Tag: spanjë

  • Europiani U-21 2027 / Emanuela Rusta & trupa shqiptare e arbitrave gjykojnë ndeshjen Spanjë – San Marino

    Europiani U-21 2027 / Emanuela Rusta & trupa shqiptare e arbitrave gjykojnë ndeshjen Spanjë – San Marino

    Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta është caktuar nga UEFA të drejtojë ndeshjen Spanjë U-21 – San Marino U-21, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Shqipëri – Serbi 2027”.
    Kjo është hera e parë që UEFA i beson një arbitreje shqiptare drejtimin e një ndeshjeje të djemve në nivelin U-21, një moment historik për arbitrimin shqiptar dhe për vetë Emanuela Rustën.
    Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Angel Carro” në Spanjë, më 14 nëntor në orën 20:45, ndërsa e gjithë trupa gjykuese do të jetë shqiptare. Ilir Tartaraj dhe Xhulio Mani do të jenë asistentë të dytë dhe të tretë, ndërsa Andi Koçi do të mbajë detyrën e arbitrit të katërt.
    Arbitrat shqiptarë po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në ndeshjet europiane, dhe ky është një tjetër hap i rëndësishëm në afirmimin e arbitrimit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

  • Hetimet për vrasjen e Gilmando Danit shtrihen deri në Spanjë, kërkohet informacion për udhëtimet e tij

    Hetimet për vrasjen e Gilmando Danit shtrihen deri në Spanjë, kërkohet informacion për udhëtimet e tij

    Hetimet për vrasjen e Gilmando Danit, ‘krahut të djathtë’ të Shullazit janë shtrirë deri në Spanjë.

    Ndërsa policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve që kryen atentatin në mes të ditës pranë Rinasit, është kërkuar informacion nga autoritetet spanjolle për udhëtimet e tij.
    Gazetarja Dorjana Bezat raporton se autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion për vizitën katër ditore 7-11 nëntor dhe aktivitetin e tij në Spanjë.
    Gilmando udhëtonte shpesh pas lirimit ndërsa u vra sapo zbriti në Rinas, teksa doli me makinë. Tre autorë i bënë prit në rrethrrotullimin e Rinasit dhe e qëlluan për vdekje.
    Nga ky atentat mbeti i plagosur edhe miku i tij Muçi Sheqeri, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.Për hetimet e kësaj ngjarjeje të rëndë, vijojnë shoqërimet në Krujë dhe në Fushë Krujë.

    Top Channel

  • Gilmando Dani shkon në Spanjë, kërkohet informacion për udhëtimet e tij

    Gilmando Dani shkon në Spanjë, kërkohet informacion për udhëtimet e tij

    Hetimet për vrasjen e Gilmando Danit, i njohur si “krahu i djathtë” i Emiljano Shullazit, janë zgjeruar përtej kufijve, duke përfshirë edhe autoritetet spanjolle.
    Autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion për vizitën katërditore të Danit në Spanjë, nga data 7 deri më 11 nëntor, për të zbuluar aktivitetin e tij dhe kontaktet e mundshme gjatë qëndrimit atje.

    Gilmando Danaj udhëtonte shpesh pas lirimit nga burgu, ndërsa u vra sapo zbriti në aeroportin e Rinasit, teksa po largohej me makinë.

    Ngjarja ndodhi në mes të ditës, në rrethrrotullimin pranë Rinasit, ku tre persona të armatosur i bënë pritje dhe e qëlluan për vdekje. Nga atentati mbeti i plagosur rëndë edhe miku i tij, Muçi Sheqeri, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike.

    Policia shqiptare ende nuk ka identifikuar autorët e atentatit, ndërsa hetimet vijojnë me shoqërime në Krujë dhe Fushë Krujë, në përpjekje për të zbardhur motivet dhe rrjetin e përfshirë në ngjarje.

  • Atentatorët kanë pasur informator që në Spanjë, e gjithë zona pa energji elektrike gjatë masakrës në Rinas! Kamerat nuk fiksuan lëvizjet e makinës

    Atentatorët kanë pasur informator që në Spanjë, e gjithë zona pa energji elektrike gjatë masakrës në Rinas! Kamerat nuk fiksuan lëvizjet e makinës

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga masakra ne Rinas, ku u vra më breshëri plumbash Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur shoku i tij, Muçi Sheqeri.
    Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autorët që ndodheshin në automjetin Toyota me targa greke e kanë pritur shënjestrën e tyre te rrethrrotullimi i Rinasit.
    Dyshohet se atentatorët kanë patur informatorë që në Spanjë, për shkak se avioni është vonuar me disa orë.

