Tag: spalletti

  • Spalletti buzëqesh përgjysmë: Bëmë thuajse gjithçka mirë, por ende na mungon diçka

    Spalletti buzëqesh përgjysmë: Bëmë thuajse gjithçka mirë, por ende na mungon diçka

    3 Dhjetor 2025

    8:36

    Alfred Lleshi

    Në fund të ndeshjes ndaj Udinese, trajneri Spalletti analizoi paraqitjen e Juventusit: “Kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi bërë gjithçka si duhet. Kur luan kundër ekipeve si Udinese, rreziku vjen kur humbet topin, por ne qëndruam të ekuilibruar. Patëm situata që duheshin menaxhuar me më shumë cilësi. Nëse nuk vjen episodi i penalltisë, duhet të shënosh gol tjetër, sepse në fund një episod mund të të ndëshkojë”.
    Për David tha: “Ai dhe Openda janë të ndryshëm, por plotësohen dhe mund të luajnë bashkë”. Për rikthimin në Napoli: “Do të jetë emocion i madh. Atje kam miq dhe shumë njerëz që më presin. E rëndësishme është ndjenja ime ndaj tyre”.
    Spalletti beson te skuadra: “Kemi lojtarë shumë të mirë dhe shoh çdo ditë përmirësim. Ende na mungon diçka, por jemi në rrugën e duhur”. Ai kujtoi edhe Riccardo Neri dhe Alessio Ferramosca: “Fitoren ia dedikojmë atyre dhe familjeve të tyre”.

  • Spalletti nuk përmbahet për yllin e Juventusit: E fiton ndeshja nga asgjëja

    Spalletti nuk përmbahet për yllin e Juventusit: E fiton ndeshja nga asgjëja

    29 Nëntor 2025

    22:04

    Telesport

    Edhe pse u gjend në disavantazh, Juventus arriti të përmbysë shifrat ndaj Cagliari-t që në pjesën e parë dhe fitoi 2-1. Fitorja e dytë për bardhezinjtë këtë javë, pas asaj në mesajvë në transfertën ndaj Bodo/Glimt në Norvegji për Champions League.
    Duke folur për DAZN pas ndeshjes, Spalletti theksoi se Juventus e nisi me shumë pasiguri në fillim dhe u deshën minuta të tëra që bardhezinjtë të kapnin ritmin e lojës dhe të ndryshonin fatin e ndeshjes. Spalleti vlerësoi shumë protagonistin kryesor të ndeshjes, Kenan Yildiz, i cili shënoi dy golat e fitores.
    “Yildiz ka cilësinë e një kampioni, një numër 10, dikush që mund të krijojë një fitore nga asgjëja”, tha Spalletti. Gjithashtu trajneri italian shtoi se struktura taktike është krijuar për të lejuar Yildiz të jetë më i lirë në fushë.
    “Duke e lënë të lirë, jo duke e fiksuar në njërën anë… Atij duhet ti krijohet hapësira dhe mundësia të hyjë brenda në zonë dhe të gjuajë”, shtoi Spalletti.

  • Juve “shkrin” në Norvegji, “thyen” Bodo/Glimt në limite, por Spalletti nuk feston: Kemi shumë probleme

    Juve “shkrin” në Norvegji, “thyen” Bodo/Glimt në limite, por Spalletti nuk feston: Kemi shumë probleme

