Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia spanjolle. Elton Kola, i cili akuzohet se ka kultivuar bimë kanabisi me llamba, në Barcelonë, u ndalua në aksin “Vau i Dejës-Shkodër”.
“Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin E. K., 28 vjeç, të lindur në Shkodër. Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike”, njofton policia.
Sakaq, bëhet me dije se Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.
Tag: spanjë
-

Kërkohej në Spanjë për kultivim kanabisi, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër
-

I kërkuar nga autoritetet spanjolle për drogë, 28-vjeçari shqiptar kapet në Shkodër
Policia ka kapur një 28-vjeçar në aksin “Vau i Dejës-Shkodër”, pasi akuzohet se ka kultivuar bimë Cannabisi, me llamba, në Spanjë.
Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin E. K., 28 vjeç, të lindur në Shkodër.
Mësohet se ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi. -

EMRI/ Akuzohet se ka kultivuar lëndë narkotike me llamba në Spanjë, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës
Akuzohet se ka kultivuar bimë Cannabisi, me llamba, në Spanjë, kapet në aksin “Vau i Dejës-Shkodër”, 28-vjeçari.
Në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, u kap nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale shtetasi Elton Kola.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 45”.
Akuzohet se ka kultivuar bimë Cannabisi, me llamba, në Spanjë, kapet në aksin “Vau i Dejës-Shkodër”, 28-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin Elton Kola, 28 vjeç, të lindur në Shkodër.
Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.
-

Mbappé zbulon ushqimin e tij të preferuar, me të cilin nuk ngopet dot në Spanjë
Sezoni i parë i Kylian Mbappé si futbollist i Real Madridit nuk po shkon ashtu siç e kishte imagjinuar kur pranoi ofertën e klubit madrilen, verën e kaluar. Edhe pse është në garë për “Pichichi” (golashënuesin më të mire të La Liga-s), francezi nuk ka pasur vazhdimësinë që priste, ekipi i tij ka qenë larg nivelit për të konkurruar me rivalin e përjetshëm, Barcelonën, e cila është vetëm disa ndeshje larg fitimit të tripletës sezonale për herë të tretë në historinë e saj.
Përtej fushës së lojës, sulmuesi francez mbërriti në Spanjë me një pjesë të adaptimit të bërë, pasi tashmë fliste spanjisht rrjedhshëm, diçka që padyshim e ndihmoi në kontaktin e parë me klubin e ri.
Nuk dihej nëse Mbappé ishte njohur më parë me kënaqësitë e kuzhinës spanjolle, një aspekt që ka pasur mundësi ta shijojë gjatë muajve të qëndrimit në kryeqytetin spanjoll.Edhe pse kuzhina e lartë franceze është e njohur në të gjithë botën, e vërteta është që kuzhina spanjolle i afrohet shumë, nëse nuk e tejkalon. Franca është ende përpara në numrin e yjeve Michelin, por në shije, gjithçka është çështje preferencash.
Tani është bërë e ditur se pjata e preferuar e yllit francez, mes opsioneve të pafundme të kuzhinës spanjolle, nuk kërkon kuzhinierë të famshëm apo udhëtime të gjata.
Mbappés, më shumë nga gjithçka i pëlqen jamón-i (proshuta spanjolle). Këtë e konfirmoi disa ditë më pare, gjatë një bisede me Ibai Llanos, ku “streamer”-i i dhuroi një “kuti misterioze” të personalizuar, me gjëra që mund t’i pëlqejnë, mes tyre jamón-i dhe djathi.
“Ky kombinim më çmend. Që kur kam ardhur në Spanjë, përpiqem të gjej vende ku mund të ha jamón”, – zbuloi sulmuesi, i cili njihet për pasionin e tij ndaj mishit të mirë. Madje, është parë edhe në disa restorante mishi, megjithëse rrallë për shkak të axhendës së ngjeshur që ka si futbollist elitar. -