    Avioni duhet të mbërrinte në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të djeshëm, por më pas udhëtimi u shty për në drekë.
    Makina Toyota ka pritur ekzaktësisht 10 minuta në rrethrrotullimin i ndaluar.
    Që nga momenti i ardhjes së makinës nga Nikla deri në Rinas dhe më dhe më pas deri te largimi i mjetit në të njëjtin drejtim, e gjithë zona ka qenë pa energji elektrike.
    Për shkak të mungesës  së energjisë, asnjë kamer nuk ka fiksuar lëvizjet e mjetit të autorit.

  • “Spanjë: Shkatërrohet Super-Rrjeti Mafioz Shqiptaro-Kinez që Lante Dhjetëra Milionë Euro”

    “Spanjë: Shkatërrohet Super-Rrjeti Mafioz Shqiptaro-Kinez që Lante Dhjetëra Milionë Euro”

    Autoritetet spanjolle kanë zbuluar dhe goditur një rrjet të fuqishëm kriminal me përbërje shqiptaro-kineze, i cili akuzohet për financimin dhe mbështetjen logjistike të trafikantëve shqiptarë të drogës në Spanjë.
    Sipas Guardia Civil, grupi kriminal kishte si bazë një park industrial në qytetin jugor të Malagës dhe kishte kapacitet të përpunonte deri në 50 milionë euro në vit, përmes një skeme të sofistikuar që kombinonte mbledhjen e parave cash dhe shkëmbimin mall-para.
    Në qendër të rrjetit ishte një çift shtetasish kinezë, të cilët vizitonin rregullisht bizneset e komunitetit të tyre për të grumbulluar shuma të mëdha parash në dorë, të cilat më pas u transferoheshin trafikantëve shqiptarë për blerjen e drogës dhe aktivitetet e tjera kriminale. Sipas hetimit, çiftit iu regjistruan biseda të koduara ku përmendeshin shuma si: “Për nesër na duhen 100 mijë euro.”
    Operacioni është rezultat i një hetimi të thelluar të Policisë Kombëtare Spanjolle dhe Guardia Civil, i cili përfshiu përgjime të shumta dhe dekriptim komunikimesh të fshehta midis anëtarëve të grupit. Hetuesit kanë zbuluar prova që lidhen me struktura të organizuara financiare që kishin për qëllim legalizimin e të ardhurave të paligjshme.
    Gjatë operacionit janë sekuestruar prova të konsiderueshme, përfshirë dokumente, para cash dhe mjete teknologjike, ndërsa hetimet po vijojnë për të identifikuar të gjithë rrjetin e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, që dyshohet të ketë lidhje edhe jashtë territorit spanjoll.
    Autoritetet spanjolle theksojnë se grupi kishte një strukturë të mirëorganizuar dhe ndërkombëtare, duke e cilësuar si një nga goditjet më të mëdha kundër financimit të trafikut të drogës nga rrjetet shqiptare në Spanjë.

  • Atletico Madrid synon të rikthejë në Spanjë sulmuesin anglez, kushton 75 milionë euro

    Atletico Madrid synon të rikthejë në Spanjë sulmuesin anglez, kushton 75 milionë euro

    14 Tetor 2025

    13:03

    Telesport

    Klubi i Atlético Madrid po shqyrton mundësitë për të bërë disa lëvizje në merkaton e janarit për të përforcuar më tej skuadrën e trajnerit Diego Simeone. “Colchoneros” vazhdojnë të kenë disa probleme në sulm dhe ka shumë të ngjarë që ata do të duhet të forcojnë pozicionin e tyre në janar.
    Mediat spanjolle po përmendin emrin e Mason Greenwood, por një marrëveshje e mundshme me Marsejën nuk do të jetë e lehtë. Midis Ligue 1 dhe Champions League, sulmuesi anglez ka shënuar tashmë tre gola dhe katër asiste.
    Jo vetëm kaq, por Olimpik Marsejë aktualisht e vlerëson lojtarin 75 milionë euro. Ky është një çmim i lartë dhe Atlético, së pari, do të duhet ta shesë dhe pastaj të bëjë një lëvizje. Nëse marrëveshja miratohet, Greenwood ka të ngjarë të kthehet në Spanjë pas kohës që kaloi te Getafe.