    Juve “shkrin” në Norvegji, del me 3 pikë përballë Bodo/Glimt duke marrë fitoren e parë në këtë edicion të Champions League, një sukses jetik për “Zonjën e Vjetër” që i mban në lojë. Pritej një ndeshje e vështirë dhe ashtu ndodhi, me Bodo/Glimt që i befasoi në minutën e 27-të me Blomberg që tundi rrjetën me një goditje të fortë brenda në zonë. Juve reagoi me fillimin e pjesës, ku Openda pas një rrëmuje në zonë barazoi shifrat në 1-1.
    Juve nuk u mjaftua me kaq, por në minutën e 59-të, McKennie me një goditje të bukur me kokë dërgoi topin në rrjetë duke përmbysur rezultatin. Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 87-të, Bodo/Glimt fitoi një 11-metërsh. Fet u tregua i saktë duke tronditur sërish “Zonjën e Vjetër”. Juve besoi deri në fund, nuk u dorëzua dhe në minutën e 91-të, David përfitoi nga një top i mbetur në zonë duke i dhuruar Juves fitores. Me 6 pikë në 5 ndeshje, Juve renditet provizorisht në vendin e 21-të.

    Më në fund, Luciano Spalletti merr pak frymë, por tekniku “azzurr” e pranon se ekipi i tij ka shumë vështirësi, tani duhet me çdo kusht vazhdimësia: “Jemi në vështirësi në të gjithë aspektet. Skuadra shpesh nuk merr përgjegjësitë, nuk ka kurajo të madhe, por kjo ishte një fitore thelbësore. Tani do t’i qëndroj mbi kokë djemve, duhet me çdo kusht të ri konfirmohemi”, u shpreh Spalletti. “Juve e vërtetë. Suksesi i parë në Champions për bardhezinjtë”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.

  • Spalletti: Ndaj Bodo do të jetë shumë e vështirë. Yildiz? Pushimi është pjesë e lojës

    Spalletti: Ndaj Bodo do të jetë shumë e vështirë. Yildiz? Pushimi është pjesë e lojës

    25 Nëntor 2025

    8:02

    Alfred Lleshi

    Për Juventusin, sfida ndaj Bodo Glimt është “thirrja e fundit” në Champions. Me vetëm 3 pikë në 4 ndeshjet e para, bardhezinjtë duhet të fitojnë në “Aspmyra Stadion”, çka Spalletti e konsideron tepër të vështirë. Ai thekson se skuadra ka nevojë për mbështetje, jo britma, sepse grupi ka marrëdhënie të forta.
    Për Yildiz thotë: “Kenan nuk ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme, pushimi është pjesë e lojës. Për ndeshjen e sotme do të ndryshoj disa lojtarë”. Ai paralajmëron se Bodo “di t’i zërë hapësirat” dhe kërkon që Juve të mos lërë boshllëqe.
    Trajneri pranon pasaktësitë teknike ndaj Fiorentinës, por kërkon përshtatje me klimën dhe fushën sintetike: “Unë kam qenë pesë vite në Rusi…, fusha sintetike sjell vështirësi reale”. Ritmi, saktësia në pasime dhe qëndrimi teknik do të jenë thelbësore: “Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Duam t’i luajmë kësi ndeshjesh të vështira për t’u rritur dhe marrë vlerësimet e duhura”.

  • Nuk luajti asnjë minutë ndaj Fiorentinës, zbulohet arsyeja pse Spalletti dënoi Zhegrovën pak para ndeshjes

    Nuk luajti asnjë minutë ndaj Fiorentinës, zbulohet arsyeja pse Spalletti dënoi Zhegrovën pak para ndeshjes

    23 Nëntor 2025

    16:07

    Telesport

    Juventus barazoi dje në transfertë 1-1 ndaj Fiorentinës, për javën e 12-të në Serie A. Edon Zhegrova nuk luajti për asnjë minutë në këtë takim, duke habitur jo pak tifozët.
    Gazetari italian, Dario Pellegrini, shkruan në rrjetet e tij sociale, se Zhegrova u dënua nga Luciano Spalletti për një situatë të ndodhur para pak fillimit të ndeshjes.
    Në momentin kur kishte dalë për nxehje para ndeshjes, ndodhi një incident mes tifozëve vendas dhe Zhegrovës, ky i fundit nuk i priti mirë vërshëllimat e tyre dhe iu kundërpërgjigj duke bërë një gjest aspak të hijshëm. Dhe për këtë arsye, sipas gazetarit në fjalë, Spalletti e ka qortuar dhe e ka quajtur reagimin e Zhegrovës të papranueshëm. Pikërisht për këtë arsye, Zhegrova u dënua duke mos marrë asnjë minutë ndaj Fiorentinës.

