Tag: spalletti

  • Juventus piketon mesfushorin e së ardhmes, në Spanjë e konsiderojnë “Pedri i ri”

    Juventus piketon mesfushorin e së ardhmes, në Spanjë e konsiderojnë “Pedri i ri”

    Juventus ka një objektiv të qartë në merkato, qoftë në atë të janarit apo atë të verës së ardhshme: Të përforcojë mesfushën e saj. Për njëfarë kohe, së pari me Motta, pastaj me Tudor dhe tani me Spalletti, nevoja për një organizator loje cilësor të aftë për të diktuar ritmin ka qenë e dukshme dhe klubi po përpiqet të veprojë shpejt.
    Ndërsa tifozët ëndërrojnë dhe shpresojnë për një lojtar me emër të madh, klubi po punon për të siguruar një lojtar të talentuar me një të ardhme premtuese. Dhe duket se emri i përzgjedhur është ai i spanjollit Rodrigo Mendoza. 21-vjeçari luan aktualisht me Elche dhe me kombëtaren U-21 të Spanjës.
    Kontrata e Mendoza me klubin spanjoll skadon në vitin 2028, por përmban një klauzolë lirimi relativisht të përballueshme: 20 milionë euro. Një shumë e pranueshme duke marrë parasysh moshën e lojtarit dhe një karrierë ndërkombëtare të saponisur, një investim i mirë për një talent që konsiderohet “Pedri i ri” në Spanjë.
    Nuk është rastësi që gjigantët evropianë si Real Madrid dhe Manchester City kanë bërë tashmë lëvizje për Mendoza. Verën e kaluar, Cesc Fabregas gjithashtu e donte atë në Como, por Elche, i sapongjitur në La Liga, arriti ta mbante. Karakteristikat e Rodrigo Mendoza janë ato të një mesfushori modern: tempo, vizion dhe teknikë e shkëlqyer.
    Ai është padyshim një përshtatje e përsosur për Luciano Spalletti, në një mesfushë me pesë lojtarë. Një opsion që nuk duhet nënvlerësuar ndërsa afrohet qershori, përveç ndonjë zhvillimi dramatik. Megjithatë, Mendoza nuk është emri i vetëm në listën e bordit të Juventus: ata pëlqejnë Bernabé (Parma) dhe Bouaddi (Lille).

  • Spalletti di çfarë zgjedh, ky është lojtari i parë që ka kërkuar për merkaton e janarit

    Spalletti di çfarë zgjedh, ky është lojtari i parë që ka kërkuar për merkaton e janarit

    11 Nëntor 2025

    19:19

    Telesport

    Edhe pse nuk po bën shumë ditë në krye të stolit të Juventusit, Luciano Spalleti, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një përforcim me patjetër në mesfushë, repart që sipas trajnerit italian “çalon” shumë, sidomos në aspektin difensiv.
    Dëshira e madhe e Spalletti-t për mesfushën mban emrin e Pierre-Emile Hojbjerg, danezi i cili po shkëlqen në sezonin e tij të dytë tek Olimpique Marseille. Klubi marsejez pagoi 20 milionë euro për danezin tek Tottenham gjatë merkatos së fundit, pasi sezonin e kaluar ai ishte i huazuar dhe i bindi të gjithë me paraqitjet e tij.
    Pavarësisht se është një lojtar kyç për Roberto De Zerbin dhe po kalon një moment të lumtur në Francë, mesfushori 30-vjeçar nuk do t’i thoshte dot “jo” mundësisë për t’u transferuar në Serie A, e sidomos te një ekip si Juventus. Ende nuk dihet gjë për mënyrën e transferimit dhe detajet ekonomike, por Pierre-Emile Hojbjerg është emri i parë që Spalleti ka kërkuar për merkaton e janarit.