  • Kthyen vilën në “shtëpi bari”, çmontohet organizata shqiptare në Spanjë

    Kthyen vilën në “shtëpi bari”, çmontohet organizata shqiptare në Spanjë

    Një organizatë shqiptare e “shtëpive të barit” është çmontuar nga policia në Spanjë ditë më parë, teksa u zbulua edhe një vilë e kthyer në plantacion hashashi për mbjellje, tharje dhe përgatitje me metodat më të sofistikuara dhe pajisje moderne.
    Guardia Civil (Roja Civile) ka arrestuar 5 anëtarë (katër burra dhe një grua, të moshës midis 24 dhe 37 vjeç) të një organizate kriminale të dedikuar për trafik droge nga Alhendín, në Granada.
    Bëhet fjalë për një grup shqiptarësh që kishin qendrën e tyre të prodhimit dhe shpërndarjes së marijuanës në një zonë banimi të kësaj komune metropolitane, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga autoritetet.

    Pesë të paraburgosurit akuzohen se i përkasin një organizate kriminale, ndërsa tre prej tyre përballen me akuza për kultivim dhe prodhim droge dhe mashtrim me energji elektrike; dhe dy prej tyre përballen me një akuzë të katërt për falsifikim dokumentesh.
    Arrestimet pasuan një kontroll të një shtëpie në një zonë banimi në Alhendín, i cili, që nga gushti, ka shkaktuar ankesa të shumta nga banorët për shkak të erës së fortë të marijuanës dhe trafikut të pazakontë të automjeteve që i afrohen shtëpisë.
    Vila ishte luksoze dhe e pajisur me pishinë e bodrume të përshtatshme për kultivim.
    Oficerët hetues zbuluan se shtëpia ishte e zhurmshme me ventilatorë shkarkimi, një erë të fortë marihuane, një furnizim të dyfishtë me energji elektrike dhe një fluks të vazhdueshëm njerëzish dhe automjetesh.
    Dy nga të ndaluarit ishin përgjegjës për kujdesin dhe ruajtjen e plantacionit të brendshëm të drogës dhe u arrestuan në një operacion special të mbështetur nga Njësia e Sigurisë Qytetare të Granadës dhe Armillas, Shërbimi i Qenve dhe Ekipi Pegaso.
    Në të njëjtën kohë, një tjetër grup agjentësh kreu arrestimet e anëtarëve të mbetur të organizatës kriminale në Granada.
    Gjatë kontrollit, oficerët sekuestruan 270 bimë marihuane dhe 53 kilogramë sytha të thata të paketuara, 700 euro para në dorë, dokumente të ndryshme identifikimi të rreme dhe disa telefona celularë.
    Një gjykatë në detyrë ka urdhëruar burgosjen e dy prej të ndaluarve dhe ka liruar pjesën tjetër me akuza, ndërsa hetimi mbetet i hapur dhe nuk përjashtohen arrestime të tjera.

  • Çmontohet organizata shqiptare në Spanjë! Kthyen vilën me pishinë në ‘shtëpi bari’, 5 të arrestuar

    Çmontohet organizata shqiptare në Spanjë! Kthyen vilën me pishinë në ‘shtëpi bari’, 5 të arrestuar

    Një organizatë shqiptare e “shtëpive të barit” është çmontuar nga policia në Spanjë ditë më parë, teksa u zbulua edhe një vilë e kthyer në plantacion hashashi për mbjellje, tharje dhe përgatitje me metodat më të sofistikuara dhe pajisje moderne.

    Guardia Civil (Roja Civile) ka arrestuar 5 anëtarë (katër burra dhe një grua, të moshës midis 24 dhe 37 vjeç) të një organizate kriminale të dedikuar për trafik droge nga Alhendín, në Granada.

    Bëhet fjalë për një grup shqiptarësh që kishin qendrën e tyre të prodhimit dhe shpërndarjes së marijuanës në një zonë banimi të kësaj komune metropolitane, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga autoritetet.

    Pesë të paraburgosurit akuzohen se i përkasin një organizate kriminale, ndërsa tre prej tyre përballen me akuza për kultivim dhe prodhim droge dhe mashtrim me energji elektrike; dhe dy prej tyre përballen me një akuzë të katërt për falsifikim dokumentesh.

    Arrestimet pasuan një kontroll të një shtëpie në një zonë banimi në Alhendín, i cili, që nga gushti, ka shkaktuar ankesa të shumta nga banorët për shkak të erës së fortë të marijuanës dhe trafikut të pazakontë të automjeteve që i afrohen shtëpisë.

    Vila ishte luksoze dhe e pajisur me pishinë e bodrume të përshtatshme për kultivim.

    Oficerët hetues zbuluan se shtëpia ishte e zhurmshme me ventilatorë shkarkimi, një erë të fortë marihuane, një furnizim të dyfishtë me energji elektrike dhe një fluks të vazhdueshëm njerëzish dhe automjetesh.

