Tag: spallettit

  • Juventusi i Spallettit po merr formë, por është ende i ngadaltë dhe pa ekuilibrin e duhur në sulm

    Juventusi i Spallettit po merr formë, por është ende i ngadaltë dhe pa ekuilibrin e duhur në sulm

    11 Nëntor 2025

    7:43

    Alfred Lleshi

    Pas barazimit 0-0 me Torinon, në ndeshjen e tretë nën drejtimin e Spallettit, Juventusi fillon të tregojë identitetin e tij, por puna për t’i dhënë ekuilibër skuadrës mbetet e madhe. Pikat pozitive janë konfirmimi i sigurisë së Di Gregorio, roli i rëndësishëm i McKennie, potenciali i Zhegrova dhe roli i ri për Koopmeiners.
    Holandezi po përshtatet gjithnjë e më mirë në rolin e mbrojtësit, duke ndihmuar në ndërtim dhe shtyrje, sidomos në krahun e majtë me Cambiaso dhe Yildiz. Skema 3-4-2-1 e Spallettit po merr formë, por regjisë i mungon vertikaliteti, ndërsa qendra e mbrojtjes kërkon akoma kohë. McKennie me lëvizjet e tij krijoi hapësira për Conceição dhe Zhegrova, megjithë ishte një mbrëmje jo e mirë për Vlahovic dhe Yildiz.
    Në sulm, treshja Conceição–Yildiz–Vlahovic nuk duket ende kombinimi i duhur. Zëvendësimet me Zhegrova dhe David sollën më shumë cilësi, ndërsa prania e Openda e mban ende të hapur skemën ofensive të Spallettit. Pra, duket qartë se Juventusi mbetet një “kantier në ndërtim”.
     

  • Koopmeiners si mbrojtës i habiti të gjithë, përveç trajnerit të tij te AZ: E ka bërë këtë rol nën drejtimin tim

    Koopmeiners si mbrojtës i habiti të gjithë, përveç trajnerit të tij te AZ: E ka bërë këtë rol nën drejtimin tim

    3 Nëntor 2025

    10:47

    Alfred Lleshi

    Vetëm një ndeshje në stolin e Juventusit mjaftoi për të treguar aftësitë e Luciano Spallettit, trajner që surprizon dhe sheh përtej skemave. Vendimi për ta aktivizuar Teun Koopmeiners si qendërmbrojtës i majtë la shumë të habitur, por jo Pascal Jansen, trajneri i tij tek AZ Alkmaar dhe tani te New York City FC: “Teun ishte një profesionist i madh, i gatshëm për hapin tjetër në karrierë. Ai lëvizte me lehtësi, kuptonte lojën më shumë se pozicionin”.
    Koopmeiners, i formuar si mesfushor, i ri luajti edhe si qendërmbrojtës te AZ. Jansen e përdori në disa ndeshje në një linjë katërshe mbrojtëse. “Teun është shumë fleksibël, kështu që vendimi i Spallettit nuk më habit. Juventusi kishte nevojë për më shumë cilësi, strukturë dhe stabilitet në ndërtimin e lojës nga pas, – shtoi Jansen. – Nëse Spalletti sjell ekuilibër dhe qetësi, Teun mund të arrijë nivelin më të mirë dhe ta ndihmojë skuadrën të rritet”.

  • Juventusi, ja rregullat e re të Spallettit. Më pak celularë dhe video-lojëra, asnjë vonesë

    Juventusi, ja rregullat e re të Spallettit. Më pak celularë dhe video-lojëra, asnjë vonesë

    31 Tetor 2025

    11:14

    Alfred Lleshi

    Me ardhjen e Luciano Spalletti në stolin e Juventusit, në dhomën e zhveshjes bardhezi pritet një “kurë shoku” për disiplinën dhe kodin e sjelljes. Trajneri njihet për seriozitetin e tij ekstrem dhe fokusin te grupi. Rregullat e reja synojnë të rikthejnë një ambient profesional dhe të përqendruar.
    Sipas “Corriere della Sera”, këto janë udhëzimet e Spallettit për lojtarët:
    Më pak telefona, ndalohet përdorimi i smartphone-ve gjatë vakteve dhe takimeve teknike.
    Zero tolerancë për vonesa, saktësia e mbërritjes në stërvitje bëhet e detyrueshme.
    Rregull dhe fokus, ndalohet përdorimi i tepruar i kufjeve dhe moderim i PlayStation-it, për të siguruar që lojtarët të jenë të përqendruar te puna dhe identiteti i skuadrës.
    Qëllimi i trajnerit është të injektojë shpejt seriozitet dhe profesionalizëm, elementë thelbësorë për ringritjen e menjëhershme drejt Champions League.
     