  • Moggi: Te Juventusi nuk duket ende dora e Spallettit, në hall shoh edhe Conten

    Moggi: Te Juventusi nuk duket ende dora e Spallettit, në hall shoh edhe Conten

    11 Nëntor 2025

    10:53

    Alfred Lleshi

    Luciano Moggi, në faqet e “Libero”, analizoi aktualitetin e Serie A dhe veçanërisht situatën e Juventusit. Ai vëren se kampionati është më i qetë krahasuar me sezonin e kaluar, me 58 gola më pak në javën e 11-të.
    Për Juventusin, pas barazimit 0-0 në derbin torinez, Spalletti deklaroi qartë: “Kush nuk ndihet si Juventusi, ta thotë vetë”. Të gjithë heshtën, përfshirë tre sulmuesit e rinj. Kjo heshtje ishte një përgjigje e fortë. Moggi shton se efekti i “kurës Spalletti” nuk duket ende, ndoshta shihet pak, por pa rezultatet e pritura.
    Ai përmend gjithashtu fjalët e Antonio Contes pas humbjes së Napolit ndaj Bologna. Trajneri salentin apeloi fort ekipin për t’u zgjuar, duke thënë se rezultatet nuk janë ende shqetësuese për renditjen, por performancat të brishta. Moggi nënvizon se Juventusi dhe Napoli kanë nevojë për përmirësim urgjent në lojën dhe mentalitetin e ekipeve.
     
     

  • Elkann: Këtë presin të gjithë tifozët, Spalletti duhet ta çojë Juventusin drejt fitores

    Elkann: Këtë presin të gjithë tifozët, Spalletti duhet ta çojë Juventusin drejt fitores

    10 Nëntor 2025

    13:12

    Alfred Lleshi

    “Sot është e rëndësishme që Juventusi të fitojë. Një trajner si Spalletti, me përvojën e tij duhet ta çojë skuadrën drejt fitores. Kjo është ajo që të gjithë tifozët presin”. Kështu u shpreh John Elkann, president i “Stellantis” dhe “Exor”, në krah të prezantimit të partneritetit të grupit automobilistik me “Milano Cortina”, duke folur për objektivat e Juventusit.
    Në lidhje me çështjen “Tether”, kompania e kriptovalutave që është aksionere e vogël e klubit dhe së fundi ka futur një përfaqësues në bordin drejtues, Elkann theksoi: “Marrëdhënia e familjes sime me Juven është më jetëgjata që ekziston në botë. Ajo nis me stërgjyshin tim dhe ka qenë gjithmonë e fortë.
    Brezi im me Andrea Agnellin ka dhënë shumë, i jam mirënjohës, edhe brezat e rinj janë shumë të përfshirë. Marrëdhënia jonë është e pathyeshme. Mjafton të kujtojmë vitin 2006, një periudhë e vështirë, prej nga dolëm më të fortë. Edhe më 2022 kaluam një moment të vështirë, të cilin po e kapërcejmë. Jemi të hapur ndaj kujtdo që interesohet për Juventusin, për sa kohë kjo marrëdhënie nuk vihet në dyshim”.

  • Spalletti: Zhegrova bën gjëra të çuditshme, as vetë nuk e di sesi i bën

    Spalletti: Zhegrova bën gjëra të çuditshme, as vetë nuk e di sesi i bën

    9 Nëntor 2025

    10:23

    Telesport

    Luçiano Spalletti ka vetëm fjalë të mira për Edon Zhegrovën. Mesfushori ofensiv shqiptar mbrëmë luajti mjaft mirë kundër Torinos, edhe pse pa arritur të japë asist ose të shënojë.
    “Edonit i duhet pak kohë. Ai do të kthehet në formën e tij më të mirë dhe pastaj do të jetë një forcë e madhe për ne. Edoni bën gjëra të çuditshme në fushë, që as vetë nuk e di sesi i bën”, deklaroi trajneri i Juventusit.

  • “Kur nuk fiton presioni te Juventus është i madh, faji ynë për largimet e Motta dhe Tudor”

    “Kur nuk fiton presioni te Juventus është i madh, faji ynë për largimet e Motta dhe Tudor”

