Tag: spanjë

  • Berisha flet në Kongresin e PPE në Spanjë, u kërkon ndihmë për rrëzimin e Ramës: Është narkodiktator

    Berisha flet në Kongresin e PPE në Spanjë, u kërkon ndihmë për rrëzimin e Ramës: Është narkodiktator

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha ndodhet në Valencia në Spanjë, aty ku mbajti një fjalim në Kongresin e Partive Popullore Europiane, ku edhe PD është e aderuar. Teksa akuzoi gjendjen e mjerueshme të Shqipërisë, Berisha hodhi edhe akuza për fushatën zgjedhore të 11 majit, duke thënë se Rama po blen vota nëpërmjet “asfaltit elektoral” apo me shpërblime financiare nga buxheti.
    ”Vota e blerë nga mafia, një makineri e plotë që ka vjedhur zgjedhjet dhe që është parë nga të gjithë. Ky narkodiktator është i lidhur me grupet e tjera kriminale. Në kuadër të zgjedhjeve ka bllokuar debatin televiziv, ka shpërndarë 100 euro për pensionistë dhe e ka kthyer vendin në diktaturë në këto zgjedhje me qëllime elektorale”, tha ai.

    Në fund fjalimin Berisha e mbylli me thirrjen për ndihmë nga PPE-të, për të rrëzuar diktaturën e Ramën. ”Me ndihmën tuaj, PD-ja do rrëzojë edhe dikataturën e narkoshtetit, të parën dhe të vetmen në Europë, ashtu siç rrëzoi diktaturën e komunizmit më 1990”.

  • Spanjë-Portugali, kthehet energjia, autoritetet nuk e dinë ende shkakun e ndërprerjes së pazakontë

    Spanjë-Portugali, kthehet energjia, autoritetet nuk e dinë ende shkakun e ndërprerjes së pazakontë

    Rikthehet energjia elektrike në Spanjë dhe Portugali, pas blackout-it që përfshiu gadishullin Iberik për 12 orë me radhë. Dritat u ndezën sërish në Madrid dhe në Lisbonë.
    Metrotë janë në funksion, edhe pse me vonesë. Shkollat ​​janë rihapur dhe spitalet kanë rinisur operacionet e planifikuara, duke u përpjekur t’u përgjigjen në vijim të gjitha takimeve dhe operacioneve të vonuara për shkak të ndërprerjes së rrymës.
    Por ndërkohë, shkaku i rënies së sistemit energjetik mbetet ende i paqartë. Hipotezat janë të ndryshme, duke përfshirë një sulm kibernetik apo dhe ndonjë fenomen të pazakontë meteorologjik ose atmosferik. Por këto pista janë përjashtuar nga operatori i energjisë së Spanjës.

    Për situatën reagoi edhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez:
    “Nëse do të kishim pasur një varësi më të madhe nga energjia bërthamore, rimëkëmbja nuk do të kishte qenë aq e shpejtë sa kjo që po përjetojmë.”
    Sánchez paralajmëroi publikun që “të mos spekulojë”, për shkak të rrezikut të dezinformimit, ndërsa paralajmëroi zbatimin e reformave që një situatë e tillë të mos përsëritet në të ardhmen. Nga ana tjetër, kryeministri portugez, Luis Montenegro, tha se burimi i ndërprerjes ka gjasa të jetë në Spanjë.
    Komisioni Evropian bëri të ditur se ishte në kontakt me Spanjën dhe Portugalinë për situatën e krijuar. Ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, shkroi në X se “nuk ka tregues për ndonjë sulm kibernetik.”
    Ndërprerja e rrymës ndikoi për pak kohë edhe në jugperëndim të Francës, ndërsa në Marok pati ndërprerje të shërbimeve të disa operatorëve të internetit dhe sistemeve të regjistrimit në aeroporte.
    /vizionplus.tv

