11 Nëntor 2025
19:19
Telesport
Edhe pse nuk po bën shumë ditë në krye të stolit të Juventusit, Luciano Spalleti, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një përforcim me patjetër në mesfushë, repart që sipas trajnerit italian “çalon” shumë, sidomos në aspektin difensiv.
Dëshira e madhe e Spalletti-t për mesfushën mban emrin e Pierre-Emile Hojbjerg, danezi i cili po shkëlqen në sezonin e tij të dytë tek Olimpique Marseille. Klubi marsejez pagoi 20 milionë euro për danezin tek Tottenham gjatë merkatos së fundit, pasi sezonin e kaluar ai ishte i huazuar dhe i bindi të gjithë me paraqitjet e tij.
Pavarësisht se është një lojtar kyç për Roberto De Zerbin dhe po kalon një moment të lumtur në Francë, mesfushori 30-vjeçar nuk do t’i thoshte dot “jo” mundësisë për t’u transferuar në Serie A, e sidomos te një ekip si Juventus. Ende nuk dihet gjë për mënyrën e transferimit dhe detajet ekonomike, por Pierre-Emile Hojbjerg është emri i parë që Spalleti ka kërkuar për merkaton e janarit.