  • Spalletti drejt Fiorentinës: Të tregojmë karakter, siç i ka hije Juventusit

    Spalletti drejt Fiorentinës: Të tregojmë karakter, siç i ka hije Juventusit

    21 Nëntor 2025

    12:46

    Alfred Lleshi

    Pas pushimit të kombëtareve dhe barazimeve të dobëta ndaj Sporting e Torino, skuadra bardhezi përgatitet për ndeshjen e vështirë në “Franchi”, kundër Fiorentinës. Spalletti tha se gjatë stërvitjeve me pak lojtarë ka vënë re përkushtimin dhe disponueshmërinë e ekipit. Ai theksoi rëndësinë e stabilitetit të skuadrës dhe zhvillimit të një baze të fortë për lojën.
    Trajneri vuri në dukje cilësitë e Koopmeiners dhe adaptueshmërinë e tij në mesfushë, si dhe rikthimin e mbrojtësve të rëndësishëm Kelly e Cabal. Për rikthimin në Firence, Spalletti është i qetë dhe pret një ndeshje të fortë, duke kërkuar që ekipi të tregojë karakter siç i ka hije Juventusit. Ai nuk përjashton mundësinë e kalimit në mbrojtjen me 4 lojtarë, por thekson se duhen më shumë stërvitje dhe lojtarë të gatshëm.
    Spalletti nënvizoi rëndësinë e cilësive njerëzore dhe unitetit të grupit për sukses, duke e përmendur Yildiz si lider të ekipit. Për kombëtaren, ai siguroi mbështetje totale: “Juventusi është i gatshëm ta ndihmojë Italinë në çdo mënyrë për t’u kualifikuar në Botëror”.

  • Spalletti për Yildiz: Nuk më takon të flas për rinovimin, për mua është gjithçka

    Spalletti për Yildiz: Nuk më takon të flas për rinovimin, për mua është gjithçka

    21 Nëntor 2025

    13:12

    Alfred Lleshi

    Luciano Spalletti, trajneri i Juventusit, në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes ndaj Fiorentinës, foli edhe për Kenan Yildiz, i cili është në qendër të diskutimeve për rinovimin e kontratës (skadon më 2029):
    “Për rinovimin nuk më takon mua të flas. Yildiz për mua është ai që thyen skemat…Më pëlqen ta imagjinoj kështu. Të flasësh me Yildiz do të thotë të flasësh me gjithë ekipin. Ai ka sjelljen e një lideri. Për mua është gjithçka”.
    Sa i përket cilësive njerëzore të grupit, Spalletti shtoi: “Ato bëjnë gjithmonë diferencën. Duhet të dish të rrish bashkë, të kesh të njëjtin pasion. Nuk mjafton thjesht t’ia pasosh topin njëri-tjetrit. Grupi ynë ka djem të mirë. Të jesh i Juventusit nuk do të thotë të jesh arrogant, por të dish të menaxhosh presionin. Ndonjëherë duhet edhe pak çmenduri e shëndetshme, njëlloj shkundjeje që të zgjon”.