  • Ancelotti i thotë “Po” Brazilit, zbulohen detajet e kontratës

    Ancelotti i thotë “Po” Brazilit, zbulohen detajet e kontratës

    Në Spanjë është bërë e sigurt dhe nuk ka asnjë dyshim, tashmë Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit.
    Është gjetur një akord total ndërmjet palëve dhe tashmë pritet vetëm që tekniku “azzurr” të lirohet nga Real Madrid, në fund të këtij sezoni, madje përpara Botërorit për Klube, për të bërë më pas zyrtare marrëveshjen e arritur ndërmjet Realit dhe 5 herë kampionëve të Botës.
    Gjithashtu mediat ndërkombëtare kanë shkuar edhe më tej duke zbuluar detaje nga akordi i arritur ndërmjet tyre.
    Ancelotti do të firmos një kontratë të vlefshme deri në përfundimit të Botërorit 2026, por me opsion rinovimi edhe për katër vite të tjera, deri në Botërorin e 2030 që do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok. Ancelotti do të përfitojë jo pak, por rreth 10 milionë euro në vit.

  • Berisha në Kongresin e PPE: Rikthehem në Spanjë, vendin e fundit që mora pjesë para se të jepja dorëheqjen

    Berisha në Kongresin e PPE: Rikthehem në Spanjë, vendin e fundit që mora pjesë para se të jepja dorëheqjen

    Kryedemokrati Sali Berisha sot ndodhet në Spanjë, ku merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane.

    Ai u shpreh se Madriti ishte vendi i fundit ku mori pjesë para se të jepte dorëheqjen.
    Berisha: Spanja, Madridi do të ishte vendi ku unë mora pjesë për të fundit herë në kongreset e e Partisë Popullore Evropiane pasi kisha dhënë dorëheqjen, sot rikthehem po në Spanjë për të marrë pjesë për herë të parë pas rikthimit në Kongresin e Partisë Popullore Europiane.

    Top Channel

  • Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali prek edhe Groenlandën, probleme në shërbimin e telekomunikacionit

    Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali prek edhe Groenlandën, probleme në shërbimin e telekomunikacionit

    Zonat e largëta të Groenlandës kanë humbur aksesin në shërbimet bazë satelitore, duke përfshirë internetin dhe komunikimet telefonike, tha grupi i telekomunikacionit të ishullit Arktik, duke shtuar se do të hetojë nëse kjo ishte e lidhur me ndërprerjen masive të energjisë elektrike në Spanjë.

    Kompania e telekomunikacionit në Groenlandë, Tussass, tha në një deklaratë se kishte humbur lidhjen me pajisjet satelitore të vendosura në Spanjë, të cilat siguronin ofrimin e shërbimeve telefonike, internetit dhe radiotelevizive.
    “Aktualisht nuk ka asnjë kontakt me pajisjet tona në Maspalomas, Spanjë, nga të cilat ne varemi shumë për të qenë në gjendje të furnizojmë klientët tanë në zonën satelitore”, tha Tussass në një deklaratë.
    Zonat e prekura ishin disa vendbanime të largëta. Megjithatë ende nuk është e qartë se sa njerëz u prekën nga ndërprerja e shërbimit.
    Mbrëmjen e djeshme, furnizimi me energji elektrike filloi të rikthehet në disa pjesë të Gadishullit Iberik pas ndërprerjes së energjisë që shkaktoi pjesën më të madhe të Spanjës dhe Portugalisë.

    Top Channel

  • Berisha në Spanjë: Në Kongresin e PPE, me aleatët dhe miqtë tanë europianë!

    Berisha në Spanjë: Në Kongresin e PPE, me aleatët dhe miqtë tanë europianë!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe Francën jugore, reagon Agjencia Kibernetike e BE-së: Shkak një gabim teknik, jo ​​sulm

    Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe Francën jugore, reagon Agjencia Kibernetike e BE-së: Shkak një gabim teknik, jo ​​sulm

    Pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe Francën jugore, në disa zona ka nisur që të rikthehet energjia.
    Sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë e Informacionit (ENISA), hetimet fillestare për shkakun e ndërprerjeve të energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe Francën jugore kanë treguar se ka pasur një problem teknik dhe jo një sulm kibernetik.
    “Hetimi deri më tani duket se tregon se është një çështje teknike ose kabllore. Megjithatë po monitorohet nga afër situata dhe jemi në kontakt me autoritetet kompetente në nivel kombëtar dhe komunitar’, tha ai.
    Ndërkohë, edhe kryeministri portugez Luis Montenegro deklaroi se nuk ka indikacione për sulm kibernetik.
    ‘Nuk ka asnjë tregues se ndërprerja e energjisë elektrike që preku kryesisht Spanjën dhe Portugalinë ishte shkaktuar nga një sulm kibernetik’, tha ai.