     

  • Tifozët e Napolit shpë*thejnë kundër Spallettit: Burrë i paskrupullt, fati i paskrupullt

    Tifozët e Napolit shpë*thejnë kundër Spallettit: Burrë i paskrupullt, fati i paskrupullt

    31 Tetor 2025

    11:42

    Alfred Lleshi

    Vendimi i Luciano Spalletti për t’u rikthyer në Torino te Juventusi ka ndezur polemika, sidomos në Napoli, ku trajneri u bë idhull pas fitimit të titullit të tretë historik për klubin axurr. Pas kritikave në rrjetet sociale, zemërimi i tifozëve shpërtheu me një veprim publik. Mbrëmë, në Ponte della Sanità, u vendos një banderolë me ofendime të rënda ndaj Spallettit.
    Mesazhi shprehte ndjenjën e tradhtisë: “Burrë i paskrupullt, fat i paskrupullt”! Grupi “Anima Azzurra” e shoqëroi banderolën me një postim në Instagram: “I paskrupullt, sepse je i rremë, i paskrupullt sepse je tradhtar. I paskrupullt sepse as ti nuk e kuptove gjithë dashurinë tonë”.
    Ngjarja tregon zhgënjimin dhe zemërimin e madh të tifozëve të Napolit për zgjedhjen e Spallettit për të pranuar ofertën e Juventusit, rival historik i klubit “partenopean”.

  • Juventusi, ja rregullat e re të Spallettit. Më pak celularë dhe video-lojra, asnjë vonesë

    Juventusi, ja rregullat e re të Spallettit. Më pak celularë dhe video-lojra, asnjë vonesë

    31 Tetor 2025

    11:14

    Alfred Lleshi

    Me ardhjen e Luciano Spalletti në stolin e Juventusit, në dhomën e zhveshjes bardhezi pritet një “kurë shoku” për disiplinën dhe kodin e sjelljes. Trajneri njihet për seriozitetin e tij ekstrem dhe fokusin te grupi. Rregullat e reja synojnë të rikthejnë një ambient profesional dhe të përqendruar.
    Sipas “Corriere della Sera”, këto janë udhëzimet e Spallettit për lojtarët:
    Më pak telefona, ndalohet përdorimi i smartphone-ve gjatë vakteve dhe takimeve teknike.
    Zero tolerancë për vonesa, saktësia e mbërritjes në stërvitje bëhet e detyrueshme.
    Rregull dhe fokus, ndalohet përdorimi i tepruar i kufjeve dhe moderim i PlayStation-it, për të siguruar që lojtarët të jenë të përqendruar te puna dhe identiteti i skuadrës.
    Qëllimi i trajnerit është të injektojë shpejt seriozitet dhe profesionalizëm, elementë thelbësorë për ringritjen e menjëhershme drejt Champions League.
     
     

  • Spalletti luan gjithçka në 8 muaj. Jo klauzolë specifike, në rast Champions-i vendos Juventusi

    Spalletti luan gjithçka në 8 muaj. Jo klauzolë specifike, në rast Champions-i vendos Juventusi

    31 Tetor 2025

    8:49

    Alfred Lleshi

    Emërimi i Luciano Spallettit në stolin e Juventusit u bë zyrtar dje. Edhe pse ka pak kohë për t’u përgatitur për debutimin kundër Cremonese, trajneri dëshiron ta nisë mbarë rrugëtimin bardhezi. Kontrata e tij, e vlefshme deri më 30 qershor 2026 (pra 8 muaj efektivë), lidhet ngushtë me objektivin Champions League, por me një ndryshim thelbësor nga sa ishte raportuar fillimisht.

    Rinovimi nuk është automatik në rast kualifikimi europian. Nëse Juventusi arrin vendin e katërt (ose më lart), klubi do të ketë opsionin e njëanshëm për ta zgjatur marrëveshjen edhe për dy sezone.

    Kjo formulë tregon ambiciet dhe vetëbesimin e Spallettit, i cili ka pranuar që e ardhmja të varet vetëm nga rezultatet, pa kërkuar garanci afatgjata. Ai beson se do ta arrijë objektivin Champions dhe se do ta fitojë me meritë vazhdimin e projektit me Juventusin.

  • “Vlahovic duhet të luajë gjithmonë, Yildiz mund të jetë Kvaratskhelia i Juventusit”

    “Vlahovic duhet të luajë gjithmonë, Yildiz mund të jetë Kvaratskhelia i Juventusit”

    30 Tetor 2025

    11:00

    Alfred Lleshi

    Walter Sabatini, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, komentoi momentin e Juventusit dhe ardhjen e Luciano Spallettit. Ai tha se trajneri i ri mund t’i përmirësojë performancat e tre sulmuesve, që deri tani nuk kanë shkëlqyer:
    “Loja e Spallettit është bujare dhe e favorshme për sulmuesit. Icardi tek Interi shënonte pothuaj një gol për ndeshje, po ashtu Osimhen. Luciano sjell gjithmonë 5-6 lojtarë në zonë me linja pasimi të sakta. David do të rifitojë ritmin e Lille, edhe Vlahovic do të shfaqë më të mirën e tij”.
    Sabatini shtoi se Dusan Vlahovic, edhe me kontratë në përfundim, duhet të luajë gjithmonë: “Tani rëndësi kanë ndeshjet dhe kualifikimi në Champions, jo e ardhmja. Vlahovic mund t’i japë shumë Juventusit”.
    Ai e sheh Kenan Yildiz si një talent të jashtëzakonshëm: “Turku mund të jetë si Kvaratskhelia për Napolin e Spallettit. Yildiz ka ndikim të madh në skuadër dhe ndeshje, edhe pse karakteristikat me gjeorgjianin janë të ndryshme”.