Misteri i kolapsit energjetik në Spanjë, Portugali dhe Francë
Në Spanjë dhe Portugali, po bëhen hetime për të zbuluar shkakun e ndërprerjes masive të energjisë elektrike që ndaloi transportin hekurudhor dhe ajror, la miliona njerëz në errësirë dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
“Blackout”-i preku shumë zona urbane në Madrid, Barcelonë, Sevilja, Avila, Murcia, Galicia, Alicante dhe Zaragoza, ndërsa në Portugali, dy qytetet më të mëdha, Lisbona dhe Porto, pësuan gjithashtu kolaps.
Shumë udhëtarë u bllokuan në metro si dhe spitalet u detyruan të kufizojnë procedurat. Parlamenti spanjoll në Madrid u mbyll dhe ndeshjet në turneun e tenisit Madrid Open u pezulluan.
Operatori spanjoll Red Electrica përjashtoi mundësinë për një sulm kibernetik si shkakun kryesor, por autoritetet pritet te zbardhin ngjarjen.
Red Electrica tha se kishte identifikuar dy incidente të humbjes së gjenerimit të energjisë, ndoshta nga termocentralet diellore, në Spanjën jugperëndimore që shkaktuan paqëndrueshmëri në sistemin elektrik dhe çuan në një prishje të ndërlidhjes së tij me Francën. Sistemi elektrik ra, duke prekur si Spanjën ashtu edhe Portugalinë.
Ekspertët kanë bërë të ditur se shkaku më i zakonshëm i një ndërprerjeje të paplanifikuar të energjisë që e çaktivizon atë në shkallë të gjerë është moti ekstrem si stuhitë, goditjet e rrufeve ose erërat e forta, por moti në Spanjë e Portugali kur energjia u ndërpre ishte e mirë
“Mund të ndodhë që një burim energjie, të fiket, për shkak të një problemi teknik. Për shembull, një goditje rrufeje ose erërat e forta i bënë përçuesit të lëvizin dhe, ata afrohen shumë dhe ka një qark të shkurtër, ndonjëherë erëra shumë ekstreme bëjnë që një përçues të bjerë përsëri”, tha Keith Bell, profesor.
Spanja po eksportonte energji në Francë dhe Portugali në kohën e ndërprerjes. Eksportet në Francë ishin afër kapacitetit të disponueshëm neto të eksportit deri në orën 10:00 sipas orës lokale. Eksportet u ndalën në orën 12:35.
“Tregtia e energjisë elektrike përtej kufirit vazhdon gjatë gjithë kohës. Shumë burime të rinovueshme janë të disponueshme në Spanjë dhe ato eksportohen në Francë. Ndërlidhja midis vendeve është diçka që mundëson akses në energji më të lirë dhe ndihmon në sigurinë e furnizimit”, tha Bell.
Spanja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë së rinovueshme në Evropë, duke u mbështetur në energjinë e erës dhe diellore, tregojnë të dhënat nga grupi Ember.
Të dhënat e Red Electrica treguan se energjia diellore fotovoltaike (PV) përbënte 59 % të energjisë elektrike të Spanjës në kohën e ndërprerjes, era gati 12%, energjia bërthamore gati 11% dhe centralet me turbinë me gaz me cikël të kombinuar (CCGT) 5%, sipas të dhënave të Red Electrica.
“Kur këto gjëra ndodhin kaq shpejt, operatori i sistemit nuk mund të bëjë asgjë. Kolapsi i të gjithë sistemit ka të bëjë ose me paqëndrueshmërinë e frekuencës, nuk mund të gjenerosh energji të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën, ose me paqëndrueshmërinë e tensionit, ku nuk mund ta mbash tensionin në një nivel të caktuar për të qenë në gjendje të transferosh energjinë”.
Por e gjitha kjo pati një ndikim shumë të madh tek njerëzit. Disa turiste rrëfyen përvojën e tyre 11-orëshe, të bllokuar nga kolapsi energjetik.
Treni, i cili u nis nga Sevilja, ndaloi vetëm disa kilometra larg Barcelonës. Studentja Elena Barrera Alonso tregon se kjo shkaktoi panik tek pasagjeret.
“Në fillim menduam se ishte për një ose dy orë… Por kur filloi të zgjaste shumë më tepër, tualetet ishin në një gjendje të tmerrshme sigurisht që njerëzit u bënë shumë nervozë. Njëri pati një atak paniku, një tjetër një atak ankthi, një tjetër kishte diabet”, tha Elena Barrera Alonso, studente.
Pasagjerët u transportuan në një strehë të improvizuar në Barcelonë, të ngritur në një qendër sportive. Shumë njerëz thanë se ishin braktisur nga autoritetet.
“Ndiheshim sikur na kishin braktisur. Zgjodhën opsionin më të lehtë, pas kaq shumë kohe. Na hipën në një autobus, pastaj në një vend tjetër, duke na zhvendosur nga një vend në tjetrin në orën 1 të mëngjesit”, tha Isabel Santos, studente.
Kolapsi i së hënës ka ngjallur debat nëse paqëndrueshmëria e furnizimit me energji diellore dhe të erës i ka bërë sistemet e saj të energjisë më të prekshme ndaj një ndërprerjeje të tillë.
Kjo është ndërprerja e dytë më e madhe e energjisë elektrike në Evropë në më pak se gjashtë javë, pasi një zjarr në 20 Mars mbylli aeroportin Heathrow në Mbretërinë e Bashkuar.
Edhe Bashkimi Europian është vënë në lëvizje Bashkimi Europian. Unioni kërkon që shtetet anëtare të përgatisin popujt për strategjinë e gatishmërisë, e cila parashikon pajisjen me furnizimet e nevojshme të mbijetesës për 72 orë.
Klan News -