    Dy nga të ndaluarit ishin përgjegjës për kujdesin dhe ruajtjen e plantacionit të brendshëm të drogës dhe u arrestuan në një operacion special të mbështetur nga Njësia e Sigurisë Qytetare të Granadës dhe Armillas, Shërbimi i Qenve dhe Ekipi Pegaso.

  • Kryeqyteti i bukur mesdhetar shpallet qyteti më i mirë për t’u vizituar në Evropë

    Kryeqyteti i bukur mesdhetar shpallet qyteti më i mirë për t’u vizituar në Evropë

    Qyteti i vogël, por me ndikim të madh, Valeta në Maltë, u shpall destinacioni më i mirë për t’u vizituar në Evropë këtë vit, sipas Çmimeve të Zgjedhjes së Lexuesve të revistës Condé Nast Traveller.

    Anketimi i bërë nga CNT, i cili mbulon deri në 500,000 lexues, nxori Valetën me një përqindje mbresëlënëse prej 97.3% të udhëtarëve të kënaqur. Kryeqyteti maltez u vlerësua për arkitekturën e tij të artë, rrugicat e ngushta që gjarpërojnë në qendër dhe detin bruz që shtrihet në të dyja anët, duke ofruar një alternativë të shkëlqyer ndaj destinacioneve më të njohura mesdhetare.

    Condé Nast e përshkroi Valetën si “të vogël, por padyshim të fuqishëm”, dhe theksoi se peizazhet e tij janë njohur në skena nga filmat “Gladiator” dhe “Game of Thrones”. Në vend të dytë renditet Oslo me 94.4% kënaqësi, një debutim mbresëlënës për kryeqytetin norvegjez, i cili kombinon dizajn eksperimental me natyrën e pasur të pyjeve dhe fjordeve.

    Vjena u rendit e treta me një përqindje kënaqësie prej 93.7%, duke ruajtur vendin e saj nga viti i kaluar dhe duke treguar magjinë e pakrahasueshme të qytetit. Ndër destinacionet e tjera të larta renditen Kopenhagen, Madrid, Mynih, Lisbonë, Stokholm dhe San Sebastian.

    Qytetet më të mira në Evropë për t’u vizituar sipas Condé Nast Traveller:

    Valeta, Maltë
    Oslo, Norvegji
    Vjenë, Austri
    Kopenhagen, Danimarkë
    Madrid, Spanjë
    Mynih, Gjermani
    Lisbonë, Portugali
    Stokholm, Suedi
    San Sebastian, Spanjë
    Palma, Spanjë
    Firence, Itali
    Athinë, Greqi
    Romë, Itali
    Paris, Francë
    Marsejë, Francë
    Rejkjavik, Islandë
    Porto, Portugali
    Venecia, Itali
    Budapest, Hungari
    Pragë, Republika Çeke

  • Lamine Yamal i dëmtuar, por Spanja është e sigurtë: Barça po bën një telenovelë!…

    Lamine Yamal i dëmtuar, por Spanja është e sigurtë: Barça po bën një telenovelë!…

    Në Spanjë, përplasja midis Barcelonës dhe Federatës është rigjallëruar. Arsyeja? Thirrja e Lamine Yamal për ndeshjet e ardhshme të La Roja.
    Trajneri De La Fuente, pas diskutimeve me Blaugranët, e kishte përfshirë yllin e lindur në vitin 2007 në skuadër, por u detyrua ta linte jashtë për shkak të një dëmtimi të ri që lindi pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.
    Kjo erdhi si surprizë për Federatën, duke pasur parasysh dialogun e vazhdueshëm me stafin mjekësor dhe trajnerin e katalanasve, pas polemikave të krijuara nga paraqitja e fundit e Yamal për ekipin kombëtar. Anësori ishte detyruar të tërhiqej nga kampi stërvitor i Spanjës për shkak të një problemi me shpinën.
    Megjithatë, testet e kryera nga Barca zbuluan gjithashtu një tendosje në ijë, gjë që shkaktoi polemika: Blaugranët akuzuan stafin mjekësor spanjol se nuk e kishin monitoruar me kujdes situatën.
    Për këtë arsye, në Spanjë ka zëra këto ditë se problemi i fundit i Yamal (zyrtarisht një rikthim i dëmtimit të tij në ijë) mund të jetë krijuar qëllimisht për të shmangur dërgimin e tij në ekipin kombëtar dhe për ta pasur atë gati për El Clasicon kundër Real Madrid menjëherë pas pushimit.