Tag: spanjë

  • Në Spanjë janë të gjithë të bindur, këta janë dy fajtorët kryesor për humbjen në finalen ndaj Portugalisë

    Në Spanjë janë të gjithë të bindur, këta janë dy fajtorët kryesor për humbjen në finalen ndaj Portugalisë

    9 Qershor 2025

    17:30

    Telesport

    Zhgënjim i madh në Spanjë pasi kombëtarja u tyre nuk arriti dot të fitonte Ligën e Kombeve, duke humbur në finale ndaj Portugalisë nga pika e bardhë e penalltive, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë prej 30 minutash u mbyll në barazim 2-2. Edhe pse humbja u vendos nga “ruleta ruse”, në Spanjë kanë bërë dy “koka turku”, duke i cilësuar si dy fajtorët kryesor: sulmuesin Alvaro Morata dhe trajnerin Luis de la Fuente.
    Futja e Moratës në kohën shtesë në minutën e 111-të në vendin e Oyarzabal ishte e habitshme si për kohën e zëvendësimit të tij ashtu edhe për performancën e sulmuesit në fushë në ato minuta të mbetura.
    Përfshirja e tij në skuadër kishte ndezur një debat të fortë në Spanjë që para finaleve të Ligës së Kombeve, ku pjesa më e madhe e tifozëve dhe shtypit spanjoll kishin dalë kundër grumbullimit të 32-vjeçarit, dhe penalltia e humbur mbrëmë i hodhi “benzinë zjarrit” duke i ndezur akoma dhe më shumë kritikat ndaj tij. Shumë besojnë se prania e tij në fushë ishte e panevojshme dhe se kishte mundësi të tjera, më koherente për pjesën vendimtare.
    Luis de la Fuente po ashtu mori kritika të mëdha për mënyrën si kreu zëvendësimet, veçanërisht kur ai largoi lojtarë kyç si Lamine Yamal dhe Pedri ndërsa ndeshja ishte ende e hapur.

  • Hamilton: Në Spanjë gara më e shëmtuar, ndoshta është faji im që nuk po fitoj me Ferrari

    Hamilton: Në Spanjë gara më e shëmtuar, ndoshta është faji im që nuk po fitoj me Ferrari

    9 Qershor 2025

    10:12

    Telesport

    Ka kaluar një javë nga gara e fundit në Spanjë dhe piloti britanik i Ferrari, Lewis Hamilton, përpiqet të bëjë një bilanc të kësaj periudhe me “kokëkuqen”. 7 herë kampion i botës në Formula 1 pranon se gara e fundit ishte një makth i vërtetë.
    Ai ka deklaruar se në Barcelonë përjetoi garën e tij më të keqe që kur piloton në F1. “Është gara më e keqe që kam pasur ndonjëherë për sa i përket balancimit të makinës. Nuk ka asgjë pozitive në të“, tha Lewis Hamilton.
    Britaniku ishte mjaft drastik në gjykimin e tij për makinën SF-25: “Unë nuk e kam idenë pse krijon të gjitha këto ulje dhe ngritje. Ka diçka që nuk shkon me këtë makinë. Është më e keqja që kam drejtuar ndonjëherë“.
    “Jam i sigurt se skuadra nuk do të gjejë përgjigje për këtë situatë. Ndoshta është vetëm faji im që nuk po arrij të jem konstant me këtë makinë. Por e di se duhet të punojmë shumë së bashku të gjitha palët për ta kaluar këtë moment”, tha Hamilton.

  • Portugalia fiton Ligën e Kombëve 2025

    Finale e UEFA Nations League:

    Portugali- Spanjë 2-2; 5-3 pen (Nuno Mendesh 26′, Ronaldo 61′ / Zubimendi 21′, Ojarzabal 45′)

    Portugalia për herë të dytë fituese e Nations League. E dyta erdhi këtë mbrëmje teksa pas barazimit 2-2 në 120′ fatin e finales Portugali- Spanjë e vendosën penalltitë. Luzitanët shënuan të gjitha goditjes ndërsa Spanja gaboi të katërtën me Moratën duke i dhënë të drejtë formacionit të Roberto Martinez të festojë.

    Ronaldo protagonist jo vetëm në fushë por dhe pas suksesit teksa u fokusua si kurrë më parë në emocione e lot.

    Vazhdo leximin

  • Finale e Ligës së Kombëve, Portugali-Spanjë formacionet

    Pas pak 21:00 në Mynih finalja e Nations Legaue edicioni i katërt. Në fushë Portugali- Spanjë për trofeun çka për të dyja kombëtaret do të ishte e dyta në histori.