  • Lajme të mira për Spalletti, mbrojtësi rikthehet në stërvitje pas operacionit, në fushë pas 3 javësh

    Lajme të mira për Spalletti, mbrojtësi rikthehet në stërvitje pas operacionit, në fushë pas 3 javësh

    18 Nëntor 2025

    9:53

    Telesport

    Gleison Bremer e sheh kthimin e tij në fushë gjithnjë e më afër. Mbrojtësi i Juventus ka qenë në Lyon, në Hôpital Privé Jean Mermoz, për t’iu nënshtruar një kontrolli në gjurin e tij të majtë, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale muajin e kaluar (menisk) pas një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar në tetor 2024.
    Vizita, e kryer nga kirurgu Bertrand Sonnery-Cottet, specialisti që e ka operuar tashmë dy herë, ishte e suksesshme. Bremer më në fund do të jetë në gjendje të kthehet gradualisht në stërvitje me ekipin dhe tashmë ka caktuar një datë për rikthimin e tij në fushë.
    Bremer mungon që nga 27 shtatori dhe qëllimi është të kthehet në formë të plotë fizike brenda tre javëve të ardhshme. Në skenarin më të mirë, ai synon ndeshjen kundër Napoli (7 dhjetor). Përndryshe rikthimi i tij do të shtyhet deri një javë më pas (kundër Pafos në Champions League më 10 dhjetor) dhe Bolonjës në kampionat (14 dhjetor).
    Në Torino, motoja është: kujdes maksimal. Spalletti shpreson ta rikthejë qendërmbrojtësin brazilian sa më shpejt të jetë e mundur, por absolutisht nuk dëshiron të nxitohet për t’u rikthyer, duke rrezikuar. Juventus do të ketë pak hapësira për manovrim gjatë merkatos së janarit konsiderohet një nënshkrim i hershëm.

  • Juventusi detyron Spallettin të heqë dorë nga supersticioni i veshjes

    Juventusi detyron Spallettin të heqë dorë nga supersticioni i veshjes

    18 Nëntor 2025

    7:56

    Alfred Lleshi

    Luciano Spalletti duhet të heqë dorë nga tutat, të cilat do t’i kishte veshur me dëshirë edhe në aventurën e tij të re te Juventusi. Për të ishte çështje komoditeti, por edhe supersticioni, pasi pikërisht me tuta fitoi titullin te Napoli. “Tuttosport” shkruan se te Juve rregullat janë të qarta dhe nuk lejojnë përjashtime.
    Edhe pse Spalletti do të donte të rikthente në Serie A veshjen e tij “fatlume”, tutat e gjata, gri dhe errët, shpesh të kombinuara me një xhup, për të neutralizuar kabalat dhe ndier më i qetë, kjo nuk është e mundur në klubin bardhezi.
    Te Juventusi, kodi i veshjes në pankinë është i pandryshueshëm; trajnerët shfaqen vetëm me veshje elegante, me kostum, xhaketë dhe kravatë. Ky rregull u forcua pas periudhës së Sarrit, të cilit iu lejua thjesht një polo me mëngë të gjata si kompromis. Për Spallettin nuk parashikohen lëshime, ai do të duhet ta sfidojë fatin duke veshur një komplet formal.

  • Spalletti kërkon me patjetër mesfushorin e njohur, Juventus mund të sakrifikojë Locatelli-n

    Spalletti kërkon me patjetër mesfushorin e njohur, Juventus mund të sakrifikojë Locatelli-n

    17 Nëntor 2025

    18:33

    Telesport

    Prej ditësh është përfolur për një interesim të madh të Juventusit për mesfushorin e Olimpique Marseille, Pierre Hojbjerg. Danezi është emri i parë në listën e përforcimeve të janarit që ka kërkuar Luciano Spalletti.
    Megjithatë, transferimi i danezit nuk do të jetë aspak i lehtë. Alfredo Pedulla zbulon se francezët janë më të prirur drejt një shëkmbimi kokë më kokë sesa huazimit apo shitjes direkte të Hojbjerg.
    Trajneri i Marseille, Roberto De Zerbi, pëlqen shumë kapitenin e Juventusit, Manuel Locatelli dhe sipas Alfredo Pedulla-s, skenari më i mundshëm për të arritur një marrëveshje mes klubeve është shkëmbimi i drejtpërdrejtë Locatelli-Hojbjerg.