    7 Nëntor 2025

    11:12

    Telesport

    Mesfushori portugez Francisco Conceição komentoi për herë të parë ardhjen e trajnerit Luciano Spalletti në krye të Juventus. Ai foli edhe periudhën e vështirë që po kalojnë bardhezinjtë, duke theksuar rëndësinë e trajnerit të ri dhe autokritikën e ekipit.
    Duke folur për “La Repubblica”, Conceição shprehu admirim të madh për trajnerin e ri, i cili tashmë po revolucionarizon qasjen ndaj lojës. “Ne po i përvetësojmë idetë e tij. Spalletti ka qenë fantastic, së bashku rishikuam atë që nuk po bënim siç duhet dhe po fillojmë të mendojmë në mënyrën se si ai kërkon”, tha portugezi.
    “Duhet të luajmë futboll, të duam topin, të nxjerrim cilësinë. Përvoja fituese e Spalletti do të na ndihmojë të performojmë në mënyrën më të mirë“, shtoi më tej Conceição. Më pas, ai bën autokritikë mbi krizën dhe presionin nga mjedisi përreth.
    Lidhur me vështirësitë e ekipit nën drejtimin e trajnerëve të mëparshëm Thiago Motta dhe Igor Tudor, anësori portugez mori përgjegjësinë: “Faji është kryesisht tek ne. Kemi folur gjatë për këtë sepse nëse kemi pasur tre trajnerë në shtatë muaj, problemi ka qenë edhe skuadra. Atmosfera te Juve është e vështirë kur nuk ka fitore”.

  • Di Livio inkurajon Juventusin: Fjala ‘titull’ nuk duhet të trembë askënd, ja çfarë ka sjellë Spalletti

    Di Livio inkurajon Juventusin: Fjala ‘titull’ nuk duhet të trembë askënd, ja çfarë ka sjellë Spalletti

    6 Nëntor 2025

    14:13

    Alfred Lleshi

    Ish-lojtari i Juventusit, Angelo Di Livio, foli për “Tuttosport” mbi ndikimin e trajnerit të ri Luciano Spalletti te bardhezinjtë: “Fjala që përshkruan më mirë këtë Juventus është ‘bindja’. E shoh te të gjithë, te Koopmeiners në atë rol të ri, te Vlahovic që po shkëlqen. Në Torino fjala ‘titull’ nuk duhet të shkaktojë frikë. Dhe me kaq kam thënë gjithçka”.
    Për ish-trajnerin Tudor, u shpreh: “Më vjen keq për të, por skuadra ishte bërë e sheshtë, mungonte reagimi dhe dëshira për të fituar. Me Spalletti, karakteri është kthyer. Ai është një perfeksionist, një ‘çekiç’ mbi kokën e secilit, do që gjithçka të  bëher mirë”.
    Në fund, për Koopmeiners dhe Vlahovic: “Holandezi ka bërë më shumë në dy ndeshjet e fundit sesa në një vit e gjysmë. Spalletti gjeti një ide të zgjuar me të. Ndërsa Vlahovic tani është më reaktiv dhe i përfshirë, Spalletti e ka vlerësuar në mënyrën e tij”.

  • Juve, Champions kthehet në “malore”, i ndal edhe Sporting, por Spalletti beson: Kemi ekip cilësor

    Juve, Champions kthehet në “malore”, i ndal edhe Sporting, por Spalletti beson: Kemi ekip cilësor

    Luciano Spalletti dukej një bekim për “Zonjën e Vjetër”, por magjia e teknikut “azzurr” nuk zgjati shumë, me Juven që ngec sërish, këtë herë në Champions, aty ku nuk ka provuar ende shijen e fitores. Me 3 pikë në 4 ndeshje, Juves i duhet një shkundje e fortë, për të mos e parë veten jashtë këtij turneu që në Fazën e Ligës.
    Në “Allianz Stadium”, Sporting Lisbona i befasoi që në start, me Araujo që kaloi portugezët në avantazh që në minutën e 12-të me një goditje të saktë brenda në zonë. Jo vetëm kaq, pak minuta më vonë, Sporting iu afrua edhe golit të dytë, por topi u përplas në traversë. Juve u “zgjua”, me Vlahovic që me kokë flirtoi me golin e barazimit. “Bomberi” serb bëri protagonistin pak minuta me vonë, duke finalizuar me gol një kundërsulm të bukur, i shërbyer në zonë nga Thuram.