    Paraprakisht formacionet zyrtare:

    Vazhdo leximin

  • Liga e Kombëve/ Sot finalja Portugali- Spanjë

    Liga e Kombëve edicioni i 4-ët i saj ka mbërritur në aktin e fundit. Këtë mbrëmje në orën 21:00 është planifikuar finalja e turneut të ri të UEFA-s.

    Në Gjermani ku po luhet kjo ‘Final Four’ sot përcktohet fituesi më i ri por dhe vendi i tretë që diskutohet më herët në Shtutrad mes Gjermanisë dhe Francës.

    Finalja e gjitha për t’u ndjekur. Në ‘Allianz Arena’ të Mynihut, aty ku pak ditë më parë PSG mposhti Interin në finalen e Champions League (5-0) Portugalia e Roberto Martinez dhe Spanja e Luis de la Fuente për kurorën e dytë personale. Në edicionin e parë fitoi Portugalia, në të dytin Franca ndërsa i fundit i takoi Spanjës. Kështu sot fituesi i turneut bëhët ekipi i parë Kombëtar që kap shifren 2 trofe të fituar.

    Nations League 2025.

    Vendi i tretë/katërt ora 15:00

    Gjermani-Francë (në Shtutgard)

    Finalja ora 21:00:

    Portugali- Spanjë (në Mynih)

    Vazhdo leximin

  • Zjarr në një azil në Spanjë, humb jetën një i moshuar, plagosen 19 të tjerë

    Zjarr në një azil në Spanjë, humb jetën një i moshuar, plagosen 19 të tjerë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një azil në Spanjë, ku një 93-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa janë plagosur 19 të tjerë.

    Azili u përfshi nga flakët, ku fillimisht mori flak kati i parë, por më pas u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën. Ngjarja ka ndodhur në Zaragoza, në verilindje të Spanjës.
    Për sa i përket të lënduarve, ata ndodhen në spital për shkak se kanë thithur sasi të madhe tymi.

    🔴 Desalojada la residencia Domus Vi Zalfonada de Zaragoza por un incendio
    Testigos presenciales aseguran que “algo ha explotado”, por lo que ha tenido que vaciarse la planta baja del edificio, con el rescate de al menos ocho ancianos pic.twitter.com/gfgYLf8sEz
    — El Periódico de Aragón (@periodicoaragon) June 6, 2025

    Shtëpia e të moshuarve strehon 132 persona.

    Top Channel

  • TRAGJIKE/ Grabitën farmacinë në Spanjë, 3 shqiptarë tentuan t’i iknin policisë por u përplasën me makinën e një oficeri! Vdesin të katërt

    TRAGJIKE/ Grabitën farmacinë në Spanjë, 3 shqiptarë tentuan t’i iknin policisë por u përplasën me makinën e një oficeri! Vdesin të katërt

    pamje nga aksidenti

    SPANJË-Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin e Malagas, ku një nën-inspektor i Policisë Kombëtare Spanjolle, 48-vjeç, dhe tre persona të dyshuar si pjesëtarë të grupeve kriminale shqiptare, humbën jetën pas një përplasjeje “kokë më kokë” mes dy automjeteve.
    Ngjarja nisi pas një përpjekjeje për grabitje në një farmaci në rrugën Lope de Rueda, në lagjen Puerto de la Torre. Tre grabitësit, të cilët besohet të jenë anëtarë të një bande të njohur shqiptare, tentuan të grabisin farmacinë, por dështuan dhe u larguan me shpejtësi me automjetin e tyre.
    Policia Kombëtare dhe ajo vendore u vu menjëherë në ndjekje të tyre. Sipas raportimeve nga agjencia EFE, gjatë arratisjes, grabitësit morën një kthesë të gabuar duke hyrë në drejtim të kundërt në autostradën A-7 drejt Torremolinos. Pikërisht aty ndodhi përplasja fatale me makinën e nën-inspektorit 48-vjeçar, i cili nuk po merrte pjesë në operacion, por po kthehej në shtëpi pas një turni nate.
    Përplasja e fuqishme çoi në shpërthimin në flakë të të dy automjeteve. Sipas autoriteteve të Këshillit të Qytetit të Malagës, zjarrfikësit nga stacionet Churriana, Carretera de Cádiz dhe Martiricos mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të nxjerrë trupat nga mjetet e djegura. Tre personat në makinën e grabitësve u gjetën të pajetë. Identitieti i shqiptarëve nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Spanjë dhe autoritetet lokale kanë shprehur ngushëllimet për familjen e tij./ZËRI