  • Spanja, Portugalia dhe Franca jugore pa energji, reagon Agjencia Kibernetike e BE

    Spanja, Portugalia dhe Franca jugore pa energji, reagon Agjencia Kibernetike e BE

    Pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe Francën jugore, në disa zona ka nisur që të rikthehet energjia.
    Sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë e Informacionit (ENISA), hetimet fillestare për shkakun e ndërprerjeve të energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe Francën jugore kanë treguar se ka pasur një problem teknik dhe jo një sulm kibernetik.
    “Hetimi deri më tani duket se tregon se është një çështje teknike ose kabllore. Megjithatë po monitorohet nga afër situata dhe jemi në kontakt me autoritetet kompetente në nivel kombëtar, tha ai.
    Ndërkohë, edhe kryeministri portugez Luis Montenegro deklaroi se nuk ka indikacione për sulm kibernetik.
    “Nuk ka asnjë tregues se ndërprerja e energjisë elektrike që preku kryesisht Spanjën dhe Portugalinë ishte shkaktuar nga një sulm kibernetik”, tha ai. 
     

  • Spanja dhe Portugalia në errësirë totale, njerëzit bllokohen për disa orë në metro e ashensorë! Kush ‘e uli çelësin’ e dritave?!

    Spanja dhe Portugalia në errësirë totale, njerëzit bllokohen për disa orë në metro e ashensorë! Kush ‘e uli çelësin’ e dritave?!

    Një ndërprerje masive e energjisë elektrike la  mijëra përdorues në Spanjë dhe Portugali pa energji dhe internet për orë të tëra, por sistemi po kthehet në punë në disa zona të Spanjës, sipas Rrjetit Elektrik Spanjoll.

    Ndërprerjet prekën komunikimet, aeroportet dhe rrjetet e transportit me shpejtësi të lartë si në Spanjë ashtu edhe në Portugali, me trena dhe aeroplanë të bllokuar.
    Gjithashtu janë prekur semaforët dhe qendrat tregtare, duke shkaktuar kaos. Në Madrid, shërbimi i metrosë u ndërpre dhe rrjeti Cercanías i kryeqytetit spanjoll u nxor gjithashtu jashtë funksionit.
    Panik në metrotë e Madridit dhe Barcelonës dhe dhjetëra ndërhyrje të zjarrfikësve për personat e bllokuar, ndërsa po ashtu edhe nëpër shensorë. Autoritetet spanjolle u kanë rekomanduar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Energjia preku edhe zonën e Francës pranë kufirit spanjoll, por ndërprerja në zonë zgjati vetëm disa minuta.
    “Rrjeti ynë është i sigurt, nuk ka rrezik ngjitjeje”, tha autoritetet në Francë.
    Agjencia e BE-së për Sigurinë Kibernetike tha: Dështim, jo ​​sulm.
    Terna qetëson situatën kombëtare dhe njofton se “për momentin nuk ka kritika operacionale në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike në Itali”.

    Top Channel

  • Kaos në Spanjë, ndërprerja masive e energjisë ndikon në parapërgatitjet për sfidën Barcelona-Inter

    Kaos në Spanjë, ndërprerja masive e energjisë ndikon në parapërgatitjet për sfidën Barcelona-Inter

    Spanja është përfshirë nga kaosi sot, duke detyruar qeverinë të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme. Vetëm dy ditë përpara ndeshjes së rëndësishme Barcelonë-Inter në Ligën e Kampioneve, vendi iberik ka pësuar një ndërprerje masive të energjisë elektrike.
    Rreth orës 12:30, qytetarët u paralajmëruan të shmangnin udhëtimet. Situata ka shkaktuar shqetësim edhe në Itali, pasi Interi i Simone Inzagit është planifikuar të udhëtojë drejt Spanjës nesër në mesditë.
    Në media po përflitet gjithashtu për një sulm të mundshëm kibernetik ndaj infrastrukturës së Spanjës, pasi jo vetëm energjia, por edhe semaforët dhe interneti janë prekur nga problemet.
    Kujtojmë se ndeshja Barcelona-Inter, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, do të luhet të mërkurën në orën 21:00 në Spanjë.