan kontroll të prani të pronarit të apartamentit. Ajo që dihet për këtë ngjarje është se kamerat kanë pikasur një person që afrohet me biçikletë, lë lëndën plasëse dhe më pas largohet. Ai është një person me precedentë penalë, është identifikuar nga autoritetet, por ende nuk është prangosur dhe mungesa e dëshmisë së tij e ka lënë këtë çështje pa një autor.
    Gjatë kohës së kësaj ngjarjeje, njëra nga motrat, Alda Nikolli ka akuzuar të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani si autor. Këtë gjë, ajo e tha në një intervistë për Top Channel dhe në daljet e drejtpërdrejta që ka bërë në “Tik Tok”. Alda Nikolli rrëfente se me Nuredin Dumanin kishte pasur një raport intim që nuk kishte përfunduar mirë dhe ai e kishte kërcënuar, arsye për të cilën ajo kishte krijuar bindjen se më pas ai i ka vendosur sasinë e tritolit në derën e banesës.
    Ndërsa motra tjetër, Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Xhanejt (Nikolli) që u vu në pranga në Vlorë, pasi dyshohet se kishte shkuar të vriste Inez Hajrullën. Pas arrestimit, Amarildo Xhanej u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite e 9 muaj burg për armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit kriminal./ZËRI

  • ‘T’ka shit motra, do të vrasin në Spanjë’/ Xhovana Nikolli: SPAK më ndaloi në Rinas, po më përçan me familjen…

    ‘T’ka shit motra, do të vrasin në Spanjë’/ Xhovana Nikolli: SPAK më ndaloi në Rinas, po më përçan me familjen…

    Pak ditë pas kontrollit të ushtruar në banesën e saj nga Prokuroria e Posaçme, ku u bë sekuestrimi i telefonave të saj, motrës dhe prindërve, Xhovana Nikolli ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

    Në një video të postuar në rrjet ku shfaqet së bashku me motrën e saj, ajo thotë se SPAK ka nisur të bëjë intriga dhe të tentojë t’i përçajë ato.

    Nikolli pretendon se është ndaluar në Rinas nga prokurorë të SPAK dhe se i kanë thënë që të mos shkojë në Spanjë, pasi motra e ‘ka shitur’ dhe se atje do ta vrasin.

    “SPAK fut intriga mes motrave, turp t’ju vijë çfarë shteti kemi.. më bënë pritë në Aeroport dhe më thanë që ‘mos ik në Spanjë se motra t’ka shit do t’vrasin’, fjalët e SPAK-ut! Mbroni kriminelët dhe doni të shkatërroni familjen tonë… Jam e gatshme për çdo gjë deri në fund”, shprehet ajo

    Kujtojmë se motrat Nikolli kanë hedhur akuza ndaj të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani më herët.

    Alda Nikolli, motra e Xhovanës, deklaroi në SPAK dhe një intervistë për Top Channel kohë me parë, se ajo kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.

    Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte e ku viktimë mbeti Enea Themollari, fqinji i tyre, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.

    Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli, personazhi i njohur në botën e krimit, tashmë i arrestuar. Amarildo Nikolli po bashkëpunon me autoritetet dhe dyshohet se ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka përmendur emra të njohur të botës së krimit.

    Deklarimet e tij janë kyçe në zbardhjen e disa atentateve të bujshme të viteve 2020-2023. Emri i Nikollit u bë i njohur për publikun në momentin që u kap me armë zjarri në Vlorë, në pikun e sezonit turistik të vitit 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë. ‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasjen me pagesë të Inez Hajrullah.

    @giovanna_nikolli #fyp ♬ оригинальный звук – 𝐊𝐚𝐦𝐨

  • VIDEO/ “T’ka shit motra, do të vrasin në Spanjë”, Xhovana Nikolli: SPAK më ndaloi në Rinas, po më përçan me familjen

    VIDEO/ “T’ka shit motra, do të vrasin në Spanjë”, Xhovana Nikolli: SPAK më ndaloi në Rinas, po më përçan me familjen