Stadiumi prej 34.000 vendesh mbushet plot me minj, klubi i njohur në Spanjë merr vendimin drastik: Ndalon shitjen e farave të lulediellit
Një ngjarje jo shumë e zakontë ka ndodhur së fundmi në Spanjë. Stadiumi “Martinez Valero”, i ekipit të Elche është pushtuar nga minjtë, gjë që ka detyruar drejtuesit e klubit të marrin masa drastike.
Për këtë arsye, Elche ka ndaluar shitjen dhe konsumimin e farave të lulediellit brenda stadiumit të tyre. Farat e lulediellit, të njohura si ‘pipas’ në spanjisht, janë një ushqim i njohur në Spanjë dhe tradicionalisht konsumohen gjatë ndeshjeve të futbollit nga tifozët.
Megjithatë, ngrënia e farave të lulediellit të qëruara kërkon që tifozët t’i hapin lëvozhgat me dhëmbë dhe më pas t’i pështyjnë, ku shumë prej tyre hidhen në tokë.
Në reagimin zytar të klubit të Elche-s thuhet se lëvozhgat e hedhura bllokojnë tubat e sistemit të kullimit, dëmtojnë ndenjëset, “rrisin ndjeshëm” kostot e pastrimit dhe mirëmbajtjes dhe mbi të gjitha tërheqin infektimin nga minjtë dhe pëllumbat.
Klubi thotë se grumbullimi i farërave në tokë gërryen betonin dhe sjell grumbullimin e mbeturinave në zonat që janë të vështira për t’u pastruar, pra për këto arsye është marrë vendimi për ndalimin e shitjes dhe konsumimit të farave të lulediellit në ambientet e stadiumit.
Elche aktualisht garon në Segunda Divizion dhe mban vendin e parë, ku është pretendenti kryesor për t’u ngjitur në La Liga, kur duhen edhe 5 javë nga përfundimi i sezonit. -

Rezoluta e PPE/ Rama i përgjigjet deklaratave të Berishës në Spanjë: Këneta u ndau partive simotra fletërrufe! Një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka zgjedhje
Edi Rama: Ra dje boria në një mbledhje diku në Spanjë ku ishin mbledhur partitë simotra të Kënetës, që i ka mbajtur këneta mes tyre dhe nuk dinë çfarë të bëjnë. Këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe dhe aty filloi avazin, blerje vote me lekë dhe kanabis, punësime elektorale, abuzime me detyrën dhe mediat, emërim ilegal i kryetarit të bashkisë, kërcënim dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës. Një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasur zgjedhje, të përsëritura sa herë ka pasur humbje.
E reja e këtyre zgjedhjeve është se ne kemi një strukturë të tërë, që është Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që është në terren, është edhe në zyrë, është e fokusuar në marrjen e të gjitha denoncimeve, që ma ha mendje janë lumë.
Duke qenë se kam qenë vetë pre e një kall të rremë, jam shumë I qartë se si zhvillohet e gjitha, por tani të paktën kemi një institucion që është mbi palët, le ti shohë ku janë votat që po merren në këmbim të kanabisin.
Sa i përket punësimit elektoral, kujtoj se qeveria ka dalë me një vendim për ndalimin e të gjitha llojeve të punësimeve, prokurime nuk ka fare, edhe pse kujtoj se Shqipëria sot është e para në rajon për integritetin e prokurimeve publike.Top Channel
-

Rama për fjalën e Berishës në Spanjë: Vajmedet, përfytyroje ç’mendojnë të huajt
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish sot kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha me figurën e një bufi.
Në videon e rradhës të postuar në rrjete sociale, Rama ka ndarë një moment kur Berisha flet për të gjatë deklaratës në Kongresin e Partisë Popullore Europiane një ditë më parë në Spanjë dhe më pas stopon për një moment pasi siç duket nuk po gjente fjalën e duhur për ta artikuluar.“Një kryeministër që shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha dhe…”, thotë Berisha.
“Hajde parafytyroje ç’mendojnë të huajt në sallë… vajmedet“, shkruan kreu i qeverisë krahas videos.