  • VIDEO/ Grabitën farmacinë në Spanjë, tre shqiptarë tentuan t’i iknin policisë por u përplasën me makinën e një oficeri! Vdesin të katërt

    VIDEO/ Grabitën farmacinë në Spanjë, tre shqiptarë tentuan t’i iknin policisë por u përplasën me makinën e një oficeri! Vdesin të katërt

    Spanjë– Një ndjekje që ndodhi mëngjesin e djeshëm pas një grabitjeje në një farmaci në Puerto de la Torre ka rezultuar në katër viktima.

    Sipas mediave të huaja, viktima janë tre grabitësit me origjinë shqiptare dhe një oficer i policisë kombëtare.
    Përplasja ndodhi rreth orës 5:30 të mëngjesit, njoftoi Këshilli i Qytetit të Málagës.

    Mësohet se incidenti ndodhi pas një grabitjeje. Mjeti me të cilin udhëtonin të dyshuarit e arratisur  po udhëtonte në drejtimin e gabuar dhe përfundoi duke u përplasur kokë më kokë me një makinë të drejtuar nga një oficer policie.

    Sipas mediave spanjolle oficeri sapo kishte mbaruar shërbimin dhe po kthehej në shtëpi. Ai nuk ishte pjesë e operacionit për kapjen e të arratisurve.
    Ai ishte 48 vjeç, i martuar dhe kishte dy fëmijë adoleshentë.
    Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nxorrën tre personat që ndodheshin në njërën prej automjeteve.
    Identitieti i shqiptarëve nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet./vizionplus.tv

  • Spanjë-Francë dhuron spektakël me 9 gola, Jamali do të sfidojë Ronaldon në finale

    Spanjë-Francë dhuron spektakël me 9 gola, Jamali do të sfidojë Ronaldon në finale

    Spanjë-Francë ka argëtuar tifozët mbrëmjen e sotme. Një përplasje titanësh që ka prodhuar një spektakël me 9 gola. Iberikët kanë arritur të dalin fitimtarë me shifrat 5-4 në këtë gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Niko Uilliamsi zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të të takimit, ndërsa 3 minuta më vonë Merino dyfishoi shifrat.
    Pjesa e dytë nisi përsëri me epërsinë e spanjollëve. Jamali në minutën e 54-t dhe Pedri në minutën e 55 i dërguan shifrat në 4-0. Mbapeja ngushtoi shifrat në minutën e 59, por Jamali tundi përsëri rrjetën e francezëve në minutën e 67. “Gjelat” nisën reagimin e tyre me anë të Sherkit, Vivianit dhe Kolo Muanisë, të cilët shënuan përkatësisht në minutata 79′, 84′, 90’+4′. Por golat e tyre nuk mjaftuan për të shmangur humbjen. Spanja arrin kualifikimin në finale të Ligës së Kombeve, ku më 8 qershor ylli i së ardhmes, Lamin Jamali, do të sfidojë një nga yjet më të mëdhenj të së shkuarës së afërt, Kristiano Ronaldo./Sport Ekspres/

  • Spektakël i pazakontë mes të mëdhave, Spanja shkon në finale

    Liga e Kombëve/ Spanjë- Francë 5-4 (N.Uilliams 22′, M.Merino 25′, Jamal 54′ (p), 68′ Pedri 55′ / Mbape 59′, Sherki 79′, Vivian 84′ (autogol), Kolo Muani 90+4′)

    Gjysmëfinale e Ligës së Kombëve e pazakontë. Jo për nga spektakli por nga numri i lartë i golave në 90@ në takimin e dy prej kombëtareve më të forta në Europë. Spanjë- Francë luajtër këtë mbrëmje në Shtutgart përfundoi 5-4. Ndonëse iberikët e vendosn fatin e ndeshjes duke shkuar n deri në 4-0 apo 5-1 formacioni i Didier Deshapms gjeti forcë për të reaguar dhe në të 90+6′ shifrat u ndalen te 5-4.

    Kështu Furia e Kuqe shmangu rikthimin epik të “Bluve” dhe siguroi vendin e saj direkt në finalen e Ligës së Kombeve UEFA kundër Portugalisë me rezultatin 5-4 në MHP Arena në Shtutgart. Të dielën përballja Portugali- Spanjë në mynih ora 21:00./Sportim.al/

    Vazhdo leximin