    Në fraksionin e dytë, ekipi i Spallettit ishte superior, por hasën vështirësi në pasin final. “Zonja e Vjetër” ishte edhe e pafat, si në shtesë, ku goditja me kokë e David u grushtua mrekullisht nga portieri Rui Silva. Juve besoi deri në fund se mund të ndryshonin rrjedhën e këtij takimi, por as Kostic nuk arriti të dërgoi topin në rrjetë duke bërë që dy ekipet të ndanin nga një pikë pas barazimit 1-1:
    “Është vetëm Vlahovic, Champions në malore”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. “Juve, kë ke blerë? Vlahovic eviton humbjen, çfarë zhgënjimi blerjet e reja”, shkruan TuttoSport në faqen e parë. E sheh gotën gjysmë plot pas këtij barazimi trajneri Spalletti:

    “Sporting është një ekip i mirë, luan futboll të mirë ofensivë. Kishim një fillim të ndërlikuar, por reagimi ishte i bukur, madje meritonim edhe të kalonim në avantazh. Ekipi bëri një paraqitje të mirë. Duhet të përmirësojmë në manovrën tonë, por ky ekip ka cilësi, i kemi mjetet për ta bërë diçka të tillë”, u shpreh Spalletti.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Spalletti “shkund” Juven, ndryshime dhe risi që në start

    Spalletti “shkund” Juven, ndryshime dhe risi që në start

    “Pranvera nuk vjen me një lule”, kështu thotë një shprehje popullore, kështu është edhe rasti i Spalletit i cili në vetëm pak ditë në krye të Juves nuk mund të bënte dot mrekulli apo të ndryshonte rrënjësisht “Zonjën e Vjetër”, por disa gjëra i bëri ndryshe që në ndeshjen e tij të parë kundër Cremoneses. Sigurisht në letër përballë kishin një ekip që në 17 përballje nuk kishin humbur asnjë herë, por Cremonese e këtij sezoni është një ekip ndryshe, një surprizë në Serie A pasi nuk kishin humbur asnjë herë në shtëpi.
    Spalletti doli me 3 pikë nga ky takim, ku për befasinë e të gjithëve e nisi me Koopmeiners si qendërmbrojtës. Në fakt, holandezi ka luajtur në fillimet e veta në atë pozicion, por kurrë në Serie A. Jo vetëm që ishte një risi, por dhe pozitive, me Koopmieners që zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.

    Pozitive ishte edhe paraqitja e dyshes së sulmit Vlahovic-Openda, më prezent në skemat e Spallettit. I zhdukur prej kohësh, më në fund edhe Kostic u rikthye si protagonist duke realizuar një gol shumë të bukur.

    Të gjitha këto ishin detaje pozitive, ndërsa vetë Spallerti shpreson që të vijojë ecurinë pozitive, të bëj më mirë se sa në stolin e Italisë: “Kjo fitore na bën mirë për të punuar me qetësi, duhet të rritemi me shpejtësi. Shpresoj që tek Juventus të dalin mirë ato gjëra që nuk bëra dot në përfaqësuese”, u shpreh Spalletti.
    ()

  • Spalletti e nis mbarë me “mbetjet” e Tudor. Befasia? Koopmeiners si mbrojtës, Kostic si golashënues

    Spalletti e nis mbarë me “mbetjet” e Tudor. Befasia? Koopmeiners si mbrojtës, Kostic si golashënues

    3 Nëntor 2025

    7:59

    Alfred Lleshi

    Luciano Spalletti ka nisur aventurën e tij te Juventusi me një fitore të rëndësishme kundër Cremonese, ekipit surprizë të këtij fillimi sezoni, që në shtëpi nuk kishte humbur kurrë. Fitorja u vendos nga goli i shpejtë i Kostic, rikthyer si protagonist pas javësh anonimati, dhe nga një paraqitje e përgjithshme solide e ekipit bardhezi. Pa Yildiz, trajneri Spalletti u mbështet te Vlahovic dhe Openda, të dy më në qendër të lojës se në epokën e Tudor.
    Openda tregoi shumë përkushtim, ndërsa Vlahovic ishte pranë golit dy herë. Për tifozët, vërehej edhe eksperimentimi me Koopmeiners si mbrojtës qendre, një lëvizje e guximshme që funksionoi, edhe pse e diktuar nga emergjenca. Megjithatë, Juventusi tregoi dobësi në fund, duke lejuar golin e vetëm të kundërshtarit dhe rënë në vështirësi.
    Pavarësisht sfidave, fillimi i Spallettit është i mirë. Ekipi bardhezi rikthehet nga Cremona me moral dhe pikë, duke ruajtur objektivin minimal, kualifikimin në Champions, dhe mbajtur shpresën për titullin nëse rivalët nuk shtyjnë shumë